Unë i them kësaj Gjykatës së Afjonit: Ashtu siç thashë në raportin tim, i cili është paraqitur tek ju dhe është vënë para ligjit dhe drejtësisë së tij: të bastisësh shtëpinë time tri herë në mënyrë të paligjshme, më shtyn të bëj pyetje dhe, pastaj arrestimi që më bëtë, e gjitha kjo përbën shkelje ndaj dinjitetit të të tre gjykatave dhe prek drejtësinë dhe respektin e tyre, dhe madje i fyen. Sepse ato tre gjykata dhe tre komitete ekspertësh i kanë hetuar e shqyrtuar me imtësi gjatë dy viteve librat dhe letrat e mia të cilat i kam shkruar për njëzet vite. Dhe ata nxorën vendimin e tyre unanim për pafajësinë tonë; dhe u rikthyen tek ne librat dhe letrat tona. Pas pafajësisë, qysh prej tre viteve, unë jetoj në inziva -i veçuar- prej njerëzve dhe nën mbikqyrjen më të rreptë, unë kam qenë në gjendje të shkruaj vetëm një letër të padëmshme një javë për disa nga shokët e mi. Ishte sikur të gjitha lidhjet e mia të kësaj bote të ishin këputur, sepse megjithëse mua më ishte dhënë liria, unë nuk mund të kthehesha në vendlindjen time. Ajo ka dhunuar nderin e atyre tre gjykatave për të ngritur përsëri të njëjtën çështje tani, është sikur të shpërfillnit krejtësisht dhe duke mos marrë parasysh vendimet e tyre të drejta. Për hir të mbrojtjes së nderit të atyre gjykatave të cilat vepruan me drejtësi ndaj meje, unë shpresoj nga gjykata juaj që të kërkoni ndonjë shkak tjetër dhe ndonjë çështje tjetër me të cilat të më akuzoni, përveç çështjeve që janë: “Risale-i Nuri”, “Organizimi i një shoqërie politike”, “Themelimi i ndonjë tarikati sufi” dhe “Mundësia e prishjes së rendit dhe të qetësisë publike”, pasi ato përbëjnë të njëjtën çështje! Unë kam shumë gabime. Unë kam vendosur t‟ju ndihmoj juve lidhur me aktet e mia të dëmshme, meqë unë kam vuajtur më shumë jashtë burgut se sa brenda tij. Unë tani do të gjeja më shumë rehati ose në varr ose në burg. Me të vërtetë që më është mërzitur jeta. Mjaft tani më me këto njëzet vite torture në burgim të vetmuar nën mbikqyrje të padurueshme dhe në poshtërim. Kjo do të shkaktonte zemërimin Hyjnor. Kjo do ta çonte në humbje këtë vend. Unë po ju kujtoj juve këtë: Vendstrehimi më i madh dhe më i fuqishëm për ne është: “Dhe Allahu vetëm na mjafton neve dhe për ne Ai është Rregulluesi më i mirë i punëve!” “Allahu është më se i Mjaftueshëm për mua, nuk ka Zot tjetër të Adhuruar tjetër-përveç Atij. Tek Ai unë mbështetem, dhe Ai është Zoti i Arshit madhështor”.
Source text is preserved. When a suitable model is available, translation is displayed separately.
Şualar
The Fourteenth Ray
Unë do të shpjegoj në “Tre Pika” një ngushëllim të dobishëm për ata që po vuajnë fatkeqësinë e burgut, dhe për ata të cilët me mirësi i ndihmojnë dhe besnikërisht përkujdesen dhe mbikëqyrin ushqimin e tyre, i cili vjen nga jashtë. Pika e parë:Për çdo ditë nga ditët e jetës, të cilat kalojnë në burg, njeriu mund të fitojë shpërblimin e ibadetit të dhjetë ditëve dhe në efekt mund t‟i kthejë orët e tij kalimtare -për sa ka të bëjë me rezultatin- në orë të qëndrueshme të përjetshme. Madje kalimi i pesë ose dhjetë viteve në burg mund të jetë mjet shpëtimi prej një burgu të përjetshëm të miliona viteve. Kështu, ky fitim i madh është i kushtëzuar për njerëzit e besimit me kryerjen e faljeve të detyruara, me pendimin nga gjynahet që ishin shkaku i burgosjes së tij, dhe me falënderime plot durim. Sigurisht, burgu është një pengesë për shumë gjynahe, ai nuk u jep rast atyre mëkateve. Pika e dytë:Ashtu si zhdukja e kënaqësisë që shkakton dhimbje, po ashtu zhdukja e dhimbjes jep kënaqësi. Po, duke menduar ditët e lumtura dhe të kënaqshme të së shkuarës, gjithkush ndjen një dhimbje dëshpërimi shpirtëror, përmallim dhe thotë: “Ah medet!” Dhe duke kujtuar ditët e kobshme e të mërzitshme të së shkuarës, përjeton një lloj kënaqësie meqenëse ato kanë kaluar dhe thotë: “Lavdërimi dhe falënderimi i takojnë Zotit xh.sh.”, që fatkeqësia ka lënë shpërblimin e saj dhe është larguar. Ai psherëtin i lehtësuar. Domethënë një dhimbje e përkohshme që zgjat një orë, lë prapa një lloj kënaqësie shpirtërore në shpirt, ndërsa një orë e kënaqshme lë një dhimbje. Meqenëse realiteti është ky, meqenëse orët e kobshme të kaluara së bashku me dhimbjet e tyre nuk ekzistojnë më e janë zhdukur, dhe ditët dëshpëruese të së ardhmes janë gjithashtu mosekzistuese në kohën e tashme, dhe se nuk ka dhimbje nga asgjëja, pra nuk vjen dhimbje nga mosekzistenca, atëherë do të ishte marrëzi t‟i shfaqësh ankesë tani për orët e dhimbjes së të shkuarës dhe të së ardhmes, të cilat janë mosekzistuese dhe të zhdukura. Përsëri, do të ishte marrëzi ta lësh nefsin urdhërues për të liga e neglizhent pa i kërkuar llogari dhe pastaj ta kalojë kohën me brenga e dëshpërime... A nuk është ky i tillë që vepron kështu një idiot më i madh se sa ai i cili vazhdon duke ngrënë e duke pirë gjatë gjithë ditës pa ndërprerë nga frika se mos bëhet i etur ose i uritur pas disa ditësh? Po, sa kohë që fuqia e durimit nuk shpërndahet nga e majta e nga e djathta, domethënë, tek e shkuara dhe tek e ardhmja dhe mbahet fort në fytyrën e orës së tanishme dhe të ditës aktuale, kjo do të ishte e mjaftueshme që dëshpërimet të bien nga dhjetë në një. Madje mua më kujtohet -dhe nuk po ankohem- se ato fatkeqësi, goditje materiale e shpirtërore, sëmundje e vuajtje që nuk i kisha përjetuar kurrë më parë në jetën time, më ranë brenda pak ditëve ndërsa isha në shkollën e tretë Jusufie. Unë po dërrmohesha në mënyrë të veçantë nga dëshpërimi dhe pikëllimi i zemrës dhe i shpirtit që u shkaktua nga privimi e pamundësia për t‟i shërbyer Kur‟anit dhe besimit nëpërmjet Risale-i Nurit. Befas, përkujdesja Hyjnore më tregoi të vërtetën e lartëpërmendur, ndërkohë unë u ndjeva i kënaqur me sëmundjen time dëshpëruese dhe me burgosjen, sepse, duke thënë: “Është një përfitim i madh për një njeri të mjerë si unë, i cili pret tek dera e varrit, që ta shndërrojë një orë nga orët, e cila mund të kalojë në shkujdesje, në dhjetë orë ibadet.” Kështu unë e falënderova shumë Allllahun xh.sh. . Pika e tretë:Ndodhet një fitim i madh me pak përpjekje kur i ndihmon me mëshirë të burgosurit, duke u dhënë atyre ushqimin që kanë nevojë, duke qetësuar plagët e tyre shpirtërore me ngushëllim dhe duke u dhënë furnizimet ushqimore që u vijnë nga jashtë. Këto vlerësohen si dhënie lëmoshe, sa sasia e atyre furnizimeve, dhe shkruhen në regjistrin e punëve të mira të atyre që i marrin përsipër këto shërbime, qofshin ata të cilët i sollën ato ushqime nga jashtë, apo rojet e mbikëqyrësit të cilët i ndihmuan ata, dhe sidomos në qoftë se i burgosuri është i vjetër, ose i sëmurë, ose i varfër ose i vetmuar, atëherë shpërblimi i kësaj dhënie sadekaje shpirtërore rritet shumë herë më tepër. Kështu, kushti i këtij përfitimi të vlefshëm është të kryesh faljet e detyruara, me qëllim që një shërbim i tillë të jetë për hir të Zotit xh.sh.. Dhe një kusht tjetër është të nxitosh për t‟i ndihmuar ata me sinqeritet, me mëshirë e gëzim dhe në një mënyrë të tillë që të mos i bësh ata të ndjehen borxhli dhe të detyruar kundrejt teje.
Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar! Ata që janë në burg ndjejnë nevojën më të madhe për ngushëllimin e vërtetë të Risale-i Nurit. Në mënyrë të veçantë ata të rinj të cilët duke vuajtur goditjet e rinisë, po i kalojnë jetët e tyre të reja e të këndshme në burg, kanë aq shumë nevojë për Risale-i Nurin, aq sa kanë nevojë për bukën. Në të vërtetë, rinia më shumë u jep rëndësi ndjenjave se sa arsyes, dhe ndjenjat, emocionet dhe dëshirat janë të verbëra; ato nuk i marrin në konsideratë pasojat. Ato preferojnë një ons të kënaqësisë së çastit mbi tonet e kënaqësisë së të ardhmes. Ata të rinj bëjnë vrasje për hir të një minuti kënaqësie hakmarrjeje dhe atëherë vuajnë tetëdhjetë mijë orë dhimbjen e burgut. Një orë kënaqësie e shthurjes në çështjen e nderit mund të shkaktojë nga prapa dhimbjet e mijëra ditëve prej frikës së burgut dhe të armiqve, të cilat shkatërrojnë me shqetësime lumturinë e jetës. Ka edhe shumë kurthe e gracka të tjera, si shembulli i këtyre, për të rinjtë e mjerë për shkak të të cilave ato i transformojnë jetët e tyre më të ëmbëla në jetë të mjeruara e të hidhura. Merre në konsideratë shtetin e madh të veriut; ai ka shtënë në dorë pasionet e të rinjve të tij dhe po e trondit këtë shekull me stuhitë e tij; sepse ai ka bërë të ligjshme për të rinjtë e tij bijat e këndshme dhe gratë e njerëzve të drejtë. Këta të rinj veprojnë vetëm sipas ndjenjave të tyre, të cilat janë të verbëra ndaj të gjitha pasojave. Në të vërtetë, duke i lejuar burrat dhe gratë të shkojnë bashkë në banja publike, ata po nxisin imoralitetin. Ata e konsiderojnë të ligjshme për vagabondët dhe për të varfërit të plaçkisin pasuritë dhe pronat e të pasurve. I gjithë njerëzimi dridhet përpara këtyre krimeve dhe katastrofave. Dhe prandaj është gjëja më e domosdoshme në këtë shekull për të rinjtë muslimanë dhe të rinjtë Turq të veprojnë heroikisht, dhe t‟i përgjigjen këtij sulmi që bëhet nga dy drejtime, me shpatat e mprehta, si: “Frutat e Besimit”, dhe “Udhëzuesi për Rininë”, nga Risale-i Nuri. Përndryshe, ata të rinj të mjerë do të shkatërrojnë krejtësisht edhe të ardhmen e tyre në këtë botë, edhe jetët e tyre të këndshme, si dhe lumturinë e tyre në Ahiret dhe jetët e tyre të përhershme, duke i transformuar ato në tortura e vuajtje. Dhe për shkak të abuzimeve dhe shthurjeve ata përfundojnë në spitale, dhe për shkak të mendjemadhësisë dhe teprive në jetë ata bien në burgje. Në moshën e tyre të pleqërisë ata do të qajnë me hidhërim, me mijëra dhimbje e dëshpërime. Në qoftë se, nga ana tjetër, ata e mbrojnë vetveten me edukimin e Kur’anit dhe me të vërtetat e Risale-i Nurit, ata do të bëhen vërtetë të rinj heroikë, qënie të plota njerëzore, muslimanë të suksesshëm dhe në disa mënyra sundues mbi qëniet e gjalla dhe mbi pjesën tjetër të botës shtazore. Po, kur një i ri në burg shpenzon një orë nga njëzet e katër orët e ditës së tij të përditshme për kryerjen e pesë kohëve të detyruara të faljes dhe meqenëse burgu bëhet një pengues për gjynahet më të shumta dhe, nëse pendohet për gabimet që ishin shkaku i fatkeqësisë së tij dhe largohet nga mëkatet e tjera të dëmshme dhe të dhimbshme, ashtu siç do të jetë kjo një dobi e madhe për jetën e tij, për të ardhmen e tij, për vendin e tij, për kombin e tij dhe për të afërmit, po ashtu ai do të fitojë me rininë e tij të përkohshme, e cila zgjat dhjetë deri në pesëmbëdhjetë vjet, një rini të ndritur të përjetshme. Këtë të vërtetë e sihariqojnë dhe e njoftojnë në mënyrë të sigurt të gjitha librat e shpalluar qiellorë, me në krye Kur‟anin e shpjegimit të mrekullueshëm. Po, në qoftë se një i ri i tillë shfaq mirënjohjen për mirësinë e këndshme e të kënaqshme të rinisë nëpërmjet maturisë, përmbajtjes, bindjes dhe duke kryer ibadetin, ajo mirësi e dhuruar shtohet dhe nuk pakësohet dhe qëndron pa zhdukje, si dhe bëhet më e këndshme dhe më e bukur. Përndryshe, ajo do të bëhej e kobshme, e dhimbshme, e trishtueshme dhe tmerr, dhe atëherë ajo do të largohej. Ajo do t‟i shkaktonte atij të bëhej si një rrugaç dhe i dëmshëm për të afërmit e tij, për atdheun e tij dhe për kombin e tij. Në qoftë se i burgosuri është dënuar padrejtësisht, me kusht që ai të kryejë faljet e detyruara, çdo orë do të ishte e barasvlefshme me adhurimin e një dite, dhe burgu do të ishte për të si një qeli, si një vend i veçuar e i mbyllur nga bota. Ai do të konsiderohej si një oshënar midis të drejtëve të kohëve të lashta, të cilët largoheshin për në shpellë që t‟ia kushtonin vetveten e tyre adhurimit. Kështu ai mund të jetë si ata oshënarë. Në qoftë se ai është i varfër, i moshuar, i sëmurë dhe i dëshiruar për të vërtetat e besimit, me kusht që ai të kryejë faljet e detyruara dhe të pendohet, çdo orë do të bëhej e barasvlefshme me adhurimin e njëzet orëve dhe burgu do të bëhej si një shtëpi pushimi për të, dhe për shkak të miqve të tij atje që e vlerësojnë atë me dashuri, burgu bëhet një vend dashurie, trajnimi dhe edukimi. Ai ndoshta do të jetë më i lumtur të qëndrojë në burg se sa të jetë i lirë, sepse jashtë ai ngatërrohet dhe zbulohet para sulmeve të mëkateve nga të gjitha anët. Ai mund të marrë një edukim të plotë nga burgu dhe kur të lirohet nga burgu ai nuk është më vrasës, as i etur për hakmarrje, por është si ndonjë i penduar, i provuar në jetë, që ka fituar sjellje të mirë dhe i dobishëm për kombin e tij. Në fakt, të burgosurit e qytetit të Denizlit u bënë aq me sjellje të mira, në mënyrë të jashtëzakonshme pasi studiuan Risale-i Nurin vetëm për një kohë të shkurtër, saqë disa prej atyre që panë këtë rezultat, thanë: “Të lexosh Risale-i Nurin për pesëmbëdhjetë javë është më efektive për reformimin dhe rregullimin e tyre, se sa t‟i fusësh ata pesëmbëdhjetë vjet në burg.” Meqenëse vdekja nuk vdes dhe exheli është i fshehur, ai mund të vijë në çdo kohë; dhe meqenëse varri nuk mund të mbyllet, dhe grup pas grupi hyjnë në të e humbasin; dhe meqenëse është treguar nëpërmjet të vërtetave të Kur‟anit se për ata që besojnë, vdekja transformohet në fletë shkarkimi duke i liruar ata nga asgjësimi i përjetshëm, ndërsa për të këqinjt e të shthururit ajo është zhdukje përgjithmonë në asgjësim të përhershëm, ashtu siç shikohet me sy nga ana e jashtme, dhe është një ndarje e pambarim nga të dashurit dhe nga të gjitha qëniet, sigurisht dhe pa asnjë dyshim, njeriu më fatlum është ai i cili me durim dhe falënderime përfiton nga koha e tij në burg dhe, duke studiuar Risale-i Nurin, punon për t‟i shërbyer Kur‟anit dhe besimit të tij në rrugën e drejtë. O njeri i sprovuar me ëndje dhe kënaqësi! Unë jam shtatëdhjetë e pesë vjeç dhe njoh me siguri të plotë nga mijëra eksperienca, prova dhe ngjarje, se kënaqësia e vërtetë, ëndja pa dhimbje, gëzimi pa hidhërim dhe lumturia e jetës gjenden vetëm në besim dhe në sferën e të vërtetave të besimit. Ndërsa një kënaqësi e vetme e kësaj dyjnaje shkakton dhimbje të shumta, sepse dynjaja, ndërsa të jep kënaqësinë sa një kokërr rrushi, por ama ajo të godet me dhjetë shuplaka pikëlluese duke ta plaçkitur kënaqësinë e jetës. O njerëz të mjerë që po vuani fatkeqësinë e burgut!.. Meqenëse bota juaj po qan dhe është e dëshpëruar dhe jeta juaj është turbulluar me dhimbje e fatkeqësi, atëherë bëni përpjekjet tuaja me qëllim që të mos qajë Ahireti juaj, dhe që jeta e juaj e përhershme të buzëqeshë e të jetë e ëmbël! Përfitoni nga burgu, sepse ashtu si ndonjëherë, nën rrethana të vështira përballë armikut, që vrojtimi i një ore mund të jetë i barasvlershëm me ibadetin e një viti, po ashtu në këto rrethana të vështira, mundimi i çdo ore i shpenzuar në adhurim bëhet i barasvlershëm me shumë orë; ai e transformon mundimin në mëshirë.
Unë nuk ju sjell juve ngushëllimet e mia, por përshëndetjet e mia. Meqenëse për disa shembuj urtësie Kaderi Hyjnor na ka dërguar neve tek kjo shkolla e tretë e Jusufit, -El-medresetu El-Jusufie -, dhe se Ai do të na japë me ngrënë neve një pjesë të rizqeve -ushqimeve- tona këtu, dhe rizqet tonë na kanë bërë ftesë neve për këtu. Dhe meqenëse ashtu siç e kemi kuptuar me siguri nga eksperiencat tona të kaluara, mirësia dhe Përkujdesja Hyjnore ka manifestuar tek ne kuptimin e vërsetit, “E ndodh që ju mund të mos e pëlqeni një gjë që është në të vërtetë e mirë për ju”. dhe meqenëse vëllezërit tonë të rinj këtu në këtë shkollë të Jusufit janë më të nevojshmit e njerëzve për ngushëllimin që e sjell Risale-i Nuri, dhe se punonjësit në zyrat e drejtësisë janë më të nevojshëm se sa nëpunësit e tjerë për rregullat dhe për parimet e shenjta që i përmban Risale-i Nuri, dhe se pjesët e Risale i Nurit e përmbushin për ju detyrën tuaj jashtë burgut, dhe pushtimet e tyre nuk ndalojnë, atëherë çdo orë kalimtare këtu në burg është e barasvlefshme me orë të përjetshme të kaluara në ibadet; sigurisht për shkak të këtyre pikave, ne duhet që me gëzim të bëjmë falënderime për këtë çështje me durim të plotë dhe me qëndrueshmëri. Unë do t‟i përsëris ekzaktësisht për ju të gjitha letrat e shkurtëra që unë i kam shkruar si ngushëllim në Burgun e Denizlit. I lutemi Allahut që t‟ju ngushëllojnë gjithashtu edhe ato paragrafe të mbushura me të vërteta.
Së Pari:Unë i jap Allahut të Gjithëfuqishëm falënderime të pafundme që heronjtë janë shfaqur prej myftive, predikuesve, imamëve dhe hoxhallarëve, të cilët janë pretenduesit -pronarët- e vërtetë të Risale-i Nurit. Deri tani kanë qenë të rinjtë, ata të edukuar në shkollat laike, dhe mësuesit e tyre që i janë përkushtuar Risale-i Nurit. Tani, lavdi Allahut dhe në sajë të Zotit, o Ed‟Hem, Ibrahim dhe o Ali... Ju i keni zbardhur fytyrat e studentëve dhe të mësuesve të shkollave fetare,dhe e keni transformuar ngurrimin dhe druajtjen e tyre në kurajo e guxim. Së Dyti:Ata nuk duhet të dëshpërohen rreth këtij incidenti, i cili ndodhi për shkak të aktiviteteve të tyre të sinqerta për hir të Zotit xh.sh. dhe për shkak të ngacmimit. Sepse në lidhje me rezultatet e tij, Burgu i Denizlit u shkaktoi atyre që kishin vepruar pa kujdes të përshëndeteshin. Vështirësitë e tij ishin shumë të pakta dhe dobitë shpirtërore ishin të shumta. I lutemi Allahut xh.sh. që kjo shkolla e tretë e Jusufit të mos mbetet prapa të dytës. Së Treti:Meqenëse meritat dhe shpërblimet shtohen në përpjesëtim me vështirësitë, ne duhet të japim falënderime për këto kushte e rrethana. Ne duhet të përpiqemi të kryejmë detyrat tona në shërbim të besimit fetar me sinqeritet, i cili është detyra jonë, dhe jo të shqetësohemi për qënien të suksesshëm ose për të fituar rezultate të mira, gjë e cila i përket vetëm Allahut. Ne duhet të themi: “Çështjet më të mira janë më të vështirat”. Ne duhet ta dimë se kjo ngjarje është veçse një shenjë për pranimin e punëve tona, dhe ajo është një diplomë -dokument- që e kemi kaluar provimin e luftës sonë të shenjtë.
Pasi kam kaluar njëzet e dy vite në një izolim total, trupi im shtatëdhjetë e pesë vjeçar nuk mund t‟i durojë vaksinat kundra sëmundjeve. Në fakt, para një kohë të gjatë mua më bënë vaksinë, dhe ajo la një plagë të qelbëzuar e cila ka vazhduar për njëzet vite. Ajo ishte si një helmim kronik. Dy doktorët në Emirdag dhe shokët e mi atje e dinë këtë. Gjithashtu, para katër vitesh në Denizli ata më bënë vaksinë mua së bashku me të gjithë të burgosurit e tjerë. Megjithëse nuk pati efekte mbi asnjërin prej tyre, ajo më bëri mua të sëmurë për tre javë. Nëpërmjet Ruajtjes Hyjnore, unë nuk u detyrova të shkoja në spital.Domethënë, është krejtësisht e sigurt se trupi im nuk mund t‟i përballojë vaksinat. Edhe arsyet e mia janë të forta, edhe qënia ime tej mase i dobët në moshën shtatëdhjetë e pesë vjeç, dhe ndoshta trupi im do të mund të përballonte vetëm një vaksinë të një fëmije dhjetë vjeç. Për më tepër, kjo është për shkak se e kam kaluar jetën time i veçuar në një izolim të plotë, dhe nuk kam kontakt me asnjë. Gjithashtu, para dy muajsh guvernatori i provincës dërgoi dy doktorë për në Emirdag që të më bënin mua një ekzaminim të plotë mjekësor. Ata nuk mundën të gjejnë asnjë shenjë të ndonjë sëmundjeje ngjitëse, përveç dhembjes së mesit -në kryqe, dhe që isha shumë i dobët, i vjetër dhe i vetmuar. Kjo gjendja ime sigurisht që nuk më obligon mua për të bërë vaksinë. Unë gjithashtu kam një kërkesë shumë të rëndësishme për ju: Mos më çoni mua në spital. Mos më detyroni mua për një situatë që unë nuk kam mundur ta përballoj këto njëzet e dy vite të qënies sime i veçuar dhe i mbyllur; domethënë, të vihem nën urdhërat e mjekëve dhe të atyre që nuk i njoh. Unë kam filluar të mendoj për hyrjen në varr duke qenë i kënaqur, por për tani kam zgjedhur burgun, për hir të administratorëve të burgut, humanizmin e të cilëve unë e kam dëshmuar, dhe për të ngushëlluar të burgosurit e tjerë.
Së Pari:Mos u pikëlloni -o vëllezërit e mi- për fyerjet dhe keqtrajtimet që i drejtohen personit tim. Sepse ata nuk mundën të gjenin ndonjë mangësi në Risale-i Nur, dhe merren me personin tim të zakonshëm e me shumë të meta. Unë jam i kënaqur me këtë gjendje. Madje edhe sikur të gjeja me mijëra fyerje, poshtërime, dhimbje e fatkeqësi personale për hir të shpëtimit të Risale-i Nurit dhe të shfaqjes së vlerës së tij, unë do ta falënderoja Allahun me krenari; dhe këtë me kërkesë të asaj që kam mësuar prej mësimit të Risale-i Nurit. Prandaj mos u pikëlloni për mua nga ky aspekt. Së Dyti:Ky sulm i gjërë, i ashpër dhe i pamëshirshëm ka filluar tani të ulet njëzetfish. Ata kanë grumbulluar pak njerëz në vend të mijëra studentëve të veçantë Ha‟s të Risale-i Nurit, dhe kanë grumbulluar një numër të kufizuar prej vëllezërve të rinj në vend të qindra mijërave prej atyre që janë të interesuar për Risale-i Nurin dhe janë të lidhur me të. Domethënë, fatkeqësia është transformuar në më të lehtën e gjendjeve me Përkujdesjen Hyjnore. Së Treti:Mos u shqetësoni, o vëllezërit e mi, mos u dëshpëroni dhe mos i këpusni shpresat, sepse guvernatori i mëparshëm i provincës i cili për dy vite ka kurdisur komplote kundra nesh ka ikur në sajë të Përkujdesjes Hyjnore. Dhe ka një mundësi të fortë se ministri i brendshëm, dyshimet e të cilit kanë qenë shumë kundra nesh, e kanë lehtësuar sulmin e egër kundra nesh për dy arsye: sepse ai është nga vendlindja ime, dhe se stërgjyshërit e tij kanë qenë njerëz vërtet fetarë. Së Katërti:Eksperienca e ngjarje të shumta kanë treguar në një mënyrë që e bëjnë njeriun krejtësisht të sigurt se, në qoftë se Risale-i Nuri qan, edhe toka dridhet, edhe qielli qan me vajtimin dhe me dëshpërimin e Risale-i Nurit. Këtë e kemi parë disa herë me sytë tonë dhe e kemi provuar gjithashtu në gjykatë. Unë besoj se përkimi i gëzimit të Verës -në fillimin e saj- në këtë vit me përhapjen e Risale-i Nurit fshehurazi dhe buzëqeshja e saj me shumëfishimin e tij nëpërmjet makinës dhe duke u botuar, dhe përkimi i ashpërsisë dhe i zemërimit të dimrit me vajtimin e tij dhe me shqetësimin për konfiskimin e Risale-i Nurit, dhe për kërkimet e shumta në çdo vend dhe për ndalimin e aktivitetit të tij, sigurisht veçse është shenjë e fuqishme se Risale-i Nuri është një mrekulli më e madhe e ndritshme e të vërtetave të Kur‟anit madhështor duke u manifestuar në këtë shekull; dhe se toka dhe universi janë të lidhur me të. Said Nursî
Papritmas m‟u shfaq sot se unë më mirë se sa të jap ngushëllime për ata që u dërguan nga Kaderi Hyjnor tek kjo „shkollë‟ në lidhje me Risale-i Nurin, unë duhet t‟i përshëndes ata. Sepse secili ka ardhur në vendin e ndoshta një mijë prej vëllezërve tonë të pafajshëm, duke i shpëtuar ata deri diku nga lodhjet e mundimet. Për më tepër, së bashku me vazhdimësinë për t‟i shërbyer besimit, ata po kryejnë një shërbim të madh në një kohë të shkurtër, ashtu si të bëje punën e njëqind viteve për dhjetë vite. Gjithashtu ata që kanë hyrë në këtë luftë të rëndë dhe në këtë provim që po zhvillohet në këtë shkollë të re të Jusufit, kanë hyrë me qëllim që të kenë një pjesë aktive prej rezultateve të saja të çmueshme universale. Gjithashtu ata janë duke u takuar me vëllezërit e tyre besnikë e të sinqertë pa vështirësi, për të cilët ishin përmalluar për t‟i parë; dhe ata janë duke studiuar së bashku. Dhe gjithashtu meqenëse kohët e rehatisë nuk vazhdojnë në dynja, madje ato shkojnë për kot; sigurisht njerëzit që bëjnë fitime të mëdha me kaq shqetësim të pakët, duhet të përshëndeten. O Vëllezërit e mi! Ky sulm i gjërë që u ndërmor kundra nesh, është vetëm për të bllokuar pushtimet e Risale-i Nurit dhe sulmet e tij ndaj zemrave. Por ata e kanë kuptuar se sa më shumë të sulmohet Risale-i Nuri, aq më shumë shdrit ai, dhe fiton më shumë rëndësi dhe zgjerohet më shumë rrethi i mësimeve që ai jep. Prandaj Risale-i Nuri nuk mposhtet. Ai veçse fshihet nën perden e Sir-ren tenev-veret –ndriçoi në mënyrë të fshehur. Për këtë arsye ata kanë ndryshuar taktikat e tyre dhe nuk e sulmojnë më hapur Risale-i Nurin. Po, meqenëse ne jemi nën Përkujdesjen Hyjnore, duhet t‟i bëjmë falënderime të mëdhaja Zotit tonë të Gjithëlavdishëm duke u zbukuruar me durim të plotë. Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!
Garib ve latîf iki halimi beyan etmek lâzım geldi: E Para:Kur, duke qenë në këtë burgim të vetmuar fillikat -nuk isha në gjendje të takohesha me vëllezërit e mi të tillë si ju, të cilët unë i dua më shumë se jetën time, m‟u shfaq mua se ndodhej një Përkujdesje Hyjnore dhe një dobi në këtë. Sepse shumë nga vëllezërit tonë të Ahiretit po shpenzonin pesëdhjetë lira për të ardhur në Emirdag për të më takuar, një takim që zgjaste pesëdhjetë minuta dhe ndonjëherë dhjetë minuta, dhe madje disa ktheheshin pa më takuar fare... dhe e flaknin vetveten në këtë shkollë të Jusufit me ndonjë pretekst të vogël. Në qoftë se koha ime e ngushtë dhe gjendja ime shpirtërore që buronte nga të jetuarit i veçuar do ta lejonin, puna e shërbimit të Risalei Nurit nuk do të më kishte lejuar që të bisedoja e të rrija gjatë me ata shokë besnikë. E Dyta:Një herë në një kohë një dijetar i shquar u pa në fronte të shumtë të luftës nga ata që kishin shkuar për xhihad. Ata i thanë atij se e kishin parë dhe ai iu përgjigj: “Disa evlija janë duke e bërë këtë në vendin tim me qëllim që të fitojnë shpërblim për mua dhe që njerëzit e besimit të përfitojnë prej mësimeve të mia”. Pikërisht në të njëjtën mënyrë, në Denizli, ndërsa isha në burg, ishte bërë e njohur zyrtarisht se unë isha parë nëpër xhamia atje, dhe drejtori i burgut dhe rojtarët ishin njoftuar. Disa prej tyre u shqetësuan dhe u alarmuan, duke pyetur: Kush i hapi dyert e burgut për të?” Pikërisht e njëjta gjë ndodhi këtu. Por në vend që t‟i atribuohet personit tim me shumë të meta një ngjarje e pjesshme e jashtëzakonshme, trajtesa Hatm et-tasdiki El-Gajbij -Vula konfirmuese e së padukshmes, i provon e i demonstron çudirat e jashtëzakonshme të Risale-i Nurit shumë më tepër se sa ajo ngjarje; i provon njëqind ose madje një mijë herë më shumë. Dhe studentët heroikë të Risale-i Nurit në veçanti i konfirmojnë ato me gjendjet e tyre të jashtëzakonshme dhe me penat e tyre për pranueshmërinë e Risale-i Nurit. Said Nursî
Mos u shqetësoni për mua, unë jam i kënaqur dhe i lumtur që jam me ju në të njëjtën godinë. Detyra jonë e tanishme është të dërgojmë një kopje prej Mbrojtjes në Ispasrta. Në qoftë se do të ishte e mundur, duhet të bëhen njëzet kopje me makinë shumëfishuese dhe me shkronjat e reja, edhe me shkronjat e vjetëra. Madje ajo duhet t‟i shfaqet edhe prokurorit të përgjithshëm atje. Gjithashtu një kopje duhet t‟i jepet avokatit tonë personalisht dhe një kopje tjetër duhet t‟i jepet drejtorit të burgut që t‟ia dorëzojë avokatit tonë të mbrojtjes. Gjithashtu duhet të dërgohet me shkronja të reja dhe të vjetra edhe tek departamentet e qeverisë në Ankara, ashtu siç u dërgua ndërsa ne ishim në Denizli. Në qoftë se do të përgatiten pesë kopje për t‟i dërguar në Ankara, sepse kopjet e Risale-i Nurit me shkronja të vjetëra të cilat u konfiskuan, u dërguan tek ato departamente, dhe veçanërisht tek drejtoria e çështjeve fetare, para se ato të dërgoheshin këtu. Gjithashtu, i thoni avokatit tonë, Ahmed Bey, kur të shkruhet mbrojtja ime me makinë shkrimi, le t‟i kushtojë një vëmendje të veçantë saktësisë së fjalëve dhe të shprehjeve; Sepse mënyra ime e shprehjes nuk i ngjason mënyrës së ndokujt. Ndonjëherë gabimi në një shkronjë të vetme, ose madje në një pikë, do ta ndryshonte çështjen dhe do ta prishte kuptimin. Gjithashtu, në qoftë se nuk ju jepet leja për të përdorë dy makina shkrimi që janë dërguar, ato dy makina duhet të rikthehen. Gjithashtu mos u shqetësoni, mos u tronditni dhe mos u dëshpëroni sepse Përkujdesja Hyjnore do të na vijë shpejt në ndihmë sipas kuptimit të vërsetit, “Padyshim pra, që me vështirësinë është lehtësimi”.
Risale-i Nuri takohet me ju në vendin tim dhe u jep udhëzim të shkëlqyer vëllezërve tonë të rinj, të përmalluar për mësimet e Risale-i Nurit. Ne e kemi parë nga eksperienca se të preokupohesh me Risale-i Nurin, qoftë duke e studiuar, ose duke e lexuar me zë, ose duke e shkruar, jep një qetësi të zemrës dhe një rehati të shpirtit, shëndet për trupin, dhe jep bereqetin në rizk. Tani një hero i Risale-i Nurit si Husrevi u është dhuruar juve nga mirësia e Allahut. Dhe Shkolla e Jusufit gjithashtu do të jetë, në dashtë Zoti, një vend tjetër i bekuar studimi, pjesë e Medresetu ez-zehra. Deri tani e kam fshehur Husrevin dhe nuk e kam shfaqur për Ehli-Dynjanë. Por koleksionet e botuara e kanë shfaqur atë krejtësisht tek politikanët, dhe asgjë nuk ka mbetur sekret. Prandaj unë kam përshkruar dy ose tre prej detyrave të tij për vëllezërit e mi të veçantë. Por tani para nesh midis atyre që do ta dëgjojnë të vërtetën janë dy persona kryeneçë të tmerrshëm. Është shfaqur se ata të dy punojnë në favor të ateizmit dhe të komunizmit, njëri prej atyre të dyve është i njohur në Emirdag dhe tjetri është i njohur këtu; ata përpiqen që të përhapin dyshime kundra nesh me dredhitë dhe intrigat më të mëdhaja, dhe kjo duke shpifur e duke futur frikën në zemrat e nëpunësve. Prandaj, ne duhet të kujdesemi shumë dhe të mos shfaqim shqetësim dhe ta presim Përkujdesjen Hyjnore me besim e mbështetje që të na vijë në ndihmë.
Më erdhi në zemër që t‟ju shpjegoj një të vërtetë të rëndësishme, e cila me leje të Zotit xh.sh. do t‟ju shpëtojë ju nga dënimi i dynjasë dhe i Ahiretit. Ajo është sa vijon: Për shembull, një person ka vrarë vëllanë e një personi tjetër, ose njërin nga të afërmit e tij. Kjo vrasje që buroi nga kënaqësia e një minuti hakmarrjeje, shkaktoi miliona minuta dëshpërimi për zemrën dhe dënimin e burgut. Dhe frika e hakmarrjes nga të afërmit e njeriut të vrarë dhe shqetësimi se do ta gjejë veten ballë për ballë me armikun e tij, do t‟ia dëbojë të gjitha kënaqësitë e tij dhe ëndjet në jetë. Ai vuan torturat e frikës e të zemërimit. Ka vetëm një zgjidhje për këtë dhe ajo është pajtimi të cilin e urdhëron Kur‟ani, dhe për tek i cili bëjnë thirrje e nxitje e vërteta dhe realiteti, dobia, humanizmi dhe islami. Po, në të vërtetë, realiteti dhe interesi është në paqe, sepse exheli, çasti i fundit i jetës, është caktuar, ai nuk ndryshon. Meqenëse çasti i exhelit kishte ardhur, i vrari në çdo rrethanë nuk do të mund të kishte mbetur i gjallë, ndërsa vrasësi u bë mjet për atë paracaktim Hyjnor. Kështu në qoftë se nuk vendoset paqja, të dyja palët do të vuajnë vazhdimisht torturat e frikës dhe të hakmarrjes. Për shkak të kësaj, Islami urdhëron se: “Një besimtar nuk duhet të mbajë mëri e të rrijë pa i folur një besimtari tjetër për më shumë se tre ditë.! Në qoftë se ajo vrasje nuk erdhi si rezultat i një armiqësie të rrënjosur dhe të një mërie dhe, nëse ka qenë ndonjë hipokrit shkak për ndezjen e zjarrit të ngatërresës, atëherë duhet që paqja të vendoset shpejt, pasi, në qoftë se nuk do të arrihej pajtimi, do të zmadhohej e do të vazhdonte ajo fatkeqësi e pjesshme. Ndërsa, në qoftë se dy palët do të pajtoheshin, dhe vrasësi do të pendohej për mëkatin e tij, dhe do të vazhdonte të lutej për të vrarin, atëherë të dyja palët do të fitonin shumë dhe do të bëheshin si vëllezër. Në vend të një vëllau të larguar, ai do të fitonte disa vëllezër fetarë; që do t‟i dorëzoheshin bashkë caktimit dhe Kaderit të Zotit xh.sh. dhe e fal armikun e tij. Sidomos ata që kanë dëgjuar mësimet e Risale-i Nurit, janë të ftuar që t‟i shmangen çdo gjëje që shkakton prishje midis dy vetëve, sepse vëllazëria që ndodhet brenda sferës së Risale-i Nurit, interesi i përgjithshëm, mirëqenia dhe paqja individuale e publike kërkojnë që ata t‟i lënë mënjanë të gjitha mëritë e armiqësitë që ekzistojnë midis tyre. Kështu ishte në burgun e Denizlit; të gjithë të burgosurit të cilët ishin armiq, u bënë vëllezër nëpërmjet mësimeve të Risale-i Nurit. Kjo ishte një arsye për dhënien e pafajësisë sonë, dhe madje u shkaktoi edhe jobesimtarëve dhe kryengritësve të thonë rreth atyre të burgosurve: “Mashaall-llah! Barekall-llah! Çfarë çudirash ka dashur Zoti! Sa të mëdha janë bekimet e Zotit xh.sh. !” dhe ishte një lehtësim i plotë për ata të burgosur.. Unë vetë kam parë këtu njëqind burra të vuajnë padrejtësi e telashe për shkak të një njeriu të vetëm, saqë ata nuk dalin së bashku me të në oborrin e burgut në kohët e pushimit. Një besimtar burrëror me një ndërgjegje të shëndoshë nuk do t‟i shkaktonte kurrë dëm besimtarit, edhe sikur të ishte një gabim ose ndonjë interes i vogël vetjak. Në qoftë se ai bën gabim dhe shkakton dëm, ai duhet të pendohet menjëherë. Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!
Unë përgëzoj Risale-i Nurin, ju përgëzoj juve, përgëzoj veten time dhe ju jap juve sihariqet e Husrevit, Hifzit dhe të Sejjidit nga Bartini. Po, ata të cilët shkuan në Haxh këtë vit, ashtu siç gjetën dijetarë të shquar në Mekë që përpiqeshin t‟i përkthenin koleksionet e Risale-i Nurit në gjuhën arabe dhe në gjuhën indiane, po ashtu e gjetën Medinenë që e kishte pranuar dhe ishte e kënaqur me koleksionet e Risale-i Nurit, pasi i vendosën ato tek varri i bekuar i profetit a.s.m. në Raudat el-Mutahhara. Haxhi Sejjidi e pa me sytë e tij koleksionin e “Asa-yi Musa” “Shkopi i Musait” tek varri i profetit a.s.m.. Kjo do të thotë se Risale-i Nuri ka fituar pranueshmërinë e profetit a.s.m. dhe është futur brenda kënaqësisë së profetit fisnik Muhammedit a.s.m.. Risale-i Nuri i vizitoi ato vende të shenjta në vendin tonë, ashtu siç ishte qëllimi ynë dhe ashtu siç na njoftuan ata që po shkonin prej këtu për të bërë haxhillëkun. Falënderime të pafundme qofshin për Zotin xh.sh., njëra nga dobitë e shumta të heronjve të Risale-i Nurit duke i botuar ato koleksione pasi i kishin korrektuar, është se ata më shpëtuan edhe mua si nga detyra e korrektimit të tyre, po ashtu edhe nga ai shqetësim; po ashtu meqenëse ato kopje do të formojnë bazën për të tjerat të shkruara me dorë, ata janë bërë si njëqind korrektorë. I lutemi Allahut që të shkruajë një mijë të mira në regjistrin e veprave të tyre të mira për secilën prej shkronjave të atyre koleksioneve. Amin. Amin. Amin.
Aliu, i cili më ndihmon mua, erdhi tek unë dhe më tha: “Unë pashë në ëndërr që ti dhe Husrevi puthët dorën e Profetit Muhammed a.s.m.”. Pastaj unë mora letrën që më tregonte se Haxhillarët e kishin parë koleksionin “Shkopi i Musait”, i cili qe shkruar nga Husrevi, tek varri i profetit a.s.m.. Kjo në efekt do të thotë se, koleksioni “Shkopi i Musait” e puthi dorën e profetit a.s.m. në vendin tim nëpërmjet penës së Husrevit, dhe u gjet i pranueshëm nga profeti Muhammed a.s.m.. Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!
Së Pari:Mos u shqetësoni që nuk kemi qenë në gjendje që ta takojmë njëri-tjetrin personalisht. Ne në mënyrë të vazhdueshme e takojmë njëri-tjetrin shpirtërisht .Cilado prej trajtesave të Risale-i Nurit që ju bie në dorë për ta lexuar, ose të cilën e dëgjoni, ju do të më shihni mua brenda saj, por me cilësinë e një shërbëtori të Kur‟anit të madh në vend të personit tim të zakonshëm. Duke ditur se unë gjithashtu, takohem me ju në imagjinatë në të gjitha duatë e mia, në letrat tuaja dhe në lidhjet tuaja; dhe është sikur neve jemi së bashku në të gjithë kohën në ndonjë sferë të ekzistencës. Së Dyti:Ne u themi këtë studentëve të rinj të Risale-i Nurit në këtë shkollë të re të Jusufit: ashtu siç është provuar me argumente të qarta dhe me tregues nga Kur‟ani që i kanë penguar dhe i kanë detyruar të dorëzohen ekspertët se: “Studentët besnikë të Risale-i Nurit do të hyjnë në varret e tyre në një gjendje besimi -do të kenë mbyllje të mirë dhe do të hyjnë në varr me iman... dhe se çdo student -sipas shkallës së tij- do të jetë pjesëmarrës, do të marrë një pjesë prej fitimeve shpirtërore dhe prej duave të të gjithë vëllezërve të tij. Është sikur çdonjëri prej tyre të kërkonte falje Hyjnore dhe të adhuronte me mijëra gjuhë”. Këto dy dobi dhe dy rezultate të rëndësishme dhe në këtë kohë të çuditshme i zhdukin të gjitha vështirësitë e mundimet. Dhe kështu, Risale-i Nuri i bën studentët e tij t‟i fitojnë këto dy përfitime të mëdhaja me një çmim shumë të vogël. Said Nursî Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!
Mbrojtjet që u ngritën në gjykatën e Afjonit përmbajnë të vërteta të rëndësishme që lidhen me ne, me Risale-i Nurin, me këtë vend dhe me botën islame. Ndoshta është e domosdoshme që të përgatiten pesë deri në dhjetë kopje prej tyre me shkronja të reja me qëllim që ato të dërgohen tek departamentet e qeverisë në Ankara. Nëse ata na lirojnë ose na ndëshkojnë, kjo s‟ka asnjë rëndësi për ne; detyra jonë tani është që t‟i njoftojmë qeverinë, gjykatat dhe këtë komb për ato të vërteta që përmbajnë mbrojtjet. Ndoshta kjo detyrë është njëra nga arsyet që Kaderi Hyjnor na dërgoi neve në këtë vend studimi. Ato duhet të shkruhen tani me makinë shkrimi sa më shpejt të jetë e mundur. Edhe sikur ata të na lironin sot, ne përsëri do të ishim të detyruar t‟i dërgonim ato në Ankara. Mos ju mashtrojë askush që t‟i shtyni ato për më vonë; mjaftë tani me vonesa! Le të jetë kjo mbrojtja jonë e fundit përballë shtypjes së skajshme dhe torturave të papara që i kam vuajtur tri herë gjatë pesëmbëdhjetë viteve për të njëjtën çështje me akuza të trilluara. Meqenëse në gjykatat e kaluara ata na e dhanë neve ligjërisht një makinë shkrimi që ne të mund ta mbronim veten tonë, ata nuk mund të përmendin asnjë ligj për të na penguar neve nga e drejta jonë këtu. Në qoftë se ju nuk gjeni zgjidhje zyrtarisht, avokati ynë duhet të shkruajë pesë kopje jashtë me një makinë shkrimi, por ai duhet t‟u kushtojë shumë vëmendje atyre që të mos përmbajnë asnjë gabim. Said Nursî
Unë kam formuar një bindje se, për sa ka të bëjë me përkujdesjen Hyjnore, ju jeni një shkak i rëndësishëm për hyrjen tonë këtu. Domethënë, me ngushëllimet e tij dhe me të vërtetat e besimit, Risale-i Nuri është që t‟ju shpëtojë nga dëshpërimi i kësaj fatkeqësie të burgut, nga shumë dëme të kësaj dynjaje, dhe nga të kaluarit e jetës suaj padobi e në kotësi nëpërmjet dëshpërimit e brengës duke e çuar jetën kot në erërat e fantazisë, që ta shpëtojë Ahiretin tuaj që të mos jetë si dynjaja e juaj e dëshpëruar e vajtuese dhe është që t‟ju japë ju një ngushëllim të vërtetë. Meqenëse realiteti i çështjes është ky, natyrisht ju duhet të jeni vëllezër me njëri-tjetrin, si të burgosurit e Denizlit dhe si studentët e Risale-i Nurit. Ju mund të shikoni se ata po kujdesen me shumë vigjilencë për ju dhe duke u lodhur për ju, ata i kontrollojnë të gjitha gjërat tuaja, ushqimin, bukën dhe supën që vjen nga jashtë me qëllim që të mos futet ndonjë thikë midis jush dhe që të mos sulmoni njëri tjetrin për ta vrarë sikur ju të ishit bisha të egëra, pavarësisht se ju nuk kënaqeni në kohën tuaj të lirë kur dilni për pushim nga frika se mos shpërthen konflikti midis jush. Dhe kështu, o shokët e rinj, që nga natyra jeni trima e të guximshëm! Me një kurajo të madhe morale ju duhet t‟u thoni këtyre vëllezërve në këtë kohë: “Jo thika, por në qoftë se do të na jepeshin edhe mauzerë e revolverë dhe urdhëri për të qëlluar gjithashtu, ne nuk do t‟i lëndonim vëllezërit tanë që janë të mjeruar dhe që po vuajnë fatkeqësi ashtu si ne. Nëpërmjet udhëzimit dhe me urdhrin e Kur‟anit, besimit, vëllazërisë Islame dhe intereseve tona, ne kemi vendosur që t‟i falim ata dhe të mos përpiqemi t‟i ofendojmë, madje edhe pse më parë ekzistonin njëqind arsye për mërinë dhe armiqësinë tonë.” Dhe kështu transformojeni këtë burg në një vend të mirë studimi.
Ata njerëz që janë futur në të njëjtën politikë ose në një profesion të vetëm, ose në ndonjë detyrë të vetme ose në ndonjë shërbim të vetëm që lidhet me jetën shoqërore ose që kanë ndonjë lloj tregtie të veçantë...secili prej këtyre grupeve të njerëzve të dhënë vetëm pas kësaj dynjaje kanë një takim të përgjithshëm që u përket atyre që të diskutojnë në të çështjet e tyre. Po ashtu studentët e Risale-i Nurit të cilët punojnë në shërbimin e shenjtë të Imanit Tahkikij -besimit të sigurt e të verifikuar-, ardhja e tyre në takimin e përgjithshëm në këtë shkollë të Jusufit me Dekretin e Kaderit Hyjnor dhe të shtyrë nga Përkujdesja Hyjnore, nuk ka dyshim se ai ka dobi shpirtërore të shumta dhe rezultate të mëdhaja të çmueshme në dashtë Zoti xh.sh.; dhe secili nga studentët kryesues të Risale-i Nurit do të jetë si shkronja elif , vlera e së cilës është një në qoftë se është e veçuar, ndërsa kur ajo është me motrat e saja, domethënë me tre Elifët e tjerë së bashku duke qenë pranë njëri-tjetrit, atëherë ato kanë vlerën e një mijë e njëqind e njëmbëdhjetës, dhe gjithashtu sevapi -shpërblimi- dhe shërbimi i lartë i atij vëllai që iu bashkua këtij takimi do të jetë i njëmijëfishtë; elifi i vetëm do të bëhej një mijë. Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!
Arsyeja pse ata i bllokuan dritaret e mia dhe duke i mbërthyer me gozhda ishte që të më veçonin nga të burgosurit dhe të këpusnin shkëmbimin e përshëndetjeve midis nesh në lidhje me proceset gjyqësore. Ata në dukje bënë si pretekst diçka tjetër; prandaj mos u shqetësoni. Përkundrazi, meqenëse ata preokupohen me personin tim të parëndësishëm dhe duke mos i shkaktuar shumë dëm Risale-i Nurit dhe studentëve të tij, unë jam seriozisht dhe sinqerisht i kënaqur. Meqenëse ata po më persekutojnë mua duke fyer e torturuar personalitetin tim, kjo do të thotë se ata nuk po bëjnë të njëjtën gjë me ju dhe me Risale-i Nurin; prandaj unë i bëj falënderime me durim Allahut dhe nuk shqetësohem. Edhe ju gjithashtu nuk duhet të shqetësoheni. Unë kam mendimin se armiqtë tonë të fshehur duke drejtuar vëmendjen e zyrtarëve për tek personi im, ky është një shembull i Përkujdesjes Hyjnore dhe një gjë e mirë nga këndvështrimi i mirëqënies së Risale-i Nurit dhe i studentëve të tij. Disa nga vëllezërit e mi nuk duhet të bëhen të zemëruar dhe të flasin ashpër. Ata duhet të veprojnë me maturi dhe të mos shqetësohen. Gjithashtu ata nuk duhet që t‟ia thonë këtë çështje gjithësecilit. Sepse ka spiuna të cilët u japin kuptime të gabuara asaj që thonë vëllezërit tonë naivë dhe ata të cilët nuk janë mësuar akoma të jenë të kujdesshëm. Spiunët e bëjnë qimen tra dhe mund t‟i informojnë zyrtarët për to. Situata jonë tani nuk është një çështje shakaje. Megjithatë, mos u shqetësoni. Ne jemi nën Mbrojtjen Hyjnore dhe jemi të vendosur t‟i takojmë të gjitha vështirësitë me durim të plotë dhe madje me falënderime. Ne jemi të obliguar të bëjmë falënderime; sepse një sasi e vogël vështirësie sjell shumë shpërblim e mëshirë. Said Nursî Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!
Për dy arsye të rëndësishme, dhe si pasojë e një paralajmërimi të fuqishëm, unë kam qenë i detyruar t‟ua lë, lidhur me zemrën, detyrën e të gjitha mbrojtjeve studentëve të Risale-i Nurit të cilët kanë qenë dërguar këtu dhe që do të jenë studentët e tij kryesues në të ardhmen, dhe veçanërisht ua kam lënë Husrevit, Refetit, Tahirit, Fejziut dhe Sabriut. Arsyeja e Parë: Unë kam kuptuar me siguri nga zyra e hetuesisë dhe nga disa shenja të tjera se ata përpiqen të shkaktojnë vështirësi kundra meje, me të gjithë fuqinë që kanë, dhe ikin prej shfaqjes sime dhe duke i mposhtur ata me logjikë, dhe ata kanë marrë komunikim zyrtar.Ata nuk më lejojnë mua të flas me pretekste të ndryshme, sikur në qoftë se do të flisja, unë do të shfaqja fuqi shkencore dhe aftësi politike të mjaftueshme për t‟i heshtur gjykatën dhe politikanët. Madje gjatë hetimit unë iu përgjigja njërës prej pyetjeve duke thënë: “Nuk më kujtohet”. Gjykatësi u çudit, u bë konfuz dhe tha: Si mund të harronte një person si ti që ka zgjuarsi dhe njohje të jashtëzakonshme? Po, ata e supozuan lartësinë e jashtëzakonshme të Risale-i Nurit dhe zbulimet e tij shkencore të ishin produkt i mendimit tim dhe prandaj i kishte marrë frika dhe habia, dhe nuk donin që unë të flisja me askënd. Gjithashtu, ata mendojnë se ai që takohet me mua, bëhet menjëherë një student i devotshëm i Risale-i Nurit; prandaj ata nuk më lejojnë mua që të takohem me askënd. Madje drejtori i drejtorisë së çështjeve fetare, tha: “Kushdo që takohet me të, tërhiqet menjëherë për tek ai; Forca e tërheqjes së tij është e fuqishme.” Kjo do të thotë se gjëja më e mirë për ne dhe interesi ynë kërkon që çështjet e mia t‟ua lë juve tani. Dhe fjalët e mia mbrojtëse të vjetëra e të reja, të cilat i keni ju, duhet të marrin pjesë në konsultimet tuaja, kjo do të ishte e mjaftueshme për këtë çështje. Arsyeja e Dytë:U shty për një kohë tjetër në dashtë Zoti. Megjithatë një tregues paralajmërimi është ky: Një detyrë tej mase e fuqishme e cila shikon tek Ahireti së bashku me një gjendje shpirtërore me një efekt veprues më ka bërë mua që t‟i braktis politikën, leximin e gazetave dhe gjëra të ngjashme me to prej gjërave kalimtare gjatë njëzet e pesë viteve; dhe më ka penguar mua që të preokupohem me to. Këto dy arsye gjithashtu më pengojnë mua krejtësisht edhe nga prokopia me këtë çështje në detaje. Ju përmbusheni gjithashtu detyrën time duke u konsultuar ndonjëherë me dy avokatët e mbrojtjes.
Kjo m‟u shfaq mua në zemër tani ndërsa po kryeja namazin: për shkak të mendimit të tyre tepër të mirë për ty, vëllezërit e tu presin udhëzim e ndihmë materiale dhe shpirtërore prej teje. Ashtu si në çështjet e dynjasë që ti ua ke dorëzuar gjërat studentëve të tu të veçantë, duke ua lënë ato studentëve kryesues -erkan- që t‟i konsultojnë, dhe ti ke vepruar mirë, po ashtu ti ke caktuar Risale-i Nurin dhe personalitetin kolektiv të studentëve të tij për ta përmbushur veprën tënde shkencore në lidhje me besimin, Kur‟anin dhe Ahiretin; dhe personaliteti kolektiv i atyre studentëve të sinqertë e të veçantë e kryen atë detyrën tënde së bashku me detyrën e tyre në mënyrën më të mirë e më të plotë. Dhe ata në fakt e kryejnë atë tani dhe vazhdimisht. Për shembull, dikush që takohet me ty dhe merr prej teje një udhëzim të shkurtër e të pjesshëm përkohësisht si dhe një këshillë të vogël, mund të marrë prej një pjese të vetme të Risale-i Nurit një udhëzim njëqind herë më të madh. Ata mund të marrin gjithashtu këshillë prej tij në vendin tënd. Pastaj studentët e veçantë të Risale-i Nurit e kryejnë këtë detyrën tënde në çdo kohë. I lutemi Allahut që personaliteti i tyre kolektiv, stacioni i të cilit është tepër i lartësuar dhe lutjet e pranueshme të të cilit të jenë mbështetje për ta, të jenë një ustadh dhe ndihmës. Dhe kështu m‟u shfaq ky kuptim dhe solli ngushëllim për shpirtin tim, dha sihariq dhe më bëri të ndjehem i qetë dhe i rehatuar.
Ndodhja e dy shpërthimeve në dy ditë në një mënyrë të jashtëzakonshme e domethënëse kur nuk kishte ndonjë shkak të jashtëm për to, kjo nuk i ngjason rastësisë. I Pari:Shpërthimi i fuqishëm i sobës prej hekuri që gjendej e hedhur në oborrin tim në mënyrë të befasishme dhe shkaktoi një zë të fortë si një revolver, dhe hekuri i fortë dhe i trashë i pjesës së saj të poshtme shpërtheu si bombë, duke e çarë atë më dysh. Hamdi rrobaqepësi u tremb prej saj dhe ne mbetëm të habitur; duke ditur se ajo sobë e kishte përballuar qymyrgurin në këtë dimër. I Dyti:Në ditën tjetër në oborrin e Fejziut, pa ndonjë shkak të jashtëm, gota e vendosur në majë të shtambës së ujit papritmas u shpërbë dhe u thërrmua në një mënyrë të jashtëzakonshme. M‟u shfaq mua se bombat e vendosura që të shpërthenin kundra nesh i shpërthyen kopjet e mbrojtjeve që ne i dërguam tek gjashtë departamentet e qeverisë në Ankara, dhe soba e zemërimit e cila ndizet që të na djegë neve me zjarrin e saj, u copëtua duke mos na shkaktuar neve asnjë dëm. Gjithashtu është e mundur që soba ime e dashur, shoku im i vetëm e i dobishëm t‟i ketë dëgjuar dëshpërimet dhe lutjet e mia, dhe po më jepte mua njoftimet: “Ti do largohesh prej këtij burgu të errët, dhe nuk mbetet nevojë më për mua...” Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!
Sot, për shkak të një paralajmërimi shpirtëror, unë ndjeva një shqetësim dhe një dëshpërim për ju. Dhe u dëshpërova për gjendjet e vëllezërve tonë të cilët dëshirojnë të dalin shpejt prej burgut si rezultat i shqetësimit të tyre rreth mjeteve të tyre të jetesës. Dhe në minutin që unë mendova për këtë, m‟u shfaq në zemër një kujtesë e bekuar së bashku me një të vërtetë dhe me një sihariq, sa vijon: Tre Muajt do të vijnë pas pesë ditësh, të cilët janë vërtetë të bekuar dhe janë muaj në të cilët ibadetet shpërblehen në mënyrë të shumëfishtë. Sepse në qoftë se vepra e mirë shpërblehet me dhjetë të mira në kohët e tjera, në muajin Rexheb një e mirë shpërblehet me njëqind të mira; në muajin Shaëban shpërblehet me më shumë se treqind të mira, dhe në muajin e bekuar të Ramazanit ato arrijnë në një mijë të mira; ndërsa në netët e të premteve në Ramazan arrijnë në mijëra, dhe në Natën e Kadrit e mira bëhet në tridhjetë mijë të mira.Prandaj, sigurisht është një përfitim shumë i madh t‟i shpenzosh ato tre muaj -të cilët janë kështu një treg i bekuar për tregtinë e Ahiretit duke siguruar fitime të bollshme për të, dhe janë një ekspozitë e jashtëzakonshme për njerëzit e Realitetit dhe të adhurimit, dhe në tre muajt mund të sigurohet për besimtarët një jetë prej tetëdhjetë vitesh... dhe kalimi i këtyre tre muajve në këtë shkollë të Jusufit, e cila e rrit dhe e shton fitimin e dhjetëfish.Nuk ka dyshim se ky është një fitim i madh dhe një fitore e madhe. Dhe sado që të jenë mundimet, ato janë thjesht mëshirë e pastër. Ashtu siç është çështja kështu lidhur me ibadetin, po ashtu lidhur me shërbimin e Risale-i Nurit dhe me punën për të përhapur Risale-i Nurin, në lidhje jo me sasinë por me cilësinë, përfitimet e tij janë të pesëfishta. Sepse njerëzit që në mënyrë të vazhdueshme hyjnë në këtë bujtinë -burg- dhe pastaj lirohen, dhe pastaj bëhen mjete për përhapjen e mësimeve të Risale-i Nurit. Ndonjëherë sinqeriteti i një personi të vetëm arrin përfitimet e njëzet personave. Pastaj nuk ka rëndësi nëse do të kishte ndonjë vështirësi përballë përhapjes së misterit të sinqeritetit në Risale-i Nur midis radhëve të të burgosurve të cilët janë më të nevojshmit e njerëzve për ngushëllimin që gjendet në Risale-i Nur, dhe sidomos ata të cilët janë të prirur ndaj heronjve politikë. Në lidhje me problemet e mjeteve të jetesës, meqenëse këto tre muaj janë një treg për Ahiretin, unë u ndjeva krejtësisht i gëzuar për këtë dhe kuptova se duke qenë këtu brenda deri në festën e Bajramit është një mirësi e madhe Hyjnore, sepse meqenëse gjithësecili prej jush u dërgua në këtë burg në vend të shumë studentëve të tjerë të Risale-i Nurit, dhe disa prej jush në vend të një mijë studentëve, ata do të ndihmojnë për punën tuaj jashtë. Said Nursî Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!
Së Pari:Unë ju jap urimet me të gjithë zemrën e shpirtin tim për muajin e Rexhepit dhe për Natën e Shenjtë të Regaipit nesër. Së Dyti:Mos e braktisni shpresën dhe mos u shqetësoni dhe mos u tronditni. Në dashtë Zoti, Përkujdesja Hyjnore do të na vijë neve në ndihmë. Bomba që po përgatitej gjatë këtyre tre muajve të fundit, shpërtheu. Njoftimet e dhëna nga soba, nga gota e Fejziut, dhe nga dy gotat e Husrevit dolën të vërteta. Por ajo nuk ishte e tmerrshme, ishte e lehtë. Në dashtë Zoti, zjarri do të shuhet krejtësisht. Të gjitha sulmet e tyre janë për të diskretuar personin tim dhe për të njollosur pushtimet e Risale-i Nurit. Goditja që njeriu më i dëmshëm se sa hipokritët e fshehur në Emirdag dhe i cili ishte thjesht një peng në duart e ateistëve të fshehtë, dhe gjysmëhoxhallarët të cilët favorizojnë bidatet, -goditja që ata përpiqeshin të na e japin neve aq të fuqishme sa të kishin mundësi, u zvogëlua njëzetfish.Në dashtë Zoti xh.sh., ata nuk do të na shkaktojnë neve as edhe një plagë, dhe ajo çfarë ato mendojnë dhe synojnë dhe planet e tyre për të na trembur e për të na larguar nga njëri-tjetri dhe nga Risale-i Nuri, do të asgjësohen. Është absolutisht e domosdoshme që nga respekti për këto muaj të bekuar, duke besuar se ato japin shpërblim të bollshëm për ne, ne me qëndrueshmëri duhet të japim falënderime me durim, dhe duke u mbështetur tek Allahu, t‟i nënshtrohemi rregullit “Ai që beson në Kaderin Hyjnor, shpëton nga brenga”. Said Nursî
Afyon Mahkemesine beyan ediyorum ki: Artık yeter, sabır ve tahammülüm kalmadı! Yirmi iki sene sebepsiz bir nefiy içinde daimî tarassudlarla hem tecrid-i mutlak ve haps-i münferid tarzında beni sıkmakla beraber altı mahkeme iki üç meseleden başka Risale-i Nur’un yüz kitabında medar-ı mes’uliyet bulmadığı halde evham yüzünden ve imkânatı vukuat yerinde istimal etmek cihetiyle kanunsuz bizi üç defa hapse sokup yüz binler lira Nur şakirdlerine zarar vermek, dünyada emsali hiç vuku bulmamış bir gadirdir ki istikbal ve nesl-i âti –pek şiddetli olarak– bunun o zalim müsebbiblerini lanetle yâd edecekleri gibi mahkeme-i kübrada dahi cehennemin esfel-i safilînine atmakla o zalimleri mahkûm edeceklerine kat’î kanaatimizle şimdiye kadar bir derece teselli bulup sükût ederek tahammül ediyorduk. Yoksa hakkımızı tam müdafaa edebilirdik. İşte on beş sene zarfında altı mahkeme, yirmi sene Nur risalelerini ve mektuplarımızı tetkik edip beşi bize her cihetle beraet vermek manasıyla ilişmediler. Yalnız Eskişehir Mahkemesi tek bir mesele olan tesettür-ü nisa hakkındaki bir küçük risalenin beş on kelimesini bahane ederek lastikli bir kanun ile hafif bir ceza verdiği zaman Mahkeme-i Temyizden sonra lâyiha-yı tashihimde kanunsuzluğun yalnız tek bir numunesi olarak resmen Ankara’ya yazdım ki: Bin üç yüz elli senede, üç yüz elli milyonun kudsî bir düsturuyla daimî ve kuvvetli bir âdet-i İslâmiyeyi ders veren ve emreden tesettür âyetini, eskide bir zındığın Kur’an’ın bu âyetine itirazına ve medeniyetin tenkidine karşı müdafaa için üç yüz elli bin tefsirin icmaına ve hükümlerine ittiba ederek o âyeti tefsir edip bin üç yüz elli senede geçen ecdadımızın mesleğine iktida eden bir adama, o tefsiri için verilen ceza ve mahkûmiyeti, dünyada adalet varsa elbette o hükmü nakzedecek ve bu acib lekeyi bu hükûmet-i İslâmiyedeki adliyeden silecek diye lâyiha-yı tashihimde yazdım, oranın müddeiumumîsine gösterdim. Ondan dehşet aldı, dedi: “Aman buna lüzum kalmadı. Cezanız az hem pek az kaldı. Bunu vermeye lüzum kalmadı.” İşte bu numune gibi size ve Ankara makamatına takdim edilen itirazname ve müdafaanamemde böyle acib çok numuneleri elbette anlamışsınız. Ben Afyon Mahkemesinden talep ve ümit ederim ki bu milletin ve bu vatanın menfaatine bir ordu kadar hizmeti ve bereketi bulunan Risale-i Nur’un tam serbestiyetine karar vermenizi, hakikat-i adalet namına sizden bekliyoruz. Yoksa münasebetimle hapse giren beş on adam arkadaşımın gitmesiyle beraber size haber veriyorum ki beni en büyük cezaya çarpacak bir suç işleyip bu çeşit hayattan veda edeceğime mecbur eden bir fikir kalbime gelmiş. Şöyle ki: Hükûmet beni tam himaye ve bana yardım etmek, milletin maslahatına ve vatanın menfaatine çok lüzumu varken beni sıkması îma eder ki kırk seneden beri benim ile mücadele eden gizli zındıka komitesiyle şimdi onlara iltihak eden komünist komitesinden bir kısmı, ehemmiyetli birer resmî makam elde ederek karşıma çıkıyorlar. Hükûmet ise ya bilmiyor veya müsaade ediyor diye çok emareler bana endişe veriyor. Reis Bey! Müsaadenizle çok hayret ettiğim bir şeyi soracağım. Neden hiç siyasete karışmadığım halde, ehl-i siyaset beni bütün hukuk-u medeniyeden ve hukuk-u hürriyetten belki hukuk-u hayattan ıskat ediyorlar? Hattâ yüz cinayeti bulunan gibi beni üç buçuk ay tecrid-i mutlak içinde hayatıma suikast edenler; on bir defa zehirleyen gizli düşmanlarımın şerrinden beni muhafazaya çalışan çok dikkatli kardeşlerimin ve sadık hizmetçilerimin de benim ile temaslarını yasak etmişler ve ihtiyarlık ve gurbet ve hastalık içinde, yalnızlığımdan daimî ünsiyet ettiğim mübarek ve zararsız kitaplarımın mütalaasından dahi beni mahrum etmişler? Müddeiumuma çok rica ettim ki bana bir kitabımı ver. Vaad ettiği halde vermedi. Yalnız olarak büyük, kilitli, soğuk bir koğuşta meşgalesiz durmaya mecbur edip alâkadar memurları ve hademeleri bana karşı dostluk ve teselli vermek yerinde âdeta adâvetkârane bakmaya teşvik ediyorlar. Bir küçük numunesi şudur: Müdüre, müddeiumuma, mahkeme reisine bir istida yazdım. Bir kardeşime gönderdim tâ bilmediğim yeni hurufla yazsın ve yazıldı, onlara verildi. Güya büyük bir suç işlemişim diye benim pencerelerimi mıhladılar. Ve duman beni sıkıyordu, bir pencereyi bırakmadım ki mıhlansın. Şimdi onu da mıhladılar. Hem hapis usûlü tecrit, on beş gün kadar olduğu halde beni üç buçuk ay tecrid-i mutlakta hiçbir arkadaşımla temas ettirmediler. Hem üç aydan beri benim aleyhimde kırk sahifelik bir iddianame yazılıp bana gösterildi. Yeni hurufu bilmediğimden hem rahatsız ve hattım çok noksan olmasından çok rica ettim ki “Bana biri iddianameyi okuyacak ve dilimi bilen talebelerimden benim itiraznamemi yazacak iki adama izin veriniz.” dedim, izin vermediler. Dediler: “Avukat gelsin, okusun.” Sonra onu da bırakmadılar. Yalnız bir kardeşe dediler ki: “Eski hurufa çevir, ona ver.” Halbuki o kırk sahifeyi yazmak, altı yedi günde ancak olur. Bir saatte bana okumak işini, altı yedi güne kadar uzatmak, tâ benimle kimse temas etmesin fikri ise pek dehşetli bir istibdat ile benim bütün hukuk-u müdafaamı ıskat etmektir. Dünyada, yüz cinayeti bulunan ve asılacak bir adam dahi böyle muamele göremez. Ben hakikaten bu emsalsiz işkencenin hiçbir sebebini bilmediğimden çok azap çekiyorum. Ben haber aldım ki mahkeme reisi vicdanlı ve merhametlidir. Bu kanaate binaen, ilk ve son bir tecrübe olarak makamınıza bu istirhamname ve şekvayı yazdım. Tecrid-i mutlakta hasta ve perişan Said Nursî
Birinci Esas: Güya bende tefahur ve hodfüruşluk var ve kendimi müceddid biliyorum. Ben bütün kuvvetimle bunu reddederim. Hem mehdilik isnadını hiç kabul etmediğime bütün kardeşlerim şehadet ederler. Hattâ Denizli’deki ehl-i vukuf “Eğer Said mehdiliğini ortaya atsa bütün şakirdleri kabul edecek.” dediklerine mukabil, Said itiraznamesinde demiş ki: “Ben seyyid değilim. Mehdi seyyid olacak.” diye onları reddetmiş. İkinci Esas: Neşriyatı gizlemesi. Gizli düşmanlar yanlış mana verdirmesin. Yoksa siyasete ve dünya asayişine temas cihetiyle değildir. Hem eski harf ile teksir makinesini bir bahane bulmasınlar. Mustafa Kemal’e karşı Nur’un tokadı ise (Hâşiye ) altı mahkeme ve Ankara makamatı bilmiş, ilişmemişler ve bize beraet verdiler ve Beşinci Şuâ ile beraber bütün kitaplarımızı iade ettiler. Hem onun fenalığını göstermek, ordunun kıymetini muhafaza etmek içindir. Bir şahsı sevmemesi, orduyu muhabbetkârane sena içindir. Üçüncüsü: “Emniyeti ihlâle teşvik ediyor.” demesine mukabil; yirmi sene zarfında, yüz bin adam Nurcuların, yüz bin nüsha Nur risalelerinin altı mahkemede ve on vilayette emniyeti ihlâle ve asayişi bozmaya dair, on vilayetin zabıtaları ve altı mahkeme hiçbir maddeyi kaydetmemesi ve bulmaması, bu acib ittihamı çürütüyor. Bu yeni iddianamede üç mahkemenin bize beraet verdikleri aynı noktalara ait ve cevapları mükerreren verilmiş ehemmiyetsiz birkaç meseleye cevap vermek manasızdır. O meselelerle bizi ittiham etmek, ondan bize beraet veren Ankara Ağır Ceza ve Denizli ve Eskişehir Mahkemelerini ittiham etmek hükmünde olmasından cevabını onlara bırakıyorum. Ve ondan başka da iki üç mesele var: Birisi: İki sene Denizli ve Ankara Ağır Ceza Mahkemelerinde inceden inceye tetkikten sonra, bize beraet verip o kitabı bize iade ettikleri halde, o Beşinci Şuâ’nın bir iki meselesini, ölmüş gitmiş bir kumandana tatbik edip bize suç gösteriyor. Biz dahi deriz: Ölmüş gitmiş, hükûmetten alâkası kesilmiş bir şahıs aleyhinde tatbik edilebilen küllî bir haklı tenkidi, hiçbir kanun suç saymaz. Hem küllî bir tevil manasından makam-ı iddia cerbezesiyle o kumandana bir hisse çıkarıp ona tatbik etmiş. Böyle yüzde bir adam ancak fehmeden bir mana, mahrem ve gizli bir risalede bulunmasını hiçbir kanun suç sayamaz. Hem o risale hârika bir tarzda müteşabih hadîslerin tevillerini beyan etmiş. O beyan, otuz kırk sene evvel olduğu ve üç mahkemeye ve mahkemenize ve Ankara’nın altı makamatına üç sene zarfında iki defa takdim edilip tenkit görmeyen müdafaa ve itiraznamemde kat’î cevap verildiği halde, o hadîsin hakikatini beyan sadedinde bir kusurlu şahsa mutabık çıkmasını hiçbir kanun suç sayamaz. Hem o şahsı tenkit, o içinde bulunduğu ve kusurlara sebep olduğu bir inkılabın hasenatı yalnız onun değil belki ordunun ve hükûmetindir. Onun da yalnız bir hissesi var. Onun kusurları için onu tenkit etmek, elbette bir suç olmadığı gibi inkılaba hücum ediyor, denilemez. Hem bu kahraman milletin ebedî bir medar-ı şerefi ve Kur’an ve cihad hizmetinde dünyada pırlanta gibi pek büyük bir nişanı ve kılınçlarının pek büyük ve antika bir yadigârı olan Ayasofya Camii’ni puthaneye ve Meşihat Dairesini kızların lisesine çeviren bir adamı sevmemek bir suç olması imkânı var mı? İddianamede sebeb-i ittiham İkinci Mesele: Üç mahkemede ondan beraet kazandığımız ve kırk sene evvel bir hadîsin hârika tevilini beyan ederken, cin ve insin şeyhülislâmı Zembilli Ali Efendi’nin “Şapkayı şaka ile dahi başa koymaya hiçbir cevaz yok.” demesiyle beraber bütün şeyhülislâmlar ve bütün ulema-i İslâm cevazına müsaade etmedikleri halde, avam-ı ehl-i iman onu giymeye mecbur olduğu zaman, o büyük allâmelerin adem-i müsaadeleri ile onlar tehlikede yani ya dinini bırakmak ya isyan etmek vaziyetinde iken, kırk sene evvel Beşinci Şuâ’nın bir fıkrası: “Şapka başa gelecek, secdeye gitme diyecek. Fakat baştaki iman o şapkayı da secdeye getirecek, inşâallah Müslüman edecek.” demesiyle avam-ı ehl-i imanı hem isyan ve ihtilalden hem ihtiyarıyla imanını ve dinini bırakmaktan kurtardığı ve hiçbir kanun münzevilere böyle şeyleri teklif etmediği ve yirmi senede altı hükûmet beni onu giymeye mecbur etmediği ve bütün memurlar dairelerinde ve kadınlar ve çocuklar ve camidekiler ve ekser köylüler onu giymeye mecbur olmadıkları ve şimdi resmen askerin başından kalktığı ve örme ve bere çok vilayetlerde yasak olmadığı halde hem benim hem kardeşlerimin bir sebeb-i ittihamımız gösterilmiş. Acaba dünyada hiçbir kanun, hiçbir maslahat, hiçbir usûl bu pek manasız ittihamı bir suç sayabilir mi? Üçüncü medar-ı ittiham: Emirdağı’nda emniyeti ihlâle teşviktir. Buna karşı itiraz ise: Evvela: Buradaki mahkemeye hem Ankara’nın altı makamatına bu mahkemenin malûmat ve müsaadesiyle verilen ve cerh edilmeyen itiraznamedir. Onu aynen şimdi iddianameye karşı itiraz olarak izhar ediyorum. Sâniyen: Emirdağı’nda orada bütün benim ile konuşan zatların şehadetleriyle ve ahalinin ve zabıtanın tasdikiyle beraetimden sonra bütün kuvvetimle inzivamda dünya siyasetine karışmaktan çekinmişim. Hattâ telifi ve muhabereyi de bırakmıştım. Yalnız tekrarat-ı Kur’aniye ve meleklere dair iki nükteden başka telif etmedim. Ve haftada bir mektup bir yere Nurlara teşvik için yazardım. Hattâ müftü olan öz kardeşime ve yirmi sene yanımda talebelik eden ve beni çok merak eden ve bayram tebrikleri yazan o biraderime üç senede üç dört mektup yazdım. Memleketimdeki biraderime yirmi senede hiç yazmadığım halde iddianamede beni emniyeti ihlâl suçu ile ittiham edip ve cerbeze ile eski nakaratı tazeleyerek “İnkılaba karşı geliyor.” demiş. Buna karşı deriz: Yirmi sene zarfında yirmi bin Nur nüshalarını merak ve kabul ile okuyan yirmi bin, belki yüz bin adamdan altı mahkeme ve alâkadar on vilayetin zabıtaları emniyeti ihlâle dair hiçbir maddeyi kaydetmemesi gösteriyor ki hakkımızda binler ihtimalden ancak bir tek ihtimal ile bir imkâna kat’î vukuat nazarıyla bakıyor. Halbuki iki üç ihtimalden bir ihtimal olsa, eseri görülmezse hiçbir suç olmaz. Hem binler ihtimalden bir ihtimal değil belki her adam hem aleyhime hücum eden müddeî çok adamları öldürebilir. Anarşist ve komünist hesabına emniyeti, asayişi bozabilir, emniyeti ihlâl edebilir. Demek, böyle pek acib ve ifratkârane imkânatı vukuat yerinde istimal etmek, adliyeye ve kanuna karşı ihanettir. Hem her hükûmette muhalifler bulunur. Yalnız fikren muhalefet bir suç olmaz. Hükûmet ele bakar, kalbe bakmaz. Ve bilhassa vatan ve millete zararsız, çok hizmeti ve faydası bulunan ve sonra hayat-ı içtimaiyeye karışmayan ve tecrid-i mutlakta yaşattırılan ve eserleri âlem-i İslâm’ın en mühim merkezlerinde kemal-i takdir ve tahsin ile karşılanan (Hâşiye ) bir adam hakkında bu pek acib ve asılsız ittihamları yapanlar, anarşilik belki komünistlik hesabına bilmeyerek istimal ediliyor diye endişe ediyoruz. Bazı emarelerle bildim ki gizli düşmanlarımız Nurların kıymetini düşürmek fikriyle siyaset manasını hatırlatan mehdilik davasını tevehhüm ile güya Nurlar buna bir âlettir diye çok asılsız bahaneleri araştırıyorlar. Belki benim şahsıma karşı bu işkenceler, bu evhamlarından ileri geliyor. O gizli zalim düşmanlara ve onları aleyhimizde dinleyenlere deriz: Hâşâ sümme hâşâ! Hiçbir vakit böyle haddimden tecavüz edip iman hakikatlerini şahsiyetime bir makam-ı şan ve şeref kazandırmaya âlet etmediğime bu yetmiş beş, hususan otuz senelik hayatım ve yüz otuz Nur risaleleri ve benim ile tam arkadaşlık eden binler zatlar şehadet ederler. Evet, Nur şakirdleri biliyorlar ve mahkemelerde hüccetlerini göstermişim ki şahsıma değil bir makam-ı şan ve şeref ve şöhret vermek ve uhrevî ve manevî bir mertebe kazandırmak, belki bütün kanaat ve kuvvetimle ehl-i imana bir hizmet-i imaniye yapmak için değil yalnız dünya hayatımı ve fâni makamatını belki –lüzum olsa– âhiret hayatımı ve herkesin aradığı uhrevî bâki mertebeleri feda etmeyi; hattâ cehennemden bazı bîçareleri kurtarmaya vesile olmak için –lüzum olsa– cenneti bırakıp cehenneme girmeyi kabul ettiğimi hakiki kardeşlerim bildikleri gibi mahkemelerde dahi bir cihette ispat ettiğim halde, beni bu ittihamla Nur ve iman hizmetime bir ihlassızlık isnad etmekle ve Nurların kıymetlerini tenzil etmekle milleti onun büyük hakikatlerinden mahrum etmektir. Acaba, bu bedbahtlar dünyayı ebedî ve herkesi kendileri gibi dini ve imanı dünyaya âlet ediyor tevehhümüyle; dünyadaki ehl-i dalalete meydan okuyan ve hizmet-i imaniye yolunda hem dünyevî hem –lüzum olsa– uhrevî hayatlarını feda eden ve mahkemelerde dava ettiği gibi bir tek hakikat-i imaniyeyi dünya saltanatıyla değiştirmeyen ve siyasetten ve siyasî manasını işmam eden maddî ve manevî mertebelerden ihlas sırrı ile bütün kuvvetiyle kaçan ve yirmi sene emsalsiz işkencelere tahammül edip siyasete –meslek itibarıyla– tenezzül etmeyen ve kendini nefsi itibarıyla talebelerinden çok aşağı bilen ve onlardan daima himmet ve dua bekleyen ve kendi nefsini çok bîçare ve ehemmiyetsiz itikad eden bir adam hakkında bazı hâlis kardeşleri, Risale-i Nur’dan aldıkları fevkalâde kuvve-i imaniyeye mukabil onun tercümanı olan o bîçareye –tercümanlık münasebetiyle– Nurların bazı faziletlerini hususi mektuplarında ona isnad etmeleri ve hiçbir siyaset hatırlarına gelmeyerek âdete binaen, insanlar sevdiği âdi bir adama da “Sultanımsın, velinimetimsin.” demeleri nevinden yüksek makam vermeleri ve haddinden bin derece ziyade hüsn-ü zan etmeleri ve eskiden beri üstad ve talebeler mabeyninde cari ve itiraz edilmeyen makbul bir âdet ile teşekkür manasında pek fazla medh ü sena etmeleri ve eskiden beri makbul kitapların âhirlerinde mübalağa ile medhiyeler ve takrizler yazılmasına binaen, hiçbir cihetle suç sayılabilir mi? Gerçi mübalağa itibarıyla hakikate bir cihette muhaliftir fakat kimsesiz, garib ve düşmanları pek çok ve onun yardımcılarını kaçıracak çok esbab varken, insafsız çok muterizlere karşı sırf yardımcılarının kuvve-i maneviyelerini takviye etmek ve kaçmaktan kurtarmak ve mübalağalı medhedenlerin şevklerini kırmamak için onların bir kısım medihlerini Nurlara çevirip bütün bütün reddetmediği halde onun bu yaşta ve kabir kapısındaki hizmet-i imaniyesini dünya cihetine çevirmeye çalışan bazı resmî memurların ne derece haktan, kanundan, insaftan uzak düştükleri anlaşılır. Said Nursî
Të gjithë anëtarët e qeverisë të cilët qenë bashkëkohës dhe panë rrethanat e vështira në të cilat kaloi vendi qysh prej shpalljes së kushtetutës, dhe gjatë luftës së Parë Botërore, dhe periudhën e armëpushimit, formimin e qeverisë nacionale, pushtimin e aleatëve ndaj vendit dhe hyrjen e tyre në Stamboll, dhe periudhën e shpalljes së Republikës... Ata të cilët kanë njohuri për ato rrethana dhe të cilët tani kanë zënë poste të rëndësishme në shtet, më njohin mirë... Megjithatë, më lejoni të hedhim një shikim tek jeta ime sikur në një film. Jam lindur në Fshatin Nurs në Provincën e Bitlisit. Si një student, unë kam debatuar me dijetarët që i kam takuar, dhe nëpërmjet Përkujdesjes Hyjnore, i kam mposhtur në diskutime shkencore të gjithë ata që më kanë kundërshtuar, derisa arrita në Stamboll. Në Stamboll, në atmosferën e tij të përzier me pasojën e famës dhe të pozitës nuk i ndërpreva debatet e mia. Shpifjet dhe përfoljet e smirëzive dhe të armiqve më shkaktuan që të dërgohesha në spitalin e çmendisë me urdhërin e Sulltan Abdul-Hamidit -Zoti e mëshiroftë shumë- pastaj, me shpalljen e kushtetutës, unë tërhoqa vëmendjen e qeverisë së komitetit të unionit dhe të progresit me aktivitetet e mia gjatë incidentit të Tridhjetë e Një Marsit. Unë i konfrontova ata me propozimin për të hapur një universitet islamik në Van të quajtur “El-Medresetu‟z Zehra”, që i ngjasonte Universitetit të Azharit. Madje unë i vendosa themelet e tij. Pastaj sapo shpërtheu lufta e Parë Botërore, unë i grumbullova studentët e mi dhe mora pjesë në luftë si komandanti i një force ushtarake të një regjimenti vullnetarësh. Ne hymë në beteja që zhvilloheshin në frontin e kaukazit kundra rusëve agresorë në Bitlis dhe u zura rob prej tyre; por Përkujdesja Hyjnore më shpëtoi nga qënia ime i zënë rob lufte. Dhe erdha në Stamboll. Unë u emërova si anëtar i Dar‟El-Hikmeh, El-Islamijjeh. Gjatë periudhës së armëpushimit, unë punova kundra forcave pushtuese me të gjithë fuqinë time, dhe me fitoren e qeverisë nacionale, mua m‟u bë ftesa prej saj që të shkoja në Ankara, ku unë përsërita propozimin tim për të hapur universitetin në Van. Jeta që pata jetuar deri atëherë pati qenë ajo e një patrioti. Unë pata dashur që t‟i shërbeja fesë nëpërmjet politikave. Por qysh atëherë e në vazhdim unë ia ktheva shpinën krejtësisht dynjasë, dhe sipas shprehjes sime, e varrosa “Saidin e Vjetër”. Si “Saidi i Ri” duke iu përkushtuar krejtësisht Ahiretit, unë u tërhoqa nga dynjaja. Duke u tërhequr prej jetës shoqërore, unë shkova në një vend të veçuar tek kodra Jusha në Stamboll. Më vonë unë shkova në Bitlis e në Van, në rajonin tim të lindjes, ku unë atje jetova në një shpellë. Unë qëndrova i vetmuar me kënaqësitë e shpirtit dhe të ndërgjegjjes sime. Domethënë, duke marrë si parimin tim: “I kërkoj mbrojtje Allahut që të më ruajë nga Shejtani dhe nga Politika”, unë u zhyta në thellësirat e botës sime shpirtërore. Duke e kaluar kohën time në studimin e Kur‟anit të shpjegimit të mrekullueshëm, unë fillova të jetoja si “Saidi i Ri”. Por manifestimet e Kaderit Hyjnor më dërguan mua, si një internim, nga një qytet në tjetrin. Pastaj gjatë kësaj kohe lindën nga thellësia e zemrës sime kuptime të mëdhaja që buronin nga shkëlqimet e Kur‟anit Kerim. Unë ua diktova ato trajtesa atyre personave që ishin rreth meje, ato trajtesa që u dhashë emrin “Risale-i Nur”; ato erdhën në të vërtetë prej dritës së Kur‟anit Kerim. Prandaj ky emër buroi nga thellësia e ndërgjegjjes sime, dhe unë jam krejtësisht i bindur, i sigurt dhe i vendosur se këto trajtesa të Risale-i Nurit nuk janë bluar me mendimet e mia, por janë ilham -inspirim- Hyjnor që e lëshoi Allahu në zemrën time prej Dritës së Kur‟anit Kerim, dhe qofshin të bekuar të gjithë ata që i kanë kopjuar ato trajtesa; ne u themi atyre shkruesve: Barekall-llah. Dhe unë jam krejtësisht i sigurt se nuk ka rrugë tjetër për të ruajtur besimin e të tjerëve përveç kësaj rruge, prandaj të mos pengohen ato shkëlqime për ata që janë në nevojë të tyre. Kështu, i morën, i rrëmbyen menjëherë ato trajtesa duart e sigurta për t‟i përhapur, dhe unë kuptova me siguri se ky ishte një nënshtrim Hyjnor dhe një shtytje Hyjnore për të ruajtur Imanin e myslimanëve dhe askush nuk mund ta ndalojë atë nënshtrim dhe atë shtytje Hyjnore; dhe unë ndjeva një domosdoshmëri për t‟i inkurajuar të gjithë ata që punojnë në këtë rrugë duke iu bindur asaj që më urdhëron mua feja ime.Këto trajtesa të cilat tani kapin numrin njëqind e tridhjetë përbëhen krejtësisht nga diskutimet rreth Ahiretit dhe besimit, dhe nuk përmbajnë çështje që synojnë dynjanë dhe politikat. Megjithatë, ato u bënë objekt interesi për një numër oportunistësh. Gjykatat zhvilluan hetime shkencore mbi ato trajtesa, dhe unë u arrestova dhe u dërgova në burgjet e Eskishehirit, të Kastamonus dhe të Denizlit. Procese gjyqësore u mbajtën; ato i kryenin ekspertë të specializuar. Veçse ama e vërteta -Në sajë të Zotit -shfaqej vazhdimisht dhe drejtësia zinte vendin e saj të përshtatshëm për to. Megjithatë, këta oportunistë nuk u mërzitën kurrë duke na gjuajtur në ujë të turbullt. Këtë herë ata më arrestuan mua dhe më dërguan në Afjon. Unë jam nën arrest dhe jam duke u pyetur.Ata më akuzojnë mua sa vijon: 1-Ti ke themeluar një shoqëri politike. 2-Ti përhap ide që kundërshtojnë regjimin. 3-Ti synon qëllime politike. Dëshmia për këto janë dhjetë ose pesëmbëdhjetë fjali në dy ose në tre prej trajtesave të mia. O Ministër i Respektuar! Siç tha Napoloni: “Më sillni një fjali që nuk mund të interpretohet që nuk mund t‟i jepet një kuptim i dytë-, dhe unë t‟ju ekzekutoj juve me të”. Nuk ka fjali të shprehur nga njeriu e cila të mos jetë shkak për interpretime, që të mos përbëjë ndonjë shkelje duke i bashkangjitur asaj kuptime të detyruara. Në mënyrë të veçantë shkrimet e dikujt si unë i cili ka mbushur moshën shtatëdhjetë e pesë vjeç, që është tërhequr krejtësisht nga jeta e kësaj dynjaje, dhe që ia ka kushtuar këtë jetë këtu asaj të Ahiretit -sigurisht shkrimet e një personi të këtillë do të ishin të lira; pasi ato janë të shoqëruara me nijet -qëllim- të mirë, me mendim të mirë, dhe në to nuk ka as ngurrim dhe as shmangie e frikë. Do të ishte e pandershme dhe e padrejtë t‟i studiosh e t‟i hetosh ato thjesht me qëllim që të kërkosh shkelje në to; kjo nuk do të ishte asgjë tjetër, veçse padrejtësi. Asnjëra prej njëqind e tridhjetë trajtesave të mia nuk përmban ndonjë qëllim që lidhet me çështjet e kësaj dynjaje. Duke buruar prej dritës së Kur‟anit, ato të gjitha kanë të bëjnë me Ahiretin dhe besimin. Sidoqoftë, të gjitha proceset gjyqësore të mbajtura deri tani kanë ardhur me të njëjtin përfundim dhe kanë rezultuar në pafajësi. Prandaj është një akt i turpshëm që të merren gjykatat në mënyrë të panevojshme dhe t‟i detyrojnë t‟i largojnë besimtarët e pafajshëm prej punës dhe biznesit të tyre në emrin e vendit dhe të kombit. Ndërsa Saidi i vjetër e harxhoi të gjithë jetën e tij për hir të lumturisë së vendit dhe të kombit, si do të ishte e mundur që të merrej me politikat pasi u bë Saidi i Ri, që ka arritur moshën shtatëdhjetë e pesë vjeç dhe është tërhequr krejtësisht prej dynjasë? Unë mendoj se edhe ju gjithashtu jeni të bindur plotësisht për këtë. Unë kam vetëm një qëllim, dhe ai është ky: Në këtë kohë që unë po i afrohem varrit; në këtë atdhe që është vend islam, ne dëgjojmë zërin e kukuvajkave bolshevike. Ky zë kërcënon themelet e besimit në botën islame, dhe i lidh njerëzit dhe veçanërisht rininë për tek vetvetja, pasi i bën ata të humbasin besimin e tyre. Unë me gjithë çfarë kam në ekzistencë, i luftoj këta, dhe u bëj thirrje myslimanëve dhe veçanërisht të rinjve për të besuar. Ne jemi gjithmonë në luftë kundra këtyre masave ateiste. Unë dëshiroj të hyj në Praninë Hyjnore me këtë luftën time. Kjo është e gjitha ajo që unë bëj. Sa për ata që më pengojnë mua prej këtij qëllimi, kam frikë se ata janë komunistë gjithashtu. Qëllimi im i shenjtë është kooperimi dhe bashkëpunimi me forcat e fesë të cilat kanë përqafuar luftën kundra këtyre armiqve të besimit. Më jepni lirinë time, më lironi! Le të punojmë për të reformuar rininë, që është helmosur nga komunizmi, dhe për besimin e këtij vendi! Le t‟i shërbejmë Unitetit Hyjnor! I burgosuri Said Nursi Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!
Ilaçi më i efektshëm për shqetësimet e frikshme, si fantazma dhe për dëshpërimet e kësaj dynjaje, sidomos në këtë kohë, dhe veçanërisht për ata të cilët janë goditur nga fatkqësia, dhe në mënyrë të veçantë për studentët e Risale-i Nurit, është ngushëllimi dhe futja e gëzimit në zemrat e njëri-tjetrit, dhe të forconi moralin e njëri-tjetrit, dhe si vëllezër të vërtetë e të devotshëm lëshoni balsam mbi dëshpërimet dhe fatkeqësitë e njëri-tjetrit, dhe me dhembshuri e mëshirë të vërtetë i zbusni dhe i qetësoni zemrat e plagosura të njëri-tjetrit. Vëllazëria e vërtetë midis nesh, e cila shikon tek Ahireti, nuk e toleron njëanshmërinë dhe fyerjen -mbetjen e hatrit. Unë jam i mbështetur krejtësisht tek ju dhe mbahem pas jush, dhe ju e dini se unë kam vendosur të sakrifikoj i gëzuar jo vetëm ngushëllimin, sedrën dhe nderin tim për ju, por gjithashtu edhe shpirtin tim, dhe në të vërtetë ju mund ta shikoni këtë. Unë madje ju betohem se qysh prej tetë ditësh zemra ime ka vuajtur një torturim të rëndë si rezultat i një ngjarjeje të papërfillshme prej dy studentëve kryesues të Risale-i Nurit, të cilët në pamje të jashtme qëndrojnë larg dhe e mërzitën njëri-tjetrin në vend që ta ngushëllonin njëri-tjetrin; kjo ishkaktoi shpirtit, zemrës dhe mendjes sime të vajtonin e të bërtisnin duke thënë: Oh Medet! Sa keq! Na ndihmo ne, o Mëshiruesi më i madh! Na ruaj ne dhe na shpëto nga e keqja e shejtanëve prej xhindeve dhe njerëzve, dhe mbushi zemrat e vëllezërve të mi me besnikëri, me dashuri dhe me ndjenja vëllazërore ndaj njëri-tjetrit! O Vëllezërit e mi të palëkundur e të fortë si çeliku! Më ndihmoni mua në misionin tim. Situata jonë është jashtëzakonisht e ndjeshme. Unë u mbështeta tek ju deri në atë shkallë saqë unë ia dorëzova të gjitha detyrat e mia personalitetit tuaj kolektiv. Atëherë ju -me sa të keni mundësi- duhet të më ndihmoni menjëherë. Sigurisht, ngjarja ishte e papërfillshme, kalimtare dhe e parëndësishme, por madje edhe një fije floku apo një thërrime në qoftë se do të binte në beben e syrit tonë, do t‟i shkaktonte dhimbje, dhe po të binte tek susta kryesore e orës sonë, do ta bënte atë të ndalojë. Kjo ngjarje e papërfillshme vlerësohet si shumë e rëndësishme meqë për të njoftuan tre shpërthime lëndore dhe tre vëzhgime jolëndore. Said Nursî
Shpërthimi i sobës sime dhe shpërbërja -copëtimi- i gotave të Fejziut, Sabriut dhe Husrevit parashikuan ndodhjen e një fatkeqësie që do të na vinte. Është absolutisht e domosdoshme që ne të praktikojmë solidaritetin e vërtetë dhe të mos i vëmë re gabimet e njëri-tjetrit, dhe kjo është pika më e fuqishme e mbështetjes, dhe kurrë të mos ofendoheni prej një heroi të Risale-i Nurit si Husrevi, meqenëse ai merr vendin tim dhe është një përfaqësues i rëndësishëm i personalitetit kolektiv të Risale-i Nurit. Para disa ditësh unë ndjeva një dëshpërim të madh dhe një pikëllim të thellë në kraharorin tim, dhe thashë me vete i shqetësuar: “Armiqtë tonë paskan gjetur një mënyrë për të na mposhtur”. Edhe soba ime edhe vëzhgimi krejtësisht i saktë që bëra në imagjinatën time dhanë njoftime të sakta. Kini kujdes! Ruhuni! Ruhuni! Riparojeni menjëherë solidaritetin tuaj, i cili deri tani ka qenë i fortë si çeliku. Ndodhet një mundësi e madhe që ky incident do të shkaktojë më shumë dëm -sidomos në këtë periudhë- ndaj shërbimit tonë në rrugën e Kur‟anit dhe ndaj besimit se sa ndaj qënies sonë të futur në burg. Said Nursî Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!
Nata e Mi‟ëraxhit të profetit Muhammed a.s.m. është si një „Natë Kadri‟ e dytë. Fitimi i shpërblimit me punë të vazhdueshme -me sa të jetë e mundur- rritet në këtë natë nga një në një mijë. Gjithashtu, në përputhje me misterin e pjesëmarrjes shpirtërore, në këtë Natë të çmueshme e të bekuar, në dashtë Zoti, ashtu si disa melekë të cilët e lavdërojnë Allahun me dyzet mijë gjuhë, ju do t‟i kryeni ibadetet dhe duatë me dyzet mijë gjuhë; dhe sidomos kjo do të bëjë të fitohet shumë shpërblim në këtë vend sprove, dhe ju do të jepni falënderime nëpërmjet adhurimit tuaj në këtë natë për stuhinë e ardhshme që do të na godiste e cila u zvogëlua një mijëfish. Së bashku me urimin për kujdesin tuaj të plotë dhe maturinë, unë ju jap juve lajmet e gëzueshme se përkujdesja Hyjnore është duke u manifestuar për ne në mënyrën më të qartë. Said Nursî
Së Pari:Ju përgëzoj me të gjithë zemrën dhe shpirtin tim për Natën e Miraxhit. Së Dyti:Pretendimi ynë qysh prej njëzet vitesh ka qenë se studentët e Risale-i Nurit -me sa ka qenë e mundur- nuk e kanë prishur qetësinë dhe rendin publik. Veçse ama kjo çështja e burgut tonë mund të konsiderohet si një shenjë e fortë dhe si një provë për ta plagosur atë pretendimin tonë. Sepse ata të cilët na sulmojnë pretendojnë se ne e prishim rendin dhe qetësinë. Veçse ama Përkujdesja Hyjnore u shfaq në mënyrë të jashtëzakonshme dhe nëpërmjet kerametit të sinqeritetit tuaj dhe të besnikërisë suaj; sepse ajo e ka lehtësuar ashpërsinë e fatkeqësisë nga njëqind në një dhe trau u bë qime nëpërmjet mirësisë së Tij. Përndryshe ata të cilët e bëjnë qimen tra, lidhur me ne, do ta kishin shfrytëzuar këtë rast për të përhapur shpifje kundra nesh dhe ndoshta do t‟i nxisnin njerëzit për t‟i besuar. Së Treti:Mos mendoni dhe mos u shqetësoni fare për mua. Qënia ime në të njëjtën ndërtesë si ju, i zhduk të gjitha vështirësitë e mia dhe dëshpërimin tim. Në fakt, qënia jonë të grumbulluar së bashku këtu është e rëndësishme në shumë drejtime, dhe në shumë mënyra është e dobishme për shërbimin tonë ndaj besimit. Saqë dërgimi i atyre të vërtetave të rëndësishme të cilat i përmban „shtojca e kundërshtimeve‟ tek gjashtë departamentet e qeverisë këtë herë, që tërhoqëm vëmendjen e tyre dhe që influencuan deri diku tek ata, kjo i ka zhdukur të gjitha vështirësitë dhe lodhjet tona. Së Katërti:Prokopia me mësimet e Risale-i Nurit edhe e largon dëshpërimin, edhe mund të konsiderohet si pesë lloje ibadeti. Së Pesti:Fatkeqësia e mëparshme u lehtësua njëqindfish në sajë të mësimeve të Risale-i Nurit. Përndryshe për shkak të ndjeshmërisë së kohës dhe të vendit, që qimja mund të ishte bërë tra, domethënë do të ishte si të hidhje shkëndinë në barut. Madje disa zyrtarë thanë: Ata të cilët dëgjojnë mësimet e Risale-i Nurit nuk ndërhyjnë në çështje. Në qoftë se të gjithë do t‟i kishin dëgjuar mësimet e tij, nuk do të kishte ndodhur asgjë. Me sa të keni mundësi, mos i lejoni gjërat të shkallëzohen; mos lejoni asgjë tjetër t‟u shtohet vështirësive të burgut. Ashtu si studentët e Risale-i Nurit, të burgosurit e tjerë duhet të jenë vëllezër dhe të mos zemërohen me njëri-tjetrin. Said Nursî
Është bërë e detyrueshme për ne që t‟i praktikojmë me aq sa ne mundemi brenda limiteve të mundësisë parimet e trajtesës mbi sinqeritetin dhe sinqeritetin në kuptimin e vërtetë midis nesh dhe ndaj njëri-tjetrit. Unë kam marrë njoftim të sigurtë se për tre muajt e kaluar u caktuan tre njerëz këtu për t‟i larguar nga njëri-tjetri vëllezërit e mi të veçantë duke luajtur mbi ndryshimet në mendime ose në temperamente. Gjithashtu ata janë duke e shtyrë pa asnjë shkak afatin e proceseve tona gjyqësore me qëllim që t‟i bëjnë të mërzitur studentët e vendosur të Risale-i Nurit dhe për t‟i tronditur ata; si dhe për t‟i bërë dyshues ata që janë të pavendosur e delikatë dhe që t‟u shkaktojnë atyre të heqin dorë nga shërbimi i tyre për Risale-i Nurin. Prandaj, ruhuni! Bëni kujdes! Mos e lini atë vëllazëri vetëflijuese dhe atë dashuri të vërtetë që e keni mbajtur deri tani, të lëkundet. Në qoftë se ajo vëllazëri e dashuri do të lëkundeshin sa një fije -thërrime-, ajo do të na shkaktonte ne një dëm të madh. Sepse vetëm një tronditje e vogël në Denizli u shkaktoi hoxhallarëve të tillë të mbanin distancë e të rrinin ftohtë. Shërbimi ynë ndaj Kur‟anit e besimit bën të nevojshëm që, në qoftë se do të ishte e domosdoshme, ne do të sakrifikonim edhe shpirtërat tonë për njëri-tjetrin. Fetarët e vërtetë nuk bëhen të mërzitur me njëri-tjetrin për shkak të vështirësive apo të ngacmueshmërisë që burojnë nga gjëra të tjera; ato me përulësi të plotë, me modesti dhe nënshtrim ua atribuojnë të metat dhe mangësitë veteve të tyre, dhe përpiqen të shtojnë dashurinë e tyre dhe sinqeritetin. Ose përndryshe ne do të goditeshim në shkallë shumë të madhe, dhe do të kishte gjasa të shkaktonim një dëm të pandreqshëm. Duke ia lënë temën mendjemprehtësisë suaj, unë po e shkurtoj atë këtu. Said Nursî
Si rrjedhojë e një paralajmërimi të rëndësishëm që unë kam marrë, ndodhen tani një ose dy detyra në lidhje me Risale-i Nurin, të cilat janë përpjekja me sa keni fuqi nëpërmjet mësimeve të Risale-i Nurit dhe jo të hyni në polemika, as të jeni të njëanshëm ndërmjet të burgosurve të tjerë të mjerë në këtë shkollë të tretë të Jusufit. Sepse keqbërësit e rrezikshëm të cilët janë të fshehtë përpiqen të shfrytëzojnë ndryshimet, mëritë, qëllimet personale, urrejtjen dhe inatin. Meqenëse, nëse do të ishte e domosdoshme, shumica e shokëve tonë të burgosur manifestojnë një damar heroizmi -shpirtin e heroizmit- gjë e cila i bën ata të gatshëm të sakrifikojnë jetët e tyre, kombin dhe për të dashurit, sigurisht ata burra guximtarë duhet të sakrifikojnë për të mirën e kombit, të paqës e të qetësisë këtu në burg kokëfortësinë e tyre, urrejtjen dhe armiqësinë, të cilat janë krejtësisht të padobishme dhe tej mase të dëmshme në këto kohë të stuhishme. Sepse në këtë mënyrë ata mund të jenë të shpëtuar nga korrupsioni i atyre që janë të fshehur, që punojnë fshehurazi në favor të anarkisë dhe terrorit dhe për të ngulitur tek njerëzit idetë e komunizmit. Ose përndryshe -domethënë në kundërshtim me këto, do të ishte çështja- në këtë kohë të vështirë si ai që hedh shkëndi në barot, që do t‟i shkaktonte dëm njëqind të burgosurve të mjerë dhe studentëve të pafajshëm të Risale-i Nurit dhe kësaj provincës së Afjonit, madje do të çonte në ndërhyrjen e një shoqërie sekrete e cila është këtu por që rrënjët e së cilës janë jashtë. Meqenëse ne kemi hyrë në burg për hir të atyre nëpërmjet Kaderit Hyjnor, madje një grup prej nesh nuk dëshiron të largohet prej burgu për hir të lumturisë dhe të rehatisë së tyre shpirtërore, dhe ne jemi të gatshëm të sakrifikojmë rehatinë tonë për hir të rehatisë së të tjerëve prej vëllezërve tonë, dhe ne do të përballojmë me durim çdo vështirësi e mundim, atëherë duhet që edhe ata vëllezërit tonë të rinj të bëhen gjithashtu si të burgosurit e burgut të Denizlit, të mos zemërohen me njëri-tjetrin, të mos mërziten dhe të mos mbajnë mëri, por është e domosdoshme që ata të pajtohen me njëri-tjetrin si vëllezër të dashur duke i qetësuar ndjenjat e tyre dhe për hir të shenjtërisë së muajit të Shaëbanit dhe të muajit të bekuar të Ramazanit. Prandaj, ne dhe unë i konsiderojmë ata të jenë brenda rrethit të studentëve të Risale-i Nurit dhe i përfshijmë ata në duatë tona. Said Nursî Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!
Së Pari:Në përputhje me kuptimin “E mira qëndron në atë që zgjedh Allahu”, ndodhen shumë shembuj të së mirës për shtyrjen e kohës së gjykimit tonë dhe për ata prej vëllezërve tonë që kanë qenë liruar duke qenë këtu të pranishëm në ditën e gjykimit. Po, meqenëse çështja e Risale-i Nurit i intereson të gjithë botës islame dhe sidomos këtij vendi, atëherë duhet të ketë tubime të gjalla të tilla si këto takime me qëllim që të tërheqim vëmendjen e të gjithë njerëzve për tek të vërtetat e tij. Dhe kështu Risale-i Nuri i jep mësimet e tij të shkëlqyera dhe me qartësi të plotë për miqtë dhe armiqtë; saqë ka shfaqur edhe sekretet më të fshehura tek armiqtë e tij më kryeneçë pa asnjë ngurrim në këto tubime të këtilla që janë përtej të gjitha shpresave tona dhe marrjes së masave, dhe përtej fshehjes sonë të atyre trajtesave, përtej përçmimit të armiqve tonë, dhe jashtë vullnetit tonë. Meqenëse e vërteta është kështu, duhet që ne t‟i konsiderojmë mundimet dhe vështirësitë që po i vuajmë tani dhe të cilat janë të pjesshme e shumë të pakta si një ilaç të hidhur, si kininë, dhe duke dhënë falënderime me durim, të themi: “Edhe kjo gjithashtu do të kalojë në dashtë Zoti xh.sh.”. Së Dyti:Unë e shkrova këtë për drejtorin e kësaj shkolle të Jusufit: Kur isha rob lufte në Rusi Stuhia Bolshevike -Revolucioni bolshevik- së pari shpërtheu në burgje, ashtu si Revolucioni Francez që së pari filloi në burgje dhe me të burgosurit të cilët njihen në histori me emrin “vagabontë”. Për shkak të kësaj si në Eskishehir po ashtu edhe në Denizli studentët e Risale-i Nurit u përpoqën të reformonin të burgosurit e tjerë me sa të ishte e mundur. Në të dy burgjet reformimi ishte shumë i suksesshëm. Këtu në Afjon ai madje do të jetë edhe më i suksesshëm, sepse si rezultat i instruksionit të Risale-i Nurit në këtë kohë të ndjeshme,stuhia e fortë që fryu ishte veçse një e qindta e asaj që do të kishte qenë. Përndryshe rrymat e dëmshme jashtë, të cilat i shfrytëzojnë konfliktet e incidenteve të atilla dhe që i presin raste të tilla, do ta kishin hedhur shkëndinë në barutin e zi dhe do të kishin shkaktuar të shpërthente flaka... Said Nursî Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!
Për shkak të ndonjë vuajtje fizike dhe shpirtërore, nefsi im urdhërues për të liga më dëshpëroi mua tani për hirin tuaj, por papritmas m‟u shfaq në zemër sa vijon: Edhe në qoftë se do t‟i kishit vuajtur këto vështirësi dhjetë herë më shumë me qëllim që të takoheshit me të gjithë vëllezërit tuaj këtu nga afër, kjo përsëri do të kishte qenë shumë e lirë. Shfaqet e domosdoshme se ashtu si në kohët e hershme njerëzit e realitetit grumbulloheshin bashkë dhe takoheshin të paktën një ose dy herë në vit, edhe studentët e Risale-i Nurit grumbullohen së bashku brenda çdo pak vitesh në Shkollën e Jusufit. Në përputhje me rrugën e Risale-i Nurit e kurorëzuar me frikën ndaj Zotit dhe me asketizëm, dhe në përputhje me metodën e tij të karakterizuar me dhënien e mësimeve tek të gjithë njerëzit, dhe në mënyrë të veçantë tek ata që janë të nevojshëm, madje dhe tek kundërshtarët, dhe për t‟i lejuar personalitetit të tij kolektiv që të flasë, atëherë kjo shkollë e Jusufit është vendi më i mirë për studentët e Risale-i Nurit dhe shumë i përshtatshëm për këto qëllime, saqë edhe në qoftë se kjo do të shkaktonte një mijë vështirësi e mundime, nuk do të kishte asnjë rëndësi. Disa prej vëllezërve tonë të dobët duke u bërë të mërzitur prej burgjeve tona të mëparshëm dhe duke e lënë rrethin e Risale-i Nurit u shkaktoi atyre një dëm të pallogaritshëm, por asnjë dëm nuk ishte për Risale-i Nurin dhe për studentët e tij; përkundrazi në vend të tyre u shfaqën studentë më të vendosur e më të sinqertë. Meqenëse sprovat e dynjasë janë të përkohshme dhe kalojnë shpejt, duke na lënë neve frutat dhe shpërblimet e tyre, ne duhet të mbështetemi tek Përkujdesja Hyjnore dhe të japim falënderime me durim. Said Nursî Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!
Së Pari:I dërgoni dy faqet e fundit, ose me shkronjat e vjetra ose të shkruara nga makina e shkrimit, jozyrtarisht tek kryetari i gjykatës me anë të ndonjë personi serioz që ju e shihni të përshtatshëm; ia jepni atij gjithashtu shënimin vijues, të shkruar më vete: Saidi ju paraqet juve falënderimin e tij dhe thotë: “Rojtarët i hapën dritaret, por prokurori i përgjithshëm nuk lejon asnjërin prej vëllezërve të mi që të vijë tek unë. Dhe ai kërkon që ju t‟ia jepni atij Mus‟hafin sherif -i cili është në gjykatë me qëllim që ai të mund ta lexojë gjatë këtyre muajve të bekuar. Ai dërgoi tre xhuze prej atij Mus‟hafi tek drejtoria e çështjeve fetare si një model me qëllim që ata të mund ta botojnë atë fotografikisht. Përveç kësaj, ai kërkon njërin prej koleksioneve të Risale-i Nurit i cili është në gjykatë me qëllim që ai të mund ta lexojë atë në këtë vetminë e tij, në këtë burgim të vetmuar fillikat dhe në këto mundime të rënda, që të mund ta rehatojë atë dhe që të jetë një shok për të. Duke ditur se ato koleksione kanë kaluar në tre ose në katër gjykata, dhe ato gjykata nuk i kanë kundërshtuar. Gjithashtu ato trajtesa kanë qenë vlerësuar e lavdëruar shumë prej dijetarëve kryesues të Mekës, Medinesë, Damaskut, Alepit dhe prej Universitetit të Az‟harit në Kajro, dhe asnjë prej tyre nuk i ka kritikuar dhe nuk i ka kundërshtuar ato...” Said Nursî
Fejziu ka dy kopje të “Hizb en-Nur” me vete. Në qoftë se ai nuk ka nevojë për të dyja, le të ma dërgojë mua njërën prej tyre, ose le të shkruajë Mehmed Fejziu një kopje tjetër. Gjithashtu trajtesa rreth Ramazanit dhe trajtesa e botuar e “El-Ajetul-Kubra” janë të nevojshme këtu.Uleni shpejt tensionin midis jush -pajtohuni, dhe riparojeni dëmin. Kujdes! Ruhuni! Shmangia më e vogël i shkakton dëm të madh rrethit të Risale-i Nurit. Mos u rrëmbeni prej ndjenjave që burojnë nga vështirësitë. Shpërthimi i sobës sime ishte një shenjë e kësaj fatkeqësie. Said Nursî
Duke besuar tek ju me të gjithë fuqinë time, unë prisja të hyja në varr me qetësi të zemrës dhe t‟jua lija juve mbarëvajtjen dhe ruajtjen e Risale-i Nurit. Unë mendoja se asgjë fare nuk do t‟ju ndante ju nga njëri-tjetri. Tani ka një njoftim zyrtar lidhur me planet e tmerrshme për të shkaktuar diferenca, ftohje e largime midis studentëve kryesues të Risale-i Nurit. Meqenëse, ashtu siç kërkohet medoemos nga fuqia e besnikërisë suaj dhe nga lidhja juaj e fortë me Risale-i Nurin, ju jeni të gatshëm t‟i sakrifikoni jetët tuaja për njëri-tjetrin nëse do të ishte e domosdoshme, atëherë nuk ka dyshim, dhe madje duhet që ju t‟i sakrifikoni edhe ndjenjat tuaja të pjesshme e kalimtare të cilat janë të parëndësishme për hir të të tjerëve, sepse përndryshe sigurisht që do të shkaktohej një dëm i madh për ne në këtë periudhë, dhe siç ka mundësi të ndodhë ndarje dhe largim prej sferës së Risale-i Nurit... unë e them këtë dhe dridhem nga ky përfundim. Qysh prej tre ditësh unë përsëri kam qenë tronditur prej një dëshpërimi të tillë saqë nuk e kam përjetuar kurrë më parë. Unë tani kam kuptuar me siguri se një rrëmbim e zemërim aq i vogël -sa një qime në sy- do të kishte efektin e një bombe në jetën tonë me Risale-i Nurin. Madje unë do t‟jua them gjithashtu edhe këtë: Shumë përpjekje u bënë gjatë asaj stuhie -Revolte- të kaluar për të na lidhur ne me të. Tani ata po përpiqen që t‟ju ndajnë e t‟ju largojnë juve nga njëri-tjetri. Megjithëse kam vuajtur dhjetë herë më shumë se sa ju për hirin tuaj, unë kam vendosur që të mos i vërej gabimet e asnjërit prej jush. Unë kërkoj nga ju në emrin e profesorit tonë, personalitetit kolektiv të Risale-i Nurit, që të braktisni egoizmin dhe të mos ngulmoni me të, sido që të jetë, i justifikueshëm ose jo i tillë. Në qoftë se do të kishte gishtërinj të fshehtë duke luajtur në atë vend të çuditshëm, për shkak të qënies suaj së bashku, le të shkojë njëri prej jush tek dhoma e Tahirit. Said Nursî
Ju lutem mos ofendoheni për rëndësinë e madhe që u kam dhënë ju të treve që u mbetet qejfi prej njëri-tjetrit. Sepse ashtu si unë, Husrevi dhe Fejziu janë disi të pashoqërueshëm -të pashkueshëm me shokë- dhe të rezervuar. Gjithashtu ata ndryshojnë nga njëri-tjetri në temperament. Sa për Sabriun, ai është i përfshirë në jetën shoqërore nëpërmjet të afërmve të tij dhe mënyrës së mjeteve të tij të jetesës, dhe është i detyruar të jetë i kujdesshëm. Meqenëse, për shkak të këtyre ndryshimeve të mënyrave dhe të temperamenteve, të tre ju keni qenë ndoshta të pamundur të ruani durimin dhe vetëpërmbajtjen në burbujën e oborrit dhe në turmat e tij të zhurmshme, unë jam bërë i shqetësuar dhe dyshues. Sepse vetëm një kundërshtim i vogël tani shkakton shumë dëm. Said Nursî
Nata e ardhshme është Nata e mirë e “Lejlejtu en-nisf min Shaëban” -Nata e Bera‟etit. Ajo është si një bërthamë e shenjtë e të gjithë vitit dhe si një lloj prej programeve të paracaktimeve njerëzore -të fatit njerëzor. Prandaj kjo Natë fiton Shenjtëri prej Natës së Kadrit. Dhe ashtu siç shumëfishohen të mirat deri në tridhjet mijë në Natën e Kadrit, po ashtu vepra e mirë dhe çdo shkronjë prej shkronjave të Kur‟anit në “Natën e Bera‟etit” shtohen deri në njëzet mijë sevabe. Në qoftë se një e mirë e vetme shpërblehet me dhjetë të tilla në kohët e tjera, në tre muajt -e Rexhepit, Shaëbanit dhe Ramazanit- ato të mira shtohen e arrijnë në njëqind mijë të tilla. Dhe në këto Netë të shquara e të bekuara të mirat shtohen e rriten deri në dhjetë mijë, në njëzet mijë dhe deri në tridhjetë mijë të mira. Këto Netë të bekuara mund të jenë të barasvlefshme me ibadetin e pesëdhjetë viteve. Prandaj prokopia me sa të jetë e mundur -me këndimin e Kur‟anit Kerim, me istigfar -kërkim falje- dhe me salevate mbi profetin a.s.m. në këtë natë është një fitim shumë i madh. Said Nursî
Paqja, mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ju, dhe Zoti ju shpëtoftë në të dyja botët! Ju përgëzoj me të gjithë zemrën dhe shpirtin tim për Natën e mirë të Beraetit e cila mund t‟i bëjë besimtarët të fitojnë barasvlerën e ibadetit të pesëdhjetë viteve. Unë pres me siguri të plotë nga Mëshira Hyjnore që nëpërmjet misterit të pjesëmarrjes shpitrërore dhe të shkëlqimit të solidaritetit, ashtu si disa Melekë të cilët i shprehin falënderimet me dyzet mijë gjuhë, po ashtu të gjithë studentët e sinqertë të Risale-i Nurit në këtë Natë të bekuar sikur e adhurojnë Allahun dhe i kërkojnë falje me Dyzet mijë gjuhë. Said Nursî
Së Pari:Me sugjerimin e disa hoxhallarëve të cilët përkrahin bidatet -risitë-, padia ka kundërshtuar një çështje të Rrezes së Pestë, sikur ajo nuk pranon ardhjen e Dexhalit në islam si dhe dexhalët e tjerë. Përgjigjja për këtë është hadithi i saktë: “Kalifati do të vazhdojë me djemtë e xhaxhait tim Abbasit derisa ai -kalifati- të kalojë në dorën shkatërruese të Dexhalit”. Ky hadith sherif përveç se konsiderohet një mrekulli e ndritshme prej mrekullive të profetit tonë a.s.m., ai tregon në mënyrë të qartë se kalifati Abasid do të shfaqet dhe do të vazhdojë për një kohë të gjatë afërsisht pesëqind vjet dhe pastaj do të shkatërrohet nga dora e një Dexhali prej tre Dexhalëve të tillë, si: Xhengiz dhe Hulagu, pastaj ai do të sundojë pabesisht e tradhtisht brenda islamit. Domethënë, siç tregohet nga hadithe të shumta, se ndodhet një dëshmi e qartë se tre Dexhalë do të shfaqen në Botën Islame. Parashikimet e bëra prej hadithit të lartëpërmendur janë dy mrekulli të qarta. E Para: është se “Kalifati Abasid”, i cili do të vinte në ekzistencë, do të vazhdonte për pesëqind vite. E Dyta: Se ky kalifat do të shkatërrohej nga dora e një Dexhali tiran e mizor të tillë, si: Xhengiz dhe Hulagu. Sa çudi! A do të ishte e mundur për pronarin e Sheriatit i cili njoftoi në librat e hadithit për gjëra të pjesshme që lidhen me shenjat e islamit dhe të Kur‟anit, të mos parashikonte ngjarjet e çuditshme të cilat janë në këtë kohën tonë? Dhe a do të ishte e mundur që të mos kishte aluzione për studentët e Risale-i Nurit, të cilët në mënyrë të palëkundur i shërbejnë Kur‟anit në mes të atyre ngjarjeve të çuditshme, në sferën më të gjërë dhe nën kushtet më të vështira, dhe frutat e shërbimit të të cilëve njihen e pranohen njëlloj nga miqtë dhe armiqtë? Said Nursî Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar! “Dhe kështu ata u mbuluan me poshtërim dhe mjerim...”
Vëllai im i dashur Re‟fet Bey, komandanti i Risale-i Nurit dhe shërbëtori i Kur‟anit! Kombi çifut ka qenë gjithmonë i skajshëm në dashurinë e tij për jetën dhe për këtë botë, dhe prandaj ai i ka merituar goditjet e poshtërimit dhe të mjerimit që i ka marrë në çdo shekull. Veçse ama në lidhje me çështjen e Palestinës, kjo nuk është dashuri për jetën dhe për këtë botë, por është një lloj i rëndësishëm i ndjenjave nacionale dhe fetare, sepse Palestina është vendi ku janë varrosur profetët e Bijve të Israelit, dhe profetët i përkisnin kombit të tyre. Si rrjedhojë, ata nuk kanë marrë këtë herë goditje të shpejta. Ose ndryshe si do të ishte e mundur që një grusht i vogël njerëzish të jetonte në mes të atij grumbulli të madh arabësh pa marrë goditje të shpejta dhe pa u rënë poshtërimi e mjerimi? Said Nursî Pyetje:A ka ndonjë vërset që tregon se toka është e rrumbullakët dhe në cilën prej sureve të Kur‟anit Kerim? Sepse unë jam ngurrues nëse ajo është e sheshtë -e drejtë- apo e rrumbullakët. Të gjitha vendet janë vendosur nëpër toka të rrethuara nga deti. Dhe çfarë është ajo që i ruan anët -brigjet -e këtyre deteve të gjërë? Unë kërkoj që ju të jepni një shpjegim, dhe unë puth duart e tua. Ali Hoxha nga Emirdagu Risale-i Nuri i ka zgjidhur pyetjet e këtij lloji. Dijetarët islamë kanë pranuar se toka është e rrumbullakët, dhe kjo nuk është aspak në kundërshtim me fenë. Fjala “Sat‟h” në vërset nuk tregon se toka nuk është e rrumbullakët. Për më tepër, kthimi drejt „Kibles‟ -Istikbal elkibleh -është kusht për kryerjen e namazeve tek Muxhtehidët Interpretuesit e sheriatit; dhe ky kusht është i aplikueshëm për çdo pjesë të namazeve, duke përfshirë rënien në Ruku dhe rënien në sexhde, dhe kjo do të ishte e mundur vetëm me rrumbullakësinë e tokës. Sipas Sheriatit Kibleja është një kolonë -rresht -i ndritshëm që ngjitet nga maja e Qabesë për tek Arshi dhe shtrihet prej nga ana më e poshtme e saj deri rrafsh me tokën. Dhe kryerja e të gjitha akteve të faljes në drejtim të „Kibles‟ do të ishte e mundur vetëm me rrumbullakësinë e tokës. Said Nursî Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!Dhe s‟ka gjë që të mos e lëvdojë lartësinë e Tij. Paqja, mëshira dhe bekimet e Zotit qofshin mbi ju përherë e përgjithmonë! Vëllezërit e mi të dashur e besnikë! Ju përgëzoj me të gjithë zemrën dhe shpirtin tim për ardhjen e Muajit të Ramazanit dhe i lutemi Allahut që ta bëjë Natën e Kadrit për ju më të mirë se një mijë muaj. Amin. Dhe ta pranojë atë si ibadetin e tetëdhjetë viteve të jetës së kaluar në adhurim... Amin. Së Dyti:Unë mendoj se ka shumë dobi dhe shembuj mirësie në qëndrimin tonë këtu deri në festë. Në qoftë se ne do të liroheshim tani, ne do të humbisnim të gjithë të mirat e shkollës së Jusufit, dhe përveç kësaj, ne do të merreshim me çështjet e dynjasë në këtë muaj të bekuar, muajin e Ramazanit i cili shikon thjesht dhe vetëm Ahiretin, dhe kjo do t‟i prishte jetët tona shpirtërore. Në përputhje me “e mira qëndron në atë që zgjedh Allahu”, do të gjejmë gëzim të madh e mirësi më të shumta, në dashtë Zoti. Ju gjithashtu, o vëllezërit e mi, e keni kuptuar në gjykatë se meqenëse ata nuk mund të gjejnë asgjë kudra nesh as me vetë ligjet e tyre, ata diskutojnë vogëlima krejtësisht të parëndësishme si disa çështje të pjesshme në disa letra të pjesshme të cilat kanë më pak lidhje me ligjin se sa krahu i një mize. Sepse ata nuk kanë gjetur rrugë për të sulmuar çështjet domethënëse dhe universale të Risale-i Nurit. Gjithashtu, ne kemi një avantazh tjetër, ai është se ata merren me personin tim që s‟ka rëndësi dhe më shpifin për të më ulur në vend të marrjes së tyre me studentët e shumtë të Risale-i Nurit dhe me trajtesat e përhapura gjërësisht dhe me çështjet universale të Risale-i Nurit. Kaderi Hyjnor nuk i lejon ata të ndërhyjnë tek Risale-i Nuri dhe tek studentët e tij, por i preokupon ata me mua. Kështu unë ju them juve dhe të gjithë shokëve të mi: Për mbarëvajtjen tuaj dhe të Risale-i Nurit, unë i pranoj me gjithë zemër, madje edhe me miratimin e nefsit tim urdhërues për të liga, dhe me gëzim e mirënjohje, të gjitha vështirësitë e ardhura mbi personin tim. Dhe ashtu si Xhenneti që nuk është i lirë -i pashtrenjtë-, po ashtu edhe Xhehennemi nuk është i panevojshëm.Dhe meqenëse dynjaja dhe vështirësitë e saja janë të përkohshme dhe kalojnë shpejt, edhe për keqtrajtimet që ne i marrim prej duarve të armiqve tonë të fshehur ne do të marrim hak në mënyrë të shumëfishtë, madje njëqindfish; dhe këtë hak do ta marrim në Gjyqin e Fundit, dhe pjesërisht edhe në këtë dynja. Dhe ne në vend të urrejtjes dhe të zemërimit me ta, do të na vijë keq për gjendjen e tyre. Meqenëse realiteti është ky, atëherë duhet që ne të mbështetemi tek Allahu dhe t‟i nënshtrohemi çfarëdo gjëje që ka dekretuar Kaderi Hyjnor për ne dhe të besojmë në Përkujdesjen Hyjnore e cila na mbron neve, dhe të mos shqetësohemi. Por duke qenë të kujdesur, dhe duke u zbukuruar me durim të plotë dhe me falënderime, dhe duke forcuar lidhjet e dashurisë, të unitetit dhe shoqërinë e përzemërt me vëllezërit tonë këtu në këto ditë të bekuara të këtij muaji të bekuar, muajit të Ramazanit, dhe ta kalojmë atë në një atmosferë të vëllazërisë së sinqertë, të ngushëllimit, të lidhjes së fortë, dhe duke u marrë me recitimin e virdeve në këtë muaj në të cilin rritet sevabi deri në një mijë, dhe të përpiqemi që të mos mërzitemi nga këto mundime të pjesshme të përkohshme e kalimtare, por të preokupohemi me mësimet tona shkencore; dhe ky është një fat i madh, që Zoti ia jep cilit të dojë. Dhe mësimet shumë ndikuese të Risale-i Nurit në këtë provim të vështirë dhe duke i bërë ta lexojnë edhe armiqtë e tij, kjo është një fitore shumë e rëndësishme për të. Said Nursî Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar! Dhe s‟ka gjë që të mos e lëvdojë lartësinë e Tij.
Së Pari:Siç rrëfehet në hadithe të sakta: “Kërkojeni Natën e Kadrit në gjysmën e dytë të Ramazanit, veçanërisht në Dhjetë Ditët e Fundit”. Prandaj është një lumturi e madhe që të përpiqemi të përfitojmë prej Natës së Kadrit, e cila mund të fitojë për njeriun sa tetëdhjetë vite jetë të mbushur me ibadet, dhe e cila ka mundësi të jetë midis netëve të ardhshme. Së Dyti:Në përputhje me kuptimin e “Ai që i beson Kaderit Hyjnor, shpëton nga brenga” dhe sipas rregullit të urtë: ana e mirë e gjërave” dhe sipas vërsetit Kur‟anor: “shiko tek “Të Cilët e dëgjojnë Fjalën dhe ndjekin më të lartën prej saj (kuptimin më të mirë në të); pikërisht këta janë ata të cilët i ka udhëzuar Allahu, pikërisht këta janë njerëzit e brumosur me mendje të shëndoshë”, ne duhet të shikojmë tek ana e mirë e çdo gjëje, aspektin që na jep qetësi të mendjes, me qëllim që të mos preokupohen zemrat tona me gjendje të shëmtuara të pakuptimta, kalimtare dhe të panevojshme për ne, por të cilat janë madje të dëmshme dhe që shkaktojnë dëshpërim e pikëllim. Në Fjalën e Tetë u përmend: Një burrë hyri në një kopësht, ndërsa një tjetër e la atë. Njeriu fatbardhë pa lulet dhe gjërat e bukura dhe e qetësoi dhe e gëzoi vetveten. Por njeriu fatkeq pa vetëm gjërat e shëmtuara dhe të pista, ndonëse ishte i pamundur t‟i pastronte ato; ato gjëra i çuan të përziera atij dhe ia pështirosën; atëherë ai e la atë dhe vazhdoi rrugën pa qenë i mundur të pushonte fare. Tani fazat e jetës shoqërore të njeriut dhe veçanërisht shkolla e Jusufit, i ngjason një kopështi. Ai përmban edhe gjëra të shëmtuara edhe gjëra të bukura, si dhe gjëra dëshpëruese dhe gjëra të gëzueshme. Personi i ndjeshëm është ai që e preokupon vetveten me gjërat e bukura dhe që japin gëzim dhe i shpërfill gjërat dëshpëruese e të shëmtuara, dhe jep falënderime me gëzim në vend të ankesave dhe të shqetësimit. Said Nursî
Së Pari:Ka një mundësi të fortë që nesër në mbrëmje të jetë Nata e Kadrit. Disa prej autoriteteve shkencore deklaruan se ajo është nesër. Edhe në qoftë se nuk do të ishte në fakt, meqenëse Ummeti e konsideron të jetë kështu, në dashtë Zoti ajo do të pranohet e tillë. Së Dyti:Unë jam i mërzitur rreth rehatisë së vëllezërve tonë në krahun e gjashtë të burgut, ku ka pasë trazira. Ka një gisht nga jashtë i cili nxit trazira në burg dhe veçanërisht në krahun e gjashtë. Vëllezërit e mi atje duhet të jenë të vëmendshëm e të kujdesshëm, dhe të mos ndërlikohen në asgjë. Së Treti:A e keni dërguar pjesën -paragrafin- tek avokati, që t‟ia lexojë kryetarit të Gjykatës? Gjithashtu, për shkak se është e njëjta çështje, Halil Hilmiu nuk është vetëm avokati i Sabriut, por i gjithësecilit. Kjo është si e shoh unë atë. Ai duhet tani të ndihmojë avokatin tonë të parë për llogari të të gjithë neve. Së Katërti:Unë ia dhashë parathënien e Tashkopruly Sadik Beut, Sabriut që ta shkruajë. Në qoftë se ajo tashmë është shkruar, pjesa që është korrektuar duhet t‟i dërgohet atij. Një kopje e shkruar rishtas duhet të dërgohet tek unë. Unë kam këtu një kopje të një poeme të shkurtër të Sadikut. Në qoftë se ju nuk keni një kopje, unë do t‟jua dërgoj atë juve. Said Nursî
Së Pari:Ju dërgoj përshëndetje për festën tuaj, si dhe përshëndes edhe të burgosurit që janë me ju. Unë i konsideroj ata, të cilët shkëmbejnë përshëndetje me ju, të më kenë përshëndetur edhe mua. Është sikur unë i kam bërë vizitat e festës tek të gjithë ata; ju duhet ta dini këtë dhe duhet t‟ua thoni atyre. Së Dyti:Për shkak të paralajmërimit të sobës sime të hedhur në oborr që shpërtheu duke u thërrmuar pa ndonjë arsye të jashtme, dhe veprimi ynë me kujdes të plotë me vetëpërmbajtje si rrjedhojë, forca e asaj “stuhie” u pakësua njëqindfish dhe baruti i zi nuk u ndoz. Tani përsëri shishet e ujit duke u thërrmuar në mënyrë të jashtëzakonshme pa ndonjë arsye të jashtme, kjo na njofton neve se duhet të sillemi përsëri me gjakftohtësi, me durim e me maturi. M‟u shfaq mua se hipokritët e fshehur dëshirojnë të përdorin njerëzit e shthurur dhe komunistët felëshues kundra njerëzve të drejtë fetarë; madje ata po përpiqen të ndërhyjnë këtu. Dje unë u ndjeva i lumtur dhe i gëzuar. Pastaj unë kuptova se vëllai im në Nurs qysh para tetë muajve më kishte dërguar ca mjalt në një shishe në Emirdag. Dje ai arriti këtu nga Emirdagu. Unë u thashë atyre që të ma sillnin shpejt atë. Unë prita, por ajo nuk më erdhi. Lumturia ime u shndërrua menjëherë në zemërim. Ishte shkaku i asaj shisheje me mjalt -i cili në shikimin tim ishte njëqind herë më i çmueshëm se sa shishja- duke iu dhënë një të huaji dhe duke u dërguar në treg, që atëherë shishja papritmas u thye. Unë kam dërguar një sasi prej atij mjalti të ëmbël, një dhuratë prej fshatit Nurs, vendlindja ime, me qëllim që të gjithë vëllezërit e mi të shijojnë prej tij si një ëmbëlsirë feste. Said Nursî
Unë ju përshëndes ju me të gjithë zemrën dhe shpirtin tim që e shëruat shpejt plagën tonë. Si rrjedhojë, unë u ndjeva krejtësisht i rehatuar e i gëzuar mbrëmë. Dihet se El-Medresetu ez-zehra zgjerohet dhe pajis mendjet dhe zemrat nëpërmjet misterit të sinqeritetit të vërtetë dhe të vetëfljimit serioz, dhe duke braktisur egoizmin, dhe nëpërmjet modestisë së plotë, brenda rrethit të Risale-i Nurit; dhe ajo i përhap këto gjëra nëpër qarqe. Atëherë duhet medoemos që të mos prishen ato mësime të fuqishme dhe ajo lidhje vëllazërore e fortë prej atyre gjërave kalimtare dhe pafundësisht të pjesshme të cilat lindin prej ndjenjave dhe emocioneve, dhe mos u rrëmbeni dhe mos u iritoni ndaj njëri tjetrit. Trajtesa rreth Sinqeritetit është këshilluesi më i mirë në këtë fushë. Ata kanë kurdisur tani një plan të tmerrshëm për të na goditur dhe për t‟i bërë studentët e Risale-i Nurit ta shohin ftohtë njëri-tjetrin duke luajtur me ndryshimet në idetë dhe në temperamentet e tyre, dhe për t‟i ndarë ata nga njëri-tjetri. Sigurisht ishte thjesht një zënkë e vogël, por vetëm një qime në sy shkakton dhimbjen e një guri. Prandaj shishja ime dha njoftime për të sikur ai të ishte një incident i madh. I ndjeri Hafiz Aliu -Zoti qoftë i kënaqur me të- duke u ankuar pak përpara vdekjes së tij rreth një situate të tillë shumë të pjesshme më ka ardhur ndërmend ndoshta njëqind herë dhe më ka dëshpëruar. Said Nursî
Unë ia dhashë drejtorit të burgut kundërshtimet e shkruara të studentëve. Unë i thashë atij: “Ne duam ta dërgojmë këtë, së bashku me pjesën e fundit të kundërshtimeve të mia të shkruara, tek drejtoria e çështjeve fetare dhe tek gjykata penale e Ankarasë, të cilat na kanë dhënë pafajësinë neve dhe trajtesave tona, dhe në qoftë se do të ishte e përshtatshme të dërgoni gjithashtu listën e gabimeve dhe të korrektimeve, por privatisht dhe vetëm për informacion”. Ai tha: “Do të ishte e përshtatshme”. Tani ju mund t‟i kërkoni avokatit që t‟i bëjë gati disa kopje të kundërshtimeve të shkruara të studentëve dhe dy kopje të listës. Gjithashtu, i shkruani drejtorisë së çështjeve fetare dhe i thoni: meqenëse ju shkruat në mënyrë përfekte dhe korrekte në raport rreth Saidit dhe shokëve të tij, atëherë ju dërgojani Afjonit këtë herë, pasi është detyra juaj që t‟i mbroni dijetarët e fesë; Edhe Saidi i shtypur edhe studentët e shokët e tij të pafajshëm janë mirënjohës ndaj departamentit tuaj. Sidoqoftë, çështja lidhet me fenë dhe me dijen, kështu departamenti i çështjeve fetare duhet të interesohet për të para policisë dhe drejtësisë apo ndonjë departamenti tjetër. Për këtë arsye, edhe në Denizli, edhe në Afjon ne së pari iu drejtuam departamentit tuaj, duke i dërguar ankesat tona tek dijetarët atje. Shkruani një paragraf duke shprehur këtë kuptim. Said Nursî
Nga respekti për Kur‟anin e shpjegimit të mrekullueshëm, dhe për hir të lidhjeve të tua me Kur‟anin, dhe në nder të njëzet viteve të tua në shërbim të besimit nëpërmjet Risale-i Nurit, jepini fund menjëherë kësaj mërie e urrejtje midis jush sepse ajo është e tmerrshme pavarësisht qënies së saj si diçka e pjesshme -në dukje- veçse ama ajo është e dhimbshme e pikëlluese lidhur me situatat tona aktuale. Kjo do të ishte një ndihmë e madhe për hipokritët e fshehtë të cilët përpiqen të na dëbojnë e të na shkatërrojnë, dhe është si të hudhësh një fije të ndezur shkrepëseje në barut të zi. Prandaj, o vëllezërit e mi, mos u pezmatoni nga njëri-tjetri.! I nxisni të tjerët të heqin dorë prej saj. Sepse përndryshe ka një mundësi të fortë që për shkak të një të drejte të pjesshme personale që nuk vlen as sa një dirhem -peshë- mund të shkaktohen tonelata dëme për ne, për shërbimin ndaj Kur‟anit dhe ndaj Imanit. Unë betohem se në qoftë se ndonjëri prej jush do të më fyente mua në mënyrën më të tmerrshme dhe ta nëpërkëmbte krejtësisht nderin tim, por të mos e braktiste shërbimin ndaj Kur‟anit, besimit dhe ndaj Risale-i Nurit, unë do ta falja atë dhe do të bëja paqë me të dhe do të përpiqesha të mos ofendohesha. Ju e dini se armiqtë tonë përpiqen të shfrytëzojnë edhe mosmirësjelljen më të vogël midis vëllezërve, prandaj pajtohuni shpejt. Hiqni dorë nga të qënurit zemërakë, gjë e cila është e pakuptim dhe e dëmshme. Përndryshe, ashtu si Shemsiu, Shefiku dhe Teufiku, disa prej nesh në dukje do t‟u bashkohen atyre që na kundërshtojnë, duke i shkaktuar dëm shërbimit tonë ndaj imanit. Meqenëse Përkujdesja Hyjnore na ka dhuruar neve shumë në vend të të humburve që janë larguar prej nesh, përsëri ajo Përkujdesje do të na mbështesë e do të na ndihmojë në dashtë Zoti xh.sh.. Said Nursî
Drejtori i burgut siç duket e pëlqeu shumë veprën “El-AjetulKubra” dhe trajtesën “Udhëzuesi për të rinjtë”. Tani ai dëshiron koleksionin “Asa Musa” “Shkopi i Musait”, dhe koleksionin “Dhul Fikar”. Unë i thashë atij se do t‟ia dërgoja ato. Në qoftë se ndodhen kopjet e tyre këtu në Afjon, vendoseni mënjanë secilën prej koleksioneve “Shkopi i Musait”, “Dhul Fikarin” (në vëllim të madh, të lidhur) “Udhëzuesi për të rinjtë”, dhe El-Ajetul-Kubra”. Said Nursî
Risale-i Nur’dan “Siracünnur” namındaki üç yüz sahifeden ziyade mecmuanın âhirinde ve aslı çok zaman evvel yazılan ve on beş sahife kadar olan ve Heyet-i Vekilece o mecmuanın toplanmasına vesile bulunan Beşinci Şuâ, herkese hususan musibetzedelere ve ihtiyarlara ve imanda şüphelere düşenlere pek çok faydaları tahakkuk eden Siracünnur’dan, o zararlı tevehhüm edilen parçayı çıkarıp yasak ederek, mütebâki üç yüz sahifenin neşrine izin verilmesini ve tesellisinden tam istifade eden bütün musibetzedeler ve ihtiyarlar ve iman hakikatlerine muhtaçlarla beraber Heyet-i Vekileden rica ederiz. Hem dört yüz sahifelik Zülfikar’da otuz sene evvel Avrupa feylesoflarına karşı yazılan irsiyet ve tesettür hakkındaki iki âyetin tefsiri iki sahife hem otuz sene evvel tabedilen İşaratü’l-İ’caz’da اَحَلَّ اللّٰهُ ال۟بَي۟عَ وَحَرَّمَ الرِّبٰوا âyetine dair yazılan, bankaya dair bir satır ve hem otuz sene evvel ben Dârülhikmette iken İngiltere’nin Anglikan Kilisesinin Başpapazının Meşihat-ı İslâmiyeden sorduğu altı sual içinde bir satır kadar yazılan yazıların kaldırılarak şimdiki kanun-u medeniye uygun gelmediği –iki sahife, bir satır– bahanesiyle müsadere edilen ve âlem-i İslâm’ca çok tahsin ile çok menfaati bilfiil görülen ve üç rükn-ü imanîyi hârika bir tarzda ispat eden o Zülfikar mecmuamızı iade etmesini rica edip istiyoruz ve hakkımızdır. Bir mektupta beş kelime sansür edilse bâki kısmına izin verilmesi gibi biz de kanunen ehemmiyetli bu hakkımızı isteriz. Ve hakkımızda habbeleri kubbeler yapanların zulmünden kurtarılmamızı, millet ve vatan ve asayişe Nurlarla hizmet eden Kur’an ve iman-perverlerle beraber talep ederiz. Said Nursî بِاس۟مِهٖ سُب۟حَانَهُ
Së Pari:Ky raport ka pasur ekzaktësisht të njëjtin rezultat si ai i Denizlit. Ata na kanë shfajësuar neve për pikat me të cilat na kanë akuzuar, por me qëllim që t‟i bëjnë për vete ata dhe të tregojnë se ata nuk janë Studentë të Risale-i Nurit, dhe për shkak të një damari të Vehabizmit, ata na kanë kritikuar neve me disa kritika shkencore. Unë mendoj se ky raport ka arritur para se të shkruhej akuza, sepse akuza i përfshin disa pika prej tij. Sidoqoftë, lista jonë e gabimeve dhe e korrektimeve u përgjigjet atyre në mënyrë të plotë. Çfarë mendoni për këtë? Gjithashtu si janë përgjigjjet e mia të reja? A janë ato të sakta? Unë i shkrova ato me shumë nxitim kur isha në një gjendje të mjeruar. Së Dyti:Deri tani ata në dukje kanë qenë preokupuar me personat tonë, me çështjet e një shoqërie politike, formimin i një tarikati Sufi dhe me disa letra të parëndësishme private. Por tani, me konfiskimin e trajtesës “Siraxhun-Nur” dhe të trajtesës “Gjashtë Sulmet”, dhe komiteti i ekspertëve duke drejtuar vëmendjen tek Risale-i Nuri, dhe intrigat e armiqve tonë të fshehur kanë bërë që Risale-i Nuri të sulmohet në një lloj mënyre, në një kohë që ai është mjeti për të siguruar qetësinë në këtë vend. Dhe ashtu si në shumë raste më parë, mu në kohën që vendi po sulmohej në këtë mënyrë, ndodhën dy tërmete të fuqishëm, ashtu siç ndërsa po e shkruaja atë diskutim. Kjo më afirmoi mua duke thënë: Nuk është nevoja ta shkruash atë. Kështu unë nuk e shkrova më. Pastaj sot unë dëgjova se ekziston frika e një lufte. Kështu unë i thashë personit përgjegjës këtu: “Sa herë që sulmohet Risale-i Nuri, toka bëhet e zemëruar ose ekziston frika e luftës. Ne kemi përjetuar shumë ngjarje të tilla saqë asnjë mundësi rastësie nuk ka mbetur, dhe këto kanë qenë treguar në gjykata. Domethënë, shqetësimi im i tmerrshëm rreth Risale-i Nurit më parë, dhe kritikët xhelozë të komitetit të ekspertëve, dhe konfiskimi i një pjese të rëndësishme të Risale-i Nurit, megjithëse unë nuk e kuptova atë, koinçidoi me trajtesën “Siraxhun-Nur” -e cila është si një sadeka e pranueshme dhe një mjet për të larguar fatkeqësitë- u zhduk pas perdes së fshehtësisë, ra tërmeti dhe frika e shpërthimit të luftës. Said Nursî Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!
Mos u shqetësoni! Ne jemi nën përkujdesjen dhe mbrojtjen Hyjnore. Mundimet e jashtme mbajnë shembuj të shumtë mëshire. Komiteti i ekspertëve u detyruan të kundërshtojnë një pjesë prej Risale i Nurit... Nuk ka dyshim se zemrat e ekspertëve janë bërë prej Nurxhuve. Said Nursî Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!
Mos u dëshpëroni që po mbetem këtu edhe për një periudhë tjetër për shkak të dëshirës së tyre për ta zgjeruar rrethin e çështjes sonë. Përkundrazi, jini të kënaqur, ashtu si unë. Sepse meqenëse jeta nuk ndalon por nxiton drejt zhdukjes, në vendet e sprovave të tilla si ky, ajo bëhet e përjetshme nëpërmjet frutave që ajo fiton për Ahiretin. Për më tepër, rrethi i mësimeve të Risale-i Nurit është duke u zgjeruar. Për shembull, dijetarët e komitetit të ekspertëve janë duke u detyruar që ta studiojnë me shumë vëmendje trajtesën “Siraxhun-Nur”. Gjithashtu është e mundur që në qoftë se ne do të liroheshim tani, kjo do të na shkaktonte mangësi në punën tonë në shërbim të besimit në një ose dy aspekte. Unë nuk dëshiroj të largohem nga burgu ndonëse unë vuaj vështirësi më shumë se ju. Edhe ju gjithashtu përpiquni -sipas mundësive- të jeni të duruar, të vetëpërmbajtur dhe të mësoheni me këtë lloj jete këtu dhe duke u preokupuar me kopjimin e Risale-i Nurit dhe me studimin e tij që të gjeni ngushëllim e gëzim. Said Nursî Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!
Së Pari:Në qoftë se do të ishte e domosdoshme, unë mund t‟ju dërgoj juve dy kopje të listës së gabimeve nga fundi i mbrojtjeve, të cilat unë i kam këtu me shkronjat e reja. Ato duhet të dërgohen tek Drejtoria e çështjeve fetare përveç përgjigjjes ndaj komitetit të ekspertëve, dhe tek Gjykata Penale e Ankarasë. Një kopje e përgjigjjes ndaj komitetit të ekspertëve duhet që t‟i dërgohet gjithashtu gjykatës këtu. Së Dyti:Është gjë e mirë që ata e kanë zgjeruar çështjen tonë. Deri tani ata e kanë bërë atë të shfaqet e vogël dhe e parëndësishme me qëllim që ta zhvlerësonin atë, por fshehurazi i jepnin asaj shumë rëndësi. Situata tani do të jetë më e volitshme për punën tonë në rrugën e besimit dhe të Kur‟anit, në dashtë Zoti xh.sh.. Said Nursî Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!
Së Pari:Në qoftë se udhëtimi për në Haxh do të kishte qenë i lirë dhe i lejueshëm, disa prej nesh ndoshta do ta kishin bërë haxhillëkun. I lutemi Allahut që ta pranojë këtë nijetin -qëllimin- tonë sikur ne të kishim shkuar vërtet në haxh, dhe që t‟i japë shërbimit tonë ndaj besimit dhe ndaj Risale-i Nurit shpërblim të madh si shpërblimi i haxhit ndërsa ne po vuajmë në këto rrethana të mbushura me mundime e vështirësi. Së Dyti:Meqenëse ne në mënyrë të përsëritur kemi thënë se “Risale-i Nuri është një koment i fuqishëm dhe i vërtetë i Kur‟anit”, m‟u shfaq se unë duhet të shpjegoj një fakt, meqenëse disa njerëz të pavëmendshëm nuk e dinë kuptimin e plotë të kësaj. Fakti është ky: Ndodhen dy lloje të komenteve të Kur‟anit: I Pari është lloji i mirënjohur. Komentet e këtij lloji shpjegojnë e sqarojnë frazeologjinë e Kur‟anit, fjalët dhe fjalitë e tij. Lloji i dytëshpjegon, provon dhe sqaron me argumente të fuqishëm të vërtetat e Kur‟anit që lidhen me besimin. Ky lloj ka rëndësi të madhe. Ndonjëherë komentet e mirënjohur, të cilët shpjegojnë aspektin e jashtëm, e përfshijnë këtë llojin e fundit në mënyrë të përmbledhur. Por Risale-i Nuri e ka marrë këtë lloj si bazën e tij të drejtëpërdrejtë. Dhe Risale-i Nuri është një komentim i kuptimeve të Kur‟anit Kerim i cili i hesht në një mënyrë të paparë edhe filozofët më kryeneçë. Së Treti:Këtë mëngjes unë do të shkruaja diçka, por nuk e bëra. Tani e njëjta çështje është shfaqur, dhe nëpunësi Salim Bey dha leje. Husrevi dhe Tahiri duhet të vijnë nesër me qëllim që të shkruajnë një peticion për kabinetin qeveritar. Said Nursî Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!
A mos vallë ne dhe Risale-i Nuri qenkemi më të dëmshmit rreth e qark saqë të gjithë shkruesit e tjerë janë të lirë të shkruajnë dhe të gjithë klasat e njerëzve janë të lira të takohen bashkë? Por pa edukim fetar, myslimanët nuk mund të sundohen përveç se me një despotizëm absolut dhe me një ryshfet të pakufishëm. Sepse, ashtu si një mysliman -i cili braktis fenë e tij- që nuk mund të bëhet një çifut i vërtetë dhe as një krishter i vërtetë, por bëhet një ateist dhe krejtësisht i korruptuar dhe i çudhëzuar, po ashtu myslimani nuk mund të bëhet kurrë komunist, por një anarkist terrorizues; dhe atëherë ai nuk do të mund të sundohej me asgjë tjetër përveç despotizmit absolut. Ndërsa ne studentët e Risale-i Nurit po punojmë për të ndihmuar administratën, për të vendosur rendin e qetësinë dhe për lumturinë e këtij vendi dhe kombi. Ata që na kundërshtojnë neve janë anarkistë ateistë dhe armiqtë e vendit dhe të kombit. Është e domosdoshme që qeveria të mos ndërhyjë tek ne, por të na mbrojë neve dhe të na ndihmojë. Said Nursî Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!
Së Pari:Lirimi i botuesve të Risale-i Nurit të tillë, si Re‟fet, Ed‟hemi, anëtarët e Familjes Çalishkanë dhe të Burhanit tregon se nuk është e ndaluar të përhapet Risale-i Nuri dhe gjykata nuk ndërhyn në të. Gjithashtu ajo është një shenjë se ajo ka vendosur se nuk është shoqëri politike. Gjithashtu, zgjatja e periudhës së çështjes sonë dhe tërheqja e shikimeve të tyre tek Risale-i Nuri në një fushë të gjërë, është vetëm se një ftesë e përgjithshme për leximin e Risale-i Nurit dhe një njoftim zyrtar për të, gjë e cila nxit tek dëgjuesit e përmalluar dëshirën për ta lexuar atë. Kjo ka qenë mjet që ne njerëzit e imanit të përfitojmë dobi të mëdhaja që i tejkalojnë mundimet tona njëqind herë. Dhe kjo është një shenjë, në dashtë Zoti, se ky mësim i shenjtë do të ketë efektin e një bombe atomike kundra trupave agresivë të çudhëzimit të cilët janë në sulm në këtë kohë gjithandej tokës në mënyrën më të gjërë e më të tmerrshme. Said Nursî Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!
Unë mora një paralajmërim të ashpër dhe një shenjë, dhe kërkoj seriozisht nga ju për hir të Risale-i Nurit dhe nga respekti për këtë festë dhe për hir të të drejtave të vëllazërisë sonë të mëparshme midis nesh: përpiquni ju, o tre vëllezër, që ta qetësoni e shëroni këtë plagën tonë të re. Sepse armiqtë tonë të fshehur po ndjekin dy plane: njëri është që të shkatërrojnë karakterin tim me trajtim fyes, dhe i dyti është që të na bëjnë neve të ftohur e të na largojnë nga njëri-tjetri. Të kritikosh, të kundërshtosh dhe të ofendohesh prej Husrevit është të shkaktosh ndarje midis nesh. Unë ju them juve se në qoftë se Husrevi do të kishte një mijë gabime, unë përsëri do të isha i kujdesur dhe do të kisha frikë të flisja kundra tij. Sepse ta kundërshtosh atë tani, do të thotë të kundërshtosh direkt Risale-i Nurin dhe mua dhe do të thotë të mbështesësh ata të cilët na kanë shkatërruar neve. Ajo do të ishte tradhti e tmerrshme, saqë një gjë e jashtëzakonshme më ndodhi pa asnjë arsye të jashtme, ashtu si shpërthimi i sobës sime. Gjithashtu unë jam i mendimit se torturat e fundit që më kanë rënë rezultuan prej mungesës suaj të pakuptimtë e të dëmshme të solidaritetit. Një gisht i tmerrshëm po i trazon gjërat tani këtu, dhe veçanërisht në krahun e Gjashtë të burgut. Mos më bëni të qaj në këtë festë; pajtohuni menjëherë në mënyrë të përzemërt! Said Nursî Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!
Unë desha që vetëm dy ose tre prej vëllezërve tonë të liroheshin sot, por Përkujdesja Hyjnore i shtyu për më vonë ata, i la prapa këtu, me qëllim që ata të fitojnë dobi, për të mirën e tyre; madje mbetja jonë në këtë situatë afërsisht tre javë ka qenë e domosdoshme, madje absolutisht e domosdoshme, sepse prania jonë së bashku në këtë festë është e domosdoshme për ne, për Risale-i Nurin, për shërbimin tonë dhe për rehatinë tonë materiale e shpirtërore; dhe që ta marrim pjesën tonë të plotë prej duave të haxhillarëve, dhe për t‟i shpëtuar trajtesat që kanë qenë dërguar në Ankara nga konfiskimi dhe që të shtohen në numër ata që kanë dhembshuri për ne dhe që u vjen keq për qënien tonë të shtypur dhe të përqafojnë metodën e Risale-i Nurit, dhe që kjo të mund të jetë një provë se ne nuk u drejtohemi për ndihmë tradhtarëve të vendit, të kombit dhe të fesë duke pranuar gabimet e rënda që po bëhen aktualisht. Said Nursî Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar! Vëllezërit e mi të dashur e besnikë! Duke mos qenë në gjendje ta durojnë -për shkak të damarit të tyre të Vehabizmit- interesimin e madh të Imam Aliut (Zoti qoftë i kënaqur me të) dhe vlerësimin për Risale-i Nurin, dhe të ndikuar nga dyshime të pabaza, saqë vitin e kaluar i shkaktuan ujit të Zemzemit të derdhet, dhe këtë vit i penguan njerëzit nga shkuarja për të bërë haxhillëk, komiteti i ekspertëve drejton kritikat e tyre të padrejta, të pasakta, të pajustifikueshme dhe prej smire ndaj Rrezes së Pestë. Në këtë kohë dyshimi dhe shqetësimi, vendi më i sigurt për ne është burgu. Në dashtë Allahu, Risale-i Nuri do të fitojë lirinë edhe për ne, edhe për vetveten. Meqenëse nën këto rrethana të vështira përballë kaq shumë kundërshtarëve ato po i bëjnë vetveten të lexohen në një mënyrë të paparë, dhe duke i bërë studentët e tyre të punojnë në burg në mënyra të ndryshme, dhe nëpërmjet Përkujdesjes Hyjnore duke mos lejuar që ato të shkatërrohen; atëherë ne duhet të jemi shumë të kënaqur me këtë dhe të bëjmë falënderime në vend të ankimit. Për shkak të kësaj kënaqësie, unë jam në gjendje t‟i përballoj të gjitha mundimet e mia të rënda. Unë nuk ndërhyj në punët e Zotit xh.sh.. Said Nursî Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!
Prej këtyre dy kopjeve, njëra është e imja dhe tjetra është e drejtorit. Korrektojeni kopjen e drejtorit në përputhje me kopjen e shkruar me dorëshkrimin tim. Ndërsa po studioja këtë herë trajtesën “El-Ajetul-Kubra”, unë pashë se Stacioni i Dytë deri në fund, dhe “biseda” në fund kishin një rëndësi shumë të madhe, dhe unë përfitova shumë prej saj. Njëri nga ju duhet ta lexojë dhe tjetri ta dëgjojë, me qëllim që edhe ju të përfitoni gjithashtu. Përveç kësaj, duke bërë korrektime, vëllezërit tonë nuk duhet të mbeten pa punë, por duhet të studiojnë me nga dy. Së Dyti:Kopja ime e Fjalës së Dhjetë dhe letrat që ndodhen këtu dhe gjërat e tjera si këto nuk duhet as të humbasin dhe as të mbeten kot, pa u lexuar. Unë do t‟ia lë Xhejlanit që ta shohë e kontrollojë këtë. Said Nursî Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!
Ndërsa duke lexuar tani Xhelxhelutijen, m‟u tregua momenti kur më ndodhi kjo pyetje: jam kureshtar të di, çfarë lidhje është ndërmjet sures “Thumma nun” në frazën “Bi hakki tebareke thumma nun wa sa‟il, në shkallën e njëzet e gjashtë, e cila tregon trajtesën rreth Kaderit Hyjnor?” Unë pashë kur po lexoja fillimin e asaj sureje, “Nun”, “Për Penën dhe për (shënimin, regjistrin) që njerëzit shkruajnë” , Pashë se ajo është fjala “Nun” e cila është origjina, baza, burimi i parapërjetshëm i të gjitha penave, shkrimit dhe librave, dhe tregon Penën e Kaderit Hyjnor, dritën, dhe dritën e njohjes së parapërjetshme. Domethënë ashtu si “Betohem për (erërat) që shpërndajnë pluhur” , që shikon tek Trajtesa rreth “Grimcave të vockëla” me një lidhje të fuqishme që nxjerr si rrjedhim një tregues, po ashtu fjala “Nun” shikon tek Trajtesa rreth “Kaderit Hyjnor” me një tregues të fuqishëm. Said Nursî Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!
Së Pari:Në përputhje me kuptimin e “e mira është në atë që zgjedh Allahu”, ndodhet një e mirë në shtyrjen e çështjes sonë. Zemra ime e dëshironte këtë shtyrje afati, dhe liria e Risale-i Nurit kërkoi që ajo duhet të ishte kështu. Duke e ngushëlluar njëri-tjetrin, duke forcuar moralin e njëri-tjetrit dhe duke diskutuar në mënyrë shkencore dhe me bashkëbisedim të këndshëm, dhe duke shkruar e studiuar Risale-i Nurin, ju do të jeni të suksesshëm në tërheqjen e Mëshirës Hyjnore, që e zhduk pikën e vështirësisë, dhe i transformon këto orë kalimtare në orë të përjetshme. Së Dyti:Meqenëse ne i shkëmbyem urimet e festës në burgun e përkohshëm të gjykatës, unë ju dërgoj ju ëmbëlsirën e festës që është ujë zemzemi të cilin e solli heroi i qytetit të Konias Vëlla Zybejri dhe mjalt prej fshatit Nurs i cili ka një kuptim të madh për mua. Futni ujë në shishen e mjaltit dhe i përzieni ato së bashku. Pastaj lëreni ujin e zemzemit në të dhe pijeni me shëndet të mirë. Said Nursî Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!
Një pyetje shumë e rëndësishme e domethënëse u bë nga dikush i rëndësishëm. Ai më pyeti: Ju nuk jeni një shoqëri politike dhe tre gjykata ju kanë dhënë juve pafajësinë për këtë pikë, dhe kjo gjithashtu është vërtetuar për shkak se gjashtë Provinca të cilat ju kanë mbajtur ju nën mbikëqyrje qysh prej njëzet vitesh nuk kanë bërë asnjë akuzë lidhur me të. Megjithatë, ndodhet një lidhje e çuditshme midis studentëve të Risale-i Nurit që nuk gjendet në asnjë shoqëri politike apo grup. Ne do të donim që kjo vështirësi të jetë zgjidhur për ne; a keni mundësi të na e zgjidhni atë? Unë në përgjigje thashë këtë: Është e vërtetë, studentët e Risale-i Nurit nuk janë një shoqëri politike të asnjë lloji, dhe as një grup i organizuar për ndonjë interes politik, dynjaje, negativ, personal apo të përgjithshëm; dhe ata nuk mund të jenë kështu. Ata janë bijtë dhe bijat, dhe nipërit e mbesat e heronjve të vjetër të këtij atdheu, prej miliona të përkushtuarve ndaj islamit, të cilët me gëzim të plotë i sakrifikuan jetët e tyre për të fituar Rangun e martirizimit. Ata kanë trashëguar një pjesë prej shpirtit të asaj sakrifice dhe vetëflijimi saqë ata e shfaqën atë lidhje të jashtëzakonshme e cila e shtyu këtë vëllain e tyre të pafuqishëm e të dobët të thotë para gjykatës së Denizlit: “Le të sakrifikohen edhe kokat tona gjithashtu për një të vërtetë për të cilën janë sakrifikuar me miliona koka heroike!” Ai e tha këtë fjali në emrin e tyre, duke e lënë gjykatën në habi dhe në heshtje vlerësuese. Domethënë, studentët e Risale-i Nurit janë të përkushtuarit e vërtetë, të sinqertë e pozitivë të cilët veprojnë vetëm për kënaqësinë e Allahut dhe të Ahiretit; saqë shoqëritë e fshehta të rrezikshme të Masonëve, komunistëve, korruptuesve, ateistëve, të pafeve dhe të Tashnakëve nuk kanë gjetur asnjë mjet për t‟i kundërshtuar ata, dhe kështu dëshirojnë t‟i shkatërrojnë e t‟i përçajnë nëpërmjet ligjeve “Elastike” -të lakueshme- duke mashtruar qeverinë dhe drejtësinë. Në dashtë Zoti ata nuk mund të bëjnë asgjë; përkundrazi, ata do të jenë mjet për të shtuar numrin e heronjve vetëflijues të Risale-i Nurit dhe të besimit”. Said Nursî Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!
Unë do t‟ju tregoj ju një pyetje dhe përgjigjje që ndodhi para dyzet vjetësh, e cila i ngjason asaj të djeshmes. Lidhja e studentëve të “Saidit të Vjetër” ishte aq e fortë me profesorin e tyre saqë arriti shkallën e sakrifikimit dhe të vetëflijimit. Prandaj Saidi i Vjetër qe në gjendje të sfidonte veprimet e shumta aktive që i ndërmerrnin bandat armene dhe revolucionarët Tashnakë përreth qyteteve të Vanit dhe Bitlisit, madje i bënte ata të ndalonin tek caqet e tyre deri në një shkallë. Dhe kur ai gjeti për studentët e tij pushkë mauzerë, u transformua medreseja në një gjendje që i ngjasonte kapanonit ushtarak -pasi librat ishin krah për krah me pushkët. Pastaj erdhi një gjeneral nga ushtria, i pa ato dhe tha: kjo nuk është medrese, kjo është një kazermë ushtrie. Dhe ai urdhëroi duke thënë: “Grumbullojini pushkët meqë u bë dyshues si rrjedhojë e incidentit të Bitlisit. Nga ne ata morën pesëmbëdhjetë pushkë; dhe pas afërsisht dy muajsh shpërtheu lufta e Parë Botërore, dhe unë kërkova që të më ktheheshin pushkët e mia... Sidoqoftë... Ata më pyetën mua në lidhje me çfarë u përmend lart: Revolucionarët armenë, midis të cilëve ka të përkushtuar të zjarrtë e të gatshëm për të sakrifikuar jetët e tyre, tremben prej jush, kështu që kur ju ngjiteni në Malin Erekdaĝi pranë Vanit, ata tërhiqen e shkojnë tjetërkund.Çfarë force keni ju që i bëni ata të veprojnë kështu?” Në përgjigjje unë u thashë atyre: Meqenëse të përkushtuarit armenë e shfaqin këtë vetëflijim të çuditshëm për jetën kalimtare të kësaj bote dhe për interesat e nacionalizmit të vogël e negativ, dhe na sulmojnë neve, atëherë sigurisht studentët që luftojnë për jetën e përhershme dhe për interesat pozitive të kombit të gjërë e të shenjtë islam, dhe janë ata që besojnë me siguri se exheli është një dhe nuk ndryshon; nuk ka dyshim se këta studentë nuk mund të mbeten prapa atyre të përkushtuarve , këta pa ngurrim dhe me krenari e sakrifikojnë jetën dhe exhelin e tyre të përcaktuar dhe pak vite të kësaj jete të jashtme, të rreme për milionat e viteve të jetës së vërtetë e të amshuar dhe në rrugën e ruajtjes dhe të mirëqenies së miliarda njerëzve besimtarë e të devotshëm”. Said Nursî Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!
Qysh prej dy ditësh unë kam ndjerë një dhimbje në kokën time dhe në nervat prej ndikimit të gripit. Dhe duke ndjerë nevojën e ngushëllimit dhe të shoqërimit në rrethana të tilla për t‟u takuar me shokë unë u ngushtova nga një vetmi e tmerrshme dhe nga qënia ime i veçuar. Ankesat vijuese më ndodhën: Përse e vuajmë ne këtë torturë? Cila është dobia e tij për shërbimin tonë në rrugën e Kur‟anit dhe të Imanit? Pastaj, në këtë mëngjes papritmas m‟u shfaq sa vijon: Futja jonë në këtë provim të vështirë dhe duke u goditur prej këtij guri prove disa herë me qëllim që të shihet qartë nëse ne jemi flori apo tunxh; dhe provimi ynë në çdo anë e aspekt me sprova padrejtësie, dhe duke kaluar madje nëpër sita më të holla tre ose katër herë për të parë nëse nefset tonë urdhërues për të liga do të marrin një pjesë ose janë duke luajtur ndonjë dredhi, e gjitha kjo është shumë e domosdoshme për shërbimin tonë, i cili duhet të jetë thjesht dhe vetëm në emrin e të vërtetës dhe të realitetit, dhe prandaj Kaderi Hyjnor dhe Përkujdesja Hyjnore e lejuan këtë sepse njoftimi për këtë shërbim të lartë në këtë fushë provimi përballë armiqve kryeneçë e të padrejtë dhe preteksteve të tyre; kjo i ka bërë njerëzit të kuptojnë se: ky shërbim ndaj Kur‟anit buron drejtpërdrejt prej të vërtetës dhe Realitetit, dhe tek ai shërbim nuk përzihen as dredhia, as mashtrimi, as egoizmi, as mburrja, as qëllimi personal dhe as interesat e dynjasë dhe të Ahiretit. Masat e besimtarëve nuk do të kishin pasë besim në të po të mos kishte qenë ky provim; pasi gjuha e gjendjes së tyre thonte: “Ndoshta ata janë duke na mashtruar neve”. Edhe elita e besimtarëve do të kishin pasë dyshimet e tyre dhe do të kishin thënë: “Ndoshta ata veprojnë kështu për të arritur rangje shpirtërore për vetveten dhe për të fituar besimin e njerëzve dhe për t‟u admiruar; ashtu siç e bëjnë një gjë të tillë ata të cilët e shesin vetveten për të fituar rangje shpirtërore. Dhe si rrjedhojë ata nuk do të besonin në shërbimin. Por pas sprovës u detyrua edhe personi më kokëfortë e kryeneç të nënshtrohet. Në qoftë se mundimi juaj është një, fitimet tuaja janë një mijë, në dashtë Zoti. Said Nursî Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!
Njoftimi në gazeta për ngjarjen që ndodhi kur isha rob lufte në Rusi shtoi interesin dhe respektin e njerëzve pavarësisht ndalimeve të rrepta të tyre dhe përpjekjes së tyre për t‟i larguar njerëzit prej nesh. Përgjegjësi i rojeve tha: Tre persona zyrtarë thanë dje në oborrin e burgut ndërsa ishin në favor për të bërë fyerje ndaj nesh dhe sidomos ndaj meje, kur Saidi shfaqet tek dritarja njerëzit grumbullohen dhe e shohin. Prandaj ai nuk duhet të qëndrojë në këmbë përpara dritares ose ne do ta ndryshojmë krahun e tij të burgut. O Vëllezërit e mi! Mos u shqetësoni! Unë kam vendosur që t‟i përballoj vështirësitë sido që të jenë; dhe ato do të ndryshohen – në dashtë Allahu- në gëzime e kënaqësi nëpërmjet bekimit dhe lutjeve tuaja. Në esencë ai incident është i vërtetë, por për shkak se unë nuk kisha dëshmitarë, unë kurrë nuk e kam përshkruar në detajë. Unë nuk e dija që një skuadër kishte ardhur për të më ekzekutuar; unë e kuptova këtë më vonë. Unë nuk e dija që atëherë komandanti Rus tha diçka në Rusisht në një mënyrë shfajësimi -kërkimi ndjese. Domethënë, majori mysliman që ishte i pranishëm dhe i cili e njoftoi ngjarjen për gazetën e kuptoi çfarë kishte thënë komandanti Rus në mënyrë të përsëritur: “Më fal!” O Vëllezërit e mi! Kur unë preokupohem me Risale-i Nurin mundimet e vështirësitë pakësohen. Domethënë, detyra jonë është të preokupohemi me trajtesat dhe të mos u japim rëndësi gjërave kalimtare, dhe të bëjmë falënderime me durim. Said Nursî
[Kjo u shfaq me 15 Teshrin-i Ev-vel, 1949 në Revistën “Ehli Sunneh”. Kjo u shkrua nga pronari i Revistës i cili është avokat.] Kur u plagosa dhe u zura rob në Bitlis gjatë Luftës së Parë botërore, edhe Bediuzzamani gjithashtu u zu rob në të njëjtën ditë. Ai u dërgua në Siberi, në njërin prej kampeve të robërve të luftës. Unë u dërgova në ishullin e Nangunit pranë Bakut. Një ditë, Nikolla Nikollajaviç e vizitoi kampin me qëllim që të inspektonte të burgosurit. -Të burgosurit ngriheshin në këmbë duke e respektuar- ndërsa kur kaloi para Bediuzzamanit, ky nuk lëvizi fare dhe e injoroi; kjo tërhoqi vëmendjen e komandantit të përgjithshëm. Për ndonjë pretekst, ai kaloi para tij edhe njëherë tjetër, dhe përsëri Bediuzzamani nuk u trazua, nuk u shqetësua. Ai kaloi për herë të tretë, dhe ndaloi para tij, dhe ndërkohë midis tyre u zhvillua dialogu vijues nëpërmjet një përkthyesi: “A më njeh se kush jam?” “Po, të njoh. Ti je Nikolla Nikollajaviç, daja i Carit dhe komandanti i përgjithshëm i frontit kaukazian”. “Atëherë, përse më fyen?” “Më fal, por unë nuk të kam fyer. Unë po bëj thjesht atë që më urdhëron besimi im. Çfarë urdhëron besimi yt? -“Unë jam një dijetar islam. Unë kam besim në zemrën time. Ai që ka besim në zemrën e tij është më i lartë se sa ai që nuk ka besim. Në qoftë se unë do të isha ngritur në këmbë, do të isha treguar i parespekt ndaj besimit tim. Unë nuk u ngrita për këtë arsye.” “Atëherë, duke thënë që unë jam pa besim, ti po fyen edhe personin tim, edhe ushtrinë të cilës i përkas, edhe kombin tim, edhe Carin. Do të ngrihet menjëherë një gjykatë ushtarake dhe ti do të pyetesh”.Me këtë urdhër, u ngrit gjykata ushtarake. Erdhën disa oficerë Turq, Gjermanë dhe austriakë duke insistuar që Bediuzzamani t‟i kërkonte falje komandantit Rus, por ai iu përgjigj atyre sa vijon: “Unë dëshiroj të udhëtoj për në botën e Ahiretit, tek prania e të dërguarit të Zotit, dhe më duhet të kem vetëm një pashaportë për në Ahiret. Unë nuk mund të veproj në kundërshtim me besimin tim”. Asnjëri nuk mundi të hapë gojën përballë kësaj fjale, dhe të gjithë prisnin rezultatin. Gjykata e përfundoi procesin gjyqësor me nxerrjen e vendimit për ekzekutim për shkak të fyerjes së Carit dhe të ushtrisë Ruse. Bediuzzamani i tha me gëzim oficerit që drejtonte skuadrën e cila erdhi për të ekzekutuar vendimin: “Më lejoni mua vetëm pesëmbëdhjetë minuta që të kryej detyrën time”. Ndërkaq ai mori avdes, pastaj ndërsa duke kryer dy rekatë namaz, u shfaq Nikolla Nikollajaviç. Ai tha: “Më fal! Unë supozova se kur ti veprove ashtu, e bëre për të më fyer mua, dhe mora masat ligjore kundra teje. Por tani unë kuptova se ti paske vepruar vetëm sipas besimit tënd dhe paske zbatuar atë çfarë urdhëron ai besim. Prandaj vendimi shfuqizohet. Ti meriton respekt për vendosmërinë dhe devocionin tënd. Unë të shqetësova ty, të lutem përsëri që të më falësh.” Një major, njëri prej shokëve të Bediuzzamanit, e përshkroi këtë veçori të lartë të karakterit të tij dhe vendosmërinë e tij në besim, gjë e cila është një shembull i mirë për të gjithë myslimanët, ashtu siç e dëshmoi vetë atë ngjarje. Kur e dëgjova këtë, në mënyrë të pavullnetshme sytë e mi u mbushën me lotë. Abdurrahîm Pavarësisht se Ustadhi nuk urdhëroi që të përfshihej kjo pjesë të cilën e botoi gazeta, veçse ama ajo u përfshi këtu meqë ajo përmban një shembull instruktiv, ngjall interesim dhe është shumë prekëse. Nënshkroi Husrevi.
Meqenëse më është prerë oreksi për ushqim, dhe për shkak se dhuratat më dëmtojnë, unë ju kam dërguar juve pjesën time të ushqimit, e cila përbëhet nga tre copa gjalpi, një shportë rrush, një çantë me molla, dy pako -koli- çaj dhe sheqer. Unë kisha vendosur që t‟ju dërgoja diçka si dhuratë për ju, por mësova se edhe ju kishit prej saj gjithashtu. Unë e pata pranuar atë me qëllim që të mos zemërohej me mua El-Medresetul ez-zehra duke thënë: Ai nuk hëngri prej dhuratës sime! I shisni këto lëndë tek ata që u nevojiten me çmime të lira dhe tek ata që i meritojnë, sepse unë do të blej me paratë e tyre vezë, kos dhe bukë, dhe kjo dhuratë e bekuar të jetë vërtetë shërim për mua, për ata që e pijnë, për Medresetu ez-zehra dhe për ata që e përdorin. Le të jetë Husrevi përgjegjës për shitjen dhe Xhejlani e Hifziu t‟i shesin ato. Said Nursî
Së Pari:Kjo që vijon m‟u shfaq mua në lidhje me artikullin e gazetës rreth meje: Një komandant arrogant Rus e përmbajti zemërimin e tij dhe u qetësua përballë dinjitetit të besimit tuaj, dhe kërkoi falje, ndërsa nëpunësit zyrtarë të cilët e shohin qëndrueshmërinë e mësimeve të fuqishme e të sinqerta të Risale-i Nurit që e tejkalojnë njëqind herë qëndrueshmërinë që e shfaq personi im; unë them: në qoftë se nuk zbuten zemrat e tyre, dhe ngulmojnë në kryeneçësinë e tyre, atëherë ata nuk do t‟i pastronte gjë tjetër përveç zjarrit të Xhehennemit. Sepse kjo jetë e shkurtër e kufizuar nuk e nxë këtë krim të madh; pasi yndira nuk mund të hahet në qoftë se prishet, ndryshe nga kosi e qumështi. Ne i lutemi Allahut që Risale-i Nuri t‟i ketë shpëtuar shumë prej tyre para se ata të jenë prishur. Së Dyti:Le t‟i shkruajë Mehmet Fejziu Bedriut dhe t‟i thotë atij se unë jam duke i përfshirë ata të gjithë, që ai i kishte përmendur në letrën e tij, në lutjet e mia. Edhe ata gjithashtu duhet të luten për mua. Said Nursî Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!
Së Pari:Më është shfaqur mua se unë duhet ta përshkruaj trajtimin e çuditshëm dhe instruktiv që unë kam marrë gjatë dy periudhave të mia të robërisë -në Rusi dhe këtu- sa vijon: Unë isha në një repart në Kosturna në Rusi bashkë me nëntëdhjetë oficerë të tjerë të cilët po mbaheshin si robër lufte. Unë u jepja atyre mësim fetar herë pas here. Një ditë erdhi komandanti Rus, e pa këtë dhe tha: Ky kurd që ishte komandanti i një regjimenti vullnetarësh ka therrë shumë prej ushtarëve tonë, dhe vjen tani e na jep mësime politike këtu; kjo është e pamundur, unë do ta ndaloj; ai nuk duhet të japë mësim. Por pas dy ditësh ai tha: “Duket se mësimet tuaja nuk janë politike, por fetare e morale, prandaj ti mund të vazhdosh të japësh mësim”. Në robërinë time të dytë: këtu në këtë burg, nëpunësit e gjykatës e ndaluan njërin prej vëllezërve të mi të afërm për të ardhur tek unë, ndonëse ai kishte dëgjuar leximin tim prej Risale-i Nurit qysh prej njëzet vitesh, dhe ai vetë i lexonte më mirë se unë. Gjithashtu ata i ndaluan që të vinin tek unë ata të cilët më ndihmonin mua në çështjet e mia të domosdoshme e të veçanta me qëllim që ata të mos merrnin mësim prej meje. Megjithatë Risale-i Nuri nuk lë nevojë për mësim tjetër, dhe ne nuk kemi mësime të tjera, dhe ne nuk kemi sekrete që të mos kenë dalë në shesh. Megjithatë, disa rrethana më bënë mua ta shkurtoj këtë histori të gjatë. Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!
Arz-ı tazimat ve takdim-i ihtiramat ile istifsar-ı hatır edip sıhhat ve âfiyetinize dualar ederek dâmenlerinizden, el ve ayaklarınızdan öpüyoruz. Müşfik üstadımız efendimiz! Siz sevgili üstadımızdan bize gönderilen ve müdafaatın sonuna ilâve edilen üç kıymettar mektubunuzla Hüve Nüktesi’ni nasıl bulduğumuzu siz sevgili üstadımıza arz etmemizi, bir mübarek kardeşimizle siz sevgili üstadımız emretmişler. Sevgili üstadımız efendimiz! Birinci mektubunuz, yirmi seneden beri tarassudlar ve nezaretlerle beraber altı vilayet ve üç mahkemenin bulamayıp beraet verdikleri cemiyetçilikten sizde hiçbir eser görülmediği halde, hiçbir cemiyette ve hiçbir komitede görülmeyen Nurculardaki hârika alâka, ehemmiyetli bir taraftan bir sual ile siz sevgili üstadımızdan sorulmuş olup şehadet mertebesini kazanmak için ruhlarını feda eden milyonlar İslâm fedailerinin ahfadları ve evlatları, o fedailiği ecdadlarından irsiyet aldıkları içindir ki siz sevgili üstadımıza mahkemeleri hayret ettirip susturan “Milyonlar kahraman başlar feda oldukları bir hakikate başımız dahi feda olsun!” diye acib cümleyi söyletmeye vesile olan talebelerinizde gördüğünüz hakiki, hâlis, sırf rıza-yı İlahî ve müsbet ve uhrevî fedakârlığın karşısında, menfî cemaat ve komitelerin mağlup oldukları hem Nurcuları dağıtmak isteyenlerin inşâallah muvaffak olamayacakları ve hem Nur’un ve imanın fedailerini çoğaltmaya sebebiyet verecekleri izah edilmekle cevap verilmiştir. İkinci mübarek mektubunuzda: Siz sevgili üstadımızın Van, Bitlis’te tedriste bulunduğunuz talebelerinizle birlikte, etraflarında bulunan ehl-i imanı titreten Ermeni, Taşnak fedailerine karşı çıkıp, o fedaileri durdurup dağıtmaya mecbur eden siz sevgili üstadımızdaki ve talebelerinizdeki hârika kuvvet; küçücük, fâni dünya hayatı ile menfî milliyetin muvakkat menfaati ve selâmeti için Ermeni fedailerinde görülen hârika fedakârlığa mukabil, hayat-ı bâkiyeye ve İslâm millet-i kudsiyesinin müsbet menfaatlerine çalışan ve ecel birdir itikad eden ve üstadlarına olan şiddet-i rabıtaları fedailik derecesine varan talebelerinizin birkaç sene mevhum ömürlerini milyonlar sene bir ömre ve milyarlar dindaşların selâmetine ve menfaatine müftehirane feda etmelerinden mütevellid olduğu, kırk sene evvel siz sevgili üstadımızdan sorulan bir suale cevap olarak bildirilmektedir. Üçüncü mübarek mektubunuz: Dokuz aydan beri temadi eden pek acib tecridinizle beraber, teselli ve ünsiyet ihtiyacını tevlid eden hastalığınız içinde “Neden bu tazip oluyor, hizmetimize faydası nedir?” diye siz sevgili üstadımızın kalb-i mübareklerine gelen şekvaya bir ihtar olup inatçı, bahaneci ve insafsız muarızlar karşısında girdiğimiz bu şiddetli imtihanda altın olanlar bakır olanlardan ayrılmak için mihenge vurulmak ve insafsız bir tecrübe ile nefislerin hisseleri olup olmadığı bilinmek için eleklerle elenmek, sırf hak ve hakikat namına olan hâlisane hizmetimize pek çok lüzumu olduğu için kader-i İlahînin ve inayet-i Rabbaniyenin bu dehşetli tazyike verdiği müsaade, hiçbir hile, hiçbir enaniyet, hiçbir garaz, hiçbir dünyevî ve uhrevî menfaat karışmayarak yapılan ve tam hâlis ve hak ve hakikatten gelen ve şimdi en muannid ve vesveseli olanları dahi teslime mecbur eden ve bir zahmete mukabil inşâallah bin kâr bırakan bu hizmetimiz eğer perde altında kalsaydı, çok manalar verilmekle beraber avam-ı ehl-i iman ile havas kısmı birer bahane ile tam kanaat etmeyeceklerinden olduğu bildirilmektedir. Dördüncü mektup olan Hüve Nüktesi ise: قُل۟ هُوَ اللّٰهُ اَحَدٌ ve لَٓا اِلٰهَ اِلَّا هُوَ kelime-i kudsiyeleriyle maddî cihetinde هُوَ lafzında siz sevgili üstadımızın bir seyahat-i hayaliye-i fikriyelerinde, hava sahifesinin mütalaalarıyla görülen zarif bir nükte-i tevhidde; iman mesleğindeki gayet derecede kolaylık ile meslek-i dalaletteki nihayetsiz müşkülat kısa bir işaretle beyan edilmiş. Kudret-i İlahiyenin bir arşı olan bir avuç toprakta konulan muhtelif tohumların mahiyetlerinde ve emir ve iradenin diğer bir arşı olan havanın bir parçasında neşv ü nema bulan هُوَ lafzında görülen hârikalar, esbaba verildikçe dehşetli müşkülatın zuhuru ve Vâhid-i Ehad’e verildikçe fevkalâde suhuletin vücudu hem ehl-i dalaletin hususan maddiyyun ve tabiiyyun meslek erbabına hem ehl-i imana gayet şirin, gayet güzel, gayet hoş hem gayet mukni ve müskit bir şekilde ispat edilerek bir risale kadar kıymeti bulunan hususan tahavvülat-ı zerrat hakkındaki Otuzuncu Söz’le, Tabiat Risalesi olan Yirmi Üçüncü Lem’a’nın bir nevi hülâsası olabilir kanaatini bize veren bu kıymettar yazılarınızla Risale-i Nur baştan başa her okuyanı hem tenvir edip yükseltiyor hem sevgili üstadımıza nihayetsiz minnettarlıklara vesile oluyor. Hüsrev Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!
Dy ose tri herë më është shfaqur një gjendje shpirtërore e Rëndësishme. Ajo është një gjendje që i ngjason asaj që më shtyri që të jetoja i veçuar në Malin Jusha në Stamboll para tridhjetë vitesh dhe më bëri mua ta lija jetën shoqërore vezulluese të Dar El-Hikmeh el Islamijjeh, madje ajo nuk më lejoji të qëndroja as me Abdurrahmanin e mjerë, i cili ishte studenti i parë i Risale-i Nurit dhe heroi i tij, me qëllim që ai të përmbushte disa nga gjërat e mia të domosdoshme. Ajo gjendje që ishte një revolucion i shpirtit tim shfaqi natyrën e Saidit të Ri.Tani fazat e para të ngjashme me atë gjendje kanë filluar tek unë, dhe unë mendoj se kjo është një shenjë për shfaqjen e Saidit të tretë, i cili do ta braktiste krejtësisht dynjanë. Domethënë, Risale-i Nuri dhe studentët e tij heroikë do t‟i përmbushin detyrat e mia, dhe nuk mbetet më nevojë për mua. Sidoqoftë, të gjitha pjesët gjithëpërfshirëse të Risale-i Nurit dhe të gjithë studentët e tij të palëkundur e të sinqertë japin mësim shumë më mirë se unë. Said Nursî
Së Pari:Unë kam hamendësuar prej një numri shenjash se prej koleksioneve që janë botuar, është trajtesa “Udhëzuesi për të rinjtë” ajo që ata i kanë dhënë më shumë rëndësi. Unë mendoj se “Hüve Nüktesi (Ajri: Një Dritare për Unitetin Hyjnor) i ka thyer kurrizët e armiqve tonë ateistë të fshehur dhe e ka copëtuar idhullin e Natyrës, bazën dhe mbështetjen e tyre. Sepse megjithëse ishte e pamundur deri diku që ta fshihje atë idhull në dheun e dendur, por ama një gjë e tillë ishte e pamundur pasi u shfaq kjo “Hüve Nüktesi” për ta bërë në ajrin e hollë e transparent. Si rrjedhojë, për shkak të mosbesimit të tyre kryeneç dhe të rebelimit felëshues, ata po mashtrojnë drejtësinë dhe po e nxisin atë kundra nesh. Në dashtë Zoti, Risale-i Nuri do t‟i kthejë shikimet e drejtësisë në favorin tonë dhe do ta asgjësojë këtë sulm gjithashtu. Së Dyti:Ajo që u botua në këtë periudhë, qoftë në Revistën “Ehli es-Sunneh” ose në gazetën lokale këtu, gjithashtu edhe intervista e zjarrtë që zhvilloi Zybejri, u bënë si një shpallje e mirë dhe efektive për t‟u preokupuar me Risale-i Nurin. Lexojini pjesët rreth nesh që do të më kënaqnin mua, në vendin tim, dhe atëherë më njoftoni mua për to. Said Nursî Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!
Së Pari:Dje ju pashë ju të katërve në një bisedë vëllazërore të këndshme, dhe unë isha shumë i kënaqur dhe i gëzuar për këtë. Unë e dëgjova atë me kënaqësi e gëzim sikur të isha me ju në atë bashkëbisedim. Por unë papritmas pashë se në dy anët tuaja ndodheshin njerëz që ju dëgjonin për spiunazh. Dëgjimi zgjati për gjysmë ore. Ndërkaq unë u shqetësova dhe thashë me vete: Është e mundur që midis tyre të jetë ndonjë spiun dhe do t‟i japë kuptime të gabuara fjalës dhe do ta bëjnë qimen tra, pasi ata dëgjonin me vëmendje. Vëllezërit që janë duke biseduar nuk po i shohin ata për shkak se nuk po shfaqen të jenë të kujdesshëm dhe për shkak të kënaqësisë së bashkëbisedimit dhe të bashkëshoqërimit në të. Dhe unë u shkrova ju një përgjigje lidhur me këtë. Lavdi Zotit, unë mësova se në atë fjalë nuk kishte dëm, megjithatë, kujdesuni! Të jesh i kujdesshëm është shumë e domosdoshme në këtë kohë të ndjeshme. Së Dyti:Unë kuptova nga një letër e shkruar prej Hasan Hoxhës se mendimi i tij i mirë për mua është njëqind herë më i madh se sa unë e meritoj, dhe se ai do të jetë një përhapës i Risale-i Nurit i cili vepron me të njëjtin sistem si heroi i Denizlit, i ndjeri Hasan Fejziu. Në dashtë Zoti xh.sh., Hasana dhe Fejzi të tjerë si ai do të shfaqen në Afjon gjithashtu dhe nuk do të mbeten prapa Denizlit, dhe do t‟i transformojnë mundimet tona në mëshirë. Said Nursî
Unë nuk kam qenë kurioz rreth gazetave, por artikujt duke na mbështetur neve që shfaqen në këtë kohë edhe tek Revista “Eh-li es sunneh” edhe tek “Sebi-Lür-Reshad”, i kanë bërë konfuzë ata njerëz xhelozë dhe ata ateistë armiqësorë të fshehur të cilët na kundërshtojnë neve. Mundësia që këta do të përpiqen që t‟i heshtin ata shokë, më bëri të shqetësohem. Said Nursî Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!
I Pari:Mundimet tona transformohen në mëshirë e gëzim. I Dyti:Qetësia dhe gëzimi që burojnë prej kënaqësisë dhe nënshtrimit ndaj drejtësisë së Kaderit Hyjnor. I Treti:Gëzimi që buron prej Përkujdesjes Hyjnore të veçantë për studentët e Risale-i Nurit. I Katërti:Kënaqësia që buron prej zhdukjes së fatkeqësisë e cila është kalimtare. I Pesti:Shpërblimet e mëdhaja. I Gjashti:Mosndërhyrja në punët dhe në Dëshirën e Allahut. I Shtati:Vuajtja e pak vështirësive dhe marrja e pak plagëve përballë edhe sulmeve më të ashpra. I Teti:Këto vështirësi duke qenë shumë të vogëla në krahasim me ato që i vuajnë të tjerët. I Nënti:Gëzimi që buron nga ndikimi i këtyre njoftimeve të larta për përfundimin e provimit të vështirë në shërbim të Risale-i Nurit dhe besimit. Këto nëntë gëzime shpirtërore janë një balsam dhe një ilaç aq qetësues dhe aq i ëmbël saqë nuk mund të përshkruhen; ato i lehtësojnë dhimbjet tona të tmerrshme. Said Nursî
Me të gjitha dredhitë e tyre, sulmet e hipokritëve këto dhjetë muaj, dhe kapja e tyre pas një zyrtari nuk ka tronditur madje as edhe studentin më të ri. Shpifjet e tyre janë të parëndësishme. Përballë qindra gënjeshtrave të tij që ne i provuam, ai gjeti një gabim të vetëm dhe tha se ishte në kundërshtim me faktet, në njërën prej letrave tona, që një gazetë kishte njoftuar se drejtori i mëparshëm ishte graduar. Por gabimi ishte i gazetës. Sidoqoftë... shpifje të tilla nga njerëz të tillë pothuajse nuk kanë asnjë efekt mbi ne, dhe në dashtë Zoti, ato nuk do t‟i shkaktojnë asnjë dëm rrethit të Risale-i Nurit. Ashtu siç ju thashë më parë, mos u jepni rëndësi shpifjeve të shkruara të atij zyrtari, mos i lini ato të ngatërrojnë idetë tuaja. Në qoftë se ndodhet ndonjë pikë ligjore, përgjigjja për të cilën nuk gjendet në mbrojtjet e mia, jepni një përgjigje të shkurtër. Dhe thoni:“Saidi thotë: Me qëllim që të mos i bezdis tre gjykatat të cilat na kanë dhënë neve pafajësinë, dhe as që të jemi përbuzës ndaj tyre, unë nuk do t‟i jap rëndësi asaj akuze dashakeqe duke iu përgjigjur. Mbrojtja ime e gjatë, dhe veçanërisht dhjetë pikat duke treguar dhjetë mënyra që ajo është e paligjshme, jep një përgjigje të plotë e të saktë”.
Së Pari:Është një shembull i Përkujdesjes Hyjnore që unë nuk e dëgjova akuzën shpifëse të prokurorit të përgjithshëm; përndryshe unë do t‟i isha përgjigjur me fjalë të ashpra. Unë do t‟i kisha thënë kryetarit të gjykatës: Unë do të të çoj ty në gjykatë. Me këtë dua të them: Do të të çoj në Gjykatën e Gjyqit të fundit për padrejtësinë që na ke bërë, dhe do të të çojmë në një gjykatë Dynjaje për sjelljen tënde të paligjshme. Dhe arsyeja që thashë se unë nuk kam avokat, ishte që t‟u tregoja atyre se ne të gjithë kemi një avokat për çështjen tonë të përgjithshme e cila na përket të gjithë neve; dhe lidhur me sulmet ndaj personit tim, vetëm unë mund t‟u përgjigjem atyre. Ju mund t‟ia thoni këtë Ahmed Hikmetit. Së Dyti:Mbrojtjet tona të mëparshme janë të mjaftueshme për t‟iu përgjigjur akuzave të prokurorit. Së Treti:Mustafa Osmani dhe Xhejlani më shkruan e më thanë se ajo që u tha në gjykatë nuk kishte shkaktuar ndikim të keq në mes të rrethit të Risale-i Nurit, dhe as nuk e kishte turbulluar fare pastërtinë e zemrave. Unë e pashë edhe hero Tahirin; edhe ai kishte të njëjtin mendim. Unë isha kureshtar se si mendonin Husrevi, Fejziu dhe Sabriu. Së Katërti:Unë mendoj se mosbesimi dhe çudhëzimi na sulmojnë tani neve në formën e shoqërive sekrete dhe të grupeve politike për shkak se Kaderi Hyjnor i bën ata të na torturojnë neve me këtë tirani të skajshme dhe me akuzën e të qenurit një shoqëri politike. Kjo do të thotë se ndodhet një nevojë parësore dhe e rëndësishme që besimtarët të bashkohen. Ne qemë të pavetëdijshëm për atë fakt, prandaj ne e morëm goditjen e drejtësisë prej Kaderit Hyjnor. Said Nursî Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!
Së Pari: Kur ndodhet një kabinet qeveritar despotik i cili i pengon njerëzit që të shkojnë në haxh, që derdh ujin e zemzemit, që lejon që ne të trajtohemi në mënyrë të padrejtë, që nuk shqetësohet për konfiskimin e trajtesave “Dhul Fikar” dhe “Siraxhun-Nur”, që gradon në postë nëpunësit zyrtarë të cilët na torturojnë neve ligësisht dhe në mënyrë të paligjshme, dhe që nuk dëgjon vajtimin tonë me zë të lartë, vajtimin e të shtypurve në shtëpitë tona nëpërmjet gjuhës së gjendjes; në një kohë të këtillë, vendi më i mirë për ne është burgu, veçse, nëse do të ishte e mundur, do të ishte më mirë në qoftë se ne do të transferoheshim në një burg tjetër. Së Dyti:Ashtu siç i detyruan ata njerëzit më të papërshtatshëm që t‟i lexojnë trajtesat tona më private e të fshehura, po ashtu ata këmbëngulin dhe na detyrojnë neve që të formojmë një shoqëri politike. Por ne nuk kemi ndjerë aspak nevojë për të qenë një shoqëri politike apo një grup i fshehtë Revolucionar i ndonjë lloj. Sepse vëllazëria islame që gjendet në xhematin e bashkuar të besimtarëve është zhvilluar tek studentët e Risale-i Nurit në mënyrë të sinqertë e të pastër dhe të kurorëzuar me vetëflijimin më serioz dhe me martirizim të plotë që i kanë trashëguar prej miliona paraardhësve të tyre heroikë, të cilët i sakrifikuan me mallëngjim të plotë shpirtërat e tyre në rrugën e një të vërteteje, dhe studentët e Risale-i Nurit u lidhën aq fort me atë të vërtetë saqë nuk lë asnjë nevojë deri tani për formimin e ndonjë shoqërie politike, ose të ndonjë grupi revolucionar të fshehtë apo të hapur”. Kjo do të thotë se tani ka një nevojë, sepse Kaderi Hyjnor i ka bërë ata të na sundojnë; Ata na tiranizojnë me akuzat e një shoqërie politike imagjinare. Dhe Kaderi Hyjnor na jep neve goditje me duart e tyre, duke thënë: Përse nuk keni pasë sinqeritet dhe solidaritet të plotë dhe përse nuk keni qenë një parti e vërtetë e Allahut”, dhe prandaj ai Kaderi- ka vepruar me drejtësi. Said Nursî Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!
Së Pari:Unë e di që ju nuk keni nevojë për ngushëllim. Forcojeni moralin e njëri-tjetrit, dhe kjo do të jetë e mjaftueshme. Rreshtat e tablosë që e kam varur në mur përballë meje janë të mjaftueshëm për mua. Është kuptuar se ky sulmi i fundit ishte krejtësisht i pajustifikueshëm dhe një kërcënim i paligjshëm, dhe rezultati i dyshimeve të pabaza dhe i dobësisë. Megjithatë, qëndrimi i njerëzve dhe i policisë ishte një lloj kundërshtimi ndaj atij sulmi të pakuptim. Së Dyti:A është e përshtatshme mbrojtja ime për t‟iu përgjigjur edhe akuzave të reja? Gjithashtu, a po punojnë Zybejri dhe avokatët? Ata nuk janë të shqetësuar, apo jo? Ata nuk duhet të shqetësohen fare. Nga këndvështrimi i çështjeve me të cilat ata na kanë akuzuar, ata duhet t‟i akuzojnë të gjithë ata që mbajnë vëllazëri besimi, madje edhe xhematet e atyre që kryejnë namazet dhe të gjithë imamët, si dhe studentët e të gjithë mësuesve dhe profesorëve. Domethënë, ata e kanë gjetur veten përpara kundërshtarëve të fuqishëm dhe na sulmuan neve me iluzione të jashtëzakonshme duke përdorur mundësitë në vend të ndodhive reale. Së Treti:Bindja ime personale është që ne duhet të mbetemi në burg deri në pranverë. Dihet se çështjet ndërpriten në Dimër. Në dashtë Zoti, Përkujdesja Hyjnore do të na vijë përsëri në ndihmë. Said Nursî
Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar! Profesori ynë i Dashur! Ndërsa detyra kryesore e dijetarëve të komitetit të ekspertëve ishte që t‟i ruante e t‟i mbronte besimtarët dhe sidomos ata që mbajnë lart Kur‟anin, me raportet e njëanshme rreth nesh, ata i kanë nxitur autoritetet ligjore të Afjonit që të na hetojnë neve në detajet më të hollësishme, i kanë nxitur që të të mbajnë ty, o profesori ynë i dashur, nën shtypjen më të egër për tetë muaj; kanë qenë shkaku për burgosjen tonë duke i tërhequr studentët; dhe i kanë studiuar të vërtetat e mrekullueshme e të pamohueshme të Risale-i Nurit me një shpirt xhelozie. Nuk ka dyshim se shkrimet e tua duke iu përgjigjur raporteve të tyre, të cilët nxisin gjykatën e Afjonit kundra nesh, ishin vepra e dhembshurisë tënde. E jo më të të mbrojnë ty, o profesor i dashur, që qysh prej njëzet e pesë vitesh ke qenë duke luftuar kundra armiqve tonë të fshehur me një grusht studentësh dhe me Risale-i Nurin i cili përmban të vërtetat më të rëndësishme të Kur‟anit; megjithëse është e drejta jote të bësh pyetje të shumta për këta dijetarë të cilët kanë formuar një front kundra nesh në këtë kohë më të rrezikshme, pyetjet e tua shumë të pjesshme nuk bëjnë asgjë përveç paralajmërimit ndaj tyre. Përkujdesja e veçantë Hyjnore e cila është një mirësi e madhe Hyjnore dhe duke buruar prej burimeve për të cilat ne kemi shumë nevojë në këto kohë të ndjeshme, e ka transformuar dëshpërimin tonë në krenari, është shfaqur përsëri këtu në Burgun e Afjonit. Toka, e cila nuk është dridhur qysh prej tetë muajsh, u zemërua përsëri sot dhe u trondit dy herë ashtu siç i përkruanit ju tërmetet që binin kur ti, o profesor i dashur dhe kur Risale-i Nuri, sulmoheshit. Edhe ne gjithashtu e dëshmuam atë, dhe ai i forconte shpresat tona. Asaj i vinte keq për vetminë tënde të jashtme përballë sulmeve të rrepta të armiqve mizorë të etur për të të shkatërruar. Ajo pati një dhembshuri fizike ndaj pafuqisë tënde, të erdhi në ndihmë, dhe me lëkundjen e tokës vërtetoi drejtësinë e çështjes tënde. Duke dhënë sihariqet e “Fitorja është e jona” e cila nëpërmjet Hyjnisë, një fuqie engjëllore, del nga pena jote e bekuar; ajo na bëri ne vërtet mirënjohës ndaj profesorit tonë të dashur. I Qëndrueshmi i Vetëm, Ai është i Qëndrueshmi i Vetëm! Studenti yt me shumë të meta, Husrevi Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!
Së Pari:Ajo që është e domosdoshme është kujdesi, vetëpërmbajtja dhe konsultimi. Së Dyti:Më është shfaqur mua se Zybejri më është dhënë në vend të nipit tim të ndjerë Abdurrahmanit, dhe Xhejlani në vend të nipit të ndjerë Fuadit. Prandaj, unë jam duke ua dorëzuar atyre punën time. Së Treti:Jam njoftuar se gjyqtarët e gjykatës e kanë bërë një pretekst të një letre që e shkrova dhe u vendos në krye të “Mâidetul Kur‟anit” të Ahmed Fejziut të zellshëm por të pakujdesshëm. Duke thënë: Saidi i afirmon lavdërimet dhe gjërat e tjera të shkruara për të, ata a kanë bërë këtë një arsye për të më akuzuar. Unë në mënyrë të përsëritur thashë se Ahmed Fejziu para çdo gjëje tjetër duhet ta shpjegojë atë -se letra u shkrua me qëllim që të mos i pranojë letrat e tjera për të, dhe kështu që ai nuk duhet ta korrigjojë pjesën tjetër të saj- megjithatë ai shkroi gjëra të panevojshme, të cilat i bëjnë ata të zemëruar. Edhe në qoftë se ai do të kishte një mijë të meta, unë nuk do të ofendohesha prej tij, por ai duhet të jetë i matur nga të vepruarit me guxim dhe rrëmbimthi me qëllim që të mos i vijë dëm Risale-i Nurit. Së Katërti:Vëllai Ahmed Fejzi, heroi e familjes Fejzi, duhet të sillet si Tahiri në krahun e burgut të Tahirëve, që është medreseja e tij, dhe duhet t‟i nxisë studentët e tij, në vend të atyre që kanë qenë liruar, me mësimet e Risale-i Nurit dhe me shkrimin e trajtesave të tij. Fletoret e studentëve të rinj, të cilat ai m‟i dërgoi dje e transformuan gjendjen time të dëshpëruar në gjendje gëzimi. Unë thashë: “Lavdi Zotit!” Këtë herë, sulmi është në një shkallë shumë të gjërë. Për shkak të dyshimeve të tyre të pabaza kryeministri dhe kabineti qeveritar na sulmuan neve në përputhje me ndonjë plan. Sipas njoftimeve që unë kam marrë, dhe sipas disa shenjave, për shkak të raporteve të rremë dhe të intrigave të hipokritëve të fshehur, ata na kanë shfaqur neve të jemi shumë të lidhur ngushtë me lëvizjen e kalifatit dhe me një xhemat të fshehtë që i përket tarikatit Nakshibendi, dhe madje duke e drejtuar atë; dhe i kanë shkaktuar qeverisë që të shqetësohet shumë rreth nesh. Për dëshmi ata tregojnë koleksionet e mëdhenj duke u bërë në vëllime në Stamboll dhe duke u dërguar gjithandej botës islame dhe duke u mirëpritur në çdo vend, dhe e kanë trembur qeverinë dhe në mënyrë të pajustifikueshme i kanë kthyer hoxhallarët xhelozë zyrtarë dhe nëpunësit zyrtarë dyshues kundra nesh. Ata mendojnë se dokumente të shumtë dhe dokumente të bollshëm do të dalin në dritë, dhe se me damarin e Saidit të vjetër, unë nuk do të isha në gjendje që t‟i duroja dhe do të shkaktoja turbullira. Por falënderime të pafundme qofshin për Allahun e Gjithëfuqishëm, Ai e zvogëloi njëmijëfish fatkeqësinë. Në të gjitha kërkimet e tyre ata nuk gjetën asgjë që të na lidhnin neve me ndonjë xhemat ose shoqëri të fshehtë. Ne nuk kemi lidhje që ata ta kishin gjetur. Prandaj prokurori u detyrua të përdorë gënjeshtra e shpifje, duke u dhënë gjërave kuptime të gabuara, dhe duke bërë supozime rreth gjërave që nuk ishin shkelje. Meqenëse e vërterta është kjo, ne dhe Risale-i Nuri kemi shpëtuar nga nëntëdhjetë e nëntë përqind të fatkeqsisë. Prandaj, ne duhet që ta presim mirësinë e Përkujdesjes Hyjnore me falënderim, me durim dhe me përgjërim që ajo të manifestohet plotësisht mbi ne. Atëherë ne duhet të japim falënderim, madje një mijë falënderime dhe jo ankesa dhe t‟u japim ndihmë të ardhurve dhe të larguarve të kësaj shkolle të Jusufit dhe t‟i ngushëllojmë ata me mësimet e Risale-i Nurit. Said Nursî Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!
Unë kuptova nga një paralajmërim i ashpër se ti dhe Ahmed Fejziu kishit ndjekur një metodë jashtë rrugës së Risale-i Nurit, rrugë e cila është moskonfrontim, mosluftim dhe për të mos u zhytur me njerëzit e dhënë vetëm pas kësaj dynjaje (me pushtetin qeverisës) dhe për të mos hyrë në çështjet e politikës, por vetëm për t‟u mbrojtur kur është krejtësisht e domosdoshme; ato pjesë që i paraqitët dhe i lexuat në gjykatë prej shumë çështjesh ishin të dëmshme dhe nënkuptonin konfrontim dhe luftim dhe me një stil politik. Ajo i ka shkaktuar dëm të madh Risale-i Nurit. Në fakt ato ishin shkaku që ne të dënohemi dhe për keqtrajtimin që kam marrë. Unë nuk jam i zemëruar me ty dhe me Ahmed Fejziun, por ka qenë dashtë që më parë të ma tregonit mua. Ajo pozitë (mbrojtja) ju është dhënë ju të dyve si një Dekret Hyjnor material. Ju duhet të veproni si unë për ta riparuar dëmin. Gjithashtu është e domosdoshme që Fejziu ta braktisë stilin politik të mbrojtjes me të gjithë fuqinë e tij, dhe ashtu si Tahiri, ta preokupojë vetveten me Risale-i Nurin dhe me studentët e rinj. Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!
Është e domosdoshme që të përpiqeni të botoni dyzet e ca faqe për mua dhe për Risale-i Nurin, listën e gabimeve dhe të korrektimeve dhe shtojcën e saj dhe përgjigjen ndaj gazetës “Posta”, edhe me shkronja të vjetëra dhe me të reja, në Isparta dhe në Stamboll, dhe nëse do të ishte e mundur edhe këtu gjithashtu. Meqenëse gjykata është duke i shumëfishuar me makinë çështjet që ata i supozojnë të jenë kundra nesh, atëherë është e drejta jonë ligjore që t‟i shumëfishojmë të njëjtat çështje së bashku me nëntëdhjetë gabimet, dhe këtë ne duhet ta bëjmë. Pastaj, mbrojtja ime e gjatë dhe kundërshtimet e shkruara të shokëve të tillë si Ahmed Fejziu, Zÿbejri, Mustafa Osman, Husrev, Sungur dhe Xhejlani do të botohen gjithashtu, në dashtë Zoti xh.sh.. Said Nursî Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!
M‟u shfaq mua se unë duhet të shkruaj dhe t‟ju tregoj juve dy ngjarjet të çuditshme të holla që ndodhën brenda dy orëve, dhe që në pamje të jashtme ishin të parëndësishme, por në fakt të rëndësishme. E Para:Unë po lexoja për dy njerëz të destinuar për Risale-i Nurin një çështje të rëndësishme e cila m‟u shfaq në zemër Natën e Kadrit prej “Udhëzuesit për të Rinjtë”; pastaj sapo e lexova “ai fitoi për sudentët e Risale-i Nurit në dhjetë javë nivelin e studimit që studentët e medreseve të tjera e fitojnë në pesë ose dhjetë vite”. Kjo më ndodhi kështu mua: ashtu si nëpërmjet Përkujdesjes Hyjnore Saidi i Vjetër fitoi për pesëmbëdhjetë javë, kur ishte në moshën pesëdhjetë vjeç njohurinë që zakonisht fitohej në medrese për pesëmbëdhjetë vite studimi, po kështu nëpërmjet mëshirës Hyjnore në këtë kohë ku nuk ka medrese, Risale-i Nuri është i mjaftueshëm për të fituar për pesëmbëdhjetë javë njohjen e shkencave të realitetit dhe të besimit që ndryshe do të fitoheshin për pesëmbëdhjetë vite; ashtu siç e kanë vërtetuar pesëmbëdhjetë mijë njerëz nëpërmjet eksperiencave të tyre këto pesëmbëdhjetë vite. Së Dyti:Në atë të njëjtën kohë, dritarja ime, e cila është e rëndë, pa ndonjë arsye të jashtme, ra sipër pjatave të mia, shisheve dhe ushqimit. Unë supozova se edhe dritarja dhe të gjitha shishet e mia dhe gotat e ujit u thyen, edhe ushqimet që ato përmbanin u rrënuan. Por në mënyrë të mrekullueshme, asnjë gjë nuk u thye dhe as nuk u prish. Vetëm gjella që e kisha marrë si dhuratë, u derdh. Por ishte destinuar për studentët e ri të Risale-i Nurit, duke ruajtur parimin tim për mospranimin e dhuratave, dhe duke e konfirmuar me gjërat e tij të jashtëzakonshme në incidentin e parë. Said Nursî Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!
Në një mënyrë krejtësisht në kundërshtim me ligjin, dokumentet tona dhe pjesët shtesë për apel akoma nuk janë dërguar tek gjykata e Apelit. Tre avokatët tonë të autorizuar duhet të gjejnë ndonjë rrugë që të sigurojnë që ato të dërgohen sa më shpejt të jetë e mundur. Sepse ata duke e zgjatur paraburgimin tonë për njëmbëdhjetë muaj mbi disa pretekste, dhe duke mos më lejuar të flas në gjykatë, dhe duke më mbajtur në një burgim të vetmuar fillikat për njëmbëdhjetë muaj në kushte të ftohti, torturuese dhe pikëlluese, tregon një anshmëri dashakeqe të pranuar nga drejtësia. Prandaj është e domosdoshme që të dy avokatët tonë dhe ju të bëni gjithçka që është në fuqinë tuaj për ta transferuar zhvillimin e gjyqit në një gjykatë tjetër në një provincë tjetër. Said Nursî Me Emrin e Tij, qoftë Ai i lavdëruar!
Së Pari:Arsyeja që unë nuk mbaj një kopje të Misterit të “Ty Ne të kemi Dhuruar”, me vete është se para një kohe të gjatë ndodhën ca ngatërresa në dy parandjenjat që kisha. E Para:Unë perceptova nëpërmjet një parandjenje në një ngjarje të tmerrshme që do t‟i ndodhte vetëm këtij vendi, dhe shfaqja e tiranëve. Misteri i fuqishëm u bë i dukshëm pas dymbëdhjetë vitesh ashtu siç e kisha parashikuar, por në sferë të gjërë, në faqen e tokës. Sigurisht në pamje të jashtme ndryshoi ajo që kisha parashikuar, por në realitet ajo doli krejtësisht e saktë dhe e vërtetë e pastër. Për këtë arsye, unë nuk e mbaj me vete atë trajtesë dhe nuk ua jap të tjerëve. Së Dyti:Para dyzet viteve unë në mënyrë të përsëritur thoja: “Unë shoh një dritë”, unë sihariqoja për këtë. Unë e supozoja dritën të ishte në një shkallë të gjërë e të përgjithshme. Por ajo ishte Risale-i Nuri; unë e mendoja rrethin e studentëve të Risale-i Nurit se ishte sfera politike e të gjithë vendit, dhe unë isha i gabuar.
Unë ju falënderoj ju që e kam flamurin e Ditës së shenjtë të pavarësisë të varur tek oborri im. Gjatë luftës kombëtare në Stamboll, Ankaraja njohu se unë kam përmbushur shërbimin e ndoshta të një divizioni ushtarak nëpërmjet botimit dhe shpërndarjes së trajtesës së titulluar “Gjashtë Sulmet” kundra anglezëve dhe grekëve, sepse dy herë Mustafa Qemali më njoftoi mua në mënyrë të koduar duke më kërkuar që të shkoja në Ankara. Ai madje tha: “Ne duhet ta kemi këtu këtë hoxhë heroik! Domethënë është e drejta ime ta vë këtë flamur në këtë ditë. Said Nursî Mbrojtjet e Studentëve të Risale-i Nurit. [Fjalët mbrojtëse të studentëve të Risale-i Nurit gjatë proceseve të tyre gjyqësore në Gjykatën e Afjonit, në vitin 1948 në një atmosferë të mbushur me dënime me vdekje me qëllim që të fusnin panik tek njerëzit. Dhe gjatë së cilës studentët e Risale-i Nurit ishin të parët që u dënuan, dhe pastaj të gjitha kopjet e Risale-i Nurit u rikthyen.] Ne themi sa vijon përballë atyre të cilët duke u larguar prej realitetit dhe drejtësisë, e kanë quajtur lidhjen e studentëve të Risale-i Nurit me Risale-i Nurin dhe me interpretuesin e tij, e cila shikon thjesht dhe në mënyrë të sinqertë tek Ahireti, një shoqëri politike dynjaje, dhe janë orvatur që ta shfaqin këtë si një shkelje të dënueshme, pavarësisht se tre gjykata u kanë dhënë atyre pafajësi për këtë. Ne themi: Nuk është e mundur t‟i akuzosh studentët e Risale-i Nurit se janë të lidhur me organizata dhe me shoqëri politike veçse me dy çështje: E Para: Duke mohuar lidhjet bazë mbi të cilat ndërtohet jeta shoqërore njerëzore, dhe sidomos kombi islam që është një dashuri e pastër midis të afërmve, dhe lidhje e ngushtë midis fiseve dhe grupeve, dhe një vëllazëri bashkëvepruese shpirtërore brenda kombësisë islame. Dhe është lidhja e fuqishme e karakterizuar me vetëflijim e vetësakrificë për bijtë e llojit dhe të kombit të tij; është lidhja që nuk këputet dhe përkushtimi për të mbështetur të vërtetat e Kur‟anit, të cilat shpëtojnë jetët e tyre të përhershme, dhe për ata që i përhapin ato. Vetëm duke i mohuar këto lidhje, të cilët sigurojnë jetën shoqërore, dhe duke pranuar rrezikun e kuq që po vjen nga veriu dhe i cili po përhap farën e tmerrshme të anarkisë dhe të terrorit duke i shkatërruar popujt dhe rininë e tyre, dhe duke i tërhequr fëmijët e gjithësecilit për tek vetvetja shkatërron farefisninë dhe kombësinë, si dhe hap rrugën për ta prishur krejtësisht civilizimin human dhe shoqërinë. Vetëm me këto dy çështje mund t‟i akuzosh studentët e Risale-i Nurit se kanë lidhje me shoqëri dhe organizata, dhe për hir të kësaj studentët e Risale-i Nurit shfaqin -pa ngurrim lidhjen e tyre të pathyeshme me të vërtetat e Kur‟anit, dhe me vëllezërit e tyre të Ahiretit; dhe demonstrojnë të vërtetën e gjendjes së tyre përpara gjykatës suaj të drejtë, dhe nuk ulen që ta mbrojnë vetveten me dredhi, me gënjeshtra e lajka. I Burgosuri Said Nursi
Për gjykatën e krimeve të Rënda të Afjonit Prokurori i përgjithshëm më ka drejtuar dy akuza: njëra prej tyre është e përgjithshme dhe universale dhe tjetra është akuzë e veçantë. Akuza e përgjithshme është përpjekja ime në rrugën e Risale-i Nurit dhe pjesëmarrja ime në krimin imagjinar që i atribuohet profesorit tim. Ndërsa akuza e veçantë është rreth çështjeve personale dhe të veçanta të jetës sime e cila dallohet me vulën e inzivasë -e të jetuarit i veçuar; dhe kjo në realitet nuk përbën asnjë mëkat apo krim, pasi ato janë çështje të pjesshme e të parëndësishme. Dhe unë them në përgjigje ndaj akuzës së prokurorisë rreth pjesëmarrjes sime në krimin imagjinar të profesorit tim dhe rreth përpjekjeve dhe shërbimit tim në rrugën e Risale-i Nurit. Unë marr pjesë në metodën e profesorit tim, madje marr pjesë bashkë me të dhe e ndihmoj atë me të gjithë shpirtin dhe zemrën time në krimin imagjinar që i atribuohet atij në çështjen e Risale-i Nurit, i cili përmbush shërbime të shenjta për botën islame, dhe veçanërisht për këtë atdhe dhe për këtë komb, dhe do të vazhdoj ta falënderoj Allahun dhe do ta lavdëroj deri në fund të jetës sime i cili më dha sukses për këtë shërbim imani. O Gjyqtarë të respektuar! Dëshmia ime e sigurtë për suksesin që e kemi parë si rrjedhojë e shërbimit tonë ndaj Risale-i Nurit është se ndërsa shkrimi im ishte shumë i keq duke shkruar shkronjat e Kur‟anit, por ama ai u përmirësua aq shumë saqë ishte përtej fuqisë dhe mundësive të mia. Madje unë munda të shkruaja tre kopje të shkëlqyera të pashembullta prej Kur‟anit Kerim. Njëra prej tyre është para duarve tuaja. Dëshmia e Dytë: Është se unë pata sukses në shkrimin e afërsisht gjashtëqind kopjeve të pjesëve të ndryshme të Risale-i Nurit, i cili ka siguruar dobi e përfitime shumë të mëdha për këtë vend, për këtë komb, për këtë fe dhe për moralet e mira qysh prej njëzet vitesh. Në fakt, për një kohë të shkurtër, për një muaj, unë shkrova katërmbëdhjetë trajtesa, siç e dinë edhe shokët e mi. Unë e gjej të tepërt që t‟i mbroj gjithashtu ato pika që lidhen me pjesën time në shërbimin e shenjtë të mësuesit tim, të cilat supozohen të jenë shkelje. Unë vërtetoj dhe i mbështes me të gjithë fuqinë time gjithçka që erdhi në mbrojtje të cilën e shkroi profesori ynë dhe në shtojcën e mbrojtjes së tij dhe e konsideroj atë si mbrojtje për mua dhe e paraqes te gjykata juaj e lartë si kundërshtimet e mia. Gjyqtarë të respektuar! Profesori ynë -i cili ndodhet aktualisht në gjykatën tuaj- me veprat e tij të bekuara rreth besimit, me të vërtetat e Kur‟anit dhe me trajtesat e ndritshme të Risale-i Nurit nuk synon asgjë lidhur me dynjanë, dhe as një qëllim politik. Për më tepër, ashtu siç e konfirmojmë unë dhe shokët e mi shërbimin e shenjtë që ai ka kryer për këtë vend e komb, po ashtu edhe patriotët në qeverinë e unionit e të progresit e konfirmuan këtë. Sepse në atë kohë, ata dhanë nëntëdhjetë mijë lira ari për universitetin e tij në Van, i quajtur “Medresetu-ezzehra”. Edhe dashuruesit e këtij atdheu i konfirmuan me admirim përpjekjet e tij patriotike e shkencore. Atëherë, njëqind e gjashtë dhjetë e tre deputetë prej dyqind deputetëve miratuan që të caktonin njëqind e pesëdhjetë mijë lira, kur fondet ishin të pakta, për atë universitet të tij në lindje. Unë dëshiroj të shfaq para gjykatës suaj të nderuar dhe të njoftoj se unë jam shumë krenar për shërbimin që kam kryer për Risale-i Nurin, për qënien time si shkrues i tij gjatë njëzet viteve, këtë shërbim të cilin prokuroria e ka konsideruar krim e mëkat për mua, dhe këtë për shkak se profesori im Zoti e bekoftë- punoi gjatë gjithë jetës së tij për të përmbushur një shërbim të shenjtë, qëllimi i të cilit ishte të vendoste gurët themeltarë për lumturinë dhe përparimin e këtij vendi dhe të këtij kombi. Dhe ky është shkaku që armiqtë e tij më kryeneçë e xhelozë dhe të cilët u përpoqën ta dënonin nëpër gjykata nuk mundën t‟i kundërshtonin fjalët e tij të fuqishme dhe të efektshme dhe nuk mbeti asgjë para tyre veçse të dorëzoheshin e t‟i nënshtroheshin asaj që ai thotë. I Burgosuri Husrev Altënbashak
Për gjykatën e krimeve të rënda të Afjonit Siç më është komunikuar nga zyra e prokurorisë së përgjithshme të gjykatës së Afjonit se akuza që më është drejtuar mua dhe profesorit tim Bediuzzaman Said Nursit dhe shokëve të mi të tjerë është shfrytëzimi i ndjenjave fetare për të nxitur popullin që të prishin stabilitetin dhe sigurinë e shtetit, dhe se ky është shkaku i paraqitjes sime para gjykatës. Unë u jam përgjigjur të gjitha pyetjeve të cilat m‟u drejtuan (qoftë tek gjykata e hetuesisë së Ispartës ose në zyrën e hetuesisë në Afjon) me përgjigje të sakta. Gjykata e Denizlit na i riktheu të gjithë librat tonë të konfiskuar pasi ajo shpalli vendimin për pafajësinë tonë dhe nuk na dënoi. Sepse ne -me vëllezërit tonë të tjerë prej studentëve të ustadhit tim Bediuzzamanit- lexonim dhe e kopjonim Risale-i Nurin dhe mbanim korrespondencë me letra midis nesh, ndonëse unë para gjashtë vitesh pa lejen e profesorit tim- botova pesëqind kopje prej trajtesës “Rrezja e Shtatë”, e autor Bediuzzaman Said Nursi në një shtypshkronjë në Stamboll me shkronja të vjetëra. Gjykata e Denizlit shpalli vendimin e saj që daton me 20/7/1945 që t‟i rikthejë tek ne të gjithë këto libra me sunduqet e tyre. Dhe atëherë këto trajtesa -kundrejt çmimit të botimit- u shpërndanë tek studentët e Risale-i Nurit të cilët ishin të mallëngjyer për to. Dhe kështu, si rrjedhojë e vendimit të asaj gjykate, i cili qe ratifikuar nga gjykata e Apelit dhe ishte bërë i formës përfundimtare, para dy vitesh unë bleva një makinë shumëfishuese në Stamboll dhe letra, dhe i çova ato në Isparta. Prej tre koleksioneve që i keni shtënë në dorë, dy qenë shkruar nga vëllai im Husrev Altënbashak, dhe koleksionin e tretë e shkrova unë. Para të gjithëve ne botuam Trajtesën “Dhul-Fikar”, e cila përmban “Mrekullitë e Profetit Muhammed” dhe “Mrekullitë e Kur‟anit”, këtë ne e shitëm pjesërisht dhe me ato para ne blemë letër për koleksionin “Shkopi i Musait”. Pastaj ne e botuam koleksionin “Shkopi i Musait”, dhe e shitëm atë, pastaj ne blemë letër për koleksionin “Siraxhun-Nur” dhe e botuam. Kjo vazhdoi për afërsisht një vit. Pastaj kur unë po çoja tridhjetë kopje të këtyre koleksioneve në Eĝirdir, më arrestuan dhe më dorëzuan tek autoritetet e drejtësisë në Eĝirdir. Pastaj nuk kaloi shumë kohë kur u bastis shtëpia e Husrev Altënbashak për kontroll me iniciativë të autoriteteve të drejtësisë së Ispartas, dhe makina shumëfishuese dhe koleksionet e Risale-i Nurit u konfiskuan. Dhe ne u dërguam në gjykatë për t‟u gjykuar për shkeljet e një viti më parë. Meqenëse ato ishin vepra fetare të cilat nuk ishin të ndaluara, Husrev Altënbashakut, mua dhe një shoku tjetër na u dha dënimi me një muaj burg për botimin pa leje zyrtare të librave fetarë jo të ndaluar. Ne iu drejtuam gjykatës së Apelit, dhe para se ajo të merrte një vendim, unë u dërgova në burgun e Afjonit. Tani, në gjykatën tuaj të lartë, për shkak të këtij shërbimit tim altruist për fenë time dhe për bashkëfetarët e mi, dhe veçanërisht për çështjen e Rrezes së Pestë, e cila përmban interpretime hadithesh dhe e cila na qe rikthyer nga gjykata e mëparshme, prokurori i përgjithshëm i gjykatës së Afjonit më akuzoi mua, akuzoi autorin e Risale-i Nurit, dhe Husrev Altënbashakun, dhe dyzet e gjashtë studentë të tjerë të Risale-i Nurit për prishje të qetësisë dhe të rendit, për shkak se ata i shkruan këto vepra dhe i lexuan. Si një qytetar i vërtetë në këtë vend, unë do të flas në praninë tuaj, duke mos iu shmangur të vërtetës se unë kam qenë studenti i profesorit tim Said Nursi për të cilin unë kam respektin më të madh, i cili me këto vepra ka drejtuar sjelljet tona fetare dhe na ka bërë të përparojmë; dhe megjithëse ne e shohim atë me cilësinë e Muxheddidit -Ripërtëritësit fetar, por ama ai e refuzon këtë. Unë dëshmoj me siguri të plotë se nuk gjendet tek ai, as tek trajtesat e tij dhe as tek studentët e tij asnjë përpjekje për prishje të rendit dhe të qetësisë, dhe në mënyrë të veçantë njëra nga akuzat e drejtuara tek ne ishte lidhur me paratë e siguruara prej shitjes së librave, lidhur me të cilën Gjykata e Ispartas ka qenë plotësisht e vetëdijshme dhe ka qenë krejtësisht e pamundur që të na gjejë ne fajtorë dhe për të na dënuar. Ashtu siç nuk kemi qenë ne aspak në nevojë për të siguruar mjetet tona të jetesës nëpërmjet shitjes së librave, po ashtu ne i kemi përdorë paratë e siguruara nga shitja e tyre për të blerë makina shumëfishimi, letra dhe bojë. Nuk ka asnjë mundësi që ky shërbim, të cilin ne e kryejmë thjesht për hir të Zotit me qëllim të pastër, që të jetë një krim, prandaj ne i kërkojmë gjykatës suaj të lartë dhe ndërgjegjjes suaj që kopjet e Risale i Nurit të rikthehen tek ne. I Burgosuri, Tahir
Për Gjykatën penale të Afjonit Unë jam i akuzuar për formimin e një shoqërie sekrete dhe për prishjen e rendit dhe të sigurisë së shtetit. Ashtu siç do të paraqes më poshtë, dhe ju do të bindeni plotësisht se unë nuk e kam bërë një krim të tillë, unë e hedh poshtë këtë akuzë qysh tani. Po, unë jam një student i Risale-i Nurit... Unë e them këtë dhe e shpall me të gjithë gëzimin dhe bindjen, se të mohosh këtë gjë është në kundërshtim të plotë me mësimet e larta e të virtytshme të cilat na i ka dhënë mësim Risale-i Nuri, prandaj unë nuk mund ta kryej një krim të tillë. Një person i cili lexon Risale-i Nurin nuk mund ta fshehë atë. Përkundrazi, ai do ta shpallte me krenari e pa frikë. Sepse Risale-i Nuri nuk përmban asnjë fjalë të vetme dhe asnjë fjali që të bënte të domosdoshëm frikën apo ngurrimin. Unë jam përpjekur të përshkruaj vlerën e Risale-i Nurit në dyzet deri në pesëdhjetë faqe. Unë nuk mund të them se unë e kam lavdëruar atë. Sepse unë nuk e kam aftësinë ta lavdëroj dhe t‟i jap hakun që i takon as edhe një pjese të vogël të Risale-i Nurit, e jo më të gjitha koleksioneve të tij. Sepse këto trajtesa janë një komentim i vërtetë i Kur‟anit Kerim i cili është mendja e universit, dhe dielli i tij ndriçoi rrugën e njerëzimit dhe e ka drejtuar dhe udhëzuar atë qysh prej më shumë se një mijë e treqind viteve. Dhe ashtu siç e përmenda, në qoftë se ju do të gjenit ndonjë çështje që lidhet me ndonjë shoqëri sekrete në veprat për të cilat u përpoqa që t‟u jap vlerën, ju atëherë mund të më dënoni mua për krimin e përpjekjes për të shpërndarë vepra të dëmshme. Por ky Risale-i Nur që është hartuar në një mënyrë të shkëlqyer dhe të pashembullt dhe i cili është konfirmuar e admiruar nga dijetarë të mëdhenj; që është mjaft i fuqishëm për të reformuar një shoqëri të korruptuar; që është një udhëzues për njerëzit e shekullit të njëzet dhe që i shpëton ata nga çudhëzimi dhe nga shthurja që po tërhiqen poshtë nga Materializmi dhe nga Natyralizmi, dhe i shpëton prej errësirës së dendur të ideve të tyre; dhe nëpërmjet shkëlqimit të Kur‟anit Risale-i Nuri hap për njerëzimin një rrugë që i çon ata në lumturi, në shpëtim, dhe duke ua shfaqur qartë atë dritën e tij. Kështu koleksioni i Risale-i Nurit nuk përmban asnjë diskutim lidhur me krimin për të cilin jam akuzuar; unë kam mendimin që, edhe gjykata juaj gjithashtu do ta pranonte dhe do të pajtohej me këtë, se vendimi për të më dënuar do të ishte në kundërshtim me drejtësinë. Unë u pyeta gjatë hetimit: A je ti një student i Risale-i Nurit? Unë thashë: Unë nuk e konsideroj veten time të denjë për të qenë studenti i një gjeniu të tillë si Bediuzzaman Said Nursi. Por në qoftë se ai më pranon, unë me krenari pohoj: “Po, unë jam një student i Risale-i Nurit”. Duke qenë shpifur në raste të shumta prej armiqve të tij të fshehtë, profesori im Bediuzzaman Said Nursi, autori i pashembullt i Risale-i Nurit, u dërgua në gjykatë, dhe në çdo herë ka marrë pafajësinë. Risale i Nuri ka qenë hetuar e shqyrtuar rresht për rreshti nga komitetet e profesorëve dhe nga dijetarët islamë dhe ata i kanë dhënë raportet e tyre duke deklaruar se vepra është shkruar me njohje të madhe -të pakaluar- dhe është një komentim i vërtetë për Kur‟anin. Meqenëse kjo është e vërtetë, atëherë përse dërgohet ai nëpër gjykata? Unë do të shpreh për ju bindjen time të plotë rreth kësaj çështjeje: Ata të cilët lexojnë Risale-i Nurin, dhe veçanërisht i riu perceptues, fitojnë një besim të fortë. Ata bëhen të palëkundur, vetëflijues, fetarë dhe të përkushtuar ndaj vendit të tyre. Dhe kur gjendet besimi në cilindo vend qoftë, atëherë nuk ka vend për shthurjen dhe për imoralitetin që të jenë si një rezultat i natyrshëm i disa ideologjive të dëmshme. Dhe sa më shumë të shtohet numri i atyre të cilët armatosen me këtë besim të fuqishëm, aq më shumë ngushtohet fusha përpara zgjerimit të Masonëve dhe komunistëve. Risale-i Nuri provon në mënyrë racionale, të logjikshme e shkencore me vërsetet nga Kur‟ani dhe me prova e argumente tej mase të fuqishëm se filozofia materialiste, mbi të cilën bazohet komunizmi, nuk ka asnjë lidhje me të vërtetën dhe Realitetin, dhe se teoritë e saj janë krejtësisht të pabaza, të kota. Risale-i Nuri i ndriçon mendjet e atyre që kanë rënë në errësirën e kësaj ideologjie të korruptuar dhe i shpëton ata. Ai e provon ekzistencën e Zotit me dëshmi e prova të fuqishme të tilla saqë ato nuk mund të mohohen e të kundërshtohen as nga materialistët të cilët besojnë veçse në atë që mund të shohin sytë e tyre. Me stilin e tij origjinal e tërheqës dhe me artin e lart letrar, kjo vepër e mrekullueshme mjaft thjesht e bën vetveten të lexohet dhe veçanërisht prej studentëve të shkollave të mesme dhe të universiteteve. Për shkak të kësaj, komunistët dhe masonët e dinë se Risale-i Nuri formon një pengesë të fuqishme për hapjen e ideve të tyre helmuese. Ata kanë përdorur shpifje të ndryshme e dredhi me qëllim që ta eliminojnë Risale-i Nurin, ose që ai të mos lexohet, meqë, si një koment i vërtetë Kur‟ani, është një burim i fuqishëm besimi. Megjithëse nuk është shfaqur asnjë shenjë prej gënjeshtrave që ia ngjisin Risale-i Nurit, por përsëri ata vazhdojnë duke na sulmuar neve. Nga kjo kuptohet se ata duan të na frikësojnë neve, të na bëjnë që ta braktisim Risale-i Nurin dhe në të njëtën kohë të vendosin para nesh botimet e tyre të kalbura e të korruptuarra. Kështu, duke i shkaktuar kombit dhe rinisë të humbasin krejtësisht besimin e tyre, ata dëshirojnë të shkaktojnë një rënie në standartet morale, dhe kështu ta bëjnë qeverinë të shembet në vetvete. Ambicia e tyre është që t‟ia dorëzojnë këtë vend dhe popullin e tij ndonjë fuqie -shteti- të huaj. Unë dëshiroj të shpall në prani të gjykatës suaj me të gjithë qartësinë dhe pa asnjë ngurrim: Le ta dinë këta këtë dhe le të dridhen; ne nuk frikësohemi nga kërcënimet e tyre; sepse ne e kemi parë të vërtetën dhe realitetin në Risale-i Nur, dhe i kemi mësuar ato prej tij dhe i kemi besuar ato. I riu turk është i zgjuar, jo në gjum. Dhe ky komb mysliman turk nuk mund t‟i nënshtrohet sundimit të ndonjë shteti tjetër. Rinia myslimane vetëflijuese -duke u mbështetur tek fuqia e besimit të saj të sigurt- nuk mund ta lejojë shitjen e atdheut të tij, dhe kombi fetar turk heroik dhe rinia besimtare turke nuk mund të tremben dhe as të frikësohen. Prandaj ne e lexojmë Risale-i Nurin dhe do të vazhdojmë ta lexojmë sepse ai na ngre neve tek niveli më i lartë i krijimit njerëzor dhe tek shkalla më e lartë; dhe Risale-i Nuri na mëson neve -ne të rinjve- fenë e cila është shkaku i përparimit tonë në të gjitha fushat, dhe ngulit tek ne të rinjtë dashurinë për fenë, për vendin e kombin, dhe na bën neve dashurues të vërtetë të fesë që do të sakrifikonim të gjitha qëniet tona për të. Ashtu siç përmenda më lartë, unë kam lexuar shumë pak prej Risale-i Nurit, dhe megjithatë unë kam përfituar shumë. Kjo vepër përbën rëndësinë më të madhe për këtë vend, për këtë komb dhe për të gjithë njerëzimin, dhe në qoftë se do të kisha pasuri, unë do ta kisha shpenzuar të gjithë për ta botuar atë. Sepse unë jam i gatshëm të sakrifikoj të gjithë qënien time për fenë time, dhe për hir të lumturisë së përjetshme të kombit dhe të vendit tim dhe për hir të mirëqënies së tyre. Për më tepër, unë nuk e kam pranuar Risale-i Nurin me naivitet. Tridhjetë e tre vërsetet e Kur‟anit, dhe imam Aliu, Zoti qoftë i kënaqur me të, dhe Abdul Kadir Gejlani, Zoti qoftë i kënaqur me të, bënë parashikime se Risale-i Nuri do të shkruhej e do të jepte udhëzim për njerëzit e këtij shekulli. Për më tepër, pjesët e Risale-i Nurit që unë i kam lexuar më bënë mua të formoj mendimin se ky koleksion përbëhet nga vepra që japin mësim të vërtetën dhe realitetin dhe që reformojnë humanizmin. Unë ndjeja një boshllëk në shpirtin tim, dhe ndërsa kërkoja një libër për të lexuar, unë gjeta Risale-i Nurin. Sapo e lexova atë, mësova se unë nuk mund të ndahem më prej tij, sepse ndjeva se Risale-i Nuri do ta plotësonte nevojën e papërmbajtur të zemrës sime. Unë gjeta në të provat e logjikshme të besimit për të më shpëtuar mua nga dyshimet rreth besimit dhe njohjes. Në këtë mënyrë unë shpëtova nga shqetësimi dhe nga dëshpërimi që e shkaktonin tek unë dyshimet dhe skepticizmi. Dhe kuptova nga këto të vërteta se Risale-i Nuri u shkrua për njeriun e këtij shekulli. Besimi i fuqishëm është i domosdoshëm me qëllim që njeriu të mund të fitojë virtyte të larta të nevojshme për sjellje të mirë, për etikë e mirësjellje të lavdërueshme. Meqenëse të vërtetat e besimit janë shpjeguar me anë të provave shumë të fuqishme dhe me shembuj të qartë në Risale-i Nur, sa më shumë që ta lexoj unë atë, aq më i fortë bëhet besimi im. Në këtë mënyrë, unë shpëtova prej braktisjes së fesë sime, e cila është e vërteta dhe realiteti dhe përmban parimet e civilizimit më të lartë, dhe shpëtova nga fatkeqësia e gëlltitjes prej përbindëshit të kuq. Kështu, meqenëse Risale-i Nuri i shpëton lexuesit e tij prej fatkeqësive të shumta materiale e shpirtërore; u jep atyre njohuri që e tejkalon njohjen që mund të marrë një student i diplomuar universiteti; ngulit tek ata dashurinë për islamin, për vendin dhe për kombin; dhe u mëson atyre bindjen ndaj Zotit, dhe të jenë të zellshëm në punë e në aktivitet dhe të dhembshur; asnjë prej atyre që e kuptojnë vlerën e tij nuk do ta braktisnin atë, cilido të ishte çmimi. Ky respekt i sinqertë dhe ky nderim nuk mund të nxirreshin prej zemrës së asnjë njeriu cilido qoftë ai. Risale-i Nuri përshkruhet nga prokuroria e përgjithshme si një vepër e dëmshme. Unë protestoj me fjalët më të ashpra ndaj kësaj gjëje të çuditshme të paprecedentë të cilën nuk do të mund ta thonte dikush që do të kishte sadopak vetëdije e ndërgjegje. Prokuroria përmend se unë nxisja për të lexuar Risale-i Nurin... Po, është e vërtetë. Zemrat e të gjithë të ndriçuarve -të kulturuarve- u lënduan prej këtyre shpifjeve, madje ato vajtuan dhe kërcëlluan dhëmbët e tyre. Shekulli i njëzet është një kohë që idetë pozitiviste janë mbisunduese. Gjërat për të cilat nuk ka prova e dëshmi nuk besohen, dhe ne nuk i besojmë ato. Ne duam provë se Risale-i Nuri është i dëmshëm. Në qoftë se një tjetër prej qëllimeve të armiqve tonë të fshehtë të cilët i shpikin këto gënjeshtra është të shkatërrojnë solidaritetin e atyre që lexojnë Risale-i Nurin, i cili manifestohet nëpërmjet përqafimit të tyre njëri-tjetrin në mënyrë të jashtëzakonshme për shkak të lidhjeve të islamit dhe për hir të shërbimit të Kur‟anit, dhe shprehin vetëm respekt, dhembshuri dhe dashuri për atë vëllazëri, dhe nuk ka asnjë qëllim tjetër në dukje. Armiqtë tanë nuk duhet të luftojnë kundra nesh për asgjë. Unë jam më i prapambeturi, dhe më i zakonshmi prej atyre të cilët lexojnë Risale-i Nurin, megjithatë unë u jap atyre këtë përgjigje: Edhe në qoftë se ndonjëri prej nesh do të ishte në lindje dhe tjetri në perëndim dhe ndonjëri të ishte në veri dhe tjetri në jug, dhe njëri në Ahiret dhe tjetri në dynja, ne përsëri do të ishim bashkë. Në qoftë se i gjithë universi do të grumbullohej, ai nuk do të mund të na ndante prej profesorit tonë të lartë, Said Nursi dhe as nga Risale-i Nuri dhe as nga njëri-tjetri. Sepse ne i shërbejmë Kur‟anit dhe ne do t‟i shërbejmë atij. Për shkak se ne besojmë në realitetin e Ahiretit, asnjë forcë nuk mund ta çrrënjosë këtë dashuri dhe këtë solidaritetin tonë. Të gjithë myslimanët do të grumbullohen bashkë në vendbanimin e lumturisë së përjetshme. Me lejen tuaj, unë do të përshkruaj një fakt të rëndësishëm lidhur me mirëqënien e vendit dhe të kombit tonë: njëri prej planeve sekrete të komunistëve është të nxisin popullin kundra qeverisë; përveç raporteve të rreme që u paraqitën zyrtarëve në qeveri për ta çuar në burg Bediuzzaman Said Nursin dhe për të shfaqur se veprat e tij janë të dëmshme, dhe ka përpjekje për të bërë propaganda të rreme të cilat nuk i beson asnjëri prej individëve të kombit. Meqenëse ky komb është i bindur plotësisht dhe qysh prej shumë vitesh se Bediuzzaman Said Nursi është një gjeni i rrallë prej gjenive të islamit në këtë shekull, dhe është një dijetar i shquar në çdo aspekt, dhe asnjë propagandë nuk mund ta shkatërrojë këtë bindje të vërtetë të tyre. Unë bëj shumë lavdërime e falënderime për Allahun e Gjithëfuqishëm që Ai më ka favorizuar mua me përfitimin prej veprave të këtij profesori të madh. Unë jam borxhli me të gjithë zemrën dhe me shpirtin tim ndaj këtij profesori, meqë unë kam marrë mësime të vlefshme rreth besimit dhe islamit. Dhe unë jam i gatshëm të dergjem në këtë burg të kësaj bote për shumë vite për këtë profesor të lartë i cili ka kaluar shumë vite duke shkruar e duke hartuar me qëllim që të shpëtojë rininë tonë që të mos bëhet ushqim për komunizmin dhe që të mos jetë burgu i vetmuar fillikat fundi i saj. Qysh prej njëzet vitesh, Risale-i Nuri -i cili është një komentim i Kur‟anit Kerim- u jep mësime për besimin, islamin dhe për virtytin miliona individëve, dhe i mbron ata nga ateizmi. Edhe në qoftë se do të më jepej dënim me vdekje për hir të këtyre trajtesave, unë do të nxitoja për tek litarët e varjes duke thirrur: Allah!... Allah!... Ja Resulall-llah!. Risale-i Nuri i cili mbron rininë tonë nga gëlltitja prej komunizmit dhe nga braktisja e fesë së saj, dhe që të mos bie në humnerat e fatkeqësive dhe të katastrofave që e çojnë atë në tradhti ndaj atdheut, që për këtë krim nuk ka dënim tjetër përveç ekzekutimit me plumba... Unë do të isha i gatshëm që të dënohesha me vdekje duke më gjuajtur me plumba për hir të këtyre trajtesave të Risale-i Nurit, dhe jam i gatshëm që të shfaq gjoksin tim ndaj atyre plumbave pa frikë dhe pa ngurrim; edhe në qoftë se do të më bënin copash me thika në rrugën e profesorit tim Bediuzzaman, unë do t‟i lutesha Allahut që ta bënte gjakun tim që derdhet në të gjitha drejtimet, të shkruante: “Risale-i Nur, Risale-i Nur”. Gjyqtarë të respektuar të gjykatës! Leximi i Risale-i Nurit, përfitimi i njohurisë prej tij është vërtet e mrekullueshme dhe origjinale, dhe në të vërtetë nuk ka të ngjashëm. Qëllimi i llojeve të tjera të edukimit është të sigurojnë përfitime materiale dhe për të arritur pozita të ndryshme. Njerëzit kryesisht studiojnë për qëllime materiale dhe për të qenë në gjendje të bëhen të famshëm, domethënë vazhdimi për këto studime nuk bëhet me dëshirë, por për të arritur ato qëllime materiale. Ndërsa Risale-i Nuri i ngjason një universiteti të lirë të paorganizuar. Ata të cilët vazhdojnë në këtë universitet duke lexuar Risale-i Nurin, nuk kërkojnë asnjë objektiv dynjaje por kërkojnë vetëm shërbimin ndaj besimit dhe Kur‟anit dhe asgjë tjetër. Megjithatë, Risale-i Nuri, i cili përbëhet nga trajtesa serioze e shkencore rreth të vërtetave të besimit, lexohet me një entuziazëm, me një pasion dhe me një kënaqësi të tillë saqë ai zgjon tek ata, të cilët e lexojnë atë me sinqeritet, të ndjejnë një dëshirë për ta lexuar disa herë. Megjithëse ata që e lexojnë dhe e shkruajnë Risale-i Nurin mund t‟i gjejnë jetët e tyre në rrezik tek dyert e sallave të gjyqit, deklarojnë hapur se ata i lexojnë këto vepra të mrekullueshme, dhe se ata do t‟i lexojnë ato. Madje edhe sikur ata ta dinin se vendimi do të jepej për ekzekutimin e tyre, ata nuk ngurrojnë për ta shfaqur këtë qëndrueshmëri e vazhdimësi. Kjo veçori e Risale-i Nurit, njëra prej cilësive të saja të jashtëzakonshme, do t‟i bënte ata të pyesnin: “A mos vallë shpirtërat e këtyre, të cilët pranojnë këtë, janë të lirë -jo të shtrenjtë- për to deri në këtë limit?” Atëherë ndodhet një e vërtetë e lartë tek Risale-i Nuri dhe tek Bediuzzamani, dhe sigurisht që nuk ndodhen gjëra të dëmshme në këto vepra; edhe ata nuk e mohuan leximin e tij. Normalisht studentët bëhen të studiojnë nën shtrëngimin dhe detyrimin e disiplinës dhe të autoritetit. Megjithatë, Bediuzzamani nuk detyron askënd që ta studiojë Risale-i Nurin, dhe qindra e mijëra lexuesit e studiojnë atë me përkushtim e vendosmëri, shumica e të cilëve madje duke mos e pasë parë asnjëherë atë. Një metodë e tillë e çuditshme edukimi nuk ishte parë kurrë më parë në ndonjë medrese; nuk është parë as në kohën e lashtë, as në kohën e tanishme, dhe as nuk është hasur në ndonjë universitet. Prokurori më tha mua se “respektin që ti e shfaq ndaj Bediuzzamanit, nuk e shfaq për komentatorët e tjerë”. Kjo është e vërtetë. Respekti dhe nderimi jepen në lidhje me madhështinë dhe arritjet, dhe mirënjohja dhe falënderimet jepen në raport me shkallën që dikush ka përfituar. Dhe përfitimet prej veprave të Bediuzzamanit janë të një shkalle, aq të madhe saqë ne nuk i shohim në vepra të tjera. Masonët dhe komunistët harxhuan çdo përpjekje me qëllim që Bediuzzamani, mendimtari dhe shkrimtari më i madh islam i shekullit të njëzet, të mos njihej prej nesh, dhe veçanërisht nga të rinjtë. Por kombi mysliman turk dhe rinia e njohën atë hero të fesë, profesorin tonë, dhe ata përfituan prej tij, dhe i bënë edhe të tjerët gjithashtu të përfitonin prej tij. Për shkak të kësaj, lidhja e tyre e jashtëzakonshme me të dhe besimi i tyre nuk mund të tronditen e të këputen. Meqenëse vërsetet Kur‟anore në Risale-i Nur shpjegohen në gjuhën tonë turke me një art e stil shumë të lartë, dhe pa i humbur këto vërsete veçoritë e tyre që konsiderohen si mrekullia më e madhe për to, çdo klasë e njerëzve -burra, gra, zyrtarë, tregtarë dhe filozofë- mund ta lexojnë e ta kuptojnë atë. Duke përfituar prej tij deri në atë shkallë që ata munden, ata bëhen madje edhe më të lidhur me të. Studentët e shkollave të mesme, studentët e universitetit, profesorët, letrarët dhe filozofët, që të gjithë e lexojnë atë. Këto klasa të edukuara përfitojnë prej tij deri në një shkallë të jashtëzakonshme, duke afirmuar origjinalitetin e tij dhe artin më të lartë të hartimit të tij, dhe duke ndjerë një dëshirë të fortë për ta lexuar të gjithë veprën. Kur njerëzit perceptues dhe vlerësues e njohin për herë të parë Bediuzzamanin dhe Risale-i Nurin, ndjehen shumë të dëshpëruar që nuk i kishin njohur qysh prej një kohe të mëparshme, dhe me qëllim që të kompensojnë kohën e humbur, ata nuk e çojnë kot kohën e lirë, madje edhe në qoftë se do të kishin sikur pesë minuta kohë, ata marrin Risale-i Nurin, dhe e lexojnë atë ditën dhe natën. Ky interesim i jashtëzakonshëm dhe kjo kërkesë nuk ka qenë shfaqur për veprën e ndonjë psikologu, sociologu apo filozofi, pasi prej këtyre përfitojnë vetëm njerëzit e arsimuar. Në qoftë se një student i shkollës së mesme ose një grua shtëpiake do të lexonin veprën e një filozofi të shquar, ai ose ajo nuk do të përfitonin prej saj. Ndërsa gjithkush do të përfitojë prej Risale-i Nurit në përputhje me nivelin e tij. Për këtë arsye, i gjithë kombi pret vendimin tuaj për t‟i dhënë pafajësinë Bediuzzamanit dhe studentëve të Risale-i Nurit. Në qoftë se në këtë kohë vështirësish Said Nursi nuk do të kishte ngulitur tek studentët e tij nevojën për durim, vetëpërmbajtje dhe moderim, ashtu si kur ishte komandant i një regjimenti vullnetarësh në Luftën e Parë Botërore që i grumbulloi studentët e tij për të luftuar -atëherë me mijëra studentë të Risale-i Nurit, nga nderimi i madh për të, do t‟i ngrehnin çadrat e tyre në kodrat e qytetit të Afjonit duke pritur në to vendimin e pafajësisë prej gjykatës penale në Afjon. Puna që bëjnë Said Nursi dhe Risale-i Nuri nuk mund të vlerësohet brenda kornizës së ligjit dhe të provohet se është një shoqëri sekrete; përse nuk mund të provohet ajo? A mos vallë do të ishte i paaftë për ta provuar ligjërisht një person i cili konsiderohet një ekspert ligjor, që është ngritur deri tek zyra e prokurorit të përgjithshëm? Por meqenëse nuk ekziston formimi i një shoqërie të tillë të fshehtë, askush nuk mund ta provojë ekzistencën e një shoqërie të tillë politike. Prandaj ata nuk mund ta provojnë. Prokurori i përgjithshëm në fillim tha: “Studentët e Risale-i Nurit nuk janë një shoqëri politike”. Ky mendim dhe ky gjykim i tij ishin krejtësisht të sakta dhe në përputhje me ligjin. Dhe pastaj më vonë për ndonjë arsye, ai tha se “ata janë një shoqëri politike”. Natyrisht kjo fjala e fundit është e pavlefshme. Kjo është një kontradiktë, ky është një mendim dhe jo gjykim. Ne jemi të sigurt se gjyqtarët do ta shohin qartë këtë fakt dhe do të japin vendimin që “Nuk ka shoqëri sekrete”. Gjyqtarë të respektuar! Në qoftë se duke vuajtur pikëllim e brenga, një pjesë do të këputej prej zemrës -nëse do të ishte zakon i zemrës- atëherë njoftimi për një të ri duke humbur fenë e tij do ta bënte zemrën të copëtohej sa numri i grimcave të saja të vockëla. Kështu, pafajësia që ju do të jepni, do të jetë shkaku që të shpëtonin rinia islame dhe bota islame prej kësaj pasoje të tmerrshme. Dhe ky është njëri nga shkaqet që më lidh mua me hallka që nuk këputen me Bediuzzamanin dhe me veprat e tij. Vendimi që do ta shpallni për t‟i dhënë pafajësi Risale-i Nurit dhe për ta lejuar atë që të qarkullojë, do t‟i shpëtojë rininë turke dhe myslimanët prej fatkeqësisë së ateizmit sepse padyshim Risale-i Nuri i cili është thesari i të vërtetave të larta do të njihet dhe do të bëhet i famshëm në të gjitha anët e botës. Dhe ju do të vlerësoheni prej të gjithë njerëzimit. Vendimi juaj për t‟i dhënë pafajësi Risale-i Nurit do t‟i bëjë brezat e tanishëm dhe të ardhshëm të jenë mirënjohës ndaj jush, dhe sa më shumë që të lexohet dhe të përfitohet prej tij, aq më shumë do të vlerësoheni ju. Ruhuni! Mos i supozoni këto fjalët e mia të sinqerta të jenë hipokrizi. Absolutisht jo! Sepse unë nuk kam frikë prej askujt, dhe nuk dridhem prej asnjërit. Por, me lejen tuaj, unë dëshiroj të them edhe këtë: Në qoftë se prokurori vazhdon të bëjë akuza të tilla të përbuzshme kundra Risale-i Nurit, kundra autorit të tij dhe kundra lexuesve të tij, ndonëse -Risale-i Nuri- është si një ilaç i efektshëm kundra komunizmit dhe kundra masonëve në këtë vend të bekuar; dhe në qoftë se prokurori nuk heq dorë krejtësisht prej akuzave të tij të gabuara dhe nga irritimet e tij personale dhe nga ndjenjat e tij, ai me këtë ndihmon masonët dhe komunistët që ata të shumohen e të përhapen.
Nëpërmjet provave të tij, Risale-i Nuri riparon besimin e njerëzve që kanë qenë shkatërruar nga dyshimet dhe nga skepticizmi të mbjella prej botimeve të organizatave ateiste sekrete. Njëri prej mistereve të hollë që e lidh dhe e bën rininë të kapen pas Risale-i Nurit, si të ishte me një prekje elektrike, është sa vijon: Për shumë vite me një përkushtim dhe vetëflijim të pakrahasueshëm dhe në kohën e pleqërisë dhe të sëmundjes së tij -domethënë në një kohë që ai kishte nevojë për kujdesje dhe për t‟u preokupuar me të, Bediuzzaman Said Nursi duroi dhe përballoi të gjitha llojet e papërshkrueshme të shtypjes dhe të torturimit që i binin nga ana e armiqve të tij të fshehtë prej masonëve dhe komunistëve dhe prej atyre që u mashtruan prej tyre. Me shikimin e tij të vërtetë dhe real, ai perceptoi e dalloi dredhi e intriga të shumta tradhtare kundra fesë, dhe ka shkruar vepra rreth besimit, që do t‟i asgjësonin planet e fshehta të tmerrshme e finoke. Por sa pikëlluese dhe sa e dhimbshme është të vuajë ky kampion i madh i islamit dhe ky personalitet i madh gjenial prej torturave të burgjeve qysh prej njëzet e pesë vitesh, prej burgimit të vetmuar fillikat dhe duke u bërë përpjekje për ta eliminuar! Por edhe në qoftë se do të vuante autori i Risale-i Nurit dhe do të ndëshkohej si rezultat i dyshimeve që burojnë prej fyerjeve të komunistëve dhe prej dredhive të tyre, vepra e tij -Risale-i Nuri- vazhdon të lexohet me një interesim dhe me një entuziazëm gjithmonë në rritje. Dëshmia e parë dhe më e fuqishmja është kjo: Të rinjtë që e lexojnë veprën “Shkopi i Musait”, e cila është shumëfishuar me shkronja të reja, menjëherë fillojnë të mësojnë leximin me shkronjat e Kur‟anit me alfabetin arab- me qëllim që të mund të lexojnë trajtesat e tjera. Kjo heq pengesën e mosnjohjes së shkrimit Kur‟anor; kjo mosnjohje ishte një pengesë përpara mësimit të shumë shkencave, dhe i detyronin ata për të lexuar libra të shumtë të cilët qenë shkruar për t‟i larguar njerëzit nga Kur‟ani. Dhe kur rinia e çdo kombi iu afrua, dhe po pajisej me këto shkenca dhe po armatosej me to, kjo do të thotë se ai popull nisi të ecë në rrugën e progresit dhe të përparimit. Këtu rinia ka filluar të mbushin shpirtërat e tyre të djegur për nevojën e besimit dhe të islamit, me dritat e Risale-i Nurit, i cili është një komentim i Kur‟anit Kerim. Kështu, duke fituar besim të sigurt e të verifikuar, rinia jonë do të luftojë kundra pafesisë dhe komunizmit dhe nuk do ta lejojnë kurrë që t‟ua shesin atdheun e tyre armiqve të islamit. Prandaj, në qoftë se komunistët do të gjenin rast për t‟i shkatërruar të gjithë letrën dhe bojën, shumë të rinj si unë dhe njerëz të moshuar do të ishin të gatshëm të sakrifikonin vetveten, dhe me qëllim që të botonin Risale-i Nurin, i cili është thesari i të vërtetave, do t‟i bënin nëse do të ishte e mundur- lëkurat e tyre letra dhe do ta bënin gjakun bojë. Po! Po! Po! Një mijë herë. Prokurori i përgjithshëm brenda akuzave të tij thotë: “Said Nursi ka helmosur mendimet e studentëve të universitetit me veprat e tij”. Ne si përgjigjje themi këtë: “Në qoftë se Risale-i Nuri do të ishte helm, atëherë ne kemi nevojë për tonelata prej këtij helmi, dhe për mijëra kilogram. Dhe në qoftë se do të njihej një vend ku ky helm të gjendej me shumicë, atëherë le të na e dërgojnë atë neve me shpejtësi me aeroplan!” Kur ne studentët e Risale-i Nurit vuajmë nga padrejtësia e tiranëve, dhe kryejmë shërbimet tona në rrugën e besimit dhe të islamit, ne preferojmë që ta dorëzojmë shpirtin në burgje dhe tek litarët e varjes dhe jo në divanin e rehatisë. Sepse ne e dimë se do të ishte një mirësi e madhe Hyjnore të vdesësh si martir në burgje në të cilët jemi flakur padrejtësisht për shkak të shërbimit ndaj Kur‟anit, dhe ne e preferojmë këtë vdekje mbi një jetë që në pamje të jashtme duket liri por në anën e saj të brendshme realiteti i saj është despotizëm absolut. I Burgosuri Zybejr Gyndyzalp Prej provincës së Konias Burgu i Afjonit Pasi kjo mbrojtje dhe shtojca e saj u dërgua për tek Gjykata e Apelit autoritetet e gjykatës dërguan një telegraf duke urdhëruar që Zybejri të lirohet prej Burgut.
Për gjykatën Penale të Afjonit Prokuroria ka kërkuar të më dënojë edhe mua me akuzën se i përkas Shoqërisë së Nurxhuve që nxisin njerëzit kundra qeverisë. Së Pari:Nuk ka shoqëri me emrin Shoqëria e Nurxhuve, dhe unë nuk i përkas një shoqërie të tillë. Unë jam një anëtar i një shoqërie të shenjtë e të madhe islame, e cila në çdo shekull për një mijë e treqind e pesëdhjetë vite ka pasë treqind milionë anëtarë, dhe e cila u themelua nga Profeti Muhammed a.s.m., nga lavdia e universit, e cila është e gjërë dhe e ndritshme dhe premton lumturi të përjetshme për të gjithë njerëzimin. Të gjitha falënderimet qofshin për Zotin xh.sh., unë jam i vendosur që t‟u nënshtrohem urdhëresave të saja të shenjta me të gjithë fuqinë time. Sa për Risale-i Nurin, i cili është një mrekulli e Kur‟anit, qënia ime një student i tij gjë të cilën prokurori e konsideron të jetë një krim dhe mëkat, -Risale-i Nuri- më ka mësuar detyrat e mia fetare dhe të imanit, dhe më ka mësuar se islami është feja më e lartë dhe më e shenjtë dhe se ajo është rruga e vetme për lumturinë e njerëzimit. Risale-i Nuri më ka mësuar se Kur‟ani është Dekreti Hyjnor që ka zbritur prej Zotit të të gjitha botërave, i Cili është i Gjithëpranishëm dhe Gjithëshikues në çdo vend, dhe e gjithë ekzistenca duke filluar nga grimcat dhe duke përfunduar tek yjet dhe diejt është nën fuqinë dhe nën administrimin e Tij të parapërjetshëm, dhe më ka mësuar mua se Kur‟ani është një mrekulli Hyjnore shikimi i të Cilit i rrethon dhe i përfshin parapërjetësinë, paspërjetësinë dhe të gjitha ngjarjet; dhe se ai është më i lartë se të gjithë librat, është një libër i mrekullueshëm në dyzet aspekte, është një fjalë e parapërjetshme që e sihariqon të gjithë njerëzimin për lumturinë e përjetshme dhe i bën të përmalluarit për të të jenë përjetësisht mirënjohës ndaj tij. Risale-i Nuri provon se i dërguari i Allahut u dërgua nga Krijuesi i Universit dhe, me të gjitha gjendjet e tij ishte më i plotësuari i të gjithë njerëzve, më besniku dhe më i larti në të gjitha aspektet e plotësimit, dhe se Ai i paraqiti të gjithë njerëzimit -nëpërmjet dritës së islamit- sihariqin më të madh dhe ngushëllimin më të shenjtë; dhe se ai administroi me pushtetin e tij shpirtëror një të pestën e llojit njerëzor qysh prej afërsisht katërmbëdhjetë shekujsh, dhe shkruhen në regjistrin e veprave të tij të mira të gjitha ato që i fiton ummeti i tij prej veprave të mira qysh prej një mijë e treqind viteve; dhe ai është shkaku për krijimin e universit, dhe se ai është i dashuri i Zotit. Ai -Risale-i Nuri- më ka mësuar se Ahireti, Xhenneti dhe Xhehennemi janë e vërtetë dhe realitet; dhe këtë e provon me argumente e prova të ndritshme që burojnë prej Kur‟anit të shpjegimit të mrekullueshëm. Me fjalët dhe me fjalitë e tij, Risale-i Nuri dëshmon se është një shkëlqim prej dritës së Kur‟anit Kerim dhe prej Dritës së Muhammedit a.s.m. dhe kjo nëpërmjet qënies së tij i lidhur me Kur‟anin dhe me qënien e tij si koment i veçantë për të, dhe me këtë konsideratë ai i përket qiellores dhe Fronit Hyjnor. Dhe kështu, Risale-i Nuri -që është akuzuar se na i nxitka njerëzit kundër qeverisë- me të gjitha pjesët e tij (Fjalët, Shkreptimat, Rrezet dhe Letrat) vetëm jep mësim rreth të vërtetave Hyjnore, rreth parimeve islame dhe rreth mistereve të Kur‟anit. Atëherë si do të mund të konsiderohej krim apo mëkat leximi i Risale-i Nurit, i cili është kaq i lartësuar dhe i denjë për nderim, dhe i cili jep mësim moralet e mira, virtytin dhe të vërtetat e besimit? Si vallë konsiderohet krim e mëkat të kopjuarit e këtyre trajtesave të cilat na udhëzojnë neve për tek lumturia e përjetshme ose që e bëjnë vëllain besimtar që të përfitojë prej tij nga aspekti i besimit? Si mund të konsiderohet kjo nxitje për njerëzit se na qenka kundra qeverisë? Dhe të shkosh për vizitë tek autori i një vepre të tillë të bekuar e të lartë, një përmendore drite i cili është i stolisur me shkallën më të lartë të besimit, me morale të lavdërueshme, me virtyte dhe është tek maja e plotësimeve humane, dhe formimi i një vëllazërie në rrugën e Kur‟anit Kerim me studentët e Risale-i Nurit të cilët janë të pajisur me besim të ngulitur thellë dhe me akide të patundur, dhe të cilët kanë marrë mbi supet e tyre të mbrojnë dinjitetin e islamit dhe të vërtetat e Kur‟anit në këtë shekull, dhe të cilët nuk kanë objektiv tjetër përveç fitimit të kënaqësisë... A përbën kjo formim të një shoqërie? Cila ndërgjegje e pastër e drejtë do të mund të shpallte dënim mbi këta? Gjyqtarë të respektuar! Risale-i Nuri me të gjitha pjesët e tij duke filluar nga “Fjalët” dhe “Shkreptimat” dhe duke përfunduar tek “Shuaati” të cilat i kanë afirmuar edhe dijetarët më të mëdhenj dhe të cilat japin një shkallë të lartë besimi dhe një entuziazëm të madh islam për ata që e lexojnë, Risale-i Nuri- nuk është tjetër veçse një komentim i ndritshëm i Kur‟anit të shpjegimit të mrekullueshëm, dhe secila nga pjesët e tij janë një diell që zhduk sëmundjet shpirtërore dhe largon errësirat shpirtërore. Ndërsa profesori ynë, autori i Risale-i Nurit, e ka kaluar të gjithë jetën e tij në rrugën e imanit dhe në rrugën e Kur‟anit dhe ka duruar në këtë rrugë të gjitha llojet e mundimeve dhe të vështirësive; dhe ai është përpjekur që t‟i përhapë këto të vërteta të Kur‟anit në këtë shekull që t‟i shpëtojë bijtë e këtij kombi të bekuar prej sulmeve të tmerrshëm të komunistëve dhe prej të gjitha llojeve të pafesisë; dhe faqja e bardhë e jetës së tij të pastër pa ndonjë faj dëshmon se ai është i ngarkuar dhe i kualifikuar për këtë mision të shenjtë të të shkruarit të Risale-i Nurit në këtë kohë. Ai nuk na mëson ne -Ruajna Zot- për imoralitet dhe as për plaçkitje e shkatërrim, por ai na ka dhënë mësime për të shpëtuar imanin. Dhe kjo ndoshta përbën qëllimin më të madh dhe objektivin më të rëndësishëm për njerëzimin në faqen e tokës; dhe ai qysh prej njëzet e pesë vitesh është përpjekur të shpëtojë besimin e qindra mijëra njerëzve nëpërmjet Risale-i Nurit, dhe veçanërisht për njerëzit mjeranë si unë që nuk dinim asgjë rreth islamit, dhe na ka dhënë neve mësime rreth besimit i cili është lumturia më e madhe në jetë dhe qëllimi i tij më i rëndësishëm dhe padyshim konsiderohet një mirësi Hyjnore. Ne themi sa vijon për ata të cilët në një mënyrë katërcipërisht -plotësisht- i kundërshtojnë këto të vërteta dhe që mohojnë këtë shërbim të shenjtë duke e konsideruar atë një rrezik për jetën shoqërore -u themi sa vijon: Në qoftë se do të ishte një krim kjo sipërmarrja e tij për të shpëtuar njerëzit nga pasojat e tmerrshme si rënia dhe shthurja morale, nga ateizmi, nga mungesa e besimit, për t‟i udhëzuar ata për në besim dhe për të ecur në rrugën që ka projektuar Allahu dhe për tek thirrja për t‟iu bindur urdhërave të fesë dhe për t‟i gëzuar ata me lumturinë e përhershme të islamit... Në qoftë se ky do të ishte faj e krim atëherë ju mund të thoni se ai është i dëmshëm për jetën shoqërore, ose përndryshe kjo prokurori është shpifja më e madhe dhe një krim i pafalshëm. Qëllimi i Risale-i Nurit nuk është kjo dynja, por është lumturia e përjetshme e Ahiretit dhe arritja e kënaqësisë së Zotit xh.sh.; qëllimi i tij është kënaqësia e të Qëndrueshmit të Parapërjetshëm, Mëshirëplotë të Gjithëlavdishëm, që bukuria dhe hijeshia në këtë botë nuk përbëjnë veçse një hije të dobët të Bukurisë së Tij, dhe të gjitha çudirat e holla të Xhennetit nuk përbëjnë veçse një shkreptimë prej dashurisë së Tij xh.sh.. Duke pasë kështu një qëllim të këtillë Hyjnor e të shenjtë dhe një objektiv të tillë të lartë, unë një mijë herë më shumë deklaroj se Risale-i Nuri është krejtësisht i pastër dhe larg gjërave kalimtare të tilla si, nxitja e njerëzve kundra qeverisë. Dhe ne i kërkojmë mbrojtje Allahut që të na ruajë prej të keqes së atyre të cilët me shpifjet e këtij lloji përpiqen të na shtypin neve dhe na pengojnë nga puna për t‟i shërbyer besimit ose nga të mësuarit rreth fesë. Gjyqtarë të respektuar! Ashtu siç është treguar nga tridhjetë e tre vërsetet e Kur‟anit, dhe siç tregohet nga Imam Aliu (Zoti qoftë i kënaqur me të), dhe nga Gauth El-Aëdham dhe nga qindra dijetarë hulumtues e verifikues, Risale-i Nuri është një dritë nga Kur‟ani dhe ata të cilët kapen pas saj do ta shpëtojnë besimin e tyre, në dashtë Zoti xh.sh.. Sigurisht Risale-i Nuri nuk mund të shuhet dhe as të humbasë. Për shembull, sulmet e bëra ndaj tij gjatë këtyre njëzet e pesë viteve me qëllimin që ta eliminonin, kanë qenë shkaku i përhapjes së tij dhe i ndriçimit të tij në mënyrë të jashtëzakonshme. Sepse pronari i tij është Sulltani i Gjithëlavdishëm, nën fuqinë e të Cilit dhe nën urdhërin e të Cilit është çdo gjë nga parapërjetësia për tek paspërjetësia. Sepse të vërtetat e tij janë të vërtetat e Kur‟anit, dhe nëpërmjet Mbrojtjes dhe Përkujdesjes së Tij, Allahu i Gjithëfuqishëm do ta bëjë atë të shndërrisë gjithmonë, in shaall-llah. Gjyqtarë të respektuar! Në qoftë se do të ishte një krim për të lexuar dhe për të shkruar Risale-i Nurin - i cili jep mësim besimin islam me dashurinë më të madhe dhe me entuziazëm, dhe i cili nuk njeh asnjë qëllim tjetër përveç kënaqësisë Hyjnore, dhe i cili sigurisht është një mrekulli e lartë e Kur‟anit në këtë shekull dhe një komentim i ndritshëm i tij -dhe dhënia e këtyre trajtesave të tij- që përmbajnë të vërtetat e besimit- vëllezërve besimtarë, dhe në qoftë se lidhjet e fesë dhe vëllazëria islame të cilat urdhërohen nga feja, dhe vëllazëria e shenjtë Hyjnore e bashkimit në rrugën e Kur‟anit dhe të besimit për dashurinë e Zotit përbëka një shoqëri politike, atëherë për mua që t‟i përkas një shoqërie të tillë do të ishte fatmirësia ime më e madhe, dhe një lumturi më e madhe se ajo e dhënë nga ndonjë favor apo shpërblim. Falënderime të pafundme qofshin për Zotin e Gjithëfuqishëm, i Cili i dhuroi një të mjeri si unë favorin më të madh të të qenurit student i Risale-i Nurit, i cili e bën njeriun të fitojë një lumturi e një fatmirësi të tillë. Fjala ime e fundit është: “Dhe Allahu vetëm na mjafton neve dhe për ne Ai është Rregullesi më i mirë i punëve”. “Allahu është më se i Mjaftueshëm për mua, nuk ka Zot tjetër përveç Atij. Tek Ai unë mbështetem plotësisht dhe Ai është Zoti i Arshit Madhështor”. Mustafa Sungur Mësues
1- Gjykata penale e konsideroi leximin dhe kopjimin e Risale-i Nurit nga ana ime dhe dhënien e tij ndonjërit prej vëllezërve besimtarë të nevojshëm që të përfitojnë prej tij -e ka konsideruar- krim dhe faj sepse unë -sipas prokurorisë- paskam nxitur popullin kundra qeverisë. Duke ditur se unë më parë thashë në mbrojtjen time si përgjigje ndaj kësaj akuze sa vijon: Risale-i Nuri të cilën e konsideroni se nxitka njerëzit kundra qeverisë, në realitet është vetëm se një komentim i vërtetë i Kur‟anit Kerim, dhe ai -me të gjitha pjesët e tij- jep mësim për të vërtetat e besimit, dhe i jep gjithkujt që e lexon dhe e shkruan atë një lumturi të madhe. Ai kurrë nuk ka synuar çështje të ulëta dynjaje dhe të përkohshme si nxitja e njerëzve kundra qeverisë, të cilat janë prej akteve të shkatërruesve dhe të bjerraditësve të pamoral; përkundrazi synimi i Risale-i Nurit është arritja e kënaqësisë së Allahut e cila është shkalla më e lartë e fatit më të mirë. Unë krenohem për qënien time një shërbyes i pafuqishëm dhe njëri prej studentëve të Risale-i Nurit, i cili më bën mua të fitoj, kur e lexoj dhe e shkruaj, mirësinë më të madhe dhe virtytin më të lartë që janë mirësia e imanit dhe virtyti i tij. Dhe megjithëse unë thashë se unë e di se të jesh student i Risale-i Nurit konsiderohet si mirësia më e madhe Hyjnore, dhe unë e lavdëroj dhe e falënderoj Allahun gjithmonë që më dha këtë mirësi dhe e dhuroi mbi këtë person të varfër e të mjerë si shembulli im, dhe megjithatë u shpall vendimi për të më dënuar mua, sepse ata e konsideruan lidhjen time me besimin dhe me islamin si një krim duke mos u mbështetur në asnjë ligj dhe në asnjë dëshmi, dhe kanë vepruar krejtësisht në kundërshtim me të vërtetën dhe realitetin. 2- Unë dëshmoj se kur studioja në institutin Gölköy në Kastamonu, disa mësues na jepnin neve mësime ateizmi dhe na thonin se Muhammedi a.s.m. -Ruajna Zot!- është ai i cili e shkroi Kur‟anin Kerim, dhe se islami tani ishte shfuqizuar, dhe se qytetërimi ecën në rrugën e përparimit; prandaj do të ishte një gabim i madh dhe një reaksion dhe prapambetje ta ndjekësh Kur‟anin në këtë shekull. Madje njëri prej mësuesve një ditë na tha: “Myslimanët e kalojnë jetën e tyre në dhimbje dhe në torturim të vazhdueshëm sepse ata kryejnë namazin dhe e kujtojnë Ahiretin. Dhe një atmosferë dëshpërimi sundon vazhdimisht në xhamitë islame; ndërkohë që krishterët e kalojnë jetën e tyre të lumtur e plot jetë në një atmosferë muzike dhe argëtimi”. Ata përpiqeshin që të këpusnin të gjitha lidhjet midis zemrave dhe imanit e islamit dhe t‟i zëvendësonin ato me mohim e ateizëm. Dhe kështu ndërsa isha në një gjendje që po më nguliteshin këto ide të tilla helmuese dhe i zbuluar para vrasjes së besimit tim me këto mësime ateiste të dëmshme deri në atë shkallë që unë u shtyva në rrymën e këtyre ideve dhe fillova t‟i përhap përreth meje -Ruajna Zot!-, kur papritmas lexova disa trajtesa të Risale-i Nurit, të cilat i marrin dritat e tyre prej Kur‟anit Kerim dhe të cilat i shfaqin të vërtetat e imanit dhe të vërtetat e islamit me argumente të ndritshëm dhe me prova të jashtëzakonshme dhe që argumentojnë se feja islame ka qenë gjithnjë një mjet për lumturinë e njeriut dhe për shpëtimin e tij, dhe se islami është dielli shpirtëror, drita e të Cilit nuk do të shuhet dhe nuk mund të shuhet, dhe kur ç‟të shohësh, me këto trajtesa të Risale-i Nurit u dëbuan të gjitha idetë helmuese dhe në zemrën time u përhap imani. Në qoftë se unë arrita të besoj Kur‟anin, atëherë a nuk duhet t‟i afroja gëzimin e pafundmë dhe lumturinë që ndjeva heroit të dhembshur, besnik e të vërtetë Ustadh Bediuzzamanit, që i kisha fituar këto nëpërmjet Risale-i Nurit të bekuar që ai i kishte shkruar, dhe si unë shpëtova prej jetës së pakujdesisë dhe të çudhëzimit dhe dola në bregun e besimit dhe të dritës, dhe se Risale-i Nuri i cili na bën neve të fitojmë iman të vërtetë konsiderohet dielli i udhëzimit për të gjithë njerëzit në këtë shekull dhe është mjet lumturie për ta. Dhe se Bediuzzamani duke u ngarkuar me detyrën e rëndë të hartimit të Risale-i Nurit, sigurisht ka kryer shërbimin më të madh të besimit, dhe ai me këtë konsiderohet një mirësi e madhe Hyjnore për të gjithë njerëzimin dhe veçanërisht për njerëzit e besimit; dhe e njoftova atë për dëshpërimin tim të madh, për dhimbjen time të thellë dhe për ftohjen time të fortë për sulmet agresive të tmerrshme që bënë disa organizata të fshehta të Sufjanit ndaj Kur‟anit dhe islamit, dhe si ata -ashtu siç e përmenda më parë- e stolisin ateizmin për bijt e këtij populli heroik islam dhe orvaten të shkatërrojnë themelet islame Hyjnore të shenjta me të cilat lidhen me miliona njerëz dhe përpiqen të shkatërrojnë lumturinë e tyre të përjetshme. Unë i shfaqa atij hidhërimin tim të madh dhe ftohjen time të fortë ndaj këtyre idiotëve të cilët i duartrokasin këta keqbërës dhe brohorasin shkatërrimet e tyre tiranike, agresive e të ulëta. Dhe iu adresova shokëve të mi në shkollë të cilët kishin rënë në dyshime lidhur me besimin e tyre:“Eani, le t‟i braktisim këto teka të nefseve tonë; le të përkulemi përpara të vërtetave të Kur‟anit dhe të shpejtojmë për tek medreseja e Risale-i Nurit, udhëzuesi për tek lumturia në këtë shekull. Le t‟i braktisim gënjeshtrat e këtyre idiotëve gënjeshtarë... këto gënjeshtra që ne i kemi dëgjuar për muaj e për vite dhe i kemi duartrokitur dhe që na i sollën neve sikur ato të ishin pikërisht e vërteta, dhe le ta bëjmë Bediuzzaman Said Nursin profesor për ne dhe të kapemi pas mësimeve të tij me të gjithë zemrat tona me qëllim që të dalim prej errësirave në dritë. A nuk burojnë të gjitha këto nga gëzimi që ai gjeti në besimin e tij dhe në dashurinë e tij për Kur‟anin dhe islamin, dhe nga lidhja e tij me to, dhe nga përkushtimi i tij për kombin e tij dhe nga dëshira e tij që gjithkush ta arrinte besimin e vërtetë të verifikuar dhe të arrinte lumturinë e vërtetë? A është krim ta lidhësh vetveten me Zotin dhe të shpallësh se islami është feja më e lartë dhe ajo që sjell virtytin dhe lumturinë? Në këtë kohë ka filluar një sulm shkatërrues dhe rrënues kundra islamit dhe kundra Kur‟anit prej të gjitha anëve dhe kanë filluar shpifjet të grumbullohen kundra Kur‟anit dhe kundra profetit Muhammed a.s.m. dhe bëhen përpjekje që ato -Kur‟ani dhe profeti- të bëhen të refuzuar, të cilët janë tej mase të lartësuar, të shenjtë e të çmueshëm; ndërsa lejohen librat që përhapin pafesinë, ateizmin dhe për t‟u zhveshur prej fesë dhe prej moraleve; dhe janë grumbulluar lavdërimet dhe vlerësimet për fatkëqinjtë prej armiqve të islamit duke i mbajtur me respekt kundërshtarët e Zotit, dhe duke i përmendur veprat e tyre të paligjshme dhe bidatet me admirim e vlerësim, dhe duke neglizhuar shenjtërinë dhe epërsinë e Kur‟anit dhe lartësinë dhe vërtetësinë e profetit Muhammed, duke ditur se Risale-i Nuri shpjegon ekzistencën e Zotit xh.sh. dhe shpjegon se të gjitha qëniet e këtij universi dëshmojnë unitetin e Krijuesit të tyre dhe se Ai është Ekzistuesi i Vetëm i Domosdoshëm, dhe se njeriut, meqenëse iu dhanë arsye dhe mund të mendojë, ai është pasqyra më gjithëpërfshirëse e Emrave të bukur Hyjnorë, dhe është si një lloj monarku mbi të gjitha krijesat e tjera. Atëherë në qoftë se ky njeri do të lidhej me Allahun nëpërmjet adhurimit dhe besimit dhe do ta mbronte vetveten kundra çudhëzimit dhe shthurjes dhe kundra gjynaheve të mëdhaja, ai do të meritonte pozitën e një mysafiri të nderuar në shkallën më të lartë dhe të arrinte mirësitë e Xhennetit të përjetshëm e të amshuar. Ndërsa në qoftë se ai do të mohonte Krijuesin e tij dhe do të binte në çudhëzim e në pakujdesi, do t‟i përshkruante ortakë Allahut dhe nuk do t‟i bindej, atëherë ai do të ishte më i çudhëzuar se sa kafshët dhe meriton nivelin më të ulët në ndëshkimin e përjetshëm në Ferr. Dhe Kur‟ani është Fjala e Allahut, dekretet dhe urdhërat e të cilit nuk ndryshojnë dhe nuk mund të ndryshojnë; dhe islami na çon neve tek civilizimi më i lartë, dhe se lumturia e vërtetë dhe e vazhdueshme nuk mund të arrihet për njerëzimin veçse duke ndjekur urdhërat e Kur‟anit dhe duke u lidhur me të... këto janë çështjet që i ka sqaruar Risale-i Nuri dhe i ka argumentuar në mënyrë të sigurt, dhe prandaj Risale-i Nuri e merr vendin e tij të lartë sepse ai buron prej mrekullive të Kur‟anit dhe prej Dritës Hyjnore... Atëherë si vallë besimi në këtë, përhapja dhe shpallja e tij konsiderohen krim? Sa e çuditshme! Leximi i novelave dhe i tregimeve të shkruara kundra islamit, dhe i librave që nxisin epshet e paligjshme, botimi i librave tej mase të dëmshëm e të rrezikshëm për vendin dhe kombin, dhe pastaj duke u lavdëruar dhe duke u rekomanduar këto libra të rrezikshëm... të gjitha këto janë të lejueshme dhe nuk konsiderohen krim. Atëherë, a mund të vlerësohet si një krim në qoftë se lexojmë e shkruajmë Risale-i Nurin, i cili përshkruan Diellin e Islamit -të cilin qindra miliona njerëz e kanë ndjekur dhe në të cilin ata kanë gjetur lumturinë e vërtetë- ose në qoftë se rendisim karakteristikat e tij të larta, për të cilat neve na mungon aftësia për t‟i lavdëruar? A mundet dikush që ka sa një grimcë besim në zemrën e tij dhe që dëshiron mirëqënien e vendit dhe të kombit t‟i konsiderojë krime ato që u përmendën më lart? Gjyqtarë të respektuar të Gjykatës së Apelit! Kjo çështje e paraqitur në praninë tuaj të lartë është drejtpërdrejtë çështja e besimit dhe e Kur‟anit. Është çështja e lumturisë së përjetshme dhe e shpëtimit të miliona njerëzve. Të gjithë profetët dhe të dërguarit me në krye profetin tonë më të nderuar a.s.m., dhe të gjithë Evlijatë dhe të gjithë paraardhësit tonë besimtarë të cilët kanë udhëtuar për në botën e Ahiretit, kanë lidhje nga aspekti shpirtëror me këtë çështje të madhe. Dhe ju sot keni në duart tuaja një rast që të fitoni dashurinë e atyre miliona prej njerëzve të realitetit, duatë e tyre dhe shefaatin e tyre. Dhe se e vërteta e lartë, e quajtur “Risale-i Nur” është para jush. Atëherë, a ka ai si qëllim rangjet e ulëta e të përkohshëm dhe pozitat e kësaj dynjaje, apo fitimin e kënaqësisë së Allahut që është lumturia më e madhe, gëzimi më i madh dhe fatmirësia më e lartë? Dhe a mos vallë ai i nxit njerëzit që të jenë imoralë, apo i zbukuron ata me besim dhe me moralin më të lartë dhe me virtyt? Përpara jush është Risale-i Nuri, i cili derdhet nga mrekullia e Kur‟anit të shpjegimit të mrekullueshëm që është Dritë Hyjnore. Meqenëse fitimi i Imanit dhe kalimi me këtë Iman në dynja për tek lumturia e botës së Ahiretit është qëllimi më i rëndësishëm për njeriun, dhe meqenëse Risale-i Nuri paraqet -nëpërmjet shkëlqimeve të Kur‟anit- të vërtetat e imanit, dhe i afron qindra e mijëra lexuesit dhe shkruesit e tij tek ky qëllim, dhe siç dëshmohet nga vërsete të shumtë të Kur‟anit dhe nga hadithe të profetit Muhammed a.s.m., edhe nga Imam Aliu, Zoti qoftë i kënaqur me të dhe nga shumë Evlija si Gauth El Aëdham, Zoti qoftë i kënaqur me të, ai -Risale-i Nuri- sigurisht që e ka fituar atë çështje; Sigurisht dhe padyshim, nëpërmjet dashurisë suaj të lartësuar për të vërtetën dhe për drejtësinë, mbi çdo lloj shqetësimi të përkohshëm, ju do ta kuptoni dhe vlerësoni faqen e vërtetë të Risale-i Nurit, faqen Kur‟anore dhe vlerën e tij të vërtetë, dhe do ta njihni se studentët e Risale-i Nurit nuk ndjekin asnjë qëllim tjetër përveç kënaqësisë së Allahut. Gjyqtarë të nderuar të Gjykatës së Apelit! Me moralin e tij të lartë, me virtytin dhe me dhembshurinë, profesori ynë i shquar Bediuzzaman Said Nursi, lufton për t‟i shpëtuar njerëzit nga errësira e dendur e ideve të rreme dhe nga burgosja e përjetshme fillikat, dhe duke duruar e përballuar vuajtjet dhe torturat më të rënda, ai është ngritur tek shkalla më e lartë e plotësimit në këtë kohë nëpërmjet qënies së tij i ngarkuar nga Zoti i Gjithëfuqishëm me detyrën e shenjtë të botimit të të vërtetave të Kur‟anit; megjithatë krejtësisht në kundërshtim me të gjithë të vërtetën dhe drejtësinë, ai është flakur në burg. I moshuar, i sëmurë, dhe pa askënd, duke praktikuar besimin e tij dhe adhurimin në mënyrë më të lartësuar, duke poseduar zgjuarsinë më të ndritshme dhe njohjen, dhe duke mos pasë qëllim tjetër përveç shpëtimit të besimit të njerëzve, vuajtja e tmerrshme e profesorit tonë, i cili është shtatëdhjetë e pesë vjeç, i cili e do vërtet humanizmin, në të ftohtin e madh të burgut të Afjonit, na e copëton zemrën dhe na shkakton mundimin më të rëndë. Ne presim nga drejtësia juaj e lartë dhe e lidhur me të vërtetat dhe nga dashuria juaj dhe nga lidhja juaj me dashurinë për humanizmin, presim manifestimin e dhembshurisë së drejtësisë. Mustafa Sungur
Për gjykatën penale të Afjonit Prokurori i përgjithshëm e konsideroi qënien time si sekretar të Profesorit tim Said Nursi dhe që jam i lidhur fort me Risale-i Nurin dhe qënien time në shërbim të madh në këtë fushë... e konsideroi atë si akuzë, si një shkelje. Unë them përballë kësaj se unë e pranoj këtë akuzë me të gjithë fuqinë që kam dhe unë krenohem me të; sepse unë kam një dëshirë të fuqishme të bashkëlindur për njohje. Dëshmi për këtë është se kur kontrolluan shtëpinë time në ngjarjen e Denizlit, gjetën në të pesëqind e tetëdhjetë libra shkencorë dhe arabisht dhe i regjistruan ato zyrtarisht; dhe megjithëse unë jam i varfër dhe në fillim të jetës dhe njohuria ime për gjuhën arabe akoma është e mangët, ashku im për dijen, dhe dëshira ime e fortë për të mësuar janë ato të cilat më shtynë mua që t‟i siguroj këto libra të ndryshëm që vetëm një person në një mijë njerëz do të mund t‟i kishte në këtë kohë. Për shkak të këtij kapaciteti të natyrshëm tek unë, unë po kërkoja një mësues të vërtetë. Dhe falënderime të pafundme qofshin për Zotin që Ai më dha mua nga afër atë që e mendoja të largët. Po, jeta e profesorit tim, Said Nursi dëshmon se qëllimi i vetëm i tij në jetë ka qenë njohja dhe të mësuarit e shkencave islame. Unë kam kuptuar qartë edhe nëpërmjet vëzhgimeve të mia, edhe nga biografia e tij e botuar, dhe nga ajo që kam mësuar prej studentëve të tij të vjetër, se dëshira ime e bashkëlindur për dije gjendet tek profesori im në mënyrë të jashtëzakonshme dhe deri në një shkallë të tillë saqë ai vazhdon ta ruajë cilësinë e studentit të dijes -në kundërshtim me të gjithë dijetarët e diplomuar prej shkollave të vjetëra islame, gjë e cila e bëri atë të aftë për t‟i përballuar të gjitha mundimet dhe fatkeqësitë. Dhe meqenëse njerëzit e politikës nuk i kuptuan gjendjet e çuditshme të profesorit tim dhe janë përpjekur për t‟i lidhur këto gjendje me një lloj politike me të cilën ai nuk ka asnjë lidhje, saqë ata e flakën atë në burg. Por Allahu xh.sh. e bëri këtë dashuri për dijen që gjendet tek ai si një çelës për të vërtetat e Kur‟anit, dhe u shfaq Risale-i Nuri, i cili i ka lënë në habi të gjithë dijetarët dhe filozofët. Gjatë kësaj kohe e gjeta profesorin tim në qytetin e Kastamonus përbri meje, të cilin e kam kërkuar gjatë gjithë jetës sime, natyra e të cilit ishte e ngjashme me mua, por pafundësisht më e lartësuar. Unë e konsideroj këtë një mirësi Hyjnore dhe do të vazhdoj ta falënderoj Allahun për këtë deri në fundin e ditëve të jetës sime. Me qëllim që profesori im ta ruante dinjitetin e dijes dhe vendin e saj, ai nuk pranon, -dhe nuk ka pranuar gjithashtu- as sadeka, as dhurata dhe as gjëra të ngjashme me to; dhe i pengonte gjithashtu edhe studentët e tij prej gjërave të tilla. Ai nuk e ka përkulur kokën e tij para askujt. Dhe prej situatave të tij të jashtëzakonshme ai nuk pranonte në luftë ndërsa ishte në rreshtin e parë të frontit të luftës të hynte në hendek dhe këtë e bënte për të ruajtur dinjitetin e dijes. Gjithashtu ai heroikisht duke ruajtur dinjitetin e dijes dhe të mësimit përkrah tre komandantëve të tmerrshëm, ishte krejtësisht i palëvizur, i qetë tek zemërimi i tyre dhe i heshti ata. Prandaj, unë e pranoj atë si profesorin tim të vërtetë, meqë unë e dija se ai ishte dikush që kishte sakrifikuar gjithçka për të ruajtur dinjitetin e lartë të këtij kombi dhe të këtij vendi dhe nderin e dijetarëve të kombit turk dhe sakrifikoi gjithçka në rrugën e saj. Madje, edhe në qoftë se do të supozonim të pamundurën, sikur një profesor kaq shumë i përkushtuar për këtë vend dhe komb të kishte njëqind të meta, ato duhet të shiheshin me tolerancë dhe të mos kundërshtoheshin. Atë e vlerësuan patriotët -në emrin e Atdheut dhe në emrin e kombit- në periudhën e dytë të kushtetutës, po ashtu ishte gjendja edhe në periudhën e Republikës. Një shembull për vlerësimin e tyre ndaj shërbimeve të mëdhaja të profesorit për dijen është se komiteti i qeverisë së unionit dhe të progresit dha nëntëdhjetë mijë lira ari për universitetin e tij në lindje të quajtur El-Medresetu eZ-Zehra. Dhe ky do të organizohej në të njëjtën linjë me atë të universitetit të Az‟harit. Themelet e tij u vendosën në provincën e Vanit, por ai mbeti i pandërtuar për shkak të shpërthimit të Luftës së Parë Botërore. Pastaj qeveria e parë e Republikës para njëzet e pesë vitesh dha njëqind e pesëdhjetë mijë lira me miratimin e njëqind e gjashtëdhjetë e tre deputetëve. Dhe marrja vetë përsipër e këtij profesori të nderuar për të ngritur një universitet si ai i Az‟harit, për ndërtimin e të cilit morën pjesë për të kontribuar mijëra dijetarë, dhe iu afrua shumë realizimit të këtij objektivi, tregon se të gjithë patriotët dhe dashuruesit e vendit të tyre, së bashku me mësuesit e medreseve shkollave fetare- duhet ta vlerësojnë dhe ta duartrokasin. Sa për ne, për shkak se gjetëm një profesor të tillë, ne vendosëm të përballojmë çdo vështirësi e mundim. Unë kam respekt të pakufishëm për të si një dijetar i jashtëzakonshëm në këtë kohë, i cili nëpërmjet shkëlqimit të dijes dhe të vërtetave të veprave të tij të larta që arrijnë njëqind e tridhjetë më ka shkaktuar mua të avancoj në rrugën e besimit dhe të njohjes. Në dashtë Zoti xh.sh., ky respekti im do të vazhdojë për të gjithë përjetësinë. Dhe megjithëse kërkimet dhe hetimet vazhduan për muaj për të provuar akuzën e drejtuar ndaj meje nga ana e prokurorisë së përgjithshme rreth “shfrytëzimit të fesë dhe të ndjenjave fetare me synimin për të ngritur një shoqëri të fshehtë që do të prishte rendin dhe stabilitetin e shtetit”, por ama këto hetime nuk qenë në gjendje ta verifikojnë asnjë shoqëri të tillë, dhe as ne nuk kemi asnjë lidhje me një gjë të tillë. Lidhja jonë e vetme brenda kornizës së ligjeve të Republikës, është për Risale-i Nurin, i cili ka hyrë në provimet më të vështira dhe është takuar me respektin e duhur prej komiteteve më të larta të ekspertëve dhe ka marrë pafajësinë nga gjykatat e autorizuara të ligjit. Kjo nuk është tradhti ndaj kombit, por përpjekje shkencore në një mënyrë që është një dobi e drejtëpërdrejtë për vendin dhe për kombin. Përveç kësaj, ne nuk kemi asnjë qëllim politik dhe asnjë qëllim tjetër. Kështu, meqenëse pafajësia jonë dhe sinqeriteti ynë janë të qarta në këtë çështje, unë kërkoj manifestimin e drejtësisë prej gjykatës suaj të drejtë dhe pafajësinë time ashtu si në Gjykatën e Denizlit. I Burgosuri Mehmed Fejzi, Pamukçu, në Burgun e Afjonit
Për gjykatën penale të Afjonit Gjyqtarë të respektuar! A nuk është e drejta e besimtarit dhe detyrë e tij që të takohet me një dijetar fetar dhe të lexojë librat e tij që lidhen me të vërtetat e fesë dhe të kopjojë këto libra dhe të nxitojë për t‟i ndihmuar vëllezërit e tij në fe dhe në rrugën e shërbimit të fesë së tij, të Kur‟anit dhe të profetit? A ka ndonjë ligj që të na ndalojë neve nga ky shërbim ndaj fesë? A mos vallë është krim të kritikosh disa aspekte të rrymave ateiste imorale të kohës sonë? Ne jemi një klasë fetare prej popullit e cila nuk ka asnjë lidhje as me politikën dhe as me administratën e shtetit. Të mendosh mirë për dikë dhe ta konsiderosh atë të denjë është një mendim personal që mund të mbahet nga gjithkush. Ne e njohim Bediuzzamanin të jetë dijetari më i lartë i fesë në kohët tona. Ne e njohim atë të jetë ai që ndjek realitetin, dhe i cili i shpreh dhe i shpjegon të vërtetat e fesë pa iu lajkatuar askujt. Ne e quajmë atë Muxhed-did, për shkak të shërbimit të tij ndaj fesë dhe duke u mbështetur tek të vërtetat e patundshme të Kur‟anit, marrja e tij përsipër mbrojtjen e vendit tonë kundra rrymave të imoralitetit dhe të mosbesimit të cilat e kërcënojnë atë. Në një vend në të cilin liria e fesë dhe e ndërgjegjjes janë ligj, ne nuk mund të mbahemi fajtorë për një shkelje për shkak të mendimeve që ne kemi në dritën e ndërgjegjjeve tona. Prandaj, ne nuk detyrohemi t‟i japim llogari askujt. Sa për çështjen e personave të parashikuar në hadith që do të vijnë në fundin e kohës: ne nuk e shpikëm këtë. Ato kanë origjinën e tyre në fe. Në disa hadithe, profeti a.s.m. tha se jeta e ummetit të tij do t‟i kalonte një mijë e pesëqind vjet. Këto hadithe përshkruajnë shumë ngjarje historike të rëndësishme në jetën e ummetit Muhammedan dhe ato paralajmërojnë që të ruhen prej të këqijave të tyre. Ne themi se ata që do të bien në këto të këqija nga pakujdesia dhe nga injoranca, do të bien në mjerim e në shkatërrim të përhershëm, dhe ndodhen shenja e tregues fetarë të panumërt rreth këtyre çështjeve. Ne jemi njerëz që kemi besuar në Allahun, në të dërguarin e Tij dhe në Kur‟anin. Atëherë duke u mbështetur tek ky besim dhe duke u mbështetur tek vërtetësia e profetit a.s.m., a të mos punojmë ne për t‟i shpëtuar vetet tona prej shkatërrimit të përhershëm? A të mos shohim se çfarë ndodh përreth nesh? A të mos e shpjegojmë këtë duke u mbështetur tek të vërtetat fetare dhe të pyesim: A ka ardhur kjo kohë e rrezikshme? A ne jemi ky brez që biem pre e atyre rreziqeve dhe shkatërrimeve? A t‟i injorojmë argumentet e ndritshëm që gjenden para nesh dhe t‟i injorojmë të vërtetat e qëndrueshme dhe të vërtetat shkencore të cilat provojnë për ne ekzistencën Hyjnore dhe të lëmë fenë tonë, dhe të shtyhemi pas rrymës e cila e konsideron ateizmin si kolonën më të madhe të civilizimit europian?... Në qoftë se ne do ta bënim këtë, atëherë kush do të na shpëtonte neve prej shkatërrimit të përhershëm? A ta injorojmë këtë dhe të mos mendojmë për të? A mundet për dikë që beson se nuk gjendet asgjë mbi Kur‟anin dhe mbi të vërtetat e Kur‟anit që ta flakte vetveten në shkatërrim të përjetshëm nga frika prej dënimeve kalimtare? Ose a do t‟i jepte ai ndonjë denjësi vlerave kalimtare? A do ta braktiste ai detyrën e tij të shërbimit në Rrugën e Zotit, në rrugën e profetit të Tij dhe në rrugën e fesë? Atëherë këto janë faktorët e vërtetë që na lidhin neve me Bediuzzamanin. A ka ndonjë burim tjetër feje që mund t‟i heshtë nevojat e parapërjetshme të shpirtërave tonë? Prokurori i përgjithshëm i nderuar na rekomandoi neve mijëra libra arabisht të cilët mbushin libraritë por që nuk e interpretojnë shpirtin e shekullit tonë aktual. Ai vetë dhe ata që mendojnë si ai mund të mos e pëlqejnë përmbledhjen e njohjes, thesarin e lirisë dhe realitetin e lartësuar të quajtur Risale-i Nur, dhe ata mund ta kritikojnë atë. Kjo është një çështje që i përket atij, ai është i lirë për të. Por ai nuk mund të ndërhyjë në dashurinë dhe në preferencën tonë ndaj këtij libri ose atij. Ne e duam Risale-i Nurin dhe e shohim se ai është një libër i vërtetë feje, nuk ka hipokrizi, dhe ai është një koment i Kur‟anit Kerim. Vlerat dhe gjykimet e vlerave janë çështje ndërgjegjjeje. Askush nuk mund të ndërhyjë në to. Po, ne pajtohemi se autori i Risale-i Nurit gjithmonë jep mësim të vërtetën e pastër; dhe mohimi i kësaj nga prokurori i përgjithshëm dhe mospranimi i tij nuk e dobëson këtë besimin tonë dhe as nuk e trondit.Ne nuk e pranojmë Risale-i Nurin për hir të kerametit të tij në botën fizike, por për hir të shfaqjes së kerametit të plotë shkencor i cili e sfidon botën e njohjes në mësimet e tij të Dritës. A mund të na tregoni neve një Bediuzzaman të dytë i cili megjithëse periudha e tij (zyrtare) e studimit nuk ishte më shumë se tre muaj, të përhapë një dritë të tillë vezulluese njohjeje, dhe që me çudirat e dijes së tij shfaqi një logjikë aq të përparuar në çështjet përfundimtare të shkencës saqë i la në habi edhe mendimtarët më të mëdhenj; dhe me një gjuhë që e mësoi vetëm në gjysmën e dytë të jetës së tij pati një stil magjepsës shpjegimi dhe një pasion të tillë tërheqës; i cili vërshon me dashuri e zjarr, dhe shkrimet e tij duken të bollshme si një det besimi, si një thesar i njohjes Hyjnore dhe një oqean urtësie? A e vlerësoni ju të tepërt që ne e konsiderojmë atë të jetë profesori, monumenti i virtytit dhe i dritës i cili nuk shfaq as prirjen më të vogël ndaj mburrjes kalimtare e sipërfaqësore; as nuk e ul veten tek asnjë dobi sado e madhe që të jetë dhe as tek gjërat që e ndotin njeriun sado të fuqishme të jenë thirrjet e këtyre gjërave, dhe nuk ka pritur asgjë prej askujt dhe nuk ka kërkuar ndërmjetësimin e dikujt për diçka, dhe nuk ka pranuar çfarë i është afruar; ai dha shembullin më të mirë për ndershmërinë dhe dëlirësinë, i duroi të gjitha llojet e mundimeve dhe të vuajtjeve, dhe ia kushtoi veten shfaqjes së realitetit dhe shfaqjes së dritave të Kur‟anit dhe njohjes së Muhammedit a.s.m.. Ndërsa përpara dhimbjeve të vendit dhe të kombit, zemra e tij e dhembshur qante me pikëllim e keqardhje. Dhe pavarësisht të gjitha llojeve të tradhtisë dhe të fyerjeve para të cilave u zbulua, ai nuk hoqi dorë nga përmbushja e detyrës së tij për t‟i gëzuar njerëzit përreth tij; dhe pavarësisht pleqërisë dhe vetmisë, ai u përpoq e luftoi me të gjithë fuqinë në rrugën e Zotit xh.sh. për t‟i shpëtuar njerëzit prej puseve të injorancës dhe prej thellësirave të mohimit -ateizmit. Dhe në këtë kohë kur vlerat morale kanë humbur, ne e shohim atë -përveç kerametit të tij shkencor që u përmend më lartë- një shembull vetëflijimi dhe altruizmi dhe shembull për moderim e ndershmëri, model plotësimi dhe virtyti i denjë për t‟u njohur e ndjekur; a e shikoni këtë si tepri nga ana jonë? Atëherë, kështu ne i shohim Bediuzzamanin dhe veprat e tij. A mos vallë lidhja jonë me të që buron nga besimi ynë, dhe pjesëmarrja me vërsetet e Kur‟anit dhe me hadithet profetike në qortimin dhe përçudnimin ndaj mohimit -, pafesisë dhe ndaj shthurjes morale na bën neve të ndotur me përfshirjen tonë në politika kalimtare? A do të ishte e mundur të quhet korrupsion puna për reformimin e shpirtërave të pafajshëm të një grupi prej bijve të këtij vendi të cilët nuk e kanë pasë të lehtë qysh prej njëzet e pesë vitesh mësimin rreth të vërtetave të fesë? Dhe a mos vallë shpëtimi i tyre prej shkatërrimit të përjetshëm dhe njoftimi i tyre rreth Allahut xh.sh., të Dërguarit të Tij dhe rreth Kur‟anit është korruptim për ta? Gjyqtarë të respektuar! Ne nuk jemi përfshirë në asnjë mënyrë në politika. Ne e dimë se për ata si ne që veprojnë jashtë politikës, politika mban mijëra fatkeqësi, rreziqe dhe përgjegjësi. Prandaj ne nuk u japim asnjë rëndësi gjërave të jashtme kalimtare. Ne vetëm shohim fytyrën e mirë të dynjasë e cila na çon tek Kënaqësia Hyjnore. Prandaj ne e refuzojmë fuqishëm akuzën se ne ndjekim politikat ose kundërshtojmë konceptin e shtetit. Në qoftë se do të kishte pasë ndonjë qëllim të tillë, do të kishte pasë ndonjë manifestim të vogël të tij gjatë njëzet e pesë viteve. Po, ne kemi një cilësi kundërshtuese, por ama është një kundërshtim kundra shthurjes morale dhe kundra ateizmit. Dhe ky kundërshtim buron nga pjesëmarrja jonë -nga domosdoshmëria- me Kur‟anin duke përdorur shprehjet e tij të ashpëra dhe paralajmërimet gjithëpërfshirëse rreth këtyre gjërave. Në qoftë se këto arsye dhe ky stil i drejtë dhe i sinqertë shpjegimi nuk ju bind juve, na dënoni me çfarëdo lloj ndëshkimi që ju kënaqeni. Por mos harroni se Hazreti Isai a.s. Jezusi- i cili sot ka gjashtëqind milion ndjekës, u dënua me vdekje si një hajdut i zakonshëm nga autoritetet e kohës së tij vetëm për shkak se zemra e tij rrihte për lumturinë e njerëzimit dhe që mbajti amanetin e përcjelljes së mesazhit. Duke pasë folë lirshëm, ne do të jemi krenar për t‟u përballë me dënimin tonë. Me thirrjen: “Dhe Allahu vetëm na mjafton neve dhe për ne Ai është Rregulluesi më i mirë i punëve”, ne i hapim duart tona para Gjykatës së Plotësuesit të nevojave. I Burgosuri Ahmed Fejzi Kul Në Burgun e Afjonit
Për gjykatën penale të Afjonit. Duke e bërë qimen tra, për shkak të shërbimit tim ndaj profesorit dhe ndaj Risale-i Nurit, për të cilin unë jam krenar, prokuroria më paraqet mua si një burrë politik të rrezikshëm dhe si një komplotues finok. Në përgjigje ndaj pjesës së madhe të krimit imagjinar që ajo më jep mua dhe me të cilin akuzohet Risale-i Nuri, unë them këtë: Unë jam shumë i lidhur me profesorin tim Bediuzzaman, prej të cilit, duke lexuar veprat e tij rreth fesë, besimit dhe moralit, unë kam përfituar deri në atë shkallë që unë jam gati të sakrifikoj jetën time për hir të tij. Megjithatë lidhja ime me të nuk është ashtu siç thotë prokurori “e dëmshme për vendin dhe kombin dhe për të nxitur njerëzit kundra shtetit”;përkundrazi, ajo është një lidhje e pakëputur në rrugën për të shpëtuar veten time nga asgjësimi i përjetshëm i varrit, prej të cilit askush nuk mund të shpëtojë, dhe për të shpëtuar besimin e vëllezërve të mi në fe, që ashtu si unë, kanë nevojë të shpëtojnë në këto kohë të rrezikshme, duke rregulluar sjelljen e tyre, dhe duke u bërë anëtarë të dobishëm të kombit dhe të vendit. Unë jam njëri prej atyre që janë të afërm me të. Nga koha në kohë për katër vite unë me krenari i kam shërbyer atij. Gjatë kësaj kohe, unë nuk kam dëshmuar për të veçse virtyt të plotë. Unë nuk e kam dëgjuar atë asnjëherë të thotë një fjalë të vetme rreth qënies së tij një Mehdi ose Një Muxhed-did. Më shumë se njëqind mijë kopje të Risale-i Nurit dhe qindra e mijëra studentë të Risale-i Nurit të cilët kanë shpëtuar imanin e tyre duke i lexuar ato, dëshmojnë për modestinë e tij të plotë. Ky profesori im i bekuar e sheh veten e tij një student prej studentëve të Risale-i Nurit. Kjo është ajo që ai pretendon. Kjo mund të shihet lehtë në shumë nga letrat e tij, të cilat ju i keni në duart tuaja, dhe veçanërisht tek trajtesa rreth sinqeritetit, që është përfshirë tek koleksioni “Shkopi i Musait”. Ai në mënyrë të përsëritur thotë në letrat e tij: “Të vërtetat e qëndrueshme janë si dielli dhe si diamanti; ato nuk mund të ndërtohen mbi persona kalimtarë, dhe personat e përkohshëm nuk mund t‟i pretendojnë ato të vërteta të çmueshme”. Kështu, ta akuzosh atë për mburrje dhe për pretendimin se është- një Mehdi dhe Muxheddid i fesë nuk është diçka që do ta bënte ndokush me arsye të shëndoshë. Sepse në qoftë se ju do t‟i lexonit me vëmendje dhe me paanshmëri të gjitha trajtesat dhe letrat e tij, do të formonit bindje të sigurtë se ai është një gjeni dhe një dijetar shumë i thellë i kohëve ngjashmëria e të cilit nuk është parë prej shekujsh. Ai është një shpëtimtar i besimit shëmbëllimi i të cilit nuk është hasur, i cili në kohën kur shkëndijat e kuqe të komunizmit po marrin flakë për të djegur çatitë e shtëpive tona ai është një patriot shumë më i dobishëm dhe produktiv për vendin dhe për kombin se sa një ushtri. Unë jam i hidhëruar që nuk kam qenë një student më i hershëm i një vepre të tillë dhe i një profesori të tillë të shquar i cili e shkroi atë. Gjyqtarë të respektuar të gjykatës! Unë kam parë në veten time dobi të mëdhaja të panumërta prej leximit të Risale-i Nurit, prandaj unë mora përsipër të botoja trajtesën “Udhëzuesi për të rinjtë” në Eskishehir dhe me leje zyrtare, dhe këtë e bëra me qëllim që të përfitojnë ata si unë prej bijve të këtij vendi; domethënë ndërmora një shërbim patriotik të lartë, dhe unë dëshiroj t‟ju pyes: Unë, duke qenë një person i varfër për Mëshirën e Allahut, mora përsipër botimin e Risale-i Nurit, i cili është një koment i vërtetë dhe i parefuzueshëm i Kur‟anit Kerim, domethënë ndërmora një shërbim besimi. Atëherë a do të ishte e drejtë dhe në përputhje me drejtësinë që unë të përballem me këtë trajtim të egër në një kohë që duhej të trajtohesha me vlerësim e kurajo? Unë i kërkoj gjykatës suaj të drejtë që ju të jepni vendimin për lirinë e Risale-i Nurit, sepse ai është ushqim për shpirtërat tonë, mjet shpëtimi, dhe çelësi për lumturinë tonë. Në qoftë se rrethanat, disa prej të cilave unë i përmenda dhe i numërova lart përbëjnë një krim në shikimin tuaj, unë do ta pranoja me kënaqësi të plotë edhe dënimin më të rëndë që ju mund të jepni. I Burgosuri Xhejlan Çalishku, prej Emirdagut, Burgu i Afjonit
Për Gjykatën Penale të Afjonit Duke iu përgjigjur akuzës që më është drejtuar rreth pjesëmarrjes sime në aktivitetet imagjinare të Bediuzzaman Said Nursit për të formuar një shoqëri të fshehtë dhe për të shfrytëzuar ndjenjat fetare për prishjen e rendit dhe të shtetit dhe për t‟u ngritur kundra sistemit në fuqi, unë them sa vijon: Po, ashtu si studentët e tjerë të Risale-i Nurit, unë fillova të grumbulloja trajtesat e Risale-i Nurit dhe t‟i lexoja ato me qëllimin që të mësoja moralet e Kur‟anit të cilat janë epigrafi i edukimit të civilizuar dhe fetar të përshtatshme me dinjitetin historik të kombit tonë mysliman turk. Unë synova të bëhem një anëtar i dobishëm i vendit dhe i kombit, dhe ta mbroj atë kundra efekteve të ideologjive të huaja. Ka ardhur shthurja dhe imoraliteti në vend të moraleve me të cilat u njohën stërgjyshërit tonë të cilët e regjistruan famën e tyre në histori; dhe kjo shthurje filloi të zhvillohej e të përhapej dhe të prishë jetën shoqërore deri në atë shkallë saqë vetë njerëzit e moralit të keq u bënë të neveritur prej kësaj shthurjeje morale të përhapur, gjë e cila e shqetësoi opinionin publik, dhe u bë biseda nëpër tubime në çdo shtëpi dhe u bë fjala e gazetave dhe e revistave të cilat konsiderohen gjuha që shpreh opinionin publik. Pastaj këto gjendje të dhimbshme duke u përhapur shpejt janë bërë thjesht një fatkeqësi e përgjithshme... Në një gjendje të këtillë, Risale-i Nuri mundi të më shpëtonte mua prej rënies morale ashtu siç i shpëtoi të gjithë myslimanët që e lexojnë atë; këto trajtesa të Risale-i Nurit u dhanë atyre që i kërkuan prej meje me ngulm -pasi e mësuan se unë i kam dëgjuar dhe i kam lexuar këto vepra- me qëllim që ai të mund të rregullonte edhe moralet e tyre gjithashtu. Me këtë punën time unë kam ndihmuar për të shpëtuar shumë prej individëve të cilët ishin gati duke rënë në shthurje morale dhe gati që të ishin anëtarë të dëmshëm për vendin dhe kombin. Risale-i Nuri mundi me mësimet e tij efektive që t‟i shpëtonte këta njerëz dhe t‟i bënte ata individë të dobishëm për njerëzimin dhe t‟i mbronte ata përpara epidemisë së komunizmit të kuq që filloi të përhapet në vendin tonë dhe prej të cilës filloi bota të dridhet nga frika. Atëherë Bediuzzamani konsiderohet një Muxhahid shpirtëror që meriton vlerësim e respekt. Ndërsa arma e ndritshme dhe efektive për këtë xhihad është Risale-i Nuri i cili për një periudhë njëzet vjeçare i transformoi njëzet mijë individë -ose ndoshta më shumë- në individë të dobishëm për vendin dhe kombin. Atëherë si mundet që kjo nxitja ime për të lexuar Risale-i Nurin të konsiderohet krim? Dhe si mundet që hartimi i Risale-i Nurit të jetë akuzë ndaj autorit të tij?... unë pyes ndërgjegjjet tuaja. 2- Hadithi për të cilin prokurori i përgjithshëm tha se është Meuduë dhe prandaj ai është një gjykim joshkencor, ai hadith është Sahih -i saktë- dhe ka ardhur në librat e haditheve; dijetarët e hadithëve e pranojnë atë. Para periudhës së revolucionit kushtetues dhe gjatë tij japonezët dhe kisha Anglikane u bënë disa pyetje dijetarëve të asaj periudhe, dhe dijetarët e Stambollit ia paraqitën këto pyetje Bediuzzamanit i cili e përmblodhi interpretimin e këtij hadithi brenda trajtesës emri i të cilës u bë tani Rrezja e Pestë. Pranimi i këtyre përgjigjjeve nga ana e këtyre dijetarëve dhe moskundërshtimi i tyre tregon saktësinë e hadithit. Jo vetëm kjo pjesë prej Risale-i Nurit, por të gjitha të vërtetat që kanë ardhur në të janë aq të fuqishme saqë asnjë dijetar i vërtetë islam nuk mund t‟i kundërshtojë, prandaj ne shohim se të gjithë dijetarët e vërtetë në këtë vend -qysh prej periudhës së kushtetutës- me në krye drejtorinë e çështjeve fetare u detyruan t‟i vlerësonin e t‟i respektonin këto trajtesa. Prandaj nuk mund të zhduken të vërtetat e tij dhe argumentet e tij të fuqishëm nga ana e një ose dy individëve të cilët nuk kanë pjesë prej dijes reale, por veçse kanë emrin dijetarë; madje kjo çështje do të ishte qesharake. Risale-i Nuri lexohet me të gjithë respektin në të gjitha anët e vendit nga të gjitha klasat e popullit për të shpëtuar jetën e tyre të përhershme dhe besimin e tyre, dhe se dobitë e tij materiale dhe shpirtërore janë të mëdhaja dhe të dukshme. Prandaj me mijëra bashkëqytetarë të cilët kanë përfituar dhe i kanë admiruar të vërtetat e Kur‟anit dhe të vërtetat e imanit kanë një ndjenjë respekti dhe mirënjohjeje të thellë për autorin e këtyre trajtesave... Atëherë a mos vallë të shkruarit e disa letrave për autorin nga ana e këtyre -duke u nisur nga mirënjohja e tyre për të- dhe kuptimi i hadithit sherif që është çështja e akuzës duke u mbështetur tek të vërtetat që nuk mund të refuzohen, dhe shikimi në të sikur është bërë realitet në këtë vend duke u mbështetur në disa akte e vepra... dhe duke shfaqur urimet e tyre që vendi ynë të mos bie pre e anarkistëve dhe e këtij rreziku të kuq, -a mos vallë konsiderohen këto tradhti ndaj regjimit? A mos vallë këto janë dashaligësi e kritikë ndaj reformave? Dhe megjithëse ky dijetar i respektuar ka hyrë në disa gjykata për shkak të këtyre shpifjeve dhe janë shpallur vendimet e tyre për t‟i dhënë pafajësi, por ama ai vazhdon të akuzohet me të njëjtat akuzat e mëparshme dhe të burgoset në burgje të vetmuar nëpër gjykata, ndonëse ai është një person që jeton i veçuar, është i avancuar në moshë dhe në vetmi. Ndërsa lidhur me ne, përpjekjet dhe orvatjet tona për të shpëtuar besimin tonë janë konsideruar si një provë se ne u orvatkemi për të prishur rendin dhe sigurinë e shtetit; ne i drejtojmë pyetjen gjykatës suaj: Cila ndërgjegjje e drejtë mund ta shpallë një vendim të këtillë? Ne e lëmë këtë për ndërgjegjjet tuaja. 3- Le të vijmë tek shkaku i akuzës tjetër që thuhet se ne “i mbajmë fotografitë e Bediuzzamanit sikur ato të ishin fotografi të shenjta dhe se grumbullojmë letrat e tij, dhe se i dërgojmë letra atij”. Ne themi si përgjigje ndaj kësaj: Është e drejta ime -si e çdo individi tjetër- që t‟i dërgoj atij letra e mesazhe urimi, t‟i njohë edhe të tjerët që e duan atë dhe të mbaj fotografitë e tij... Jo vetëm fotografitë e tij të thjeshta, por sikur fotot e tij të stoliseshin me flori e me xhevahirë, kjo do të ishte gjë e pakët përkrah asaj mirësie që ofroi ky gjeni i madh. Ai më shpëtoi jetën time shpirtërore dhe të përhershme nga asgjësimi, dhe më bëri mua të shijoj lumturinë në jetën time materiale, dhe veprat e tij janë bërë mjet për të shpëtuar besimin e mijëra individëve të tjerë si unë. Kjo është e drejta ime. Unë nuk mendoj se kjo përbën faj, dhe në fund them: Ashtu siç mund të dëshmojnë policia e dy provincave dhe disa qytete, me qëllim që të jenë në gjendje t‟i shërbejnë këtij vendi, kombi, dhe humanizmi, Studentët e Risale-i Nurit -të cilët kanë shpëtuar vetvetet prej shthurjes morale me leximin e Risale-i Nurit dhe i kanë shpëtuar edhe të tjerët gjithashtu- i kanë shërbyer për shumë vite këtij atdheu dhe këtij kombi me një shërbim madhështor të cilin nuk mund ta kryenin mijëra policë. Kështu, në vend që ata të shihnin vlerësim e lavdërim, u keqkuptuan dhe u trajtuan sikur të ishin agjentë të të huajve; ne u burgosëm, u paraqitëm nëpër gjykata. U pezulluan bizneset dhe intereset tona dhe u lanë familjet dhe fëmijët tonë në një gjendje të mjeruar e të këputur. Çfarë demokracie e pranon këtë gjendje pikëlluese për familjet tona dhe këtë vajtim për fëmijët tonë, dhe ndërgjegjja e cilit sundimtar të drejtë do ta pranonte këtë?Unë pyes me këtë gjykatën tuaj dhe ndërgjegjjen tuaj. Prandaj unë kërkoj në emër të gjykatës suaj të respektuar dhe në emrin e kombit të lavdishëm turk dhe në emrin e asamblesë së tij të lartë e të drejtë, nën hijen e së cilës ju veproni, që të shpallni vendimin për lirinë e botimit të Risale-i Nurit dobitë dhe përfitimet e të cilit nuk mund të mohohen kurrë, dhe gjithashtu të shpallni vendimin për pafajësinë tonë. Mustafa Osman, prej Safranbolulu Burgu i Afjonit
Për gjykatën Penale të Afjonit Akuzat që më janë drejtuar mua janë për shkak se unë lexoj veprat e dijetarit islam Bediuzzamanit i cili është akuzuar për shfrytëzimin e ndjenjave fetare për prishjen e rendit dhe të stabilitetit të shtetit, duke ditur se këto vepra janë shumë të çmueshme me dobi të madhe për kombin dhe vendin. Ato japin mësime shumë të dobishme për të vërtetat e Kur‟anit dhe të besimit. Gjithashtu dhënia nga unë e disa prej këtyre veprave për disa prej shokëve të mi, me kërkesën e tyre -pasi zbulova përfitimin tim shumë të madh prej atyre veprave nga aspekti fetar e moral, dhe kjo duke ndjekur mënyrën tonë të përpjekjes për të arritur sevabin dhe shpërblimin nëpërmjet përhapjes së këtij edukimi fetar e moral. Gjithashtu, me pretekstin e një numri të njohurish duke më dërguar letra të një natyre shoqërore e shkencore në adresën time... Këto janë pretekstet tek të cilat mbështeten për të më bërë mua fajtor dhe si ortak në krim. Unë i kundërshtoj me sa vijon këto çështje me të cilat jam akuzuar: 1. Unë nuk mendoj se leximi i Risale-i Nurit nga ana ime me qëllim që të mësoj dhe që të ruaj fenë time dhe besimin tim, as dhënia e këtyre trajtesave nga ana ime për disa prej atyre me qëllim për të mësuar -nuk mendoj të jenë mëkat e krim; sepse këto trajtesa kanë kaluar nëpër gjykata të shumta dhe kanë marrë pafajësinë nga ana e tyre dhe pastaj janë rikthyer tek autori i tyre. Ato janë trajtesa që kanë marrë vlerësimin e dijetarëve të vendeve islame dhe të dijetarëve të vendit tonë; ato nuk përmbajnë ndonjë ide që shkakton turbullira ashtu siç pretendon prokurori i përgjithshëm. Secila prej këtyre trajtesave është një komentim i rëndësishëm i Kur‟anit Kerim në çdo pjesë të tyre nga fillimi gjer në fund. Ato i ftojnë njerëzit për tek morali i lartë dhe tek virtyti, dhe japin mësime islame dhe edukim fetar në mënyrë të efektshme dhe janë shkak për të ruajtur popujt nga rënia në gremina. Prandaj ato nuk janë vetëm libra të dobishëm për këtë komb dhe për këtë vend, por ato gjithashtu janë të dobishëm për të gjithë njerëzimin nga aspekti shpirtëror. Sepse askush nuk ka regjistruar në asnjë vend ndonjë incident të dëmshëm ndaj vendit dhe kombit apo kundra administratës së shtetit që të ketë marrë pjesë në të ndonjëri prej studentëve të Risale-i Nurit; dhe policia nuk ka regjistruar asnjë incident të këtij lloji kundra tyre. Përveç kësaj, është krejtësisht e gabuar të thuash se: “Ata e studiojnë dhe e lexojnë Risale-i Nurin fshehurazi”, dhe të shkaktosh dyshime rreth një shoqërie të fshehtë. Sepse, qoftë shkencore ose politike, studentët e Risale-i Nurit nuk kanë lidhje me asnjë shoqëri të hapur apo të fshehtë. Madje Bediuzzamani së bashku me disa studentë të Risale-i Nurit u paraqitën në gjykatën e krimeve të rënda në Denizli para disa vitesh për pikërisht këto akuza. Dhe megjithëse të gjitha pjesët e Risale-i Nurit u hetuan dhe u shqyrtuan me hollësi, ato gjykata u detyruan të shpallnin vendimin për pafajësinë e të gjithëve dhe për pafajësinë e Risale-i Nurit. Unë nuk e di se si konsiderohet leximi i veprave të një autori që për të dhe për veprat e tij është shpallë pafajësia –si konsiderohet një provë për një krim të madh të tillë për prishje rendi dhe përpjekje kundra regjimit; dhe si mund të jetë kjo një arsye për ta akuzuar? Cila është shkalla e drejtësisë në këtë çështje? Unë këtë pyetje ua referoj ndërgjegjjeve tuaja. 2. Ndodhet një trajtesë tjetër e cila u dërgua tek unë ndërsa isha në burg prej dikujt nga Bajazit, të cilin nuk e njoh. Kjo trajtesë u bë shkak për akuzën ndaj meje. Unë nuk e kam parë këtë trajtesë, as nuk e di përmbajtjen e saj. Në qoftë se ajo do të ishte ndonjëra prej trajtesave të Risale-i Nurit, unë do ta pranoja. Ju pyesni për të që t‟ju përgjigjem për këtë akuzën time. Në fjalën e prokurorit të përgjithshëm erdhi diçka rreth çështjes së Mehdiizmit, dhe këtë e kam dëgjuar vetëm prej tij. Ndërsa profesori im është i pafajshëm dhe i pastër prej të gjitha akuzave të këtilla. Ashtu siç nuk e kam dëgjuar atë të përmendë diçka të tillë, po ashtu unë nuk e kam parë atë në asnjërën prej veprave të tij. Për më tepër, në çdo rast Ai i ka ndaluar studentët e tij që ta nderojnë atë dhe ta lartësojnë, apo që t‟i japin atij rang, dhe ai i ka qortuar ata të cilët kanë shkruar për të letra të tilla. Ne gjithmonë e kemi njohur atë të jetë një dijetar i rëndësishëm i cili nuk kërkon asnjë rang, as pozitë, dhe të jetë një hoxhë i saktë dhe i drejtë. I Burgosuri Hifzi Bajram
Për Gjykatën Penale të Afjonit Unë do t‟i përgjigjem akuzës imagjinare me të cilën prokuroria e përgjithshme akuzoi profesorin tim Bediuzzamanin: Shërbimi që kam kryer për profesorin tim dhe për Risale-i Nurin i ngjason thjesht një pike uji përpara një oqeani mirësie e favori. Unë nuk jam aspak i penduar për këtë lidhje. Ashtu siç sakrifikohen copat e vogëla të qelqit në rrugën për të fituar një thesar shumë të çmueshëm diamantesh, po ashtu unë jam i gatshëm në çdo kohë që të sakrifikoj jetën time në rrugën e Risale-i Nurit i cili është mjet për të shpëtuar jetën time të përhershme. Dobitë dhe përfitimet e Risale-i Nurit për Ahiretin dhe për dynjanë janë vërtetuar. Prandaj heqja dorë prej atyre dobive të mëdha dhe shfaqja ftohtësi e largim prej Risale-i Nurit dhe prej profesorit tim të respektuar, që të mos e godasë jetën e tronditur e të shkurtër të Dynjasë ndonjë dëm prej një burgosjeje të përkohshme dhe prej mundimeve të parëndësishme, ose të tregohesh indiferent ndaj tyre -Risale-i Nurit dhe Ustadhit-, unë e konsideroj këtë braktisje një fyerje të madhe ndaj profesorit tim, gjeniut të kohës, dhe ndaj synimit të tij të vetëm të madh i cili është shërbimi ndaj imanit dhe Kur‟anit. Unë nuk dëshiroj t‟u shmangem as edhe një thërrmijë atyre çfarë ai lejon dhe komandon. Gjyqtarë të Respektuar! Përse duket e tepërt që, pavarësisht varfërisë sime, të jem studenti i një dijetari të madh i cili lufton bolshevizmin që përpiqet të përhapë helme në atdheun tonë të dashur? Kjo sigurisht provon se pasuritë e Risale-i Nurit janë shumë më të mëdhaja se sa pasuritë e të gjithë dynjasë. Lërini Profesorin dhe Risale-i Nurin të lirë përgjithmonë me qëllim që t‟i shpëtojnë miliona të rinjtë të popullit turk dhe që ata të bëhen anëtarë të dobishëm të vendit. Nevoja e ne të rinjve të popullit turk për Risale-i Nurin është shumë më e madhe se nevoja për ajër e dikujt që mbahet në një izolim të ngushtë, më e madhe se sa nevoja për dritën e qartë të atij që jeton në errësirë të dendur, dhe se sa nevoja e të uriturit dhe e të eturit në shkretëtirë, dhe se sa nevoja e atij që po mbytet në det për dikë që ta shpëtojë. Prandaj nuk përshtatet me nderin e drejtësisë, për shkak të fakteve, disa prej të cilëve i kam përmendur, që të dënoni Bediuzzamanin, i cili ka fituar respektin tonë dhe mendimin më të madh të mirë tonin, dhe me të cilin kemi lidhje që nuk këputen kurrë, dhe të dënoni shumë mjeranë të cilët janë bërë studentët e tij me qëllim të pastër e të mirë. I Burgosuri Mustafa Açet Burgu i Afjonit
Për Gjykatën Penale të Afjonit Gjyqtarë të respektuar të gjykatës! Në fletakuzën që e paraqiti prokurori i përgjithshëm, e konsideroi shërbimin tim ndaj ustadhit si një krim të madh që e kisha kryer. Profesori im erdhi në qytetin tonë si një mysafir në vitin 1944 dhe qëndroi atje qysh prej katër vitesh. Ky profesori im qysh prej dyzet vitesh i ka braktisur të gjitha kënaqësitë, ëndjet dhe rehatinë e jetës dhe i është përkushtuar shërbimit të imanit dhe të islamit dhe veçanërisht për të shpëtuar lumturinë e përjetshme të myslimanëve në vendin tonë. Me mësimet e Risale-i Nurit rreth besimit dhe moralet, ai ka ndërtuar ngritur- një pengesë kundra ideve të dëmshme të komunizmit, të cilat po i shkaktojnë dëm të madh fesë sonë sidomos kombit tonë, i cili është mysliman e turk. Dëmi material dhe shpirtëror që shkakton bolshevizmi është shumë i madh. Gjithashtu Risale-i Nuri parandalon gjëra të ngjashme të dëmshme ndaj kombit, dhe këtë e realizon nëpërmjet mësimeve të besimit dhe të moralit të Risale-i Nurit -vlerën e të cilit e njohin të gjithë dijetarët. A mos vallë ky shërbimi im -për të cilin jam krenar ndaj ustadhit nga koha në kohë gjatë viteve, konsiderohet krim? Gjithashtu u shfaq të jetë krim që unë hoqa dorë nga qënia ime një rrobaqepës për të kryer atë shërbim. Po, edhe sikur të sakrifikoja jetën time në rrugën e profesorit tim dhe në rrugën e Risalei Nurit -i cili na udhëzoi neve tek e vërteta dhe realiteti dhe i cili është një komentim i vërtetë i Kur‟anit- a konsiderohem unë fajtor dhe tradhtar për atdheun?... Unë ju pyes ju. I nderuar kryetar i Gjykatës! Unë kam lexuar disa pjesë të Risale-i Nurit dhe i kam kopjuar disa prej tyre. Falënderime të pafundme qofshin për Zotin xh.sh. për përfitimin e madh prej këtyre trajtesave, sepse zemra ime qysh në fillim ka qenë lidhur shumë me dijen dhe e mallëngjyer për të. Megjithëse unë jam i lidhur nga afër me këto trajtesa të Risale-i Nurit, veçse ama unë nuk kam gjetur në të nxitje për popullin kundra qeverisë dhe as thirrje për të themeluar ndonjë shoqëri të fshehtë që të prishë rendin dhe qetësinë dhe nuk kam dëgjuar prej profesorit tim asgjë rreth Mehdiizmit ose rreth çështjes së Muxhed-didit dhe asnjë nxitje kundra stabilitetit. Synimi i vetëm i ne studentëve të Risale-i Nurit dhe i shërbimit tonë ndaj Risale-i Nurit dhe ndaj ustadhit është përmbushja e një detyre të shenjtë ndaj islamit dhe sidomos përmbushja e një detyre të shenjtë ndaj kombit mysliman turk nga aspekti i besimit dhe i moralit. Prandaj është e domosdoshme dhe detyrë mosndërhyrja tek Risale-i Nuri dhe tek studentët e tij si rezultat i këtyre shërbimeve të tyre. Ky është synimi ynë dhe ky është objektivi ynë, dhe asgjë tjetër veç këtyre. Përmbushja jonë e këtyre detyrave është në rrugën e fitimit të kënaqësisë së Zotit. Natyrisht ne nuk mund ta përmbushim këtë detyrë të shenjtë në rrugën e dynjasë dhe në rrugën e dobive dhe të përfitimeve të saj, dhe nuk heqim dorë kurrë prej asaj detyre. Studentët e pastër të Risale-i Nurit -zemrat e atyre studentëve- nuk preokupohen me objektiva e synime dynjaje, sepse zemrat e tyre janë të preokupuara me besim dhe me çështje Ahireti, prandaj neve nuk na kishte shkuar ndërmend ajo që na akuzoi prokurori i përgjithshëm për formimin e një shoqërie sekrete, dhe as nuk mund ta durojmë një akuzë të këtillë. Gjyqtarë të respektuar të gjykatës! Ne besojmë se ju i keni kuptuar synimet, qëllimet dhe natyrën e studentëve të Risale-i Nurit, dhe keni formuar opinionin se ne nuk kemi asnjë lidhje me krimet për të cilat na ka ngarkuar prokuroria. Prandaj ne kërkojmë prej gjykatës suaj të lartë dhe prej vetëdijes e ndërgjegjjeve tuaja që librat tonë të rikthehen tek ne, të lirë, dhe të shpallni vendimin për pafajësinë tonë. I Burgosuri Halil Çalishkan, prej Emirdagud Burgu i Afjonit
Për Gjykatën Penale të Afjonit Unë nuk jam anëtar në një shoqëri të fshehtë, po ashtu edhe profesori im Bediuzzaman nuk ka formuar një shoqëri të këtillë. Ai në mënyrë të vazhdueshme na ka dhënë mësime rreth të vërtetave të Kur‟anit dhe na ka paralajmëruar me të fortë që të mos kemi asnjë lidhje me politikën. Unë jam vetëm student i një profesori të madh Said Nursi. Unë jam lidhur me të dhe me Risale-i Nurin nga thellësia e zemrës dhe e shpirtit tim, dhe unë jam i gatshëm për çdo lloj dënimi në rrugën e Risale-i Nurit dhe në rrugën e profesorit tim. Profesori im nëpërmjet Risale-i Nurit ka shpëtuar imanin tim dhe jetën time të Ahiretit. Qëllimi i tij është që t‟i shpëtojë të gjithë myslimanët dhe të gjithë bashkëpatriotët nga mosbesimi dhe që ata të fitojnë lumturi të përjetshme. Është bërë e qartë në të gjitha proceset tona gjyqësore se ne nuk kemi lidhje me asnjë ambicie politike. Megjithëse realiteti është ky, ne përsëri në mënyrë të padrejtë e kot jemi tërhequr për tek gjykata. Ne kemi kuptuar nga kjo se ata dëshirojnë të thyejnë solidaritetin tonë. Solidariteti ynë nuk kthehet tek asnjë qëllim politik apo çështje e kësaj bote. Ne vetëm kemi respektin më të madh për profesorin tonë. Ata të cilët e lexojnë Risale-i Nurin fitojnë një besim të jashtëzakonshëm, islamin, moral të mirë dhe plotësim. Ne jemi të paaftë për të mos pasë dashuri të madhe për profesorin tonë. Unë jam i lidhur me të gjithë qënien time ndaj profesorit tim dhe ndaj studentëve të Risale-i Nurit. Kjo lidhje nuk do të këputej apo të thyhej edhe sikur të ekzekutohesha. Unë dhe të gjithë vëllezërit e mi jemi të pafajshëm. Ne kërkojmë me të gjithë fuqinë tonë që Risale-i Nuri të lihet i lirë. Unë kërkoj që profesorit tonë të lartë dhe studentëve të pafajshëm të Risale-i Nurit dhe mua të na jepet pafajësia. Mustafa Gÿl nga Isparta [Mbrojtja e Ibrahim Fakazli] Për gjykatën penale të Afjonit Gjyqtarë të respektuar! Akuza që na është drejtuar së pari është e kotë dhe lidhet me dynjanë; ajo është politike. Nuk ka dyshim se ju -o gjyqtarë të respektuar- e keni kuptuar që me shikimin e parë ndaj nesh se ne nuk jemi nga ata që punojnë në fushën e politikës. Megjithatë edhe në qoftë se qindra njerëz autoritarë do të siguronin se kjo akuzë e ftohtë dhe e huaj do të ishte qind për qind e realizuar, dhe sikur mendja ime të ishte njëqind herë më e madhe se sa mendja ime aktuale, ndikimi shpirtëror që e lë tek unë Risale-i Nuri dhe autori i tij i nderuar do të ishte i mjaftueshëm për mua që të braktis kënaqësinë kalimtare e të përkohshme politike dhe që të ikja me të gjithë qënien time dhe me ekzistencën time për tek rruga që na çon në Ahiret dhe për tek rruga që na çon tek shpëtimi prej Ferrit. Lidhja jonë qoftë me autorin e nderuar të Risale-i Nurit dhe respekti ynë për të, ose leximi i Risale-i Nurit, ose kopjimi i trajtesave të tij ose marrëdhëniet dhe lidhjet tona me studentët e Risale-i Nurit... të gjitha këto lidhje janë për hir të Ahiretit, ashtu siç u afirmua nga gjykata penale e Denizlit dhe nga gjykata e Apelit.Mendimet që ne i kemi marrë prej Risale-i Nurit na bëjnë ftesë që as të mos e teprojmë në këto lidhje të ndritshme dhe as që të mos i ndryshojmë me asnjë qëllim të kësaj dynjaje apo material. Ky besimi ynë do të qëndrojë me ne deri në çastin e fundit të jetëve tona. Gjyqtarë të respektuar të gjykatës! Meqenëse ne u mblodhëm këtu për shkak të kësaj akuze të tmerrshme, unë shoh se ndërgjegjja ime dhe dashuria ime për vendin tim më detyrojnë që t‟ju shpjegoj këtë fakt të rëndësishëm. Unë kam parë në qarqet tona dhe në mjedisin, tek i cili banoj, reformat e mëdha që i ka arritur Risale-i Nuri. Këtë e kanë parë gjithashtu edhe njerëzit. Për një periudhë më shumë se dhjetë vite, shumë individë -edhe unë me ta- mësuan rrugën për në shtëpitë e tyre dhe të interesohen për familjet e tyre dhe lanë kryeneçësinë -mosbindjen- dhe njohën shijen e lumturisë familjare. Baballarët e këtyre dhe nënat e tyre i ngrejnë tani duart e tyre duke bërë lutje për atë që ishte shkak për një transformim të këtillë. Dhe ju keni mundësi të dëgjoni më shumë rreth kësaj çështjeje prej familjeve të provincës sonë dhe prej zonave fqinje të saj. Kur hyri Risale-i Nuri në burgun e Denizlit, ndikimi i tij ishte shumë pozitiv tek të burgosurit, dhe vazhdon ky ndikim pozitiv edhe tek të burgosurit e rinj. Gjithashtu kur hyra në burgun e Afjonit, unë pashë se çdo i burgosur, me të cilin flisja, bënte dua për të mirë për studentët e Risale-i Nurit dhe më kujtonte mua ndryshimin e madh ndërmjet gjendjeve të tyre të mëparshme me gjendjet e tyre të tanishme... Këto janë të vërteta konkrete dhe gjenden para të gjitha shikimeve. E vërteta është se unë habitem shumë se si mund të thuhet se unë merrem me çështje politike thjesht pse i dërgoj letra autorit të respektuar të Risale-i Nurit, nga dashuria që kam për të? Këto trajtesa të cilat kanë qenë të dobishme për mua dhe për të gjithë bijt e llojit tim nga aspekti moral dhe shoqëror dhe nga aspekti i jetës së Ahiretit, për qënien e atij koleksioni një komentim i vërtetë i Kur‟anit Kerim, ose pse unë u dërgova letra ngushëllimi disa bashkëqytetarëve të mi! Unë them në mes të kësaj çudie dhe habie se kjo punë nuk mund të jetë vend akuze apo mëkati. Mundësia e ardhur këtu është se armiqtë e fshehur të Kur‟anit -dhe si rrjedhojë të Risale-i Nurit- janë ata të cilët i kanë bërë nëpunësit e drejtësisë dhe të rendit të kenë dyshime, hamendje dhe frikësime ndaj nesh me qëllim që të na flakin neve në burg, por padyshim gjyqtarët e respektuar do t‟i njohin këto të vërteta dhe do t‟i vendosin duart e tyre në ndërgjegjjet e tyre që të japin vendimin e tyre të drejtë i cili ka shumë shpërblim tek Allahu. Dhe ata do ta bëjnë kombin mysliman turk i cili i pret këto vendime me të gjithë interesimin në të gjitha anët e këtij vendi... mirënjohës e falënderues për ta. I Burgosuri, Ibrahim Fazakli Në Burgun e Afjonit

