بِاس۟مِهٖ سُب۟حَانَهُ (Rreth frazës: “El-Hamdu lil lah!”) [kjo trajtesë e shkurtër, e quajtur Kapitulli i Dytë, shpjegon vetëm nëntë prej dritave të panumërta dhe avantazheve të besimit në Allah, e cila e bën njeriun të deklarojë duke thënë: “El-Hamdu lil Lah” lavdërimi i takon Allahut”.] بِسْمِ اللّٰهِ الرَّحْمٰنِ الرَّحِيمِ
Source text is preserved. When a suitable model is available, translation is displayed separately.
Şualar
Second Chapter of the Twenty-Ninth Gleam
Para së gjithash do të tregohen dy gjëra: 1. Filozofia është një palë syze të errëta e cila e shfaq çdo gjë të jetë e shëmtuar dhe e frikshme. Ndërsa besimi në Zotin është një palë e tejdukshme e qartë dhe e ndritshme syzesh, i cili e shfaq çdo gjë të jetë e bukur dhe e njohur. 2. Njeriu është i lidhur me të gjitha krijesat, ka një lloj tregtie me të gjitha gjërat, dhe nga natyra është i detyruar të takohet, të flasë dhe të jetë fqinjësor, i përzemërt, me gjërat që e bllokojnë atë; po ashtu ai posedon gjashtë aspekte: një të majtë, të djathtë, të sipërm, të poshtëm, ballor dhe aspektin e pasmë. Duke i vënë secilën prej këtyre dy palë syzeve, njeriu mund të shohë krijesat dhe gjërat e pranishme në aspektet e përmendura lart. Aspekti i djathtë:Ajo çfarë synohet nga ky aspekt është e shkuara. Kur ajo shihet nëpërmjet syzeve të filozofisë, ajo çfarë shikohet është një varrezë e madhe, e errët, e tmerrshme dhe e përmbysur, ku kijameti i tokës së të shkuarës ka ndodhur. Nuk ka dyshim se kjo pamje e hedh njeriun në një panik të madh, në frikë e dëshpërim. Por, kur ky aspekt shikohet nëpërmjet syzeve të besimit, edhe në qoftë se shfaqet se toka është përmbysur, ashtu siç është, nuk ka pasë humbje në jetë; kuptohet se personeli i saj dhe banorët janë transferuar për tek një botë tjetër, një botë e mbushur me dritë. Varret dhe gropat shihen të jenë tunele të nëndheshëm të hapura që të shpiejnë për tek një botë tjetër e mbushur me dritë. Kjo do të thotë se, gëzimi, lehtësia, mirëbesimi dhe paqja e qetësia e mendjes, që besimi i jep njeriut, është një mirësi Hyjnore që e bën njeriun ta përsërisë edhe mijëra herë më shumë frazën “El Hamdu lil Lah”. Aspekti i majtë:Kur e ardhmja shikohet nëpërmjet syzeve të filozofisë, ajo shfaqet në formën e një varri të madh, të zi e të tmerrshëm, i cili do të na kalbë ne e do të na bëjë pre e gjarprinjve dhe akrepave të cilët do të na eliminojnë. Por kur ajo -e ardhmja- shikohet nëpërmjet syzeve të besimit, ajo shihet në formën e një vakti ngrënieje që përfshin çdo lloj të ushqimeve më të shijshme dhe pijeve të cilat Zoti i Gjithëfuqishëm dhe Krijuesi i Gjithëmëshirshëm i ka përgatitur për njeriun. Kështu kjo e bën njeriun ta përsërisë me mijëra herë frazën: “El Hamdu lil Lah”. Aspekti i sipërm:Ky aspekt janë qiejt. Kur një person shikon tek ky aspekt nëpërmjet syzeve të filozofisë, ai ndjen një frikë të plotë tek shpejtësia dhe larmia e lëvizjeve si garat e kuajve ose monovrat ushtarake -të miliona yjeve dhe trupave qiellorë në hapësirë të pafundme. Ndërsa kur një besimtar i vështron ato, ai sheh se ashtu si ato manovra të çuditshme e të mrekullueshme po bëhen ta kryejnë atë funksion nën mbikëqyrjen e një komandanti dhe me komandën e tij, po ashtu yjet janë duke e zbukuruar botën e qiejve dhe janë llamba dritëdhënëse për të. Si rrjedhojë, ai nuk ndjen frikë e panik tek gara e atyre kuajve, por njohje, familjaritet e dashuri. Sigurisht është e pakët të thuash: “El Hamdu lil Lah” me mijëra herë për mirësinë e besimit, i cili e ndriçon kështu botën e qiejve. Aspekti i poshtëm:Ky është toka. Kur njeriu e vështron këtë botë me syrin e filozofisë, ai e sheh atë si një kafshë të zgjidhur, të pakapister duke bredhur pa qëllim rreth diellit, ose si një anije e shpuar dhe e pakuptim, dhe ai mposhtet nga frika dhe ankthi. Ndërsa kur ai vështron me besim, ai e sheh atë në formën e një anijeje të Mëshirëplotit të Vetëm duke çarë rrjedhën e saj rreth diellit nën komandën e Zotit të Gjithëfuqishëm, me të gjithë ushqimin e saj, pijen dhe veshjen në kuvertë, për kënaqësinë e njerëzimit. Kështu ai fillon të deklarojë me ndjenjë të madhe duke thënë: “El Hamdu lilLah” për këtë mirësi që buron nga besimi. Aspekti ballor:Në qoftë se një person i cili zhytet në filozofi e vështron këtë aspekt, ai sheh se të gjitha krijesat e gjalla, qofshin njerëz apo kafshë, janë duke u zhdukur grup pas grupi me shpejtësi të madhe drejt saj. Domethënë, ato janë duke shkuar në mosqënie dhe duke pushuar së ekzistuari. Meqenëse ai e di se edhe vetë gjithashtu është një udhëtar në atë rrugë, atij i del nga mendja me brengë. Ndërsa për një besimtar duke vështruar me syrin e besimit, njerëzit që udhëtojnë për tek ai aspekt nuk janë duke kaluar për tek bota e mosekzistencës, ata po transferohen nga një mallesë -kullotë- për tek një tjetër ashtu si nomadët, dhe duke u shpërngulur nga një botë e përkohshme për tek një tjetër e përjetshme, dhe nga një fermë e shërbimit dhe e punës për tek zyra e rrogave -pagave-, dhe nga një vend mundimi e vështirësie për tek një vend bollëku e rehatie. Besimtari e takon këtë aspekt me kënaqësi e mirënjohje. Vështirësitë që ndodhen në rrugë si vdekja dhe si varri janë burime lumturie për arsye të rezultateve të tyre. Sepse rruga që të çon për tek botërat e ndritshme kalon nëpërmjet varrit, dhe lumturia më e madhe është rezultati i fatkeqësisë më të keqe e të dhimbshme. Për shembull, Jusufi a.s. e arriti lumturinë e të qenurit sundimtar i Egjiptit vetëm nëpërmjet qënies i hedhur në pus nga vëllezërit e tij dhe i flakur në burg nga shpifjet e Zelihasë. Në të njëjtën mënyrë, një fëmijë që vjen në botë nga mitra e nënës së tij, vetëm e arrin lumturinë e kësaj bote si rezultat i vështirësive torturuese dhe shtypëse që ai përjeton në rrugë. Aspekti i Pasmë:Domethënë, meqenëse ai i cili i vështron ata që kanë mbetur prapa me shikimin e filozofisë nuk mund të gjejë përgjigjje për pyetjen: “Prej nga kanë ardhur ata dhe ku do të shkojnë, dhe përse erdhën ato në tokën e kësaj bote?”, ai natyrisht mbetet në torturimin e hutimit dhe të dyshimit. Por në qoftë se do të vështronte nëpërmjet syzeve të besimit, ai do të kuptonte se njerëzit janë vëzhgues të dërguar nga Sulltani i Parapërjetësisë për të shqyrtuar e studiuar mrekullitë e mahnitshme të fuqisë të shfaqura në ekspozitën e universit, dhe se pasi të marrin shenjat dhe rangjet e tyre në përputhje me shkallën që ata kanë kapur vlerën dhe madhështinë e atyre mrekullive të fuqisë dhe me shkallën me të cilën mrekullitë tregojnë madhështinë e Sulltanit të parapërjetësisë, njerëzit do të rikthehen tek bota e Atij Sulltani. Kështu ai do të thonte: “El Hamdu lil Lah” për mirësinë e besimit që ia ka dhënë atij këtë mirësi. Meqenëse lavdërimi i dhënë në thënien: “El Hamdu lil Lahi” për mirësinë e besimit i cili i largon kështu shtresat e lartëpërmendura të errësirës, është gjithashtu një mirësi, lavdërimi duhet të jepet edhe për të gjithashtu. Dhe lavdërimi duhet të jepet në herën e tretë për këtë mirësinë e dytë të lavdërimit, dhe në herën e katërt për mirësinë e tretë të lavdërimit... Domethënë, një zinxhirë i pafundmë lavdërimi lindet nga një shqiptim i vetëm i frazës “El Hamdu lil Lah”.
Njeriu duhet të thotë: “El Hamdu lil Lah” për mirësinë e besimit i cili i ndriçon këto gjashtë aspekte, sepse ashtu si meqenëse ai largon errësirën e gjashtë aspekteve, ai mund të konsiderohet një mirësi e madhe për shmangien e së keqes, po ashtu meqenëse i ndriçon ato, ai mund të mendohet si një mirësi e dytë, për tërheqjen e dobive. Prandaj, meqenëse njeriu nga natyra është i civilizuar, ai është i lidhur me të gjitha krijesat në gjashtë aspektet, dhe nëpërmjet mirësisë së besimit ka mundësinë e përfitimit prej gjashtë aspekteve. Kështu sipas kuptimit të vërsetit, “Kështu që ngado që të drejtoheni apo të ktheni fytyrat, atje është Fytyra e Allahut...” njeriu gjen ndriçim në cilindo prej gjashtë aspekteve që gjendet. Në fakt, ai që është një besimtar, ka një jetë e cila në efekt shihet nga themeli i botës deri tek fundi i saj. Kjo jetë e tij merr ndihmë nga drita e një jete e cila shtrihet nga parapërjetësia tek paspërjetësia. Në të njëjtën mënyrë, në sajë të besimit i cili i ndriçon gjashtë aspektet, koha e ngushtë e njeriut dhe hapësira transformohen në një botë të gjërë të rehatshme. Kjo botë e shtrirë bëhet si shtëpia e njeriut, dhe e shkuara dhe e ardhmja si koha e tashme për shpirtin dhe zemrën e tij. Largësia midis tyre zhduket.
Fakti se besimi jep burimet e mbështetjes dhe të ndihmës, bën të domosdoshme thënien: “El Hamdu lil Lah”. Po, për shkak të pafuqisë së tyre dhe të armiqve të tyre të pafundmë, njerëzimi janë në nevojë të një baze mbështetjeje të cilën ata mund ta përdorin për t‟i zmbrapsur ata armiq. Gjithashtu, për shkak të shumësisë së nevojave të tyre, dhe varfërisë së tyre të skajshme, ata kanë nevojë për një burim ndihme prej të cilit mund të kërkojnë ndihmë, me qëllim që nëpërmjet tij të mund të përmbushin nevojat e tyre. O njeri! Pika jote e vetme e mbështetjes është besimi në Zot. Baza e vetme e ndihmës për shpirtin dhe ndërgjegjjen është besimi në Ahiretin. Ai që nuk i njeh këto dy burime vuan ankth e frikësim të vazhdueshëm në zemrën dhe në shpirtin e tij, dhe ndërgjegjja e tij torturohet në mënyrë të vazhdueshme. Ndërsa personi i cili kërkon mbështetje nga pika e parë dhe ndihmë nga e dyta, përjeton shumë kënaqësi e gëzime në zemrën dhe në shpirtin e tij, kështu ai edhe gjen ngushëllim, edhe ndërgjegjja e tij qetësohet.
Duke treguar se kënaqësi të ngjashme ekzistojnë dhe do të ekzistojnë, drita e besimit largon dhimbjen që ndodh kur kënaqësitë e ligjshme fillojnë të dobësohen e të zhduken. Për më tepër, duke treguar burimin e mirësive, ai siguron se mirësitë vazhdojnë dhe nuk pakësohen. Gjithashtu, duke treguar kënaqësitë e njohjes -miqësisë- së ripërtërirë, kjo largon dhimbjen e ndarjes dhe të ikjes. Domethënë, ndërsa dhimbje të shumta ndodhin nga mendimi i kalimit dhe i zhdukjes së një kënaqësie të vetme, besimi i largon ato duke të të kujtuar kthimin e kënaqësisë. Në qoftë se një frut nuk ka pemë, kënaqësia e tij është e kufizuar dhe mbaron me ngrënien e tij, dhe mbarimi i tij është shkak dëshpërimi. Ndërsa në qoftë se njihet pema e frutit, nuk ka dhimbje kur fruti mbaron së ekzistuari, sepse ndodhen fruta të tjerë për të ardhur në vendin e tij. Në të njëjtën kohë, përtëritja në vetvete është një kënaqësi. Sepse dhimbjet që e dëshpërojnë më shumë shpirtin njerëzor janë dhimbjet që burojnë nga ndarja. Kurse drita e besimit i largon ato dhimbje nëpërmjet shpresës së takimit të përtërirë dhe të kthimit të takimeve të ngjashme.
Gjërat midis këtyre qënieve të cilat njeriu i imagjinon se janë armiqësore, të huaja, të pajeta dhe të humbura sikur jetimët ose të vdekurit, drita e besimit ia shfaq atij si miqësore, si vëllezër, si të gjalla dhe si duke lavdëruar Zotin xh.sh.. Domethënë një njeri i cili shikon me syrin e pakujdesisë i supozon qëniet në botë të jenë të dëmshme si armiq, dhe e merr frika; ai i sheh gjërat si të huaja. Sepse në shikimin e çudhëzimit, nuk ka lidhje vëllazërie midis të shkuarës dhe atyre të së ardhmes. Ndodhet vetëm një lidhje e parëndësishme dhe e pjesshme midis tyre. Dhe si rrjedhojë, vëllazëria e njerëzve të çudhëzimit është vetëm një minut brenda një mijë viteve. Në shikimin e besimit, të gjithë trupat qiellorë shfaqen si të gjallë dhe si të njohur me njëri-tjetrin. Besimi e shfaq secilin prej tyre se është duke e lavdëruar Zotin xh.sh. nëpërmjet gjuhës së gjendjes së saj. Nga ky kënvështrim të gjithë posedojnë një lloj jete dhe një shpirt në përputhje me secilin. Prandaj nuk ka frikë e panik kur trupat qiellorë shikohen me këtë vështrim të besimit; ka njohje, familiaritet e dashuri. Vështrimi i mosbesimit i sheh qëniet humane të pafuqishme ashtu siç janë për të siguruar dëshirat e tyre, si pa pronar dhe pa mbrojtës; ai i imagjinon ato të jenë të pikëlluara e të dëshpëruara si jetimët vajtues për shkak të pafuqisë së tyre. Shikimi i besimit, nga ana tjetër, i sheh ato si krijesa të gjalla, jo si jetimë por si nëpunës të ngarkuar me detyra; si shërbëtorë duke lavdëruar e lartësuar Allahun.
Drita e besimit i paraqet këtë dynja dhe Ahiretin si dy tryeza duke shfaqur varietete të shumta mirësish prej të cilave një besimtar përfiton nëpërmjet dorës së besimit, nëpërmjet shqiseve të tij të brendshme e të jashtme dhe nëpërmjet aftësive të tij të holla shpirtërore. Në këndvështrimin e çudhëzimit, sfera prej të cilës një qënie e gjallë mund të përfitojë zvogëlohet e kufizohet tek kënaqësitë materiale. Ndërsa në shikimin e besimit, ajo shtrihet deri në një sferë e cila i rrethon qiejt dhe tokën. Po, një besimtar e konsideron diellin të jetë një llambë e varur në tavanin e shtëpisë së tij, dhe hënën të jetë një dritë nate. Kështu ato bëhen mirësi për të, dhe sfera prej të cilës ai përfiton është më e gjërë se sa qiejt. Me vërsetet elokuente, “Dhe Ai e ka bërë të nënshtruar për ju diellin dhe hënën”, dhe “Ai është i Cili ju bën të mundur juve të udhëtoni nëpër tokë e det”, kurani i shpjegimit të mrekullueshëm aludon për këtë mirësi të mrekullueshme dhe për bekimet që burojnë nga besimi.
Është e njohur nëpërmjet besimit se ekzistenca e Zotit është një mirësi që i tejkalon të gjitha mirësitë e tjera, është një mirësi e madhe e cila është një bazë dhe burim duke përfshirë shumëllojshmëri të pafundme mirësish, lloje të panumërta bekimesh dhe varietete të pallogaritshme dhuratash. Atëherë, si rrjedhojë, është detyrë dhe borxh për njeriun që të japë lavdërime e falënderime për mirësitë e besimit sa numri i grimcave në botë. Një numër i këtyre janë treguar në pjesë të ndryshme të Risale-i Nurit; duke diskutuar besimin në Allahun, ato e heqin perden prej këtyre mirësive dhe i shfaqin. Njëra nga mirësitë që duhet të jepet lavdërimi me gjithë lavdërimin që fraza “El Hamdu lil Lah” e tregon me lamin e përcaktimit, është mirësia e Mëshirës Hyjnore. Madje, mëshira përmban mirësi sa numri i qënieve të gjalla të cilat e manifestojnë Mëshirën Hyjnore. Sepse njeriu veçanërisht është i lidhur me të gjitha krijesat e gjalla, dhe në këtë drejtim, gëzohet nga lumturia e tyre dhe dëshpërohet nga dhimbja e tyre. Kështu një mirësi që gjendet tek një individ i vetëm, është gjithashtu një mirësi për shokët e tij. Një tjetër që përmban mirësi sa numri i fëmijëve që janë të bekuar me dhembshurinë dhe butësinë e nënave të tyre, dhe e cila meriton lavdërim e lartësim është Dhembshuria Hyjnore. Po, një person me ndërgjegjje i cili ndien hidhërim e keqardhje nga vajtimi i një fëmije të panënë dhe të uritur, sigurisht ai do të ndjehej i kënaqur nga dhembshuria e nënës për fëmijën e saj; padyshim që ai është i kënaqur dhe i lumtur. Kështu, kënaqësitë e këtij lloji, secila janë një mirësi dhe kërkojnë dhënie lavdërimesh e falënderimesh. Një tjetër prej mirësive duke kërkuar lavdërime e falënderime sa numri i të gjitha varieteteve dhe shembujve të urtësisë të përfshira në univers është Urtësia Hyjnore. Sepse ashtu si nefsi i njeriut që është pajisur me manifestimin e Mëshirës Hyjnore, dhe zemra e tij me manifestimin e Dhembshurisë Hyjnore, po ashtu, mendja e tij merr kënaqësi nga hollësitë e Urtësisë Hyjnore. Kështu, në këtë drejtim ato kërkojnë lavdërime e lartësime të pafundme nëpërmjet deklarimit “El hamdu lil Lah”. Një tjetër është mirësia e ruajtjes, për të cilën duhet të jepet lavdërimi sa numri i manifestimeve të Emrit Hyjnor El-Va’rithu, Trashëguesi –Ai që bën të trashëgohet; dhe sa numri i pasardhësve të cilët vazhdojnë pas kalimit të paraardhësve të tyre, dhe sa numri i qënieve të botës tjetër, dhe sa numri i akteve të njeriut të cilat ruhen me qëllim që të jenë mjet që ata të marrin shpërblimin e tyre në Ahiret; lavdërimi duhet të jepet me madhështi të “El Hamdu lil Lah” sa të mbushë të gjithë hapësirën me tingullin e saj. Sepse vazhdimi i mirësisë është më e vlefshme se sa vetë mirësia. Përjetësimi i mirësisë është më e kënaqshme se sa vetë mirësia. Të banosh përjetësisht në parajsë është më e lartë se sa vetë parajsa; dhe kështu me radhë. Si rrjedhojë, mirësitë që i përmban Atributi Hyjnor El-Hafidhu, Gjithëruajtësi janë shumë të mëdhaja dhe më të larta se sa të gjitha mirësitë ekzistuese në të gjithë universin. Kështu, ky Atribut kërkon një “El Hamdu lil Lah” aq të madhe sa bota. Ju mund t‟i krahasoni pjesën tjetër të Emrave Hyjnorë me katër Emrat e përmendur këtu, dhe meqenëse në secilën ndodhen mirësi të pafundme, secili kërkon lavdërime e falënderime të pafundme. Gjithashtu, Profeti Muhammed a.s.m. i cili është mjeti për arritjen e mirësisë së besimit dhe ka autoritetin për t‟i hapur të gjitha thesaret e mirësisë, është gjithashtu një mirësi e tillë saqë njerëzimi i mbetet borxh për të gjithë përjetësinë që ta lavdërojë dhe ta brohorasë atë. Gjithashtu, mirësitë e islamit dhe të kur‟anit të cilat janë indeksi dhe burimi i të gjitha varieteteve të mirësisë, materiale dhe shpirtërore, kërkojnë e meritojnë lavdërime të pambarim e të pafund.
El Hamdu lil Lah, Lavdi Zotit, i Cili sipas kuranit të kalibrit më të lartë, i cili është shpjeguesi i tij, ky libër madhështor i njohur si universi, e lavdëron dhe e lartëson me të gjithë kapitujt dhe pjesët e tij, me të gjitha faqet dhe rreshtat, dhe me të gjitha fjalët dhe shkronjat Esencën më të pastër e më të shenjtë të të Vetmit Unik, të Cilin universi e lavdëron dhe e lartëson nëpërmjet bërjes të dukshme atributet e Tij të bukurisë dhe të plotësisë. Kjo është sa vijon: Në përputhje me kapacitetin e saj, qoftë e madhe apo e vogël, çdo skalitje në këtë libër të madh lavdëron dhe lartëson Skalitësin e saj, i Cili është Një i Vetëm dhe i Kërkuar Përjetësisht, nëpërmjet shfaqjes së Atributeve të Tij të lavdishme. Gjithashtu, çdo skalitje në librin e universit jep lavdërime nëpërmjet shfaqjes së atributeve të bukurisë së Shkruesit të saj, i Cili është i Gjithëmëshirshëm e Mëshirëplotë. Gjithashtu, nëpërmjet reflektimit dhe pasqyrimit të manifestimeve të Emrave të bukur Hyjnorë, të gjitha skalitjet, pikëlat dhe qëndisjet në këtë libër shprehin lavdërime për të Vetmin Unik më të pastër e më të shenjtë duke e lavdëruar Atë, dhe duke e lartësuar e lëvduar. Gjithashtu, secila poemë në këtë libër të universit e lartëson dhe e lavdëron Hartuesin e saj, i Cili është i Gjithëfuqishëm dhe i Gjithëditur.
Said Nursî

