Lem'alar

The Twenty-Eighth Gleam

Source: risaleinur multilingual dataset, risale.site source · Risale-Nur multilingual research corpus
Risale reading plan
§1

Me Emrin e Allahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti. “Dhe Unë (Allahu) nuk i krijova njerëzit dhe xhindet, veçse që ata duhet të më adhurojnë vetëm Mua”.Dhe nuk dua prej tyre ndonjë furnizim (për veten e tyre, ose për krijesat e Mia) dhe as nuk dua që ata të më ushqejnë Mua (të ushqejnë vetveten ose krijesat e mia).” “Vërtet që Allahu, Ai është padyshim Gjithëfurnizuesi, Zotëruesi i Fuqisë, i Përhershmi më i fortë”. Për një kohë të gjatë këto vërsete preokupuan mendjen time, meqë sipas shumë komenteve të Kur‟anit, kuptimi i tyre i jashtëm nuk reflektonte mrekullinë e lartë të Kur‟anit. Unë tani do të shpjegoj shkurt tre aspekte të kuptimeve të tyre shumë të bukura e të larta, të cilat burojnë nga shkëlqimi i Kur‟anit. Aspekti i Parë:Ndonjëherë, Allahu i Gjithëfuqishëm i atribuon Vetvetes disa gjendje që mund t‟i përkisnin të Dërguarit të Tij, me qëllim për ta nderuar e lartësuar atë. Këtu gjithashtu, vërsetet, “Unë ju krijova ju për adhurim; jo që të më jepni furnizim apo që të më ushqeni”, kanë këtë kuptim: “I Dërguari Im nuk dëshiron rrogë, shpërblim apo thevab, apo të ushqehet në shkëmbim të detyrës së tij të profetësisë dhe për komunikimin e detyrave të adhurimit ndaj jush. Ato i referohen Profetit të nderuar a.s.m. të cilit i jepet ushqim e furnizim. Përndryshe, në qoftë se nuk do të ishte ky kuptim i synuar, atëherë ai do të njoftonte diçka që është e vetëkuptueshme dhe e qartë, dhe do të ishte e papërshtatshme me elokuencën e mrekullueshme të Kur‟anit. Aspekti i Dytë:Njeriu është tej mase i preokupuar me furnizimin e tij, dhe supozon se përpjekja për të siguruar furnizimin e pengon atë nga adhurimi; Kështu, me qëllim që të mos mashtrohet, për ta larguar atë iluzion dhe që të mos e marrë atë si pretekst dhe një justifikim për të braktisur ibadetin -adhurimin- ajeti kerim thotë: “Dhe Unë nuk i krijova njerëzit dhe xhindet, veçse për të më adhuruar”, dhe përcakton se qëllimi i krijimit tuaj është adhurimi ndaj Allahut; dhe se përpjekja për të fituar Rizkun, mjetet e jetesës, -nga këndvështrimi i qënies së saj një urdhër Hyjnor- është gjithashtu adhurim ndaj Zotit xh.sh..Sa për sigurimin e rizkut për krijesat e Mia, për veten tuaj, për familjet tuaja dhe madje edhe Rizkun e kafshëve tuaja, vetëm Unë jam Garant dhe Sigurues për të. Ju nuk u krijuat për të siguruar ushqim e furnizim; çështja e rizkut dhe e të ushqyerit më përket vetëm Mua; sepse Vetëm Unë jam Furnizuesi; Unë siguroj furnizim për ata që lidhen me ju prej robërve e shërbëtorëve të Mi. Prandaj mos e bëni këtë një justifikim për të braktisur ibadetin!” Në qoftë se nuk do të ishte ky kuptimi i synuar, atëherë ky do të bëhej një pohim i diçkaje që është e njohur dhe e qartë, sepse t‟i sigurosh rizk -ushqim- Allahut të Plotëfuqishëm, në mënyrë të vetëkuptueshme e të qartë, është e pamundur. Ndodhet një rregull i vendosur në retorikë që tregon: Në qoftë se kuptimi i fjalisë është i njohur në mënyrë të vetëkuptueshme, atëherë nuk është ky kuptim ai që synohet, por një kuptim që kërkohet medoemos prej tij dhe që është i varur prej tij. Për shembull, në qoftë se ti do t‟i thoje një njeriu i cili është hafiz i Kuranit: “Ti je hafiz”; kjo fjalë është një pohim i asaj që njihet në mënyrë të vetëkuptueshme. Kuptimi i synuar është: “Unë e di që ti je hafiz”. Ti po e njofton atë për shkak se ai nuk e dinte që ti e dije; dhe ajo është njohja ime që ai është Hafiz Kur‟ani. Kështu, si rrjedhojë e këtij rregulli, kuptimi i vërsetit, në të cilën ndalimi i dhënies ushqim e furnizim Krijuesit të Gjithëlavdishëm është një metaforë; ajo është kështu: “Ju nuk u krijuat me qëllim që të prodhoni ushqim për krijesat e Mia, të cilat janë të Miat, dhe sigurimin e ushqimit të të cilave Unë e kam marrë përsipër. Detyra juaj themelore është adhurimi. Megjithatë, të përpiqesh për të siguruar rizkun -mjetet e jetesës- në përputhje me urdhërat e Mia është gjithashtu në vetvete një lloj adhurimi. Aspekti i Tretë: Kuptimi i jashtëm i ajetit Kur‟anor “Ai as nuk lind, as nuk është i lindur”(*Kur‟an, 112: 3në suren Ihlas është i njohur në mënyrë të vetëkuptueshme; një kuptim tjetër është i synuar i cili bëhet i domosdoshëm prej tij. Domethënë, Allahu i Gjithëfuqishëm deklaron shumë qartë në mënyrë të vetëkuptueshme se Ai “as nuk lind, as nuk është i lindur”, që shpreh kuptimin që vijon: Ata me një baba dhe nënë nuk mund të jenë kurrë Zot, dhe nuk mund të jenë as të Parapërjetshëm, as të Paspërjetshëm; pra Krijuesi është i Parapërjetshëm dhe i Paspërjetshëm; -ky vërset tregon mohimin e Hyjnisë së Isait -Jezusit- a.s., të Uzejrit, të Melekëve, të yjeve dhe të zotrave të tjerë të rremë. Pikërisht në të njëjtën mënyrë, në shembullin tonë gjithashtu, vërseti, “Dhe nuk dua prej tyre ndonjë furnizim dhe as nuk dua që ata të më ushqejnë” ka kuptimin vijues: “Gjërat me aftësi për të marrë furnizim e ushqim nuk mund të jenë Zotra e objekte adhurimi”, dhe shpreh kuptimin: Qëniet të cilat kanë nevojë për ushqim e për t‟u furnizuar nuk janë të përshtatshme për t‟u adhuruar. Said Nursî

§2

Kjo u shkrua në lidhje me Re‟fetin që nga kureshtja pyeti për kuptimin e Fjalës “Ka‟ilun” që erdhi në vërsetin Kur‟anor “... ose kur flinin në pushimin pas drekës”. Ky studim u shkrua për të mos lejuar që të bëhet përtace -e papunë- pena e tij prej diamanti në burg për shkak të letargjisë -plogështisë- që shkaktohet nga gjumi pas faljes së agimit, ashtu si të tjerët me të në burg. Gjumi është tri llojesh: Lloji i Parë është Gajlule. Ky gjumë është nga pas agimit deri në dyzet minuta e pak pasi të ketë lindur dielli, koha kur falja është e ligjshme por e kritikueshme, vaktul-kerahet. Gjumi në këtë kohë është në kundërshtim me sunnetin e pastër Profetik, sepse shkakton pakësim rizku dhe zhdukjen e bereqetit, ashtu siç ka ardhur në hadithin profetik a.s.m. “Koha më e përshtatshme për t‟u përgatitur njeriu për punë për të siguruar mjetet e jetesës është kur është freskët, pas agimit. Kur kjo kohë ka kaluar, bie një letargji, plogështi.” Është vërtetuar nëpërmjet shumë eksperimenteve se ashtu siç është kjo e dëmshme për punën e asaj dite dhe në mënyrë të tërthortë për mjetet e jetesës së njeriut, po ashtu ajo shkakton zhdukjen e bereqetit të tij. I Dyti është Fejlule. Ky është gjumi pas faljes së ikindisë deri në perëndim të diellit. Ky gjumë shkakton pakësim të jetës, domethënë, ai e bën jetën në atë ditë më të shkurtër dhe e bën atë të kalojë në një gjendje gjysmëgjumi për shkak të përgjumësisë, duke shkaktuar kështu një mangësi fizike për jetën. Gjithashtu nga një aspekt jolëndor, meqenëse shumica e rezultateve të asaj dite, materiale dhe jomateriale, bëhen të dukshme pas faljes së iqëndisë, ta kalosh atë kohë në gjumë sikur i pengon ato rezultate për t‟u parë dhe e bën ditën sikur të mos ishte jetuar nga njeriu. I Treti është Kajlule, i cili sipas sunnetit të pastër profetik, fillon koha e tij nga Ed-duha -mesi i mëngjesit- deri pas faljes së Dhuhrit, drekës. Ky gjumë është pjesë e sunnetit profetik meqë ai e ndihmon njeriun që të ngrihet natën për t‟u falur. Gjithashtu në Gadishullin Arabik duke e ndërprerë punën në drekë kur i nxehti është i fortë është bërë zakon për njerëzit dhe për zonën dhe kështu e ka ngulitur edhe më shumë këtë sunnet të profetit Muhammed a.s.m.. Ky gjumë zgjat jetën dhe shton rizkun, sepse gjysëm ore nga ky gjumë Kajluleh është i barabartë sa dy orë gjumi nga gjumi i natës. Domethënë, ai e shtonjetën e ditës së tij një orë e gjysëm dhe gjithashtu shpëton një orë e gjysëm nga dora e gjumit, i cili është vëllai i vdekjes, dhe e bën atë të jetojë duke ia shtuar atë kohës së punës së tij për të fituar mjetet e jetesës; dhe zgjat kohën e përpjekjes dhe të punës. Said Nursî

§3

Kur po lexoja Fjalinë “El-fu el-fi salatin ve elfu elfi selamin alejke Ja Resulall-llah”, “Njëmijë e një bekime dhe njëmijë e një selame, qofshin për ty o i dërguari i Zotit xh.sh” në tesbihatet që recitohen pas namazeve, unë pashë nga larg një pikë të hollë e cila m‟u zbulua nga ato lavdërime, por unë nuk munda ta ngërtheja atë plotësisht, dhe unë do të tregoj një ose dy fjali duke aluduar për të. Unë pashë se bota e natës i ngjasonte një banese të re që hapet për banesën e dynjasë. Unë hyra në atë botë gjatë faljes së Ishasë -namazit të jacisë- që kryhet kur fillon të bie nata. Meqenëse natyra e njeriut është i lidhur me të gjithë dynjanë, nëpërmjet një shtrirjeje të jashtëzakonshme të imagjinatës, unë pashë se kjo dynja madhështore u bë në atë natë si një banesë shumë e vogël saqë gati nuk shiheshin krijesat e vogëla dhe njeriu; ata gati u bënë të padukshëm. Unë vëzhgova me imagjinatë se qënia e vetme që e ndriçonte atë banesë, që e mbushte me gëzim, me familjaritet dhe me kënaqësi, ishte personaliteti kolektiv i Muhammedit a.s.m.. Ashtu siç jep selam në fillim njeriu kur hyn në një shtëpi, po ashtu unë gjeta një përmallim të madh dhe një dëshirë të zjarrtë për të thënë: “Elfu Elfi Salatin ve elfu e lfi selamin alejke Ja Resulall-llah”. Ndërkohë unë e gjeta veten time sikur po e përshëndesja atë sa numri i të gjithë njerëzve dhe xhindeve. Domethënë, unë shpreha këtë kuptim me përshëndetjet që ia çova: Unë ripërtërij besën time me ty, unë pranoj misionin tënd dhe u nënshtrohem e u bindem ligjeve dhe urdhërave që ti solle, dhe deklaroj nëpërmjet përshëndetjeve se ato do të jenë të sigurta se nuk do të sulmohen nga unë. Domethënë, sikur unë po e jepja këtë selam, duke i shprehur ato kuptime në emrin e çdo individi prej individëve të botës sime, të cilët janë qëniet e vetëdijshme prej njerëzve e xhindëve dhe në emër të të gjitha krijesave. Ashtu siç e ndriçoi botën time nëpërmjet dritës dhe dhuratës që ai solli, po ashtu ai i ndriçon dhe i mbush me mirësi botët e gjithësecilit në këtë dynja. Ndërkohë përballë kësaj mirësie madhështore, unë thashë: “O Zot, zbrit mbi të një mijë Salate, bekime!” se mbase kjo do të ishte një përgjigje me mirënjohje e me falënderim ndaj kësaj dhurate. Domethënë, ne nuk mund t‟i përgjigjemi kësaj mirësisë tënde, “kështu ne shfaqim mirënjohjen tonë ndaj teje duke u lutur që mëshira të zbresë mbi ty nga thesari i mëshirës së Krijuesit tonë sa numri i banorëve të qiejve”. Unë e kapa këtë kuptim me imagjinatën time. Ai, Profeti Muhammed a.s.m., kërkon salat -bekime- të cilat kanë kuptimin e „Mëshirës‟ për sa ka të bëjë me qënien e tij „Rob‟ dhe i kthyer nga krijesa për tek Krijuesi. Ndërsa për sa ka të bëjë me qënien e tij i dërguar nga Krijuesi për tek krijesa, ai meriton selam përshëndetje. Ashtu siç është i denjë për selame sa numri i xhindeve dhe i njerëzve, dhe ripërtërijmë me të besëlidhjen e përgjithshme sa numri i tyre gjithashtu, po ashtu ai është i denjë për salavate nga thesari i mëshirës sa numri i banorëve të qiejve dhe në emrin e të gjithë atyre; sepse drita që ai solli është ajo që shfaq plotësimin e çdo gjëje në ekzistencë dhe nxjerr në pah vlerën e çdo qënie, dhe nëpërmjet saj shikohet detyra Hyjnore e çdo krijese, dhe manifestohen qëllimet Hyjnore prej çdo krijese. Prandaj, në qoftë se çdo gjë do të kishte gjuhë, sigurisht ajo do të thonte në mënyrë të përsëritur: “Es-salatu Ves-selamu alejke ja Resulall-llah!” “Bekimet dhe përshëndetjet qofshin mbi ty, o i Dërguari i Zotit xh.sh.! Ndërsa ne themi në emrin e të gjitha krijesave:“Bekime e përshëndetje të pafundme qofshin mbi ty o i Dërguar i Zotit xh.sh. sa numri i njerëzve dhe i xhindeve dhe sa numri i melekëve dhe i yjeve!” Është e mjaftueshme që Allahu i jep atij bekime, Edhe melekët e Tij i çojnë atij Salat e selam... Said Nursî

§4

Ti kërkon një shpjegim për Unitetin e Ekzistencës. Në njërën nga shkreptimat e “Letrës së Tridhjetë e Njëtë” është një përgjigje shumë e fuqishme dhe sqaruese për idetë e Muhjiddin Ibnu Arebij lidhur me këtë çështje. Për tani, ne do të themi ç‟ka vijon: T‟ua japësh mësim këtë çështje të Unitetit të Ekzistencës njerëzve në këtë kohë, do t‟i dëmtonte shumë ata. Ashtu si metaforat dhe shëmbëllimet që kur kalojnë nga duart e të diturve për tek ato të njerëzve të zakonshëm dhe nga dora e dijes për tek dora e injorancës, ato metafora do të mendoheshin të ishin realitete të mirëfillta, po ashtu kur të vërteta të tilla si Uniteti i Ekzistencës do të kalonin tek të pakujdesshmit dhe tek njerëzit e zakonshëm të zhytur në ndikimin e shkaqeve, ato do të mendoheshin të ishte Natyra, dhe do të shkaktonin tre shembuj të rëndësishëm dëmi. I Pari:Rruga e unitetit të Ekzistencës, megjithëse është si të mohonte ekzistencën e universit përballë ekzistencës së Krijuesit, për llogari të Krijuesit, veçse ama sa herë që ajo futet midis njerëzve të zakonshëm dhe kalon me ta derisa të arrijë duke hyrë në idetë e të pakujdesshmive prej tyre dhe sidomos tek ata që janë ndotur me mendimin materialist, ajo do të çonte në mohimin e Hyjnisë për llogari të universit dhe të materies. Dëmi i Dytë:Rruga e unitetit të Ekzistencës e mohon hyjninë e çdo gjëje tjetër përveç Allahut me aq vrull saqë ajo mohon gjithçka përveç Zotit xh.sh. dhe largon dualizmin, dhe nuk e njeh -shikon- ekzistencën e pavarur të nefsit dhe të asnjë gjëje tjetër cilado qoftë, mirëpo në këtë kohë në të cilën sundojnë idetë e Natyrës, mburja dhe egoizmi duke mbushur me krenari nefsin urdhërues për të liga dhe duke bërë që të harrohen Krijuesi dhe Ahireti deri në një far shkalle; atëherë të ngulësh unitetin e ekzistencës në mendjen e njerëzve, nefset urdhërues për të liga të të cilëve janë si faraonë të vegjël dhe mjaft thjesht janë të prirur për t‟i marrë vetvetet e tyre si objektet e tyre të adhurimit, duke fryrë dhe mbushur kështu me krenari nefset e tyre urdhërues për të liga derisa të mos i përmbajë më gjë, ruajna Zot nga kjo! Dëmi i Tretë:Ndërsa Ekzistuesi i Vetëm i domosdoshëm, Krijuesi i Gjithëlavdishëm është i lirë, i përjashtuar, i pastër, i lartësuar, i shenjtë dhe larg çdo ndryshimi, ndërrimi, copëtimi dhe nga të qenurit i përfshirë në kohë e në vend, Uniteti i Ekzistencës u jep shkas koncepteve që nuk janë të përshtatshme për Ekzistencën e Tij të domosdoshme, për shenjtërinë e Tij dhe për qënien e Tij i lirë dhe larg çdo mangësie; dhe me këtë bëhet shkak për të dhënë mësime të rreme. Po, ai që flet për unitetin e ekzistencës, ai duhet të ngjitet me mendim nga toka për në Plejada duke e lënë prapa universin dhe e fikson shikimin e tij tek Froni Hyjnor, dhe në ekstazë e konsideron Universin të jetë mosekzistent, dhe nëpërmjet fuqisë së besimit të tij ai mund ta shohë çdo gjë të jetë drejtpërdrejtë nga i Vetmi i Unitetit. Por ama për atë që qëndron prapa universit, që e sheh atë dhe i shikon shkaqet përpara vetes së tij dhe vështron nga toka, ka mundësi që ai të bëhet i zhytur në shkaqe dhe i mbytur në moçalin e Natyrës. Ndërsa ai që ngjitet me mendim tek Arshi Hyjnor ashtu si Xhelaluddin Rumi, mundet të thotë: “Dëgjo! Ti mund të dëgjosh prej gjithësecilit -si të ishin gramafonë natyralë- atë që ti dëgjon nga Krijuesi i Gjithëfuqishëm”. Por në qoftë se ti do t‟i thoje dikujt që nuk mund të ngjitet aq lart aq sa Xhelaluddin Rumiu, as nuk mund t‟i shohë të gjitha qëniet nga toka për tek Froni Hyjnor në formën e pasqyrave -për manifestimet e Tij xh.sh.-, në qoftë se do t‟i thoje: “Dëgjoje gjithësecilin që të dëgjosh prej tij fjalën e Zotit xh.sh.”, ai në kuptim do të binte nga Froni në tokë dhe gjithashtu do të goditej nga imagjinata të rreme në kundërshtim me të vërtetën!... “Thuaj: “Allahu (e zbriti atë), pastaj lëri të luajnë në bisedat e cikërrimat e tyre të kota”. Lavdi të Vetmit, Esenca e të Cilit është e shenjtë mbi çdo gjë për t’i ngjasuar, që atributet e të Cilit janë të lartësuar mbi çdo gjë dhe larg çdo përngjasimi me to, dhe shenjat e Cilit dëshmojnë Hyjninë e Tij:I lartësuar është Madhëria e Tij, dhe nuk ka Zot tjetër përveç Atij xh.sh. Said Nursî

§5

Unë nuk kam kohë të peshoj idetë e Mustafa Sabriut dhe ato të Musa Bekufit ; Unë do të mjaftohem vetëm me fjalën që vijon:Njëri prej atyre të dyve e teproi, kaloi cakun, ndërsa tjetri e la mangët. Megjithëse Mustafa Sabriu ishte i drejtë në mbrojtjet e tij në krahasim me Musa Bekufin, veçse ama ai nuk ka të drejtë të denigrojë dikë si Muhjiddin Ibnu Arebij, i Cili ishte një mrekulli e shkencave islame. Po, Muhjiddin Ibn Arebij është i drejtuar dhe i pranuar, por në të gjitha veprat e tij ai nuk mund të jetë udhëzues, as instruktor dhe as shembull. Meqenëse ai shumë shpesh kalonte pa peshore nëpër realitete, dhe kundërshtonte rregullat e Sunitëve, dhe disa nga thëniet e tij shprehin çudhëzim në anën e jashtme, ndonëse ai vetë është i lirë prej çudhëzimit, ai nuk është në çudhëzim. Ndonjëherë një fjalë mund të duket mohim në pamje të jashtme, kurse ai që e tha nuk është mohues. Mustafa Sabriu nuk i mori këto pika në konsideratë, ai kaloi në ekstrem lidhur me disa pika për shkak të fanatizmit të tij ndaj rregullave të Sunitëve. Sa për Musa Bekufin, për shkak të qënies së tij tej mase në favor të ripërtëritjes dhe për shkak të lëshimeve që ai bëri për modernizimin për sa ka të bëjë me idetë e tij, ai ishte shumë në gabim. Ai prishi disa nga të vërtetat e islamit me interpretimet e tij të gabuara. Duke e mbajtur të pranuar një person të refuzuar, si Abdul-Ala el-Maarri në një nivel më të lartë se sa dijetarët autoritarë e të besuar të islamit, dhe duke favorizuar në mënyrë të shpërpjesëtuar çështjet e Muhjiddinit që kundërshtojnë Sunitët për shkak se ato iu përshtateshin ideve të tija, ai kaloi shumë në ekstrem. Muhjiddini tha: “Ata që nuk janë njëri prej nesh dhe që nuk e njohin stacionin tonë, nuk duhet t‟i lexojnë librat tona, pasi kjo mund të jetë e dëmshme për ta”. Po, në këtë kohë është e dëmshme të lexosh librat e Muhjiddinit, dhe në mënyrë të veçantë çështjet rreth Unitetit të Ekzistencës. Said Nursî

§6

Kur po i shikoja prej dritares së burgut të qeshurat e njerëzimit që do të ktheheshin në të qara në festivalin e një nate të shkëlqyer, po shikoja nëpërmjet thjerrëzave -xhamave- të mendimit dhe të largpamësisë, të ardhmen dhe ankthin për të, u zbulua para shikimit të imagjinatës sime kjo situatë, të cilën do ta shpjegoj: Ashtu siç shikohen në kinema gjendjet e jetës së atyre që tashmë flenë në varreza, edhe unë sikur pashë përpara meje kufomat lëvizëse të atyre që do të banonin në varreza në të ardhmen e afërt... Ndërkohë unë qava për ato që po qeshnin tani. Papritmas një ndjenjë vetmie,keqardhjeje e dhimbjeje më goditi mua. Unë iu ktheva mendjes sime dhe e pyeta për realitetin duke i thënë: “Ç‟është kjo imagjinatë?” Realiteti u përgjigj duke thënë: Pas pesëdhjetë vitesh, prej këtyre që po qeshin dhe po kënaqin vetveten me një gëzim të tillë, pesë do të jenë me shpina të kërrusura e të gërmuqura dhe do t‟u jenë afruar të shtatëdhjetave, kurse dyzet e pesë prej tyre do të jenë kalbur në varreza. Ato fytyra e çehre të bukura dhe buzëqeshjet gazmore do të jenë transformuar në të kundërtat e tyre. Në përputhje me rregullin “Çdo gjë që do të vijë është e afërt”, meqenëse deri diku është e vërtetë se gjërat që do të ndodhin në të ardhmen e afërt shihen të kenë arritur tashmë, atëherë sigurisht ajo që ti shikon nuk është imagjinatë. Për më tepër, meqenëse të qeshurat e karakterizuara me pakujdesi të dynjasë janë të përkohshme dhe të zbuluara para zhdukjes, dhe mbulojnë këto gjendje të hidhura e vajtuese të këtilla, atëherë nuk ka dyshim se ajo që gëzon zemrën e njeriut të mjerë të përmalluar për përjetësi dhe që e kënaq shpirtin e tij të dashuruar marrëzisht pas pavdekshmërisë, është zbavitja e pafajshme, kënaqësia e pastër dhe ëndjet e gëzimet që do të jenë të qëndrueshme përjetësisht nëpërmjet shpërblimit të tyre brenda caqeve të hallallit -të lejuarës- duke përmbushur falënderimin me qetësinë e zemrës dhe të shpirtit dhe duke qenë larg pakujdesisë. Me qëllim që të parandalohet pakujdesia që të mos mbisundojë në shpirtëra gjatë festave dhe që të mos shtyhet njeriu për të dalë jashtë caqeve të hallallit, kanë ardhur shumë midis haditheve që inkurajojnë e nxisin fuqishëm dhënien e falënderimeve dhe përmendjen e Allahut xh.sh. në ato ditë festash. Nëse do të bëhej kjo në kohë të tilla, do të mund të transformoheshin mirësitë e gëzimit dhe të lumturisë në falënderime që do t‟i bënin ato mirësi të vazhdojnë e të shtohen, sepse falënderimi i shton mirësitë dhe zhduk pakujdesinë. Said Nursî Me Emrin e Allahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti. Kjo lidhet me një pikë të përfshirë në vërsetin, “Padyshim që Uni (nefsi njerëzor) është i prirur drejt së keqes” dhe me hadithin profetik kuptimi i të cilit është, nefsi yt midis kraharorit tënd.” “Armiku yt më i keq është Po, ai që e dovetveten,nefsin e tij urdhërues për të liga, i cili nuk pastrohet, dhe që i pëlqen vetja, ai në realitet nuk do askënd tjetër përveç vetes. Madje edhe në qoftë se ai në pamje të jashtme do dikë, ai nuk e do atë me sinqeritet nga zemra, por ndoshta e do atë për ndonjë interes apo përfitim që ka prej tij. Ai gjithmonë përpiqet për ta bërë veten e tij të pëlqehet nga të tjerët. Gjithashtu ai nuk i përshkruan gabime e faje vetes së tij; ai e mbron dhe e shfajëson veten si një avokat. Ai e lavdëron veten, duke ekzagjëruar dhe madje duke gënjyer, duke e shfaqur veten të jetë pa gabime e faje, sikur ta shenjtëronte vetveten, madje ai arrin deri në atë shkallë në këtë çështje, saqë për të bëhet realitet vërseti, A e ke parë atë i cili merr nepsin e tij për ilah (të adhuruar, për Zot)? dhe atëherë merr goditjet e këtij vërseti -sipas shkallës së tij- dhe vetëmburrja e tij dhe përpjekjet për ta bërë veten e tij të pëlqehet nga të tjerët, do të jepnin efekte të kundërta, pasi ai do të tërhiqte përbuzjen dhe do të trajtohej me ftohtësi. Gjithashtu ai do të humbiste sinqeritetin në veprat e tij të cilat shohin për tek Ahireti dhe do të bëheshin të përziera me hipokrizi. Ai mposhtet nga emocionet dhe dëshirat e nefsit, të cilat janë të verbëra për pasojat, që nuk mendojnë për rezultatet dhe që robërohen marrëzisht pas kënaqësive të çastit; ai do të bënte një vit burg për shkak të një kënaqësie që nuk zgjat më shumë se një orë e cila u kërkua nga ndjenjat e tij që kanë humbur rrugën e tyre. Ai do të vuante dënimin me dhjetë vjet burgim për shkak të ndjenjës së krenarisë që nuk zgjat një minut dhe për shkak të hakmarrjes. Shembulli i tij është si ai i një fëmije idiot i cili nuk e çmon vlerën e një xhuzi -pjese- Kur‟ani që e lexon dhe e studion dhe e shet atë për të blerë një copë të lirë ëmbëlsire, pasi ai i shpenzon harxhon- veprat e tij të mira të cilat janë më të shtrenjta se sa diamanti dhe i transformon ato në copa të papërfillshme xhami, ato janë emocionet e tij, vetëmburrja dhe egoizmi i tij. Dhe kështu ai humbet rëndë në një kohë që duhej të fitonte përfitime të mëdha. O Zot! Na ruaj nga e keqja e nefsit dhe e Shejtanit, dhe nga e keqja e xhindeve dhe e njerëzve. Një Pyetje Si mund të jetë një dënim i drejtë qëndrueshmëria përjetësisht në burgun e xhehennemit për një mohim në një kohë të shkurtër? Përgjigjja: Duke e llogaritur vitin të jetë treqind e gjashtëdhjetë e pesë ditë, ligji i drejtësisë kërkon për një vrasje që ndodh për një minut që vrasësi të dënohet me shtatë milion e tetëqind e tetëdhjetë e katër mijë minuta burgimi. Kështu, meqenëse mohimi i një minuti është si një mijë vrasje, sipas ligjit të drejtësisë humane, ai që jeton një jetë prej njëzet vitesh në mosbesim dhe vdes në atë gjendje, meriton të burgoset për pesëdhjetë e shtatë bilion e dyqind e një mijë e dyqind milion vite. Nga kjo mund të kuptohet se sa në harmoni me drejtësinë Hyjnore është vërseti,“Në të cilin ata do të mbeten përherë”. Arsyeja për lidhjen ndërmjet këtyre dy numrave kaq të largët nga njëri-tjetri, është ky: Meqenëse vrasja dhe mohimi janë shkatërrim dhe agresion, ato kanë një ndikim tek të tjerët. Një vrasje që ndodh për një minut merr të paktën pesëdhjetë vjet nga jeta e të vrarit, viktimës, sipas gjendjes së jashtme, prandaj vrasësi burgoset në vendin e tyre. Ndërsa meqenëse një minut nga mosbesimi, mohon një mijë e një Emra të Bukur Hyjnorë, denigron skalitjet e tyre, shkel të drejtat e qënieve të universit dhe mohon plotësimet e tyre, përgënjeshtron dëshmitë e panumërta të Unitetit Hyjnor dhe refuzon dëshminë e tyre, mohuesi flaket tek më i ulëti i niveleve për më shumë se një mijë vite, dhe mbetet në burgimin e Fjalës së Zotit “Halidine.. -do të mbeten përherë”- siç u përmend lart në vërset. Said Nursî

§7

„Koinçidenca‟ e nenit 163 në bazë të të cilit u akuzuan studentët e Risale-i Nurit dhe që kërkonte t‟u jepte atyre dënimin; ky numër koinçidonte me numrin e deputetëve të cilët miratuan projektligjin e veçantë në Parlament i cili u jepte njëqind e pesëdhjetë mijë lira për ndërtimin e medresesë së autorit të Risale-i Nurit. Ishin 163 deputetë prej dyqind deputetëve në parlamentin e popullit turk. Një “koinçidencë” tjetër e hollë dhe domethënëse është kjo: Njëqind e njëzet e tetë pjesët e Risale-i Nurit janë formuar në njëqind e pesëmbëdhjetë broshura -libërtha. Numri i ditëve që kur studentët e Risale-i Nurit dhe autori i tij u arrestuan më 27 prill 1935 deri në datën në të cilën gjykata shpalli vendimin me 19 gusht 1935 ishte njëqind e pesëmbëdhjetë duke koinçiduar me numrin e broshurave të Risale-i Nurit. Gjithashtu, numri njëqind e pesëmbëdhjetë i njerëzve të akuzuar e që u morën në pyetje „koinçidon‟ me pikërisht atë numër. Kjo „koinçidencë‟ tregon se fatkeqësia që u ra studentëve të Risalei Nurit dhe autorit të tij organizohet nga një Dorë i Përkujdesjes Hyjnore. Bu Lem’a’nın başında İmam-ı Ali (ra) Risale-i Nur’a işaret ettiğinden, bir kardeşimiz heyecanlı bir iştiyakla Risale-i Nur’a, Elmas Cevher Nur ismini takıp tekrar ederek yazmıştı. Bu Lem’a’nın âhirinde derci münasip görüldü: Takva dairesinde bulunan talebe deli de olsa, acaba Risale-i Nur’un ve kıymetli elmasın nurundan ayrılabilir mi? Öyle tahmin ederim ki Risale-i Nur’un bu âciz talebeniz kadar kerametini, faziletini, lezzetini yiyen, tatlı meyvesinden koparan nadirdir. Hem bu kadar âcizliğim ile beraber, Risale-i Nur’a hizmet edemediğim halde göstermiş olduğunuz teveccühe medyun-u şükranım. Binaenaleyh Risale-i Nur’dan bendeniz değil, hiçbir talebeniz o mübarek elmastan ve lezzetten ayrılamaz. Affınıza mağruren Risale-i Nur’un bu defaki taharriyatında iki kerameti meydana aynen çıkmıştır: Hapishane içerisinde polis, jandarma ve gardiyanlar müthiş arama yaparken, o esnada hiç kimse görmeden, yedi sekiz yaşında, hemşiremin mahdumu, mektep çantasının içerisine Risale-i Nur’un nüshalarını koyarak alıp gitmiştir. Arama, bendenizin odasında idi. Çocuk odaya geldi, odada telaş görünce, odanın bir tarafında ayrıca duran Risale-i Nurları çantasına koydu ve içerideki memurların hiçbirisi farkına varmadı, çocuğa da bir şey demediler. Fedakâr çocuk doğruca validesine gidiyor. “Dayımın daima bize okuduğu Risale-i Nurları getirdim. Bunları alacaklarmış. Ben onların haberi olmadan, onlar başka mektup, kitap karıştırırlarken aldım, çantama koydum. Bunları iyice bir yere koyunuz, muhafaza ediniz. Ben bunların okunmasını çok seviyorum. Dayım bize bunları okuyordu. O okurken ben başka bir halet kesbediyordum.” diye validesine söylüyor ve mektebine avdet ediyor. Bu sayede Elmas Cevher Nurlar ele geçmemiş oluyor. Bu keramet değil de nedir? Kur’anî bir mu’cize değildir de nedir? Acaba bu fazilet, acaba bu lezzet, acaba bu Elmas Cevher, hangi telifatta vardır ki bu Elmas Cevher Nurlar, şimdiye kadar hangi zatın ağzından dökülmüştür? Ben de hapis değil, bu Elmas Cevher Nurlar için her an her dakika her fedakârlığı memnuniyetle kabul ederim. Benden sonra bu Elmas Cevher Nurlar yoluna evladım Emin de bütün hayatını sarf etmeye hazırdır. İşte bu Elmas Cevher Nur’un ikinci kerametini ispat ile üç yaşından sekiz yaşına kadar akrabalarım ve evladım, bu Elmas Cevher Nurlar için fedakârane ve bu yolda hayatlarını hiç düşünmeden feda edeceklerini ispat ederim. Çünkü bu Elmas Cevher Nur’u okurken hepsi başıma toplandı. Onları sevdim ve birer çay verdim, bu Elmas Cevher Nur’u okumaya devam ettim. Hepsi birden “Bu nedir? Bu yazı nasıl yazıdır?” sordular. Ben de dedim: “Bu Elmas Cevher Nur’dur.” diye bunlara okumaya başladım. Onuncu Söz’ü okurken saatler geçmiş. Çocuklar merakından, anlayamadıkları zaman hemen bendenize soruyorlardı. Ben de bu Elmas Cevher Nur’u onların anlayabileceği şekilde izah ederken çocukların renkleri, renk renk oluyordu ve güzelleşiyordu. Bendeniz de çocukların yüzüne baktıkça hepsinde ayrı ayrı nurlu Said görüyordum. Suallerinde “Nur hangisi, Cevher hangisi ve Elmas hangisi?” diye sorduklarında; “Evet Nur, bunu okumaktır. Bak sizde bir güzellik meydana geldi.” Onlar da birbirinin yüzüne baktılar, tasdik ettiler. “Ya Elmas nedir?” “Bu sözleri yazmaktır. O zaman, yani yazdığınız zaman sizin yazılarınız elmas gibi kıymetli olur.” Tasdik ettiler. “Ya Cevher nedir?” “İşte o da bu kitaptan aldığınız imandır.” Hepsi birden şehadet getirdiler. Bu sohbette üç dört saat geçmiş, bendeniz farkına varmadım. İşte “Elmas Cevher Nur budur.” dedim. Tasdik ettiler. Hepsi birden bana bakıyorlardı ve “Bunu kim yazdı?” diyorlardı. Âciz talebeniz Şefik

§8

Me Emrin e Allahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti. “(Kështu) ata nuk mund të dëgjojnë grupin më të lartë (të melekëve) pasi ata mbyten me zjarr (bombardohen nga çdo anë).” “Të përzënë dhe i tyri është një ndëshkim i pandërprerë (i dhimbshëm)” “Përveç ndonjërit që shkëput ndonjë grimcë vjedhurazi dhe janë të ndjekur me zjarr flakërues me shkëlqim të fortë. “Dhe vërtet që Ne e kemi zbukuruar qiellin më të afërt me drita dhe Ne i kemi bërë drita të tilla gjuajtëse për të larguar Shejtanët”. Një pikë e rëndësishme lidhur me vërsete të tilla si këto do të shpjegohet në lidhje me kritikat e bëra nga njerëzit e çudhëzimit. Ajo është si më poshtë vijon: Këto ajete tregojnë se spiunat nga xhindet dhe nga shejtanët përgjojnë ngjarjet në qiejt dhe ua sjellin ato njoftime të së padukshmes falltarëve, mediumeve dhe disa spiritualistëve, atyre që merren me sjelljen e shpirtërave. Me qëllim që dhënia e njoftimeve të tyre nga e padukshmja të mos u jap shkas dyshimeve kur u shpall Kur‟ani, spiunazhi i tyre i vazhdueshëm u ndalua në shkallën më të madhe dhe ata u përzunë nga yjet gjuajtës. Ne do të shpjegojmë një përgjigje shumë të shkurtër rreth një pyetjeje shumë të rëndësishme në tre pjesë lidhur me vërsetet e lartëpërmendur, të cilat janë rreth këtij subjekti. Pyetje:Nga vërsete të tilla si këto kuptohet se shejtanët spiunë depërtojnë e futen në mbretërinë e qiejve që janë shumë të largëta me qëllim që të mësojnë prej disa ngjarjeve të pjesshme dhe madje personale nga e Padukshmja; sikur ajo ngjarje e pjesshme të ishte objekt kërkimi në çdo pjesë të asaj mbretërie të gjërë, dhe cilido shejtan të mundej me hyrë nga cilido vend në qiej, e të përgjonte një version të ngatërruar raportimesh dhe ta sillte atë kështu në tokë. Megjithatë, arsyeja dhe shkenca nuk mund t‟i pranojnë këto gjëra që kuptohen nga vërsetet Kur‟anore. Pastaj, disa nga njerëzit e profetësisë, pejgamberët, dhe disa Evlija, njerëzit e kerameteve, sikur i këpusin shumë nga afër frutat e Xhennetit, i cili sipas disa vërseteve të qarta të Kur‟anit, është mbi qiejt, dhe ndonjëherë e shohin Parajsën shumë nga afër. Kjo çështje do të thotë: Largësia e pafundme është brenda afërsisë së pafundme, gjë të cilën nuk e përfshin mendja e këtij shekulli. Gjithashtu, një gjendje e pjesshme e një personi të parëndësishëm duke qenë subjekt diskutimi i asamblesë më të lartë në qiejt e lartë e shumë të shtrirë, nuk është në harmoni me administrimin e universit i cili lëviz me urtësinë më të skajshme. Megjithatë, këto tri çështje konsiderohen të jenë midis të vërtetave të islamit. Përgjigjja: Së Pari: Vërseti Kur‟anor, “Vërtet që Ne e kemi zbukuruar qiellin më të afërt me drita dhe Ne i kemi bërë drita të tilla gjuajtëse për të larguar shejtanët...”, tregon se spiunët shejtanë të cilët përpiqen të ngjiten në qiej për spiunazh dëbohen nëpërmjet yjeve të qiejve. Unë e kam trajtuar mirë këtë çështje në Fjalën e Pesëmbëdhjetë dhe e kam provuar me aq siguri saqë ajo i bind edhe materialistët më kryeneçë, madje kjo i hesht ata dhe i detyron ta pranojnë, dhe kjo nëpërmjet shtatë parathënieve të provuara prerazi të cilat janë si shtatë shkallë për t‟u ngjitur tek kuptimi i këtij vërseti. Së Dyti: Ne do të aludojmë për këto tri të vërteta të islamit, të cilat supozohen të jenë larg nga arsyeja, me një krahasim i cili do t‟i sjellë ato më afër mendjeve të ngushta. Për shembull, supozo se zyra ushtarake e një shteti është në lindje të vendit, ministria e tij e drejtësisë në perëndim, ministria e arsimit në veri, departamenti i çështjeve të fesë në jug, administrata shtetërore në qendër, dhe çdo departament e ministri komunikon dhe është e lidhur me të tjerat nëpërmjet radios, telefonit dhe telegrafit në mënyrën më të rregullt e të sistemuar. Kështu, të gjitha vendet, mjaft thjesht, do të ishin si një zyrë e vetme e njëjtë si ministria e drejtësisë, ose si departamenti i ushtrisë, ose si departamenti i çështjeve të fesë, ose si administrata shtetërore, dhe kështu me radhë.Dhe për shembull, ndonjëherë ndodh që shumë vende e shtete, kryeqytetet e të cilëve janë të ndryshme, kanë sovranitet mbi një vend të vetëm duke marrë pjesë bashkarisht mbi një mbretëri të vetme në mënyra të ndryshme, nëpërmjet kolonive, nëpërmjet dhënies me koncesion, ose nëpërmjet tregtisë. Megjithëse nënshtetasit e vendit e të kombit janë një, nëpërmjet koncesioneve të tij, secili shtet ka lidhje me ta. Çështjet e atyre shteteve, që janë të largëta nga njëri-tjetri, e prekin njëri-tjetrin dhe afrohen me njëri-tjetrin në të gjitha shtëpitë e vendit, madje marrin pjesë me çdo individ, saqë edhe çështjet e pjesshme të atij populli shikohen në një sferë të pjesshme në pikat e tij të kontaktit, dhe nuk merret çdo çështje e pjesshme nga sfera universale. Mirëpo kur ato çështje të pjesshme diskutohen, ato diskutohen sikur të merreshin nga sfera universale, meqë ato kanë lidhje të drejtëpërdrejta me ligjet universale të asaj sfere: dhe atyre u jepet një formë si të ishte një çështje e diskutuar në atë sferë universale. Dhe kështu, si këto dy krahasime, megjithëse mbretëria e qiejve është shumë larg për sa ka të bëjë me qendrën dhe kryeqytetin, ajo ka telefona jolëndorë që shtrihen prej tyre për tek zemrat e njerëzve në mbretërinë e tokës. Për më tepër, bota e qiejve nuk shikon vetëm botën fizike, por meqenëse ajo përmban edhe botën e shpirtërave, edhe botën e dimensioneve të brendshme të gjërave, ajo -bota e qiejve- rrethon e përfshin nën perde edhe botën e dukshme nga një aspekt. Gjithashtu sfera e influencës së Parajsës, e cila është nga bota e përjetshmërisë dhe nga bota e qëndrueshmërisë, shtrihet dhe shpërndahet në mënyrë të ndritshme nën perden e botës së dukshme, pavarësisht largësisë së saj të pafundme. Dhe ashtu si shqiset e njeriut, të cilat i vendosi Krijuesi i Gjithurtë, i Gjithëmëshirshëm me urtësinë e Tij dhe me fuqinë e Tij në kokën e njeriut, dhe pavarësisht se qendrat e tyre janë të ndryshme, secila prej tyre sundon mbi të gjithë trupin dhe e merr atë brenda sferës së drejtimit të saj, po ashtu universi, i cili është një njeri më i madh, përfshin mijëra bota të ngjashme me sfera të ndërfutura njëra brenda tjetrës si rrathë bashkëqendrorë. Ndonjëherë situatat dhe ngjarjet që ndodhin në ato botëra janë objekt shikimi për sa ka të bëjë me universalitetin e tyre dhe me veçantinë, dhe me pjesshmërinë e tyre dhe me madhështinë. Domethënë, të pjesshmet shihen në vendet e pjesshme të afërta, kurse universalet dhe çështjet madhështore shikohen në stacionet universale e madhështore. Por ndonjëherë, një ngjarje e pjesshme e veçantë sundon një botë madhështore. Në cilëndo qoshe të botës që dëgjohet, ti do të dëgjosh rreth asaj ngjarje. Dhe ndonjëherë, një mobilizim i madh i ushtarëve nuk ishte kundra forcave të armikut, por për të shfaqur madhështi e bujë. Për shembull, ngjarja e Muhammed Mustafasë dhe ndodhia e shenjtë e shpalljes së Kuranit ishin ngjarjet më të rëndësishme në botën e të gjithë qiejve duke u dëgjuar në çdo qoshe të tij. Si një shenjë Hyjnore duke njoftuar shkallën e madhështisë së shpalljes së kuranit, sovranitetin e tij vezullues dhe shkallën e vërtetësisë së tij, tek e cila asnjë dyshim nuk mund të futet, të shprehura e të ilustruara nga rojet e vënë në largësi në ato bastione e kështjella të larta, prej atyre qiejve të lartë, të lartësuar e shumë të largët duke lëshuar raketa për t‟i zmbrapsur shejtanët dhe për t‟i përzënë ato nga qiejt -në atë kohë në fillimin e shpalljes kishte më shumë yje gjuajtës që binin për të larguar shejtanët. Kurani i shpjegimit të mrekullueshëm e interpreton atë shpallje kozmike madhështore duke aluduar për ato shenja qiellore. Po, shfaqja e këtyre shenjave madhështore qiellore, shfaqja e dyluftimit të shejtanëve me melekët, me mundësinë e përzënies së shejtanëve spiunë me një frymë nga një melek, është vetëm për të demonstruar madhështinë e shpalljes Kuranore, lartësinë dhe epërsinë e tij. Pastaj ky shpjegim madhështor i Kuranit, dhe shfaqja e mobilizimit madhështor qiellor nuk është për të shprehur se xhindet dhe shejtanët kanë ndonjë fuqi e forcë saqë i shtyu banorët e qiejve për t‟i luftuar e për t‟u mbrojtur kundra tyre, por për të treguar se nuk ka asnjë hyrje për shejtanët e për xhindet në cilindo vend prej vendeve të kësaj rruge të gjatë të shtrirë nga zemra e profetit më të madh e më të nderuar a.s.m., për tek bota e qiejve dhe për tek Froni më i lartë. Dhe me këtë, Kurani shpreh se shpallja e Kuranit është një e vërtetë madhështore e denjë për të qenë objekt përmendjeje e diskutimi nga melekët më të mëdhenj dhe nga të gjithë melekët në ato qiej madhështorë; ku detyrohen shejtanët të ngjiten tek ato qiej me qëllim që të marrin diçka prej njoftimeve të tyre, por shejtanët u qëlluan dhe u përzunë, dhe nuk morën gjë. Kurani i gjithurtë tregon me këtë goditje ndaj shejtanëve se Shpallja Kur‟anore që zbriti në zemrën e Muhammedit a.s.m., dhe Xhebraili i cili erdhi në prezencën e tij, në vendin e tij, dhe të vërtetat e së Padukshmes që u shfaqën për shikimin e tij, janë të shëndosha, të drejta e të sakta, dhe asnjë dyshim nuk mund të hyjë absolutisht në to në cilindo aspekt prej tyre. Kurani i shpjegimit të mrekullueshëm e shpreh këtë çështje në mënyrë të mrekullueshme. Sa për Parajsën duke u shikuar nga shumë afër, pavarësisht largësisë së madhe të saj dhe duke qenë pjesë e botës së përjetësisë, dhe ndonjëherë frutat duke u marrë prej saj, ashtu siç mund të kuptohet nga dy shembujt e mësipërm: se kjo botë e përkohshme, bota e dukshme, është një perde për botën e Padukshme dhe për botën e përjetshmërisë. Është e mundshme që të shihet Parajsa në çdo anë nëpërmjet pasqyrës së botës së shëmbëllesës, pavarësisht se qendra e saj madhështore është në një vend të largët. Gjithashtu nëpërmjet besimit me shkallën e „sigurisë absolute‟, Parajsa mund të ketë lloje të kolonive dhe të ministrive në këtë botë të përkohshme -nuk ka gabim në krahasime- dhe nëpërmjet telefonit të zemrës, mund të komunikohet me shpirtërat e lartësuar, dhe dhuratat e saj mund t‟u vijnë atyre. Sa për një sferë universale duke u preokupuar e duke u marrë me një çështje të pjesshme personale, domethënë, një aspekt i realitetit të përshkruar në komentet e Kuranit. Për shejtanët duke u ngjitur në qiej dhe duke përgjuar me qëllim që t‟u sjellin falltarëve njoftime të trilluara nga e Padukshmja; realiteti i kësaj duhet të jetë kështu. Ajo nuk është një ngjitje për tek kryeqyteti i botës së qiejve për të marrë atë njoftim të pjesshëm, por ajo është një ngjitje për tek disa vende të pjesshme në atmosferë -të cilën e përfshin kuptimi i qiejve- si stacionet policore -metafora nuk është gabim- të cilat kanë lidhje me këto vende të pjesshme në mbretërinë e tokës. Shejtanët përgjojnë në ato vende të pjesshme që të marrin ngjarje të pjesshme. Madje zemra e njeriut është njëra nga ato vende në të cilin bën dyluftim meleku i inspirimit kundra shejtanit personal. Sa për të vërtetat e Kuranit dhe të Imanit dhe ngjarjet e profetit Muhammed a.s.m., sado që të jenë të pjesshme, ato janë si më e madhja, më universalja dhe më e lartësuara e ngjarjeve në sferën e qiejve dhe në Fronin më të lartë. Saqë sikur ato botohen në gazeta jolëndore të ngjarjeve të paracaktuara Hyjnore të Universit -nuk ka gabim në krahasim- meqë këto çështje diskutohen e përmenden në çdo qoshe prej qosheve të qiejve; pasi duke filluar nga zemra e Profetit më të nderuar a.s.m. dhe duke përfunduar me sferën e Fronit më të lartë, që të gjitha janë të mbrojtura e të siguruara prej çdo ndërhyrjeje qoftë nga shejtanët. Kurani duke shpjeguar këtë, sigurisht i shpreh ato shenja madhështore se: asnjë dredhi, asnjë mundësi dhe asnjë mjet nuk kanë shejtanët për të marrë njoftimet e qiellit veçse përgjimin. Kështu, Kurani u shpall dhe tregon në mënyrën më elokuente, madje të mrekullueshme, se sa të larta e të vërteta janë shpallja e Kuranit dhe Profetësia e Muhammedit a.s.m. dhe se është krejtësisht e pamundur që t‟i kundërshtosh ato apo t‟u afrohesh atyre me dredhi, me dyshim apo me ndonjë formë tjetër. سُب۟حَانَكَ لَا عِل۟مَ لَنَٓا اِلَّا مَا عَلَّم۟تَنَٓا اِنَّكَ اَن۟تَ ال۟عَلٖيمُ ال۟حَكٖيمُ Said Nursî

Private reading note

This note stays on this device and is never uploaded to a server.

Up to 1,200 characters