Kur'ani Fisnik · 52

At-Tur Surah

49 Ajet

Translation: Albanian Translation - Rowwad Translation Center · v1.0.5
Source: QuranEnc.com
Source · Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Translated by the team of Rowwad Translation Center, in cooperation with the Rabwah Dawah Association, the Islamic Content Service Association in Languages, and the IslamHouse.com website.

Synthetic device voice, not a Quran recitation

Compare Quran translations
  1. 52:1

    بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ وَٱلطُّورِ

    Betohem në malin Tur

  2. 52:2

    وَكِتَـٰبٍ مَّسْطُورٍ

    dhe në Librin e shkruar në rreshta,

  3. 52:3

    فِى رَقٍّ مَّنشُورٍ

    në një pergamenë të shtrirë,

  4. 52:4

    وَٱلْبَيْتِ ٱلْمَعْمُورِ

    si dhe në Shtëpinë përplot vizitorë,

  5. 52:5

    وَٱلسَّقْفِ ٱلْمَرْفُوعِ

    po ashtu në kupën e ngritur (të qiellit),

  6. 52:6

    وَٱلْبَحْرِ ٱلْمَسْجُورِ

    dhe në detin e mbushur,

  7. 52:7

    إِنَّ عَذَابَ رَبِّكَ لَوَٰقِعٌ

    se dënimi i Zotit tënd do të ndodhë patjetër.

  8. 52:8

    مَّا لَهُۥ مِن دَافِعٍ

    Nuk ka kush që mund ta zmbrapsë.

  9. 52:9

    يَوْمَ تَمُورُ ٱلسَّمَآءُ مَوْرًا

    Ditën kur qielli do të tronditet fort

  10. 52:10

    وَتَسِيرُ ٱلْجِبَالُ سَيْرًا

    dhe malet do të shkulen nga vendi e do të lëvizin.

  11. 52:11

    فَوَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِّلْمُكَذِّبِينَ

    Atë Ditë, mjerë përgënjeshtruesit,

  12. 52:12

    ٱلَّذِينَ هُمْ فِى خَوْضٍ يَلْعَبُونَ

    të cilët, të zhytur në gënjeshtra, dëfreheshin!

  13. 52:13

    يَوْمَ يُدَعُّونَ إِلَىٰ نَارِ جَهَنَّمَ دَعًّا

    Ditën kur do të shtyhen me forcë drejt zjarrit të Xhehenemit.

  14. 52:14

    هَـٰذِهِ ٱلنَّارُ ٱلَّتِى كُنتُم بِهَا تُكَذِّبُونَ

    "Ky është Zjarri që e përgënjeshtronit!

  15. 52:15

    أَفَسِحْرٌ هَـٰذَآ أَمْ أَنتُمْ لَا تُبْصِرُونَ

    Pra, a është kjo magji apo nuk po shihni?

  16. 52:16

    ٱصْلَوْهَا فَٱصْبِرُوٓا۟ أَوْ لَا تَصْبِرُوا۟ سَوَآءٌ عَلَيْكُمْ ۖ إِنَّمَا تُجْزَوْنَ مَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ

    Digjuni në të! Duroni ose mos duroni, njësoj është për ju! Ju po ndëshkoheni vetëm për atë që keni bërë."

  17. 52:17

    إِنَّ ٱلْمُتَّقِينَ فِى جَنَّـٰتٍ وَنَعِيمٍ

    Me të vërtetë, të devotshmit do të jenë në kopshte e begati,

  18. 52:18

    فَـٰكِهِينَ بِمَآ ءَاتَىٰهُمْ رَبُّهُمْ وَوَقَىٰهُمْ رَبُّهُمْ عَذَابَ ٱلْجَحِيمِ

    të gëzuar për atë që u ka dhënë Zoti i tyre, dhe që Zoti i tyre i ka shpëtuar nga dënimi i Zjarrit flakërues.

  19. 52:19

    كُلُوا۟ وَٱشْرَبُوا۟ هَنِيٓـًٔۢا بِمَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ

    "Hani e pini me kënaqësi, (si shpërblim) për atë që keni bërë,

  20. 52:20

    مُتَّكِـِٔينَ عَلَىٰ سُرُرٍ مَّصْفُوفَةٍ ۖ وَزَوَّجْنَـٰهُم بِحُورٍ عِينٍ

    të mbështetur në divane të renditura!" Ne do t'i martojmë ata me hyri symëdha.

  21. 52:21

    وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَٱتَّبَعَتْهُمْ ذُرِّيَّتُهُم بِإِيمَـٰنٍ أَلْحَقْنَا بِهِمْ ذُرِّيَّتَهُمْ وَمَآ أَلَتْنَـٰهُم مِّنْ عَمَلِهِم مِّن شَىْءٍ ۚ كُلُّ ٱمْرِئٍۭ بِمَا كَسَبَ رَهِينٌ

    Ata që besuan dhe që u pasuan në besim nga pasardhësit e tyre, do t'i bëjmë bashkë me pasardhësit e tyre dhe nuk do t'u pakësojmë asgjë nga veprat e tyre. Çdo njeri është peng i asaj që ka punuar.

  22. 52:22

    وَأَمْدَدْنَـٰهُم بِفَـٰكِهَةٍ وَلَحْمٍ مِّمَّا يَشْتَهُونَ

    Do t'i furnizojmë me fruta dhe mish që ua ka ëndja.

  23. 52:23

    يَتَنَـٰزَعُونَ فِيهَا كَأْسًا لَّا لَغْوٌ فِيهَا وَلَا تَأْثِيمٌ

    Atje do t'ia kalojnë njëri-tjetrit gotat (e verës), e nuk do të ketë fjalë të kota e as mëkatim.

  24. 52:24

    ۞ وَيَطُوفُ عَلَيْهِمْ غِلْمَانٌ لَّهُمْ كَأَنَّهُمْ لُؤْلُؤٌ مَّكْنُونٌ

    Atyre do t'u shërbejnë disa djelmosha si margaritarë të fshehur.

  25. 52:25

    وَأَقْبَلَ بَعْضُهُمْ عَلَىٰ بَعْضٍ يَتَسَآءَلُونَ

    Ata (besimtarët) do të kthehen nga njëri-tjetri, duke biseduar

  26. 52:26

    قَالُوٓا۟ إِنَّا كُنَّا قَبْلُ فِىٓ أَهْلِنَا مُشْفِقِينَ

    e do të thonë: "Ne, më parë, teksa ishim në mesin e familjeve tona, druheshim (nga dënimi i Allahut),

  27. 52:27

    فَمَنَّ ٱللَّهُ عَلَيْنَا وَوَقَىٰنَا عَذَابَ ٱلسَّمُومِ

    por Allahu na dha mirësi e na shpëtoi nga dënimi përcëllues.

  28. 52:28

    إِنَّا كُنَّا مِن قَبْلُ نَدْعُوهُ ۖ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلْبَرُّ ٱلرَّحِيمُ

    Ne, qysh më parë, i luteshim Atij. Njëmend, Ai është Bamirësi, Mëshirëploti."

  29. 52:29

    فَذَكِّرْ فَمَآ أَنتَ بِنِعْمَتِ رَبِّكَ بِكَاهِنٍ وَلَا مَجْنُونٍ

    Prandaj, këshillo, sepse, falë dhuntisë së Zotit tënd, ti nuk je as fallxhor e as i çmendur!

  30. 52:30

    أَمْ يَقُولُونَ شَاعِرٌ نَّتَرَبَّصُ بِهِۦ رَيْبَ ٱلْمَنُونِ

    A mos thonë ata: "Ai është poet, të presim derisa ta marrë vdekja"?!

  31. 52:31

    قُلْ تَرَبَّصُوا۟ فَإِنِّى مَعَكُم مِّنَ ٱلْمُتَرَبِّصِينَ

    Thuaju: "Pritni, se edhe unë po pres bashkë me ju (dënimin tuaj)!"

  32. 52:32

    أَمْ تَأْمُرُهُمْ أَحْلَـٰمُهُم بِهَـٰذَآ ۚ أَمْ هُمْ قَوْمٌ طَاغُونَ

    A mos i urdhëron ata mendja e tyre për këtë apo janë njerëz që shkelin kufijtë?!

  33. 52:33

    أَمْ يَقُولُونَ تَقَوَّلَهُۥ ۚ بَل لَّا يُؤْمِنُونَ

    Apo mos thonë: "Ai e ka trilluar atë!"?! Jo (nuk është ashtu), por ata nuk besojnë.

  34. 52:34

    فَلْيَأْتُوا۟ بِحَدِيثٍ مِّثْلِهِۦٓ إِن كَانُوا۟ صَـٰدِقِينَ

    Atëherë, le të sjellin një fjalë si kjo, nëse është e vërtetë ajo që thonë!

  35. 52:35

    أَمْ خُلِقُوا۟ مِنْ غَيْرِ شَىْءٍ أَمْ هُمُ ٱلْخَـٰلِقُونَ

    A mos janë krijuar nga asgjëja apo vetë ata janë krijuesit?!

  36. 52:36

    أَمْ خَلَقُوا۟ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ ۚ بَل لَّا يُوقِنُونَ

    Apo mos vallë kanë krijuar qiejt dhe Tokën? Jo, por ata nuk janë të bindur.

  37. 52:37

    أَمْ عِندَهُمْ خَزَآئِنُ رَبِّكَ أَمْ هُمُ ٱلْمُصَۣيْطِرُونَ

    Apo mos i zotërojnë thesaret e Zotit tënd apo vetë ata janë sunduesit?!

  38. 52:38

    أَمْ لَهُمْ سُلَّمٌ يَسْتَمِعُونَ فِيهِ ۖ فَلْيَأْتِ مُسْتَمِعُهُم بِسُلْطَـٰنٍ مُّبِينٍ

    Apo mos kanë shkallë (për t'u ngjitur në qiell e) për të dëgjuar? Atëherë, le të sjellë dëgjuesi i tyre ndonjë dëshmi të qartë.

  39. 52:39

    أَمْ لَهُ ٱلْبَنَـٰتُ وَلَكُمُ ٱلْبَنُونَ

    Vallë, a mos qenkan të Tijat vajzat e tuajt djemtë?!

  40. 52:40

    أَمْ تَسْـَٔلُهُمْ أَجْرًا فَهُم مِّن مَّغْرَمٍ مُّثْقَلُونَ

    Apo mos po kërkon prej tyre shpërblim e janë rënduar nga borxhet?!

  41. 52:41

    أَمْ عِندَهُمُ ٱلْغَيْبُ فَهُمْ يَكْتُبُونَ

    Apo mos është tek ata gajbi (e fshehta) e po e shkruajnë?!

  42. 52:42

    أَمْ يُرِيدُونَ كَيْدًا ۖ فَٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ هُمُ ٱلْمَكِيدُونَ

    Apo mos duan të kurdisin ndonjë kurth? Në të vërtetë, pikërisht jobesimtarët janë ata që bien në kurthe.

  43. 52:43

    أَمْ لَهُمْ إِلَـٰهٌ غَيْرُ ٱللَّهِ ۚ سُبْحَـٰنَ ٱللَّهِ عَمَّا يُشْرِكُونَ

    Apo mos kanë ndonjë zot përveç Allahut (që meriton adhurimin)? I patëmeta e i Lartësuar është Allahu mbi çdo gjë që i veshin Atij.

  44. 52:44

    وَإِن يَرَوْا۟ كِسْفًا مِّنَ ٱلسَّمَآءِ سَاقِطًا يَقُولُوا۟ سَحَابٌ مَّرْكُومٌ

    Edhe sikur të shihnin ndonjë copë duke rënë nga qielli, do të thoshin: "Është grumbull resh."

  45. 52:45

    فَذَرْهُمْ حَتَّىٰ يُلَـٰقُوا۟ يَوْمَهُمُ ٱلَّذِى فِيهِ يُصْعَقُونَ

    Prandaj, lëri ata, derisa të arrijnë Ditën në të cilën do të shkatërrohen,

  46. 52:46

    يَوْمَ لَا يُغْنِى عَنْهُمْ كَيْدُهُمْ شَيْـًٔا وَلَا هُمْ يُنصَرُونَ

    Ditën kur dredhia e tyre nuk do t'u vlejë asgjë dhe nuk do të ndihmohen.

  47. 52:47

    وَإِنَّ لِلَّذِينَ ظَلَمُوا۟ عَذَابًا دُونَ ذَٰلِكَ وَلَـٰكِنَّ أَكْثَرَهُمْ لَا يَعْلَمُونَ

    Vërtet, për ata që bëjnë padrejtësi, ka dënim edhe para këtij, por shumica e tyre nuk e dinë.

  48. 52:48

    وَٱصْبِرْ لِحُكْمِ رَبِّكَ فَإِنَّكَ بِأَعْيُنِنَا ۖ وَسَبِّحْ بِحَمْدِ رَبِّكَ حِينَ تَقُومُ

    Prandaj, duro për gjykimin e Zotit tënd, sepse ti je nën Sytë Tanë! Lartësoje me lavdërim Zotin tënd kur ngrihesh,

  49. 52:49

    وَمِنَ ٱلَّيْلِ فَسَبِّحْهُ وَإِدْبَـٰرَ ٱلنُّجُومِ

    edhe gjatë natës lartësoje Atë, si dhe pas perëndimit të yjeve!

Source: QuranEnc.com · albanian_rwwad · v1.0.5

Arabic source copyright · Tanzil Project

Tanzil Project · Uthmani v1.1

Tanzil Quran Text (Uthmani, Version 1.1)
Copyright (C) 2007-2024 Tanzil Project
License: Creative Commons Attribution 3.0

This copy of the Quran text is carefully produced, highly 
verified and continuously monitored by a group of specialists 
at Tanzil Project.

TERMS OF USE:

- Permission is granted to copy and distribute verbatim copies 
  of this text, but CHANGING IT IS NOT ALLOWED.

- This Quran text can be used in any website or application, 
  provided that its source (Tanzil Project) is clearly indicated, 
  and a link is made to tanzil.net to enable users to keep
  track of changes.

- This copyright notice shall be included in all verbatim copies 
  of the text, and shall be reproduced appropriately in all files 
  derived from or containing substantial portion of this text.

Please check updates at: http://tanzil.net/updates/

Private reading note

This note stays on this device and is never uploaded to a server.

Up to 1,200 characters