Source text is preserved. When a suitable model is available, translation is displayed separately.
Kur'ani Fisnik · 44
Ad-Dukhan Surah
59 Ajet
Source: QuranEnc.com
Source · Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Translated by the team of Rowwad Translation Center, in cooperation with the Rabwah Dawah Association, the Islamic Content Service Association in Languages, and the IslamHouse.com website.
Synthetic device voice, not a Quran recitation
- 44:1
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ حمٓ
Ha, mim.[1]
Footnotes
[1] Shih fusnotën përkatëse tek ajeti i parë i sures El-Bekare.
- 44:2
وَٱلْكِتَـٰبِ ٱلْمُبِينِ
Betohem në Librin e qartë!
- 44:3
إِنَّآ أَنزَلْنَـٰهُ فِى لَيْلَةٍ مُّبَـٰرَكَةٍ ۚ إِنَّا كُنَّا مُنذِرِينَ
Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar. Me të vërtetë, Ne jemi gjithnjë paralajmërues.
- 44:4
فِيهَا يُفْرَقُ كُلُّ أَمْرٍ حَكِيمٍ
Në atë natë vendoset çdo çështje e prerë,
- 44:5
أَمْرًا مِّنْ عِندِنَآ ۚ إِنَّا كُنَّا مُرْسِلِينَ
me urdhër prej Nesh. Vërtet, Ne jemi ata që dërgojmë (të dërguar)
- 44:6
رَحْمَةً مِّن رَّبِّكَ ۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلْعَلِيمُ
si mëshirë nga Zoti yt. Njëmend, Ai është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdijshmi,
- 44:7
رَبِّ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَآ ۖ إِن كُنتُم مُّوقِنِينَ
Zoti i qiejve e i Tokës dhe i gjithçkaje që gjendet ndërmjet tyre, sikur të besonit me bindje.
- 44:8
لَآ إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ يُحْىِۦ وَيُمِيتُ ۖ رَبُّكُمْ وَرَبُّ ءَابَآئِكُمُ ٱلْأَوَّلِينَ
Nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Tij. Ai jep jetë dhe vdekje. Ai është Zoti juaj dhe Zoti i etërve tuaj të lashtë.
- 44:9
بَلْ هُمْ فِى شَكٍّ يَلْعَبُونَ
Në të vërtetë, ata janë në mëdyshje, duke u argëtuar.
- 44:10
فَٱرْتَقِبْ يَوْمَ تَأْتِى ٱلسَّمَآءُ بِدُخَانٍ مُّبِينٍ
Prandaj prite ditën kur qielli do të nxjerrë një tym të qartë,
- 44:11
يَغْشَى ٱلنَّاسَ ۖ هَـٰذَا عَذَابٌ أَلِيمٌ
i cili do t'i mbulojë njerëzit. Ky është një dënim i dhembshëm.
- 44:12
رَّبَّنَا ٱكْشِفْ عَنَّا ٱلْعَذَابَ إِنَّا مُؤْمِنُونَ
(Atëherë do të thonë): "Zoti ynë, largoje prej nesh dënimin, se përnjëmend po besojmë!"
- 44:13
أَنَّىٰ لَهُمُ ٱلذِّكْرَىٰ وَقَدْ جَآءَهُمْ رَسُولٌ مُّبِينٌ
E nga e morën tash këshillën, kur atyre u erdhi më parë një i Dërguar i qartë,
- 44:14
ثُمَّ تَوَلَّوْا۟ عَنْهُ وَقَالُوا۟ مُعَلَّمٌ مَّجْنُونٌ
të cilit ia kthyen shpinën e thanë: "Njeri i mësuar (nga dikush tjetër) e i marrë!"?!
- 44:15
إِنَّا كَاشِفُوا۟ ٱلْعَذَابِ قَلِيلًا ۚ إِنَّكُمْ عَآئِدُونَ
Ne do ta largojmë dënimin për pak kohë, por ju do të ktheheni përsëri (në mosbesim).
- 44:16
يَوْمَ نَبْطِشُ ٱلْبَطْشَةَ ٱلْكُبْرَىٰٓ إِنَّا مُنتَقِمُونَ
Ditën kur do t'i kapim me dënimin më të rëndë, Ne njëmend do të hakmerremi.
- 44:17
۞ وَلَقَدْ فَتَنَّا قَبْلَهُمْ قَوْمَ فِرْعَوْنَ وَجَآءَهُمْ رَسُولٌ كَرِيمٌ
Në të vërtetë, Ne sprovuam para tyre popullin e Faraonit dhe atyre u erdhi një i dërguar fisnik,
- 44:18
أَنْ أَدُّوٓا۟ إِلَىَّ عِبَادَ ٱللَّهِ ۖ إِنِّى لَكُمْ رَسُولٌ أَمِينٌ
(i cili u thoshte): "M'i lini robërit e Allahut, se pa dyshim, unë jam për ju një i dërguar besnik!
- 44:19
وَأَن لَّا تَعْلُوا۟ عَلَى ٱللَّهِ ۖ إِنِّىٓ ءَاتِيكُم بِسُلْطَـٰنٍ مُّبِينٍ
Mos u tregoni kryelartë ndaj Allahut, sepse, vërtet, unë po ju sjell një provë të qartë.
- 44:20
وَإِنِّى عُذْتُ بِرَبِّى وَرَبِّكُمْ أَن تَرْجُمُونِ
Unë i jam mbështetur Zotit tim e Zotit tuaj, që të mos më mbytni me gurë!
- 44:21
وَإِن لَّمْ تُؤْمِنُوا۟ لِى فَٱعْتَزِلُونِ
Nëse nuk më besoni, atëherë largohuni prej meje!"
- 44:22
فَدَعَا رَبَّهُۥٓ أَنَّ هَـٰٓؤُلَآءِ قَوْمٌ مُّجْرِمُونَ
Ai iu lut Zotit të vet: "Ky është një popull vërtet keqbërës!"
- 44:23
فَأَسْرِ بِعِبَادِى لَيْلًا إِنَّكُم مُّتَّبَعُونَ
(Allahu i tha): "Udhëto natën me robërit e Mi, por do të ndiqeni.
- 44:24
وَٱتْرُكِ ٱلْبَحْرَ رَهْوًا ۖ إِنَّهُمْ جُندٌ مُّغْرَقُونَ
Dhe lëre pas detin të hapur, sepse ajo ushtri do të fundoset!"
- 44:25
كَمْ تَرَكُوا۟ مِن جَنَّـٰتٍ وَعُيُونٍ
Sa e sa kopshte e burime lanë pas,
- 44:26
وَزُرُوعٍ وَمَقَامٍ كَرِيمٍ
e sa ara të mbjella e vende të bukura
- 44:27
وَنَعْمَةٍ كَانُوا۟ فِيهَا فَـٰكِهِينَ
dhe sa begati me të cilat kënaqeshin!
- 44:28
كَذَٰلِكَ ۖ وَأَوْرَثْنَـٰهَا قَوْمًا ءَاخَرِينَ
Kështu ndodhi, ndërkohë Ne u lamë trashëgim një populli tjetër.
- 44:29
فَمَا بَكَتْ عَلَيْهِمُ ٱلسَّمَآءُ وَٱلْأَرْضُ وَمَا كَانُوا۟ مُنظَرِينَ
Ata nuk i vajtoi as qielli e as Toka e as që iu dha afat.
- 44:30
وَلَقَدْ نَجَّيْنَا بَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ مِنَ ٱلْعَذَابِ ٱلْمُهِينِ
Ne i shpëtuam bijtë e Israilit nga dënimi poshtërues,
- 44:31
مِن فِرْعَوْنَ ۚ إِنَّهُۥ كَانَ عَالِيًا مِّنَ ٱلْمُسْرِفِينَ
nga Faraoni, i cili ishte vërtet mendjemadh dhe i kalonte kufijtë.
- 44:32
وَلَقَدِ ٱخْتَرْنَـٰهُمْ عَلَىٰ عِلْمٍ عَلَى ٱلْعَـٰلَمِينَ
Ne i zgjodhëm ata, duke e ditur, mbi të gjithë njerëzit (e asaj kohe)
- 44:33
وَءَاتَيْنَـٰهُم مِّنَ ٱلْـَٔايَـٰتِ مَا فِيهِ بَلَـٰٓؤٌا۟ مُّبِينٌ
dhe u dhamë atyre shenja, në të cilat pati një provë të qartë.
- 44:34
إِنَّ هَـٰٓؤُلَآءِ لَيَقُولُونَ
Në të vërtetë, këta (jobesimtarë) thonë:
- 44:35
إِنْ هِىَ إِلَّا مَوْتَتُنَا ٱلْأُولَىٰ وَمَا نَحْنُ بِمُنشَرِينَ
"Nuk ka tjetër vdekje përveç vdekjes së parë dhe ne nuk do të ringjallemi.
- 44:36
فَأْتُوا۟ بِـَٔابَآئِنَآ إِن كُنتُمْ صَـٰدِقِينَ
Sillni pra etërit tanë, nëse po e thoni të vërtetën!"
- 44:37
أَهُمْ خَيْرٌ أَمْ قَوْمُ تُبَّعٍ وَٱلَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ ۚ أَهْلَكْنَـٰهُمْ ۖ إِنَّهُمْ كَانُوا۟ مُجْرِمِينَ
Mos janë këta më të mirë se populli i Tubës dhe ata para tyre? Ne i shkatërruam të gjithë ata, sepse ishin keqbërës.
- 44:38
وَمَا خَلَقْنَا ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ وَمَا بَيْنَهُمَا لَـٰعِبِينَ
Ne nuk i krijuam qiejt e Tokën dhe çfarë gjendet ndërmjet tyre për t'u argëtuar.
- 44:39
مَا خَلَقْنَـٰهُمَآ إِلَّا بِٱلْحَقِّ وَلَـٰكِنَّ أَكْثَرَهُمْ لَا يَعْلَمُونَ
Ne i krijuam ato me një urtësi (të madhe), por shumica e tyre nuk e dinë.
- 44:40
إِنَّ يَوْمَ ٱلْفَصْلِ مِيقَـٰتُهُمْ أَجْمَعِينَ
Pa dyshim, Dita e Gjykimit është koha e caktuar për të gjithë ata,
- 44:41
يَوْمَ لَا يُغْنِى مَوْلًى عَن مَّوْلًى شَيْـًٔا وَلَا هُمْ يُنصَرُونَ
Dita kur asnjë mik s'do do të mund t'i bëjë aspak dobi mikut të vet e as do të ndihmohen,
- 44:42
إِلَّا مَن رَّحِمَ ٱللَّهُ ۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلْعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ
me përjashtim të atyre që Allahu i mëshiron. Ai është i Gjithëfuqishmi, Mëshirëploti.
- 44:43
إِنَّ شَجَرَتَ ٱلزَّقُّومِ
Vërtet, pema e Zekumit
- 44:44
طَعَامُ ٱلْأَثِيمِ
është ushqimi i gjynahqarit të madh,
- 44:45
كَٱلْمُهْلِ يَغْلِى فِى ٱلْبُطُونِ
i cili është si metal i shkrirë që vlon në barqe,
- 44:46
كَغَلْىِ ٱلْحَمِيمِ
sikurse uji i valë.
- 44:47
خُذُوهُ فَٱعْتِلُوهُ إِلَىٰ سَوَآءِ ٱلْجَحِيمِ
"Kapeni atë e tërhiqeni me forcë deri në mes të Zjarrit flakërues!
- 44:48
ثُمَّ صُبُّوا۟ فَوْقَ رَأْسِهِۦ مِنْ عَذَابِ ٱلْحَمِيمِ
Pastaj hidhni, si dënim, ujë të valë mbi kokën e tij!
- 44:49
ذُقْ إِنَّكَ أَنتَ ٱلْعَزِيزُ ٱلْكَرِيمُ
(Do t'i thuhet me shpoti:) "Shijoje, se ti je njëmend i fuqishmi, fisniku!
- 44:50
إِنَّ هَـٰذَا مَا كُنتُم بِهِۦ تَمْتَرُونَ
Ky është pra dënimi për të cilin dyshonit!"
- 44:51
إِنَّ ٱلْمُتَّقِينَ فِى مَقَامٍ أَمِينٍ
Ndërkaq, të devotshmit do të jenë në një vend të sigurt,
- 44:52
فِى جَنَّـٰتٍ وَعُيُونٍ
mes kopshteve e burimeve,
- 44:53
يَلْبَسُونَ مِن سُندُسٍ وَإِسْتَبْرَقٍ مُّتَقَـٰبِلِينَ
të veshur me rroba mëndafshi të hollë e të trashë, përballë njëri-tjetrit.
- 44:54
كَذَٰلِكَ وَزَوَّجْنَـٰهُم بِحُورٍ عِينٍ
Kështu do të jetë, madje Ne do t'i martojmë ata me hyri symëdha.
- 44:55
يَدْعُونَ فِيهَا بِكُلِّ فَـٰكِهَةٍ ءَامِنِينَ
Aty do të kërkojnë çfarëdo lloj frute, duke qenë në siguri.
- 44:56
لَا يَذُوقُونَ فِيهَا ٱلْمَوْتَ إِلَّا ٱلْمَوْتَةَ ٱلْأُولَىٰ ۖ وَوَقَىٰهُمْ عَذَابَ ٱلْجَحِيمِ
Ata nuk do të shijojnë aty vdekje tjetër, përveç vdekjes së parë, dhe Ai do t'i ruajë ata nga dënimi i Zjarrit flakërues,
- 44:57
فَضْلًا مِّن رَّبِّكَ ۚ ذَٰلِكَ هُوَ ٱلْفَوْزُ ٱلْعَظِيمُ
si mirësi nga Zoti yt. Kjo është fitorja e madhe.
- 44:58
فَإِنَّمَا يَسَّرْنَـٰهُ بِلِسَانِكَ لَعَلَّهُمْ يَتَذَكَّرُونَ
Në të vërtetë, Ne e bëmë atë (Kuranin) të lehtë në gjuhën tënde, që ata të marrin mësim.
- 44:59
فَٱرْتَقِبْ إِنَّهُم مُّرْتَقِبُونَ
Prandaj prit, se edhe ata po presin.
Source: QuranEnc.com · albanian_rwwad · v1.0.5
Arabic source copyright · Tanzil Project
Tanzil Quran Text (Uthmani, Version 1.1) Copyright (C) 2007-2024 Tanzil Project License: Creative Commons Attribution 3.0 This copy of the Quran text is carefully produced, highly verified and continuously monitored by a group of specialists at Tanzil Project. TERMS OF USE: - Permission is granted to copy and distribute verbatim copies of this text, but CHANGING IT IS NOT ALLOWED. - This Quran text can be used in any website or application, provided that its source (Tanzil Project) is clearly indicated, and a link is made to tanzil.net to enable users to keep track of changes. - This copyright notice shall be included in all verbatim copies of the text, and shall be reproduced appropriately in all files derived from or containing substantial portion of this text. Please check updates at: http://tanzil.net/updates/

