Kur'ani Fisnik · 63

Al-Munafiqun Surah

11 Ajet

Translation: Albanian Translation - Rowwad Translation Center · v1.0.5
Source: QuranEnc.com
Source · Albanian Translation - Rowwad Translation Center

Translated by the team of Rowwad Translation Center, in cooperation with the Rabwah Dawah Association, the Islamic Content Service Association in Languages, and the IslamHouse.com website.

Synthetic device voice, not a Quran recitation

Compare Quran translations
  1. 63:1

    بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ إِذَا جَآءَكَ ٱلْمُنَـٰفِقُونَ قَالُوا۟ نَشْهَدُ إِنَّكَ لَرَسُولُ ٱللَّهِ ۗ وَٱللَّهُ يَعْلَمُ إِنَّكَ لَرَسُولُهُۥ وَٱللَّهُ يَشْهَدُ إِنَّ ٱلْمُنَـٰفِقِينَ لَكَـٰذِبُونَ

    Kur dyfytyrëshit vijnë te ti, thonë: "Ne dëshmojmë se ti je vërtet i Dërguari i Allahut." Allahu e di se ti je i Dërguari i Tij, por Allahu dëshmon se dyfytyrëshit po gënjejnë.

  2. 63:2

    ٱتَّخَذُوٓا۟ أَيْمَـٰنَهُمْ جُنَّةً فَصَدُّوا۟ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ ۚ إِنَّهُمْ سَآءَ مَا كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ

    Ata marrin betimin e tyre si mburojë dhe i pengojnë njerëzit nga rruga e Allahut. Sa e shëmtuar është ajo që bëjnë!

  3. 63:3

    ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ ءَامَنُوا۟ ثُمَّ كَفَرُوا۟ فَطُبِعَ عَلَىٰ قُلُوبِهِمْ فَهُمْ لَا يَفْقَهُونَ

    Kjo, ngaqë ata besuan, pastaj mohuan, prandaj zemrat e tyre janë vulosur, kështu që nuk kuptojnë.

  4. 63:4

    ۞ وَإِذَا رَأَيْتَهُمْ تُعْجِبُكَ أَجْسَامُهُمْ ۖ وَإِن يَقُولُوا۟ تَسْمَعْ لِقَوْلِهِمْ ۖ كَأَنَّهُمْ خُشُبٌ مُّسَنَّدَةٌ ۖ يَحْسَبُونَ كُلَّ صَيْحَةٍ عَلَيْهِمْ ۚ هُمُ ٱلْعَدُوُّ فَٱحْذَرْهُمْ ۚ قَـٰتَلَهُمُ ٱللَّهُ ۖ أَنَّىٰ يُؤْفَكُونَ

    Kur t'i shohësh, të mahnit pamja e tyre e, nëse flasin, ua vë veshin fjalëve të tyre. Por, ata janë si trarë të mbështetur. Çdo thirrje e mendojnë kundër tyre. Ata janë armiqtë e vërtetë, prandaj ruaju prej tyre! Allahu i mallkoftë! Si po largohen (nga e vërteta)?!

  5. 63:5

    وَإِذَا قِيلَ لَهُمْ تَعَالَوْا۟ يَسْتَغْفِرْ لَكُمْ رَسُولُ ٱللَّهِ لَوَّوْا۟ رُءُوسَهُمْ وَرَأَيْتَهُمْ يَصُدُّونَ وَهُم مُّسْتَكْبِرُونَ

    Kur u thuhet atyre: "Ejani që i Dërguari i Allahut të kërkojë falje për ju", ata tundin kokat dhe i sheh sesi shmangen me mendjemadhësi.

  6. 63:6

    سَوَآءٌ عَلَيْهِمْ أَسْتَغْفَرْتَ لَهُمْ أَمْ لَمْ تَسْتَغْفِرْ لَهُمْ لَن يَغْفِرَ ٱللَّهُ لَهُمْ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَهْدِى ٱلْقَوْمَ ٱلْفَـٰسِقِينَ

    Është krejt njësoj, u lute apo nuk u lute për faljen e tyre, Allahu nuk do t’i falë. Njëmend, Allahu nuk i udhëzon njerëzit e pabindur.

  7. 63:7

    هُمُ ٱلَّذِينَ يَقُولُونَ لَا تُنفِقُوا۟ عَلَىٰ مَنْ عِندَ رَسُولِ ٱللَّهِ حَتَّىٰ يَنفَضُّوا۟ ۗ وَلِلَّهِ خَزَآئِنُ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَلَـٰكِنَّ ٱلْمُنَـٰفِقِينَ لَا يَفْقَهُونَ

    Janë pikërisht ata që thonë: "Mos u jepni atyre që janë pranë të Dërguarit të Allahut, në mënyrë që të largohen prej tij!" Ndërkohë, të Allahut janë thesaret e qiejve e të Tokës, por dyfytyrëshit nuk e kuptojnë.

  8. 63:8

    يَقُولُونَ لَئِن رَّجَعْنَآ إِلَى ٱلْمَدِينَةِ لَيُخْرِجَنَّ ٱلْأَعَزُّ مِنْهَا ٱلْأَذَلَّ ۚ وَلِلَّهِ ٱلْعِزَّةُ وَلِرَسُولِهِۦ وَلِلْمُؤْمِنِينَ وَلَـٰكِنَّ ٱلْمُنَـٰفِقِينَ لَا يَعْلَمُونَ

    Ata thonë: "Nëse kthehemi në Medinë, krenarët do t'i dëbojnë prej saj të përbuzurit." Në të vërtetë, e tërë krenaria i takon Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve, por dyfytyrëshit nuk e dinë këtë.

  9. 63:9

    يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ لَا تُلْهِكُمْ أَمْوَٰلُكُمْ وَلَآ أَوْلَـٰدُكُمْ عَن ذِكْرِ ٱللَّهِ ۚ وَمَن يَفْعَلْ ذَٰلِكَ فَأُو۟لَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلْخَـٰسِرُونَ

    O ju që besoni! Mos lejoni që pasuria dhe fëmijët tuaj t’ju largojnë nga përmendja e Allahut! Ata që veprojnë kështu, mu ata janë të humburit.

  10. 63:10

    وَأَنفِقُوا۟ مِن مَّا رَزَقْنَـٰكُم مِّن قَبْلِ أَن يَأْتِىَ أَحَدَكُمُ ٱلْمَوْتُ فَيَقُولَ رَبِّ لَوْلَآ أَخَّرْتَنِىٓ إِلَىٰٓ أَجَلٍ قَرِيبٍ فَأَصَّدَّقَ وَأَكُن مِّنَ ٱلصَّـٰلِحِينَ

    Jepni nga të mirat që jua kemi dhënë para se t'i vijë vdekja ndonjërit e të thotë: "Zoti im, sikur të ma shtyje edhe pak afatin, që të jepja lëmoshë dhe të bëhesha i mirë!"

  11. 63:11

    وَلَن يُؤَخِّرَ ٱللَّهُ نَفْسًا إِذَا جَآءَ أَجَلُهَا ۚ وَٱللَّهُ خَبِيرٌۢ بِمَا تَعْمَلُونَ

    Por, Allahu nuk ia shtyn afatin askujt, kur t'i vijë ai. Allahu di mirë gjithçka që bëni.

Source: QuranEnc.com · albanian_rwwad · v1.0.5

Arabic source copyright · Tanzil Project

Tanzil Project · Uthmani v1.1

Tanzil Quran Text (Uthmani, Version 1.1)
Copyright (C) 2007-2024 Tanzil Project
License: Creative Commons Attribution 3.0

This copy of the Quran text is carefully produced, highly 
verified and continuously monitored by a group of specialists 
at Tanzil Project.

TERMS OF USE:

- Permission is granted to copy and distribute verbatim copies 
  of this text, but CHANGING IT IS NOT ALLOWED.

- This Quran text can be used in any website or application, 
  provided that its source (Tanzil Project) is clearly indicated, 
  and a link is made to tanzil.net to enable users to keep
  track of changes.

- This copyright notice shall be included in all verbatim copies 
  of the text, and shall be reproduced appropriately in all files 
  derived from or containing substantial portion of this text.

Please check updates at: http://tanzil.net/updates/

Private reading note

This note stays on this device and is never uploaded to a server.

Up to 1,200 characters