Lem'alar

The Fourteenth Gleam

Source: risaleinur multilingual dataset, risale.site source · Risale-Nur multilingual research corpus
Risale reading plan
§1

përbëhet nga një përgjigjje për dy pyetje. Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar! “Dhe s’ka ndonjë gjë që të mos e lëvdojë Lartësinë e Tij”. Paqja qoftë mbi ju, edhe mëshira dhe bekimet e Allahut. Vëllai im i dashur e besnik, Refet Bej! Përgjigjja për pyetjen që ti bëre rreth “Demit dhe Peshkut” gjendet në disa pjesë të Risale-i Nurit. Pyetjet e atij lloji janë shpjeguar në Degën e Tretë të Fjalës së Njëzet e Katërt sipas Dymbëdhjetë rregullave të rëndësishme të quajtura “Dymbëdhjetë Parimet”. Ato rregulla përfaqësojnë parime të rëndësishme për të larguar dyshimet e iluzionet që mund të burojnë nga hadithet. Secili rregull është një orientim a direktivë lidhur me interpretimet e ndryshme të haditheve të Profetit a.s.m.. Për fat të keq, për kohën e tanishme ndodhen disa rrethana që më pengojnë për t‟u preokupuar me çështje studimore që nuk janë inspirim. Prandaj, unë nuk mund të përpiqem në përputhje me pyetjen tënde. Në qoftë se inspirimet më vijnë në zemër, unë do të detyrohem të merrem me të. Disa pyetjeve mund t‟u përgjigjem, sepse ato koinçidojnë me inspirimet, prandaj mos u ofendo. Për këtë arsye, unë nuk mund t‟u përgjigjem të gjithapyetjeve ashtu siç e meritojnë. Atëherë, le t‟i përgjigjemi në mënyrë të shkurtuar pyetjes tënde këtë herë.

§2

“Hoxhallarët thonë se toka qëndron mbi një dem dhe një peshk. Ndërsa gjeografia e shikon se ajo është varur në hapësirë dhe udhëton si një yll. Nuk ka as dem e as peshk?” Përgjigjja: Ndodhet një rrëfenjë e shëndoshë që u atribuohet njerëzve si Ibn Abbas, Allahu qoftë i kënaqur me të, e cila thotë se i dërguari i Allahut u pyet: “Mbi çfarë gjëje qëndron toka?” Ai u përgjigj: “Mbi Demin e mbi Peshkun”. Në një rrëfenjë tjetër, njëherë ai tha: tjetër, ai tha: “Mbi Demin”, dhe në një rast “Mbi Peshkun”. Disa nga dijetarët e haditheve profetike ia atribuojnë këtë hadith bestytnive dhe tregimeve të marra nga Israilijjatë, të rrëfyera qysh prej kohëve të hershme. Në mënyrë të veçantë, disa nga dijetarët e bijve të Israilit të cilët u bënë muslimanë, këta e ndryshuan kuptimin e hadithit dhe e transformuan atë në një kuptim shumë të çuditshëm, ku e zbatuan hadithin për historitë rreth Demit dhe Peshkut që i kishin parë në librat e mëparshëm qiellorë. Për tani, unë do të shkruaj Tre „Parime‟ dhe Tre „Aspekte‟ në lidhje me pyetjen tënde.

§3

Kur disa nga dijetarët e bijve të Israilit u bënë muslimanë, edhe njohuritë e tyre të mëparshme u bënë muslimane së bashku me ata dhe ato iu atribuuan Islamit. Por dihet se njohuritë e tyre të mëparshme kanë gabime. Dhe ato gabime, sigurisht u atribuohen atyre dhe jo islamit.

§4

Sa herë që krahasimet dhe metaforat kalojnë nga elita për tek njerëzit e zakonshëm, domethënë, rënia e tyre nga duart e dijes për tek ato të padijes, me kalimin e kohës, ato imagjinohen të jenë të vërteta të mirëfillta. Për shembull, kur unë isha fëmijë ndodhi një eklips i hënës. Unë i thashë nënës sime: “Çfarë i ka ndodhur hënës?” Ajo u përgjigj: “Një gjarpër e ka gëlltitur atë”! Unë i thashë: “Por ajo mund të shihet akoma?” Ajo u përgjigj: “Gjarpërinjtё atje janë si qelqi-xhami; ato i tregojnë gjërat që janë brenda tyre!” Për një kohë të gjatë në fëmijëri unë e kujtoja këtë ngjarje. Unë thoja me vete: “Si është e mundur që një bestytëni e tillë të përsëritet nga njerëz seriozё si nëna ime?” pastaj kur studiova astronominë, unë kuptova se ata të cilët thonin ashtu siç thonte nëna ime, e supozonin metaforën të jetë realiteti, sepse mbi rrethin e gjërë të quajtur Zodiak, i cili është rrethi i shkallëve të Diellit, dhe rrethi i ndëruljes -shmangies- së hënës, i cili është rrethi i vendbanimeve të saj, duke kaluar mbi njëri-tjetrin, kjo u jep secilit prej dy rretheve formën e një harku. Duke përdorur një metaforë të hollë, astronomët i quajtën dy harqet: “Dy gjarpërinjtë e mëdhenj”. Ata i quajtën pikat e ndërprerjes -kryqëzimit- të të dy rretheve “koka” dhe “bishti”. Kur hëna vjen tek koka dhe dielli tek bishti, në terminologjinë e astronomisë ndodh “një ndërprerje e tokës”. Domethënë, globi tokësor kalon pikërisht ndërmjet atyre të dyve dhe hëna eklipsohet. Sipas metaforës së lartëpërmendur “hëna ka hyrë në gojën e gjarpërit”. Kështu, kur kjo metaforë e lartësuar dhe studimore hyri në gjuhën e njerëzve të zakonshëm, me kalimin e kohës ajo mori formën e një gjarpri gjigant e madhështor duke gëlltitur hënën. Kështu, me një metaforë të shenjtë e të hollë dhe me një aluzion domethënës, dy Engjëjve të mëdhenj iu dhanë emrat Demi dhe Peshku, Thaur ve Hut. Por pasi metafora e hollë kaloi nga gjuha e lartë dhe elokuente e profetësisë për tek gjuha e njerëzve të zakonshëm, metafora u transformua në kuptim të mirëfilltë, dhe mjaft thjesht, dy melekët morën formën e një Demi madhështor dhe të një Peshku gjigant.

§5

Ashtu si Kur‟ani që përmban alegori e krahasime, dhe nëpërmjet tyre u jep si mësim çështje të thella njerëzve të zakonshëm, po ashtu edhe hadithet përmbajnë krahasime dhe alegori; ato shprehin të vërtetat më të thella nëpërmjet krahasimeve të njohura nga njerëzit e zakonshëm. Për shembull, ashtu siç e kemi shpjeguar në dy vende të tjera, një herë në prani të Profetit a.s.m. një gurgullimë e thellë zhurmë- u dëgjua. Profeti tha: “Është zhurma e një shkëmbi që ka qenë duke u rrokullisur teposhtë për shtatëdhjetë vjet dhe tani ka prekur fundin e Xhehennemit”. Pak minuta më vonë arriti një person dhe njoftoi se hipokriti i famshëm i cili kishte qenë shtatëdhjetë vjeç kishte vdekur, kështu duke bërë të ditur realitetin e krahasimit të lartë elokuent të cilin e përmendi Profeti a.s.m.. Për tani, do të shpjegohen tre aspekte në përgjigje të pyetjes tënde:

§6

Allahu i Plotëfuqishëm ka caktuar katër melekë të mëdhenj në Arshin dhe në qiejt si mbikёqyrës në Sovranitetin e Hyjnisë së Tij. Emri i njërit prej tyre është Shqiponjë -Nesr- dhe emri i një tjetri është Demi -Thaur. Ai gjithashtu caktoi dy engjëj si mbikëqyrës e mbajtës të globit tokësor, që është një vëlla i vogël i qiejve dhe një shok i planetëve. Njëri nga ata dy engjëj u quajt „Demi‟ dhe tjetri „Peshku‟. Urtësia për dhënien e këtyre Emrave atyre është kjo: Ndodhen dy pjesë për tokën, njëra është ujë dhe tjetra është dhé. Ai që e mbush dhe jeton në det ose në ujë është peshku, ndërsa ai që banon në pjesën e tokës që është dhé, është Demi; meqenëse boshti i jetës së njeriut është bujqësia që mbahet mbi shpatullat e demit. Meqenëse dy engjëjt e caktuar për tokën janë komandantë edhe mbikëqyrës, Ata sigurisht duhet të kenë ndonjë lloj lidhje -nga një aspekt- me specien e peshqive dhe me llojin e buajve -demëve. Në të vërtetë, „dhe dija është vetëm me Allahun‟, Melekët përfaqësohen në Botën e Dimensioneve të brendshme të gjërave dhe në Botën e shëmbëllesës në format e një Demi dhe të një Peshku. Kështu, duke aluduar për atë lidhje e mbikёqyrje dhe për ato dy specie të rëndësishme të krijesave të tokës, Profeti a.s.m. pohoi në mënyrën e tij të mrekullueshme të shprehjes:“Toka është mbi Demin dhe mbi Peshkun”, duke shprehur kështu në një fjali të lartë e të përmbledhur një faqe të të vërtetave të thella.

§7

Për shembull, në qoftë se do të thuhej: “Mbi çfarë qëndron ky shtet? Do të thuhej në përgjigje: Mbi shpatën dhe mbi lapsin”: domethënë, ai mbështetet mbi fuqinë e shpatës së ushtrisë dhe mbi guximin e saj si dhe mbi mendjemprehtësinë dhe drejtësinë e lapsit të nëpunёsve. Në të njëjtën mënyrë, meqenëse toka është një vendbanim i qënieve të gjalla dhe prijësi i gjallesave është njeriu; dhe peshqit janë mjeti i jetesës për shumicën e njerëzve që jetojnë pranë detit, dhe mjeti i jetesës së shumicës së atyre që nuk jetojnë pranë detit është nëpërmjet bujqësisë e cila është mbi shpatullat e buajve dhe qeve, dhe peshqit gjithashtu janë mjete të rëndësishëm për tregti; Dhe ashtu siç mund të thuhet fjala se “Shteti qëndron mbi shpatën dhe mbi lapsin, po ashtu mund të thuhet se toka qëndron mbi peshkun; sepse kur demi nuk punon dhe në qoftë se peshqit nuk do të prodhonin miliona vezë, njeriu nuk do të mund të jetonte, jeta do të pushonte së ekzistuari dhe Krijuesi i Gjithurtë do ta shkatërronte tokën. Kështu, me një përgjigje të mrekullueshme, të lartësuar e të urtë, i Dërguari i Allahut xh.sh. tha: “Toka qëndron mbi Demin dhe mbi Peshkun”. Ai dha mësim një të vërtete të gjërë me dy Fjalë, duke treguar se sa të lidhura ngushtë janë jeta e njeriut me jetën e specieve shtazore.

§8

Në këndvështrimin e kozmologjisë së lashtë, dielli udhëtonte, rrotullohej, ndërsa toka ishte e qëndrueshme. Ata përcaktuan një vijësi në çdo tridhjet shkallë prej shkallëve të diellit. Në qoftë se do të shtriheshin vijat hipotetike midis yjeve të atyre yjësive, do të rezultonte një situatë që ndonjëherë i ngjasonte formës së Luanit, ndonjëherë formës së peshores, ndonjëherë formës së demit dhe ndonjëherë i ngjasonte formës së peshkut, prandaj ata i shpjeguan ato yjësi grumbull yjesh- me ato Emra. Ndërsa astronomia e tanishme shikon se dielli nuk rrotullohet rreth tokës, por toka rrotullohet rreth tij. Domethënë, e ndalon punën në ato yjësi. Atëherë duhet që ato yjësi të papuna dhe ato sfera të mëdha duhet të kenë sfera me përmasa më të vogëla në boshtin vjetor të tokës. Domethënë yjësitë qiellore u bënë të përfaqësohen në boshtin vjetor të tokës, dhe atëherë në çdo muaj toka futet në hijen e njërës prej yjësive dhe është brenda reflektimit të saj; sikur boshti vjetor i tokës të ishte një pasqyrë në të cilën përfaqësohet forma e yjësive qiellore. Kështu në këtë drejtim, ashtu siç e përmendëm më lartë, Profeti i nderuar a.s.m. në një rast tjetër tha: rast tjetër tha: “Mbi Demin” dhe në një “Mbi Peshkun”. Po, duke treguar një të vërtetë të thellë e cila do të kuptohej shumë shekuj më vonë, ai njëherë tha me gjuhën e mrekullueshme të profetësisë: “Mbi Demin”, për shkak se në kohën e pyetjes, toka ishte në ngjashmërinë -shëmbëllimin- e yjësisë së Demit. Dhe kur iu bë kjo e njëjta pyetje më vonë, ai tha: së peshkut. Kështu, duke treguar një të vërtetë të lartë që do të kuptohej në të ardhmen dhe, duke aluduar për detyrën e lëvizjes së tokës dhe të udhëtimit të saj... dhe aludoi se yjet qiellorë realë dhe punonjëse janë ato në orbitën vjetore të tokës dhe, se është toka ajo e cila udhëton dhe kryen detyrat në ato yjësi, ndërsa ato në krahasim me diellin janë të papuna, pa trupa lëvizës në to. “Dhe Allahu e di më së miri se cila është e drejtë.” Tregimet e jashtëzakonshme të paarsyeshme në disa libra islamikë janë ose Israilijjate, ose janë alegori, ose janë interpretime të dijetarëve të hadithit, të cilat disa njerëz të pakujdesshëm i kanë supozuar të jenë hadithe dhe ia kanë atribuuar ato të dërguarit të Zotit xh.sh. Zoti ynë! Mos na ndëshko në qoftë se harrojmë, apo biem në gabime”. “Lavdia të takon Ty! Ne nuk dimë asgjë më tepër nga ç’na ke mësuar Ti. Vërtet që Vetëm Ti je i Gjithëdituri, i Gjithurti”.

§9

është rreth njerëzve të mantelit, mbulesës. Vëllai im! Përsa ka të bëjë me pyetjen tënde rreth njerëzve të mantelit, vetëm njëri nga shumë shembujt e urtësisë lidhur me të do të shpjegohet, sa vijon: I Dërguari i Allahut, duke i mbuluar Aliun, Zoti qoftë i kënaqur me të, dhe Fatimen, Zoti qoftë i kënaqur me të, dhe Hasanin e Hysejnin, Zoti qoftë i kënaqur me ta, me mantelin -xhyben- e tij të bekuar që e vishte; dhe duaja e tij për ta dhe, me vërsetin, “(Allahu vetëm se dëshiron) ta largojë prej jush papastërtinë (ndotjen) o pjesëtarë të familjes (së profetit, Ehlibejtit) dhe t’ju bëjë ju të pastër plotësisht e pa asnjë njollë” , përmban shumë mistere e shembuj urtësie. Unë nuk do t‟i diskutoj misteret; një shembull urtësie i lidhur me funksionin e profetësisë është ky: I Dërguari i Zotit xh.sh. shikoi me syrin e profetësisë i cili depërtoi tek e padukshmja dhe shikoi të ardhmen, se tridhjetë ose dyzet vjet më vonë do të shpërthenin konflikte të rënda në radhët e sahabëve dhe të tabiinëve -gjeneratës vijuese të sahabëve- dhe se do të derdhej gjaku i pastër. Ai shikoi se më të shquarit midis tyre do të ishin tre personat të cilët Ai i mbuloi me mantelin e tij. Kështu, ai i mbuloi ata së bashku me vetveten në atë mantel duke u dhënë atyre titullin e nderuar, “Pesë njerëzit e Mantelit”. Në këtë mënyrë Ai deshi të shfajësojë e të nxjerrë të larë Aliun, Zoti qoftë i kënaqur me të, në shikimin e komunitetit islamik, dhe të qetësonte e t‟i shprehte ngushëllimet Hysejnit, Zoti qoftë i kënaqur me të, dhe të përshëndeste Hasanin dhe shpalli nderin që ai do të fitonte duke larguar nëpërmjet pajtimit mosmarrëveshjet e rënda, dhe vlerën e tij të lartë për komunitetin islam, dhe për të treguar se pasardhësit e Fatimesë do të ishin të pastër e të nderuar, dhe do të ishin të përshtatshëm për të fituar titullin e lartë e fisnik të Ehli Bejtit. Sigurisht, Hazreti Aliu, Zoti qoftë i kënaqur prej tij, ishte kalif i drejtë për muslimanët por meqenëse gjaku që do të derdhej ishte i një rëndësie të madhe dhe, meqenëse në shikimin e komunitetit, pafajësia dhe pastërtia e tij ishin të rëndësishme për sa ka të bëjë me funksionin e profetësisë, i dërguari i Zotit në këtë mënyrë e shfajësoi atë. Ai i fton të heshtin, lidhur me të, të gjithë ata që e kritikojnë, që e akuzojnë për gabim e çudhëzim prej Havarixhëve dhe përkrahësve agresorë të Umevive. Po, sjelljet e shfrenuara të kryera kundra Hazreti Aliut, Zoti qoftë i kënaqur me të, nga përkrahësit ekstremistë të Havarixhëve dhe Umevitëve dhe akuzat e tyre të çudhëzimit, dhe ngjarjet vërtet tragjike e pikëlluese në kohën e Hazreti Hysejnit, Zoti qoftë i kënaqur me të, së bashku me veprimet e shfrenuara dhe risitë e Shiitëve dhe shfajësimi i tyre prej dy Shejhëve, të gjitha kanë qenë shumë të dëmshme për njerëzit e islamit. Kështu, me mantelin e tij, i dërguari i Zotit xh.sh. e shfajësoi Husejnin nga përgjegjësia dhe e pastroi atë nga akuzat dhe nga mendimi i keq i komunitetit islam. Gjithashtu, ai përshëndeti Imam Hasanin për të mirën që ai do të bënte për ummetin nëpërmjet vendosjes së pajtimit. Dhe Ai njoftoi se duke u njohur Familja e Profetit -Ehli Bejti, pasardhësit e Hazreti Fatimes do të ishin shumë të nderuar, si ata të nënës së Merjemit, e cila tha: “Dhe kërkoj mbështetjen -mbrojtjen- Tënde për të dhe për pasardhësit e saj nga shejtani i mallkuar”. O Zot! Jepi bekime shkëlqesisë sonë Muhammedit a.s.m. dhe familjes së tij të drejtë, të pastër e të devotshme, si dhe Sahabëve të tij, luftëtarëve të nderuar e të zgjedhur në rrugën e Zotit. Amin.

§10

Ky stacion, është përfshirë këtu për shkak të lidhjes së tij me këtë subjekt Ai përmban gjashtë nga mijëra mistere që përfshihen në “BismilLahirRrahmanirRrahim”, SHËNIM: Një dritë vezulluese nga “Bismil-Lahir-Rrahmanir-Rrahim”, lidhur me Mëshirën Hyjnore, iu shfaq nga larg mendjes sime të shuar. Unë desha ta regjistroja atë për veten time në formën e shënimeve dhe u përpoqa ta gjuaja atë, ta kapja dhe ta rrethshkruaja dritën me njëzet deri në tridhjetë mistere, por fatkeqësisht unë nuk isha i mundur ta bëja një gjë të tillë tani; kështu ato u pakësuan dhe u përmblodhën vetëm në pesë gjashtë mistere. Kur unë them: “O Njeri!” Unë i drejtohem nefsit tim. Dhe megjithëse ky mësim i drejtohet në mënyrë të veçantë nefsit tim, unë po e përcjell atë si “Stacionin e Dytë të Shkreptimës së Katërmbëdhjetë” për miratimin e vëllezërve të mi të përpiktë, duke shpresuar se ajo do t’u vlejë atyre me të cilët unë jam i lidhur shpirtërisht, dhe që shpirtërat e të cilëve janë më të kujdesshëm se sa shpirti im. Ky mësim i drejtohet zemrës më shumë se sa mendjes, dhe e vlerëson kënaqësinë shpirtërore më shumë se sa provat e arsyeshme. “Me Emrin e All-llahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti. [Mbretëresha] tha: “O prijës! Me të vërtetë që më është sjellë një letër e denjë për respekt. Ajo është nga Sulejmani dhe është “Bismil-lahirRrahmanirr-Rrahim.” Një numër misteresh do të përmenden në këtë stacion.

§11

Gjatë hulumtimit tim mbi “Besmelen”, unë pashë një tregues të Rrahim”, siç vijon: “Bismil-Lahir-Rrahmanir Në faqen e universit, në faqen e tokës dhe në faqen e njeriut janë tre shenja të Hyjnisë njëra brenda tjetrës dhe secila tregon modelet e të tjerave. Shenja e parë është Vula e madhe e Perëndisë, e cila shfaqet nëpërmjet ndihmës së ndërsjellë, bashkëpunimit, përqafimit dhe bashkëpërgji-gjjes që ndodh në të gjitha pjesët përbërëse të universit. “Bismil-lahi”, shikon tek ajo vulë. Shenja e dytë është Vula e madhe e Mëshirës Hyjnorë, e cila shfaqet përmes ngjashmërisë, simetrisë, rregullit, harmonisë, mirësisë dhe mësh-irës që ndodh në sistemimin, në ngritjen dhe në zhvillimin e bimëve dhe të kafshëve në faqen e tokës. “Bismil-Lahir-Rrahman”i, shikon tek ajo vulë e madhe e Gjithëmëshirshmërisë Hyjnore. Pastaj Shenja e tretë është Vula e Mëshirëgjërësisë, ajo shejnë e lartë, e cila shfaqet përmes hollësive të dhembshurisë Hyjnore dhe të Mirëbërësisë Hyjnore në faqen e natyrës gjithëpërfshirëse të njeriut. Kjo shikon tek Emri “Er-Rrahim” “Mëshirëploti” tek “Bismil-Lahir-Rrahmanir-Rrahim”, “Me Emrin e All-llahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti. Domethënë Bismil-lahir-RrahmanirrRrahim, është titulli i shenjtë i të tre Vulave të Njësisë Hyjnore, e cila formon një rresht dritëdhënës në faqen e botës, një kordon të fortë dhe një filament të ndritshëm. Me fjalë të tjera, duke zbritur nga Froni më i Madh, maja e Bismil-lahir-Rrahmanir-Rrahim mbështetet mbi njeriun, i cili është fruti i universit dhe kopja e zvogëluar e botës. Ajo lidh botën e ulët me Fronin Hyjnor. Ajo është një rrugë për njeriun që të ngjitet tek Froni i plotësimeve të tij.

§12

Me qëllim që të mos mbyten mendjet nga Uniteti Hyjnor, i cili është i dukshëm në shumësinë e pafund të krijesave, Kur‟ani i shpjegimit të mrekullueshëm në mënyrë të vazhdueshme tregon shfaqjen e Njësisë Hyjnore brenda Unitetit Hyjnor. Për shembull, dielli me dritën e tij rrethon gjëra të panumërta. Me qëllim që të vërehet vetë dielli, në tërësinë e dritës së tij, është e domosdoshme të jetë një përfytyrim shumë i gjërë konceptor dhe një shikim gjithë përfshirës. Kështu, që të mos harrohet vetë dielli, ai shfaqet në çdo objekt të shndrit-shëm nëpërmjet reflektimit të vet. Dhe në përputhje me kapacitetin e secilës, të gjitha objektet e shndritshme shfaqin cilësitë e diellit, si dritën e tij dhe nxehtësinë së bashku me treguesin e esencës së vetë diellit. Dhe ashtu si në përputhje me kapacitetet e tyre, të gjitha objektet e ndritshme e tregojnë diellin së bashku me të gjitha cilësitë e tij, po ashtu bëjnë cilësitë e diellit, si drita e tij, nxehtësia dhe shtatë ngjyrat në dritën e tij, të cilat të gjitha rrethojnë gjithçka që është përballë tij. Dhe në të njëjtën mënyrë, llahun është krahasimi më i lartë.” “Dhe për All--Le të mos ketë gabim në krahasim- Ashtu siç ka Krijuesi i Përjetshëm dhe Hyjnia e Vetme një tregues së bashku me të gjithë Emrat Hyjnorë në çdo gjë, sidomos tek gjallesat dhe në mënyrë të veçantë në pasqyrën e natyrës së njeriut, po ashtu nëpërmjet Unitetit Hyjnor, secili Emër nga Emrat e Bukur që lidhen me krijesat, i rrethon të gjitha qëniet. Kështu, me qëllim që të mos mbyten mendjet nga Uniteti Hyjnor, dhe që të mos e harrojnë zemrat Esencën e Shenjtë Hyjnore, Kur‟ani, në mënyrë të vazhdueshme, vendos përpara syve Vulën e Njësisë Hyjnore brenda Unitetit Hyjnor. Dhe ajo është “Bismil-lahir-Rrahmanir-Rrahim, e cila tregon tre nyjet e rëndësishme të asaj Vule.

§13

Ajo që e bën këtë univers të pafund të gëzohet është, në mënyrë të vetëkuptueshme, Mëshira Hyjnore. Dhe ajo që i ndriçon këto qënie të errëta është, në mënyrë të qartë, Mëshira Hyjnore. Dhe ajo që i rrit dhe i edukon krijesat duke u përpjekur brenda këtyre nevojave të pafund, në mënyrë të vetëkuptueshme, është përsëri Mëshira Hyjnore. Dhe ajo që e bën të gjithë universin të kthehet drejt njeriut, siç kthehen të gjitha pjesët e pemës drejt frutit të saj, dhe që i shkakton universit ta shikojë atë dhe të shpejtojë për ta ndihmuar njeriun është, në mënyrë të qartë, Mëshira Hyjnore. Dhe ajo që e mbush dhe e ndriçon hapësirën e pafund dhe që e stolisi këtë botë të zbrazur, në mënyrë të vetëkuptueshme, është Mëshira Hyjnore. Dhe ajo që e caktoi këtë njeri kalimtar për përjetësi, që e bëri atë marrësin e Mesazhit Hyjnor dhe të dashurin e Krijuesit të Vetëm të para e të paspërjetësisë, në mënyrë të vetëkuptueshme, është Mëshira Hyjnore. O njeri! Meqenëse Mëshira Hyjnore është një e vërtetë kaq e fuqishme, tërheqëse, e këndshme, mbështetëse dhe e dashur, atëherë thuaj: “Bismil-lahir-Rrahmanirr-Rrahim”; kapu fort pas kësaj të vërtete dhe shpëtoje veten tënde nga vetmia absolute dhe nga dhimbjet e nevojave të pafund. Dhe afrohu për tek Froni i Sulltanit të përjetshëm të para dhe paspërjetësisë, dhe nëpërmjet dhembshurisë dhe ndërmjetësisë dhe rrezeve të Mëshirës Hyjnore, bëhu marrësi i mesazhit, miku dhe i dashuri i Atij Sulltani! Po, në të vërtetë, të grumbullosh me urtësi rreth njeriut botët e qënieve në univers, dhe t‟i bësh ato të shpejtojnë për t‟ia plotësuar të gjitha nevojat e tij me një rregull perfekt e me mirësi, në mënyrë të qartë, është njëra nga dy situatat. Ose secili lloj nga llojet e krijesave e njeh njeriun e i bindet atij dhe shpejton për ta ndihmuar atë, gjë e cila ashtu siç është krejtësisht e paarsyeshme, dhe gjithashtu e pamundur në shumë aspekte, ose një qënie absolutisht e pafuqishme si njeriu të kishte forcën e Sovranit më të fuqishëm absolut, ose kjo ndihmë ndodh përmes njohurisë së Një të Gjithëfuqishmi absolut prapa perdes së universit. Domethënë, qëniet e ndryshme në univers nuk e njohin njeriun, por ato janë dëshmi e tregues për Atë që e njeh këtë njeri, që e mëshiron dhe që e di gjendjen e tij; Ai është Krijuesi Mëshirëplotë. O njeri! Eja në vete! A do të ishte e mundur që mos të të njihte e mos të të shikonte ty Krijuesi i Gjithëlavdishëm i Cili bën që të gjitha llojet e krijesave të kthehen drejt teje, dhe të shtrijnë duart që të të ndihmojnë dhe që i bën ato të thonë: Urdhëro, ja ku jemi!, përballë nevojave të tua; a do të ishte e mundur që Ai mos të të njohë ty, të mos njihet me ty dhe mos të të shohë ty? Meqenëse të njeh ty, Ai të njofton se të njeh përmes Mëshirës së Tij. Atëherë, edhe ti njihe Atë gjithashtu, dhe përpiqu ta njohësh Atë duke respektuar urdhërat e Tij, dhe kupto me siguri se ajo që nënshtron universin e gjërë ndaj teje dhe që e bën universin të të ndihmojë ty, megjithëse ti je një krijesë absolutisht e varfër, e dobët, e vogël, e pafuqishme, dhe kalimtare, është e vërteta e Mëshirës Hyjnore e cila përmban urtësi, mirësi, njohje dhe fuqi. Me siguri, një mëshirë e tillë si kjo kërkon prej teje falënderime të përgjithshme e të sinqerta, dhe një respekt të madh e të papërzier. Prandaj thuaj: Bismil-Lahirr-RrahmanirrRrahim, e cila është interpretuesja dhe shprehja e atyre falënderimeve të sinqerta dhe e atij respekti të madh e të papërzier. Dhe bëje atë si mjet për të shkuar tek dera e asaj Mëshire, dhe si ndërmjetësin tënd tek i Gjithëmëshirshmi Mëshirëplotë. Po, në të vërtetë, ekzistenca dhe realiteti i Mëshirës Hyjnore është aq e qartë si dielli, sepse ashtu siç ndodh thurja e një sargie të bukur në qendër nga vendosja harmonike e indit dhe endëses bazë dhe nga rregulli dhe pozicionet e fijeve që shtrihen drejt qendrës nga çdo drejtim, po ashtu fijet dritëdhënëse që shtrihen nga shfaqja e njëmijë e një Emrave Hyjnorë në sferën e gjërë të universit, endin një qëndisje të tillë dhembshurie në fytyrën e universit dhe një stampë mirëbërësie brenda një vule mëshire, e cila e shfaq vetveten për mendjet në mënyrë më të ndritshme se sa dielli. Po, Ai i Cili organizon diellin, hënën, elementet, mineralet, bimët dhe kafshët, dhe i vendos ato të gjitha në harmoni me rrezet e njëmijë e një Emrave, si të ishin indet dhe endësja bazë dhe fijet e saj dritëdhënëse, dhe i nënshtron ato të gjitha në shërbimin e jetës; dhe Ai i Cili shfaq mëshirën dhe dhembshurinë e Tij për krijesat duke vendosur tek të gjitha nënat -prej bimëve dhe kafshëve- atë mëshirë e dhembshuri të ëmbël e sakrifikuese ndaj të vegjëlve të tyre; dhe Ai i Cili ia nënshtron gjallesat jetës njerëzore; nga kjo demonstron rëndësinë e njeriut dhe treguesit më të ndritshëm të mëshirës së Tij dhe skalitjet më të bukura e të ëmbëla të Hyjnisë, dhe e ka bërë këtë mëshirën e Tij të gjërë si ndërmjetësuese të pranueshme e të njohur tek pasuria e Tij absolute nëpërmjet së cilës kërkojnë ndërmjetësim gjallesat dhe njeriu, i cili ndjen nevojën më të madhe për atë Mëshirë. O njeri! Në qoftë se je njeri i vërtetë, thuaj “Bismil-Lahirr-Rrahmanirr-Rrahim”, që kjo të jetë ndërmjetësuese për ty. Sigurisht është e qartë dhe e vetëkuptueshme se është Mëshira Hyjnore ajo e cila pa harruar e pa ngatërruar asnjërën prej tyre, i ngre, i ushqen, i edukon dhe i administron katërqindmijë llojet e ndryshme të bimëve dhe kafshëve në tokë, pikërisht në kohën e duhur, me rregull perfekt, me urtësi e mirëbërësi, saqë me këtë administrim e zhvillim ka vendosur shenjat dhe Vulën e Njësisë Hyjnore në faqen e globit tokësor. Dhe ashtu si ekzistenca e Mëshirës Hyjnore që është aq e sigurt sa ekzistenca e krijesave në faqen e tokës, po ashtu krijesat formojnë aq shumë dëshmi për realitetin e asaj Mëshire, sa vetë numri i tyre. Po, ashtu siç shikojmë në fytyrën e tokës vulën e mëshirës dhe stampën e Njësisë Hyjnore, po ashtu në fytyrën e natyrës shpirtërore të njeriut ndodhet një stampë e Mëshirës Hyjnore e cila nuk është më e ulët se sa vula e madhe e Mëshirës në fytyrën e universit. Madje njeriu posedon një gjithëpërfshirje si qënia e një pike qëndrore për shfaqjen e njëmijë e një Emrave të Bukur Hyjnorë. O njeri! A do të ishte e mundur për Atë që të dha ty këtë fytyrë dhe që vendosi në të një stampë të tillë mëshire dhe Vulën e Njësisë, të të lërë ty në tekat e tua, mos të të japë rëndësi, mos t‟u kushtojë vëmendje veprave të tua, apo ta bënte të gjithë universin, i cili është kthyer drejt teje, kot më kot e pa qëllim, dhe ta bënte të kalbur pemën e krijimit, të parëndësishme e me fruta të prishura? A do të ishte e mundur që Ai ta bënte Mëshirën e Tij të mohohet, e cila është aq e qartë sa dielli, apo t‟i shkaktonte urtësisë së Tij, e cila është e qartë si drita, të dyshohet, kur asnjëra prej tyre kurrësesi nuk mund të dyshohet dhe nuk është e mangët? Ruajna Zot! Jo, kurrë!.. O njeri! Ti duhet ta dish se ndodhet një rrugë që ti të ngjitesh tek Mëshira Hyjnore dhe ajo është Bismil-LahirrRrahmanirr-Rrahim. Në qoftë se dëshiron ta kuptosh se sa e rëndësishme është kjo rrugë ngjitjeje, shiko tek fillimi i njëqind e katërmbëdhjetë kapitujve të Kur‟anit të shpjegimit të mrekullueshëm dhe në krye të të gjithë librave të bekuar dhe tek fillimi i të gjitha punëve të bekuara, saqë përbën një provë vendimtare për madhështinë e Bismil-lahit dhe për lartësinë e vlerës së saj, ajo që tha Imam Shafiu, Zoti qoftë i kënaqur prej tij, dhe dijetarët e mëdhenj të Islamit: “Megjithëse “Bismil-Lahirr-Rrahmanirr-Rrahim” është një vërset, ai është shpallur njëqind e katërmbëdhjetë herë në Kur’an.”

§14

Shfaqja e Unitetit Hyjnor në krijesa është e pakufishme; atë nuk e rrethon gjithkush që thotë; ... “Vetëm Ty ne të adhurojmë”, pra nuk do t‟i mjaftonte gjithësecilit që e shpreh atë, sepse mendimi shpërndahet dhe bredh në atë shumësi, kështu do të duhej të ekzistonte një zemër aq e madhe sa globi tokësor për të vëzhguar Krijuesin e Vetëm e të pashoq nëpërmjet tërësisë së krijesave tek thënia dhe vetëm Ty të kërkojmë ndihmë.” “Vetëm Ty të adhurojmë Duke u mbështetur mbi këtë mister të hollë, Allahu xh.sh. e demonstroi me qartësi Vulën e Njësisë Hyjnore në çdo pjesë, ashtu siç e shfaq atë në çdo lloj; dhe kjo ndodh me qëllim që të tërhiqen shikimet për tek vetë Krijuesi i Vetëm dhe që të tregojë vulën e njësisë brenda stampës së gjithëmëshirshmërisë me qëllim që të mundet çdo person -i çdo niveli- të orientohet drejtpërdrejtë e pa ndonjë vështirësi në thënien “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm Ty të e tij kërkojmë ndihmë” tek Esenca e Pastër dhe e Shenjtë e të Vetmit Krijues. Dhe me qëllim që të shprehet ky mister i madh dhe të tregohet qartë Vula e Mëshirës Hyjnore, Kur‟ani i gjithurtë menjëherë përmend sferën më të vogël dhe çështjen më të veçantë -kur përshkruan sferën më të madhe të universit.. Për shembull, kur Kur‟ani shpjegon vërsetet e krijimit të qiejve e të tokës, ai i ndjek ato me vërsetet e krijimit të njeriut dhe shpje-gon detajet e holla të mirësive në zërin e tij, dhe urtësinë në tiparet e tij që të mos shpërndahet mendimi në horizontet e mëdha, të mos mbytet zemra në shumësinë e pafund, dhe që shpirti ta gjejë drejtpërdrejtë të Adhuruarin e vërtetë pa ndërmjetësim. Ajeti vijues e shpjegon këtë të vërtetë në mënyrë të mrekullueshme:“Dhe nga treguesit e Tij është krijimi i qiejve dhe i tokës dhe dallimi i gjuhëve dhe i ngjyrave tuaja.” Po, në të vërtetë, brenda krijesave të një shumësie të pafund ndodhen lloje dhe shkallë të vulave të Unitetit Hyjnor si rrathë bashkëqendrorë nga vula më e madhe për tek ajo më e vogla. Por, sado i qartë të jetë Uniteti, ai ende është një Unitet brenda shumësisë. Ai nuk mund t‟u adresohet siç duhet vëzhguesve. Për shkak të kësaj, duhet të jetë stampa e Njësisë Hyjnore prapa Unitetit me qëllim që të hapë rrugën përpara zemrës për të arritur tek Esenca e Pastër dhe e Shenjtë Hyjnore pa i përkujtuar atij shumësinë. Pastaj, me qëllim që të drejtohen shikimet drejt stampës së Njësisë Hyjnore dhe për të tërhequr zemrat drejt saj, është vendosur sipër saj një skalitje shumë e mrekullueshme dhe tërheqëse, një dritë shumë vezu-lluese, një ëmbëlsi shumë e shijshme, një bukuri e këndshme dhe një e vërtetë shumë e fuqishme, e cila është stampa e Mëshirës Hyjnore dhe vula e Dhembshurisë Hyjnore. Po, sigurisht, është fuqia e asaj Mëshire, ajo që tërheq shikimet e qënieve të vetëdijshme, që i sjell ato tek ajo dhe që u shkakton atyre të arrijnë vulën e Njësisë dhe të vëzhgojnë të Vetmin e pashoq, dhe nga ajo të shfaqet adresimi i vërtetë në: kërkojmë ndihmë.” “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm Ty të Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim, Kështu, meqenëse është indeksi i sures El-Fatiha dhe një përmbledhje e shkurtër e Kur‟anit, ajo u bë titulli dhe interpretuesi i këtij misteri të madh. Ai i Cili e merr në dorë këtë titull mund të udhëtojë përmes niveleve të Mëshirës Hyjnore. Dhe ai i cili e bën këtë interpretues të flasë, mund të mësojë misteret e Mëshirës Hyjnore dhe shikon Dritat e Dhembshurisë dhe të Përdëllimit Hyjnor.

§15

Ndodhet një hadith sherif i cili është siç vijon: “All-llahu xh.sh. e krijoi njeriun në formën e të Gjithëmëshirshmit.” Ai është interpretuar nga disa sufi në një mënyrë të jashtëzakonshme duke mos iu përshtatur bazave të besimit. Disa prej tyre, që ishin të dalldisur, e konsideruan fytyrën shpirtërore të njeriut në formën e të Gjithëmëshirshmit. Meqe-nëse të dalldisurit janë kryesisht të kredhur në mendime të ngatërruara, ata ndoshta justifikohen për pikëpamjet e tyre të kundërta me realitetin. Por ata që janë në vete, të vetëdijshëm, nuk mund t‟i pranojnë ato ide që janë kundra themeleve të besimit. Në qoftë se do t‟i pranonin, ata do të ishin të gabuar. Po, në të vërtetë, Ai i Cili drejton me rregull të gjithë universin si të ishte një pallat apo shtëpi, Ajo Esencë e Shenjtë Hyjnore që rrotullon yjet si të ishin grimca dhe i bën ato të udhëtojnë përmes hapësirës me urtësi e lehtësi dhe që i përdor grimcat e vockëla si të ishin nëpunës e vartës të rregullt, Ai nuk ka përngjasues, nuk ka ortakë, nuk ka oponentë e as të barabartë. Atëherë, gjithashtu sipas kuptimit të vërsetit: Gjithëdëgjuesi, Githëshikuesi.” “Asgjë nuk i përngjet Atij dhe Ai është Ai nuk ka formë, as të barabartë, as shok, dhe asgjë nuk i përngjet Atij. Megjithatë, sipas kuptimit dhe mënyrës së krahasimit të vërsetit vijues: “Dhe Atij i takon krahasimi më i lartë në qiej dhe në tokë. Dhe Ai është i Gjithëfuqishmi, i Gjithurti.” veprat e Tij, Atributet dhe Emrat mund të merren në konsideratë. Domethënë, ka alegori e krahasim në lidhje me veprat. Njëri qëllim i hadithit të lartpërmendur është siç vijon: “Njeriu është në një formë që shfaq treguesin e Emrit “Er-Rahman”, i Gjithëmëshirshmi, në tërësinë e tij.”Po, sigurisht, siç e shpjeguam më parë, ashtu siç shfaqet Emri Hyjnor “Er-Rahman”, nëpërmjet rrezeve të njëmijë e një Emrave në fytyrën e universit, dhe ashtu siç shfaqet Emri “Er-Rahman” me tregues të pafund të Hyjnisë absolute të Perëndisë në fytyrën e sipërfaqes së tokës, po ashtu Zoti xh.sh. e shfaq treguesin më të plotë të Atij Emri “Er-Rahman”, në një masë të zvogëluar në formën përmbledhëse të njeriut, e shfaq atë në masë të zvogëluar siç e tregon në faqen e tokës, dhe në masë më të gjërë e më të madhe në faqen e universit. Në hadithin sherif është gjithashtu një tregues tjetër që nënkupton, se tek njeriu dhe gjallesat ka shfaqje që tregojnë “Er-Rahman”, “Er Rahim” të Gjithëmëshirshmin, Mëshirëplotin, të cilat janë provat dhe pasqyrat e të Gjithëmëshirshmit dhe Mëshirëplotit të Vetëm dhe janë aq të sigurta, të qarta e të dukshme, saqë ashtu siç mund të thuhet për një pasqyrë të shndritshme e cila reflekton imazhin e diellit se “Ajo pasqyrë është dielli”, duke treguar qartësinë e shkëlqimit të saj dhe dëshminë, po ashtu është thënë e mund të thuhet se: “Tek njeriu ekziston forma e të Gjithëmëshirshmit të Vetëm” duke treguar qartësinë e dëshmisë së Tij dhe plotësimin e lidhjes së tij me Të. Si rrjedhojë e këtij misteri, më të moderuarit e atyre që besuan në Unitetin e ekzistencës, thanë: “Nuk ka tjetër ekzistues përveç Atij!”, si një mënyrë për të shprehur qartësinë e kësaj dëshmie dhe plotësimin e lidhjes. O Zot! O i Gjithëmëshirshëm! O Mëshirëplotë! Nëpërmjet të vërtetës së Bismil-Lahirr-Rrahmanirr-Rrahim, na mëshiro neve siç i përshtatet Mëshirës Tënde dhe na bëj të kuptojmë misteret e “Bismil-LahirrRrahmanirr-Rrahim”, siç i shkon mëshirëgjërësisë Tënde. Amin.

§16

O njeri i mjerë që po përpiqesh të luftosh brenda pafuqisë së pakufishme dhe nevojave të pafund! Në qoftë se dëshiron të kuptosh se si Mëshira Hyjnore është mjeti më i madh dhe ndërmjetësuesi më i pranueshëm, mësoje se Mëshira është mjeti më i fuqishëm për të arritur tek Sulltani i Gjithëlavdishëm, në ushtrinë e të Cilit, si yjet ashtu edhe grimcat e vockëla, shërbejnë së bashku si ushtarë të bindur plotësisht e me disiplinë të përkryer. Ai sulltan i Gjithëlav-dishëm i parapërjetësisë dhe i paspërjetësisë është i Vetëmjaftueshëm, Ai është absolutisht i panevojshëm për krijesat. Ai është i Pasuri Absolut duke mos pasur aspak nevojë për universin e për qëniet. I gjithë universi është nën urdhrin dhe nën drejtimin e Tij, të gjitha qëniet në të i nënshtrohen plotësisht Madhështisë së Tij dhe Madhërisë dhe i dorëzohen tërësisht Lartësisë së Tij. Atëherë, mëshira, -o njeri!- të ngre ty tek prania e Atij Pasaniku Absolut, dhe të bën ty mik të Atij Sulltani të Përjetshëm Madhështor, madje të ngjit ty tek pozita e të qënit marrësi i mesazheve të Tij, dhe të bën ty shërbëtor të nderuar e të dashur pranë Tij. Por, ashtu siç nuk mund ta arrish ti diellin për shkak të largësisë prej tij, madje në asnjë mënyrë nuk mund t‟i afrohesh atij, megjithatë drita e diellit të jep ty reflektimin dhe treguesin e vet nëpërmjet pasqyrës në dorën tënde. Në të njëjtën mënyrë, ndonëse ne jemi shumë larg nga Esenca më e shenjtë Hyjnore dhe nga Dielli i Para dhe i Paspërjetësisë, prapëseprapë Drita e Mëshirës së Tij e bën Atë të jetë më afër nesh. Dhe kështu o njeri! Ai që gjen këtë Mëshirë, ka gjetur një thesar të pashtershëm drite: Rruga për ta gjetur atë është nëpërmjet ndjekjes së sunnetit të profetit Muhammed a.s.m. i cili ishte shembulli më brilant dhe përfaqësuesi i Mëshirës, gjuha e saj më elokuente dhe lajmëtari i saj, dhe që u përshkrua në Kur‟anin e shenjtë si “Mëshirë për të gjitha botët.” Por, si mund të arrihet tek profeti i dashur, i cili u cilësua si “Mëshirë për të gjitha botët” dhe me çfarë mjeti? Mësoje se mjeti për tek ai është rënia salevat mbi të. Po, salevati mbi të do të thotë mëshirë; salevati mbi të është lutje mëshire, për atë mëshirë të gjallë të mishëruar; është mjeti i arritjes së mëshirës së të gjitha botëve. Kështu o njeri!, Bëje salevatin mbi të mjetin e arritjes për tek ai, pastaj kapu pas tij që të të bëjë ty të arrish Mëshirën e të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. I gjithë Ummeti musliman me duatë e shumta dhe me salevatet e tij të pakufishme për Profetin a.s.m. provon, në mënyrën më të shndritshme, se çfarë dhurate e vlefshme Hyjnore është Mëshira Hyjnore, dhe sa e gjërë është sfera e saj. Si përfundim: Ashtu siç është profeti Muhammed a.s.m. xhevahiri më i çmueshëm në thesarin e Mëshirës dhe derëtari i tij, po ashtu çelësi i parë i tij është “Bismil-Lahir-Rrahmanir-Rrahim.” Dhe një çelës i tij më i kollajt është salevati për Profetin a.s.m. O Zot! Nëpërmjet të vërtetës së “Bismil-lahirr-Rrahmanirr-Rrahim” jepi bekime e paqe atij të cilin Ti e dërgove si mëshirë për të gjitha botët siç i përshtatet Mëshirës Tënde, dhe në nderim të tij, të gjithë familjes dhe shokëve të tij. Dhe na jep ne aq mëshirë sa të na çlirosh ne nga nevoja për mëshirën e dikujt tjetër përveç Teje midis krijesave. Amin! Lavdia të takon Ty! Ne nuk kemi njohuri përveç asaj që Ti na e ke mësuar. Në të vërtetë Ti je i Gjithëdituri, i Gjithurti.”

§17

Kjo përbëhet nga dy “Stacione”.

Private reading note

This note stays on this device and is never uploaded to a server.

Up to 1,200 characters