Source text is preserved. When a suitable model is available, translation is displayed separately.
Kur'ani Fisnik · 66
At-Tahrim Surah
12 Ajet
Source: QuranEnc.com
Source · Albanian Translation - Rowwad Translation Center
Translated by the team of Rowwad Translation Center, in cooperation with the Rabwah Dawah Association, the Islamic Content Service Association in Languages, and the IslamHouse.com website.
Synthetic device voice, not a Quran recitation
- 66:1
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِىُّ لِمَ تُحَرِّمُ مَآ أَحَلَّ ٱللَّهُ لَكَ ۖ تَبْتَغِى مَرْضَاتَ أَزْوَٰجِكَ ۚ وَٱللَّهُ غَفُورٌ رَّحِيمٌ
O Pejgamber! Përse ia ndalon vetes atë që Allahu ta ka lejuar, duke kërkuar kënaqësinë e grave të tua?! Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.
- 66:2
قَدْ فَرَضَ ٱللَّهُ لَكُمْ تَحِلَّةَ أَيْمَـٰنِكُمْ ۚ وَٱللَّهُ مَوْلَىٰكُمْ ۖ وَهُوَ ٱلْعَلِيمُ ٱلْحَكِيمُ
Allahu ka përcaktuar mënyrën e zgjidhjes së betimeve tuaja. Allahu është Mbrojtësi juaj. Ai është i Gjithëdijshmi, i Urti.
- 66:3
وَإِذْ أَسَرَّ ٱلنَّبِىُّ إِلَىٰ بَعْضِ أَزْوَٰجِهِۦ حَدِيثًا فَلَمَّا نَبَّأَتْ بِهِۦ وَأَظْهَرَهُ ٱللَّهُ عَلَيْهِ عَرَّفَ بَعْضَهُۥ وَأَعْرَضَ عَنۢ بَعْضٍ ۖ فَلَمَّا نَبَّأَهَا بِهِۦ قَالَتْ مَنْ أَنۢبَأَكَ هَـٰذَا ۖ قَالَ نَبَّأَنِىَ ٱلْعَلِيمُ ٱلْخَبِيرُ
Kur Pejgamberi i besoi një fjalë të fshehtë njërës prej grave të veta, e ajo e tregoi, por Allahu ia bëri të ditur atij, ai i tha një pjesë asaj, ndërsa pjesën tjetër nuk ia përmendi. Kur ai ia tregoi këtë, ajo tha: "E kush ta tregoi ty?!" Ai tha: "Ma tregoi i Gjithëdijshmi, i Cili di hollësisht çdo gjë."
- 66:4
إِن تَتُوبَآ إِلَى ٱللَّهِ فَقَدْ صَغَتْ قُلُوبُكُمَا ۖ وَإِن تَظَـٰهَرَا عَلَيْهِ فَإِنَّ ٱللَّهَ هُوَ مَوْلَىٰهُ وَجِبْرِيلُ وَصَـٰلِحُ ٱلْمُؤْمِنِينَ ۖ وَٱلْمَلَـٰٓئِكَةُ بَعْدَ ذَٰلِكَ ظَهِيرٌ
Nëse ju të dyja pendoheni tek Allahu, bëni gjënë e duhur, sepse zemrat tuaja tashmë kishin anuar[1]; e, nëse ju bashkoheni kundër tij, atëherë ta dini se Allahu është Mbrojtës i tij, e edhe Xhibrili dhe besimtarët e mirë, e pastaj edhe melekët e mbështesin atë.
Footnotes
[1] Zemrat e tyre u prirën nga diçka që ishte e papëlqyer për të Dërguarin e Allahut ﷺ.
- 66:5
عَسَىٰ رَبُّهُۥٓ إِن طَلَّقَكُنَّ أَن يُبْدِلَهُۥٓ أَزْوَٰجًا خَيْرًا مِّنكُنَّ مُسْلِمَـٰتٍ مُّؤْمِنَـٰتٍ قَـٰنِتَـٰتٍ تَـٰٓئِبَـٰتٍ عَـٰبِدَٰتٍ سَـٰٓئِحَـٰتٍ ثَيِّبَـٰتٍ وَأَبْكَارًا
Nëse ai ju lëshon, Zoti i tij mund t'ju zëvendësojë me gra më të mira se ju: muslimane, besimtare, të përkushtuara, të penduara, adhuruese, agjëruese dhe të martuara më parë e të virgjra.
- 66:6
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ قُوٓا۟ أَنفُسَكُمْ وَأَهْلِيكُمْ نَارًا وَقُودُهَا ٱلنَّاسُ وَٱلْحِجَارَةُ عَلَيْهَا مَلَـٰٓئِكَةٌ غِلَاظٌ شِدَادٌ لَّا يَعْصُونَ ٱللَّهَ مَآ أَمَرَهُمْ وَيَفْعَلُونَ مَا يُؤْمَرُونَ
O ju që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga një Zjarr, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët! Atë e mbikëqyrin melekë të ashpër e të fuqishëm, që nuk i kundërshtojnë urdhrat e Allahut dhe bëjnë gjithçka që u urdhërohet.
- 66:7
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ لَا تَعْتَذِرُوا۟ ٱلْيَوْمَ ۖ إِنَّمَا تُجْزَوْنَ مَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ
O ju që nuk besuat! Sot mos u shfajësoni; do të dënoheni vetëm për veprat që keni bërë.
- 66:8
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ تُوبُوٓا۟ إِلَى ٱللَّهِ تَوْبَةً نَّصُوحًا عَسَىٰ رَبُّكُمْ أَن يُكَفِّرَ عَنكُمْ سَيِّـَٔاتِكُمْ وَيُدْخِلَكُمْ جَنَّـٰتٍ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَـٰرُ يَوْمَ لَا يُخْزِى ٱللَّهُ ٱلنَّبِىَّ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ مَعَهُۥ ۖ نُورُهُمْ يَسْعَىٰ بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَبِأَيْمَـٰنِهِمْ يَقُولُونَ رَبَّنَآ أَتْمِمْ لَنَا نُورَنَا وَٱغْفِرْ لَنَآ ۖ إِنَّكَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍ قَدِيرٌ
O ju që besoni! Kthehuni tek Allahu me një pendim të sinqertë, që Zoti juaj t’jua shlyejë të këqijat tuaja dhe t’ju shpjerë në kopshte të Xhenetit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, Ditën kur Allahu nuk do ta turpërojë Pejgamberin dhe ata që besuan me të; drita e tyre do të shndrisë para tyre dhe në të djathtë të tyre. Ata do të thonë: "Zoti ynë, plotësoje dritën tonë dhe falna ne! Vërtet, Ti je i Plotfuqishëm për çdo gjë."
- 66:9
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِىُّ جَـٰهِدِ ٱلْكُفَّارَ وَٱلْمُنَـٰفِقِينَ وَٱغْلُظْ عَلَيْهِمْ ۚ وَمَأْوَىٰهُمْ جَهَنَّمُ ۖ وَبِئْسَ ٱلْمَصِيرُ
O Pejgamber! Luftoji jobesimtarët e dyfytyrëshit dhe ji i ashpër ndaj tyre! Vendstrehimi i tyre do të jetë Xhehenemi. Eh, sa vendbanim i keq që është ai!
- 66:10
ضَرَبَ ٱللَّهُ مَثَلًا لِّلَّذِينَ كَفَرُوا۟ ٱمْرَأَتَ نُوحٍ وَٱمْرَأَتَ لُوطٍ ۖ كَانَتَا تَحْتَ عَبْدَيْنِ مِنْ عِبَادِنَا صَـٰلِحَيْنِ فَخَانَتَاهُمَا فَلَمْ يُغْنِيَا عَنْهُمَا مِنَ ٱللَّهِ شَيْـًٔا وَقِيلَ ٱدْخُلَا ٱلنَّارَ مَعَ ٱلدَّٰخِلِينَ
Allahu solli si shembull për jobesimtarët gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit. Ato ishin të martuara me dy robër Tanë të mirë, por i tradhtuan ata (duke mos besuar). Prandaj, ata nuk do t'u bëjnë kurrfarë dobie para Allahut dhe atyre të dyjave do t'u thuhet: "Hyni në Zjarr së bashku me ata që po hyjnë!"
- 66:11
وَضَرَبَ ٱللَّهُ مَثَلًا لِّلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ ٱمْرَأَتَ فِرْعَوْنَ إِذْ قَالَتْ رَبِّ ٱبْنِ لِى عِندَكَ بَيْتًا فِى ٱلْجَنَّةِ وَنَجِّنِى مِن فِرْعَوْنَ وَعَمَلِهِۦ وَنَجِّنِى مِنَ ٱلْقَوْمِ ٱلظَّـٰلِمِينَ
Ndërkaq, për besimtarët, Allahu solli si shembull gruan e Faraonit, e cila tha: "Zoti im! Më ndërto pranë Teje një shtëpi në Xhenet, më shpëto nga Faraoni e veprat e tij dhe më shpëto prej popullit zullumqar!"
- 66:12
وَمَرْيَمَ ٱبْنَتَ عِمْرَٰنَ ٱلَّتِىٓ أَحْصَنَتْ فَرْجَهَا فَنَفَخْنَا فِيهِ مِن رُّوحِنَا وَصَدَّقَتْ بِكَلِمَـٰتِ رَبِّهَا وَكُتُبِهِۦ وَكَانَتْ مِنَ ٱلْقَـٰنِتِينَ
Edhe Merjemen, bijën e Imranit, e cila e ruajti nderin e saj. Ne frymë brenda saj shpirtin. Ajo u besoi fjalëve të Zotit të saj e Librave të Tij dhe ishte prej të përkushtuarve.
Source: QuranEnc.com · albanian_rwwad · v1.0.5
Arabic source copyright · Tanzil Project
Tanzil Quran Text (Uthmani, Version 1.1) Copyright (C) 2007-2024 Tanzil Project License: Creative Commons Attribution 3.0 This copy of the Quran text is carefully produced, highly verified and continuously monitored by a group of specialists at Tanzil Project. TERMS OF USE: - Permission is granted to copy and distribute verbatim copies of this text, but CHANGING IT IS NOT ALLOWED. - This Quran text can be used in any website or application, provided that its source (Tanzil Project) is clearly indicated, and a link is made to tanzil.net to enable users to keep track of changes. - This copyright notice shall be included in all verbatim copies of the text, and shall be reproduced appropriately in all files derived from or containing substantial portion of this text. Please check updates at: http://tanzil.net/updates/

